DriniS
Ecejak
TICA – Instituti i Artit Bashkëkohor, Tiranë dhe Galeria ZETA
paraqesin:
Kthehu/Luaj/Përpara
Një ekspozitë që vjen si rrjedhojë e kërkimit dy mujor nga pjesëmarrësit e programit të rezidencës
pranë TICA
Ledia Kostandini, Marlene Hausegger, Enkelejd Zonja.
Dt. 10 Nëntor, 2010, ora 18.00, tek Galeria ZETA, Hekla Center, Rr. Abdyl Frashëri, pall 31, A/4, kati II
(mbi Euromaxin)
Mundësuar me mbështetjen bujare të FAVA – Fondacioni Për Arte Pamore, dhe Ambasadës
Austriake në Tiranë Kthehu/Luaj/Përpara vjen si një reflektim mbi gjendjen aktuale në Shqipëri, por ashtu sic sugjeron vetë titulli, ekspozita shënon përpjekjet e para për të ndërtuar një marrëdhënie me të shkuarën tonë të afërt, nga një këndvështrim i dinamikës së sotme mes globales dhe lokales, me vëmendje të posacme në zhvillimet e ditës në shoqërinë dhe politikën shqiptare. Kjo ekspozitë dëshmon për një lëvizje të re në ndjeshmërinë artistëve shqiptarë të brezit të ri, të cilët duket se dalëngadalë po i largohen habitjes me ndryshimet e dukshme në peisazhin e qytetit, dhe po përqëndrohen në domosdoshmërinë e një të kuptuari më të thellë të dikotomisë mes të shkuarës dhe të tashmes.
Ledia Kostandini vjen me një numur pikturash, të cilat do të shfaqen si pjesë e një instalacioni. Në Ndërtim të Atdheut, Kostandini zgjedh si subjekt imazhin e lëvizshëm, si një mbartës dhe
përhapës i ideologjive dhe propagandës. Artistja mbivendos imazhe bardh e zi të personazheve të
filmave të periudhës së komunizmit, mbi sfonde shumëngjyrëshe me skena nga filma të ndryshëm
Hollivudi, apo me imazhe të marra nga rrjedha e pandalshme e mediave të sotme në vend. Cdo pikturë ka edhe një sfond zanor që përbëhet nga copëza që i përkasin filmave apo kronikave të lajmeve nga ku janë marrë imazhet. Duke i vendosur të gjithë regjistruesit e zërit në të njëjtin vend, shikuesi ftohet të identifikojë kombinimin e saktë tingull/imazh duke dëgjuar zërin në kufje dhe duke u drejtuar nga pikturat, por njëkohësisht ftohet dhe të krijojë interpretimin e saj/tij ndaj punëve të paraqitura. Puna problematizon rolin e imazhit në një shoqëri të dominuar nga media, duke aluduar mbi ngjashmëritë në përdorim për qëllime propagandistike apo ideologjike, pamvarësisht nëse përfituesi është nomenklatura e kaluar komuniste, apo neoliberalizmi i sotëm i tregut të lirë, dhe qeveritë e korruptuara që synojnë vetëm përfitimet.
Marlene Hausegger erdhi në Tiranë në momentin kur lajmi i liberalizimit të vizave zuri qendrën e
skenës së shoqërisë Shqiptare. E befasuar nga ky lajm, por edhe nga histeria e retorikës politike,
Hausegger vendosi të zhvillojë një kërkim duke krijuar një pyetësor me pyetje të thjeshta për njerëzit, si: ‐ ku dëshiron të shkosh; ‐ përse dëshiron të shkosh atje; ‐ si dhe cfare mendimi ke për vendin ku dëshiron të shkosh. Në këtë mënyrë, ajo u përpoq të mbledhë ëndrrat dhe idealet e njerëzve mbi vendet që përbëjnë fantazitë e tyre vetjake apo kolektive. Puna që u krijua si rrjedhojë, është një seri portretesh të vizatuara alla‐pop, me përgjigjet që seicili prej të intervistuarve ka dhënë të shkruara në vizatim, duke i bërë ato ngjajshme me postera, por duke ruajtur njëkohësisht karakterin intim të tyre.
Instalacioni përbëhet edhe nga dy ndërhyrje të tjera: një gramofon që rrotullohet pa pushim, por që në vend të pllakës mban mbi vete disa gërma qeramike me ngjyra festive që formojnë fjalinë JO MË VIZA; nga ana tjetër, artistja i jep dukje imagjinates së të intervistuarve përmes një sërë ndërhyrjesh instalative në hapësira të ndryshme në qytet, të cilat ekspozohen në formën e imazheve dixhitale të njëpasnjëshme.
Enkelejd Zonja vjen me dy punë të reja gjatë periudhës së rezidencës. Teshtima E së Kuqes është
një seri e gjatë vizatimesh delikate. Në një reflektim mbi fëmijërinë e tij dhe figurën e pionierit, Zonja rikrijon histori të reja në të cilat pionieri i vogël kalon nëpër ngjarje të ndryshme që i ndodhin. Duke përdorur vetëm formatin A4 për vizatimet, Zonja e sjell pionierin‐gishtëzë në kohë, në të cilën personazhi i vogël kupton se shumë pak gjëra kanë ndryshuar: shkollat, mësuesit dhe nxënësit keqpërdoren për fushatat e sotme politike në të njëjtën mënyrë si në ditët e shkuara; Në
instalacionin tjetër EULOPA, Zonja ndërton një mjedis ironik të përbërë nga një vaksë banje, e lyer
dhe shkëlqyer në flori të rremë, dhe një zog plastik me bateri, që fluturon papushim rreth vaskës së
florinjtë. Puna i referohet perceptimit naiv të “Europës” si toka e ndaluar/premtuar, që shtrihet diku atje tej, matanë detit. Vaska e florinjtë mund të simbolizojë mjetin lundrues të pamundur (si
gomonet ilegale), por në të njëjtën kohë ironizon edhe cmimin e ëndërruar që pret në anën tjetër.
Ironia bëhet edhe më e mprehtë me zogun idiot prej plastike, një surrogate e imazhit të pëllumbit të bardhë, simbolit të keqpërdorur të paqes së përbotëshme. Zogu plastik i Zonjës mundet fare mirë të jetë një zog mishngrënës, që mezi c’pret të ushqehet në mbetjet e atyre që do donin të ishin brenda vaskës së florinjtë.
Programi i Rezidencës për Artistë i TICA, është i vetmi program i kësaj natyre në Shqipëri. Për më
shumë të dhëna kërko në: www.tica‐albania.org