Ekspansioni Grek ne Shqiperi

Ekspansioni Grek ne Shqiperi

EKSPANSIONI GREK NË SHQIPËRI

Dr. Anthony Coughlan

Një nga paradokset më të dukshme të politikës së sotme shqiptare është se, ndërsa nga njëra anë Shqipëria dhe shteti shqiptar vazhdojne të kenë ende probleme të pazgjidhura me fqinjët, nga ana tjetër kanë si partnerë kryesorë pikërisht vendet fqinje, ose me saktë Greqinë. Sot Greqia kontrollon pjesën më të madhe të ekonomisë shqiptare, duke kaluar në këtë drejtim edhe shtetet e fuqishme të Europës. Ekspansioni ekonomik grek në Shqipëri u intensifikua me ritme të shpejta sidomos pas ngjarjeve të vitit 1997, gjë që përkoi dhe me ardhjen në pushtet të Partisë Socialiste të Fatos Nanos, i njohur për deklaratën e përbashkët me Andreas Papandreun në vitin 1993 për një "Ballkan të ballkanasve" dhe kundër çdo pranie amerikane. Prania tepër e rritur greke në ekonominë shqiptare sot, duket se i ka rrënjët që në ditët e para të revoltave të vitit 1997, kur në qytetet e Jugut të Shqipërisë valët e shkatërrimeve përfshinë kryesisht investimet italiane, gjë që bëri të largoheshin rreth 60 për qind e kompanive dhe firmave të këtij vendi, i cili deri atëherë zotëronte për sa i përket pranisë në Shqipëri. Çuditërisht, asnjë nga kompanitë modeste greke, ose dhe ato që ishin "joint venture", të instaluara në jug të vendit, nuk u prekën. Natyrisht, me fillimin e normalizimit të situatës në Shqipëri, vakumin italian filloi ta mbushte kapitali grek, i cili nisi të shtrihej në të gjithë vendin, duke u kujdesur më shumë për Jugun, të cilin, pavarësisht nga politikat zyrtare, lobe të fuqishme greke vazhdojne ta pretendojnë si pjesë të Greqisë. Në mënyrë të vazhdueshme, pak nga pak, kapitali grek, ndonëse jo kompetitiv, pushtoi gjithë sektorët jetikë të ekonomisë shqiptare. Duke mos u kushtuar kohë produkteve ushqimore dhe një pjese të mirë të mallrave të konsumit të gjerë që janë "made in Greece", grekët tashmë zotërojnë sektorët jetësorë të ekonomisë shqiptare. Deri tani, Greqia është furnizuesi kryesor i Shqipërisë me energji në periudhat e zgjatura të krizave energjetike, të cilat janë kronike për vendin i cili dikur eksportonte energji. Në këtë aspekt, një kontribut jo të vogël kanë dhënë dhe politikat energjetike të drejtuesve shtetërorë të këtij sektori, të cilët duhej që të investonin për ndërtimin e termocentraleve me naftë bruto, e cila rezulton më e lirë se nafta greke e transformuar në energji elektrike.

Gjithashtu, një nga sektorët e paktë fitimprurës të ekonomisë shqiptare, telefonia celulare, këto dy vitet e fundit përfundoi në duart e kompanive greke. Grekja "Panafon" dhe partnerja e saj "Cosmote" kanë në duart e tyre gjithë sistemin e telefonave të lëvizshëm në Shqipëri. Tani të gjitha simptomat tregojnë se edhe telefonia me tela e përfaqësuar nga koncerni shtetëror “Albtelekom" do të përfundojë në duart e grekëve. Gjatë viteve të shkuara, zyrtarët shqiptarë i kanë refuzuar ofertat për shitjen e "Albtelekomit" partnerëve të tillë si "Telecom Italia", që arriti të fusë në dorë Telekomin serb.

Por, jo të gjitha përfundojnë me kaq. Një sektor tjetër ku grekët kanë dominim të padiskutueshëm është dhe ai bankar. Qeveria shqiptare e vitit 1997 licensat e para për të zhvilluar aktivitet privat bankar ua akordoi bankave greke. Si rrjedhim, sot në Shqipëri operojnë katër banka private greke të cilat kontrollojnë rreth 57 për qind të parave shqiptare. Sipas shifrave zyrtare të institucioneve shqiptare, një nga këto banka greke, "Tirana Bank", renditet e dyta fill pas Bankës së Kursimeve për sa i përket sasisë së depozitave të akumuluara. Pas alarmit që çoi në tërheqjen masive të depozitave të shqiptarëve nga Banka e Kursimeve, një pjesë e parave të tërhequra do të ndryshonin destinacion, duke kaluar në bankën greke "Tirana Bank", por edhe në sportelet e partnerëve të tjerë helenikë. Mbi të gjitha, bankat greke plotësojnë dhe pjesën e dytë të ciklit të qarkullimit të parave të emigrant ëve shqiptarë, duke i derdhur sërish në buxhetin grek dhe duke bërë që në Shqipëri të mos mbetet asgjë. Në këtë kuptim, ishte më e logjikshme që bankat shqiptare të hapnin filialet e tyre në Greqi për të mbledhur paratë e emigrantëve, në mënyrë që këto të investoheshin në sipërmarrje të sigurta në Shqipëri, e jo të shërbenin ekskluzivisht për zhvillimin e Greqisë. Por ajo që është më e rëndësishmja, lidhet me urinë greke për të gëlltitur sa më shumë thela të sektorit bankar shqiptar. Bankat greke shfaqen si konkurrente sa herë tregu ofron aksione të bankave shqiptare, siç është rasti i Bankës së Kursimeve. Nëse grekët arrijnë të fusin në dorë dhe këtë bankë, atëherë 90 për qind e parave të shqiptarëve do të jenë krejtësisht në duart e operatorëve bankarë grekë. Dhe atëherë do të krijohen kushte ideale që shteti shqiptar të jetë totalisht i varur nga Athina, duke realizuar kështu në mënyrën më perfekte ëndrrat e ithtarëve të helenizmit, që kërkojnë aneksimin e territoreve shqipta re. Do të mjaftonte vetëm një mbyllje e sporteleve të bankave greke që në Shqipëri të kthehej kaosi i vitit 1997, madje me pasoja edhe më të rënda. Lidhur me këtë, duhet vënë në dukje se bankat greke janë tepër aktive në një vend si Qiproja, e konsideruar si një "parajsë fiskale" kur është fjala për pastrimin e parave. Kështu, "Alpha Credit Bank", e cila kontrollon 6.6% të tregut bankar në Qipro, ka 28 filiale në këtë vend, si dhe 500 punonjës. Ka mundësi që politikanë mafiozë shqiptarë, nëpërmjet transaksioneve me bankat greke në Shqipëri, të depozitojnë paratë e tyre të grabitura në Qipro, ku ndodhet dhe një pjesë e kapitaleve të Millosheviçit.

Por, përballë kësaj tendence për ekspansion të grekëve, duket dhe më absurde qetësia me të cilën zyrtarët shqiptarë përcjellin këtë proces të dorëzimit të pavarësisë ekonomike të vendit në duart e një vendi si Greqia, i njohur edhe për preferencat ndaj fqinjëve të tjerë, me të cilët Shqipëria vazhdon të ketë probleme shekullore. Në çdo vend tjetër, liderët politikë do të alarmoheshin nëse ndonjë bankë e huaj do të arrinte t’i afrohej cakut të 50 përqindëshit për sa u përket depozitave të klientëve vendas. E njëjta gjë mund të thuhet dhe për opinionin publik shqiptar në përgjithësi, i cili ndoshta i pamësuar me efektet e ligjeve të ekonomisë së tregut dhe të politikave të hapjes, nuk reagon ndaj shpërdorimit të pasurive kombëtare. I revoltuar, një intelektual shqiptar, antikomunist i njohur, arriti deri aty sa të shprehte publikisht simpatinë ndaj ish-diktatorit komunist në këtë drejtim, megjithëse "dashuria" për Greqinë mund të ketë filluar edhe që nga koha kur botohej libri i tij "Dy popuj miq".

Marre nga gazeta Biznesi
 

figura#1

Primus registratum
Re: Ekspansioni Grek ne Shqiperi

kjo po ndodh, per mua cdo banke greke apo institucion grek, me kater kallupa dinamiti shkojne drejt ne athine.
 

altinzaka

Primus registratum
Re: Ekspansioni Grek ne Shqiperi

Me doli llapa mrapa duke e perseritur,kame kohe,bojkotoni prodhimet greke qe shiten ne shqiperi,mos vendosni para ne banka greke,dhe largimi i kryepeshkopit greke janullatosi nga shqiperia,kete mund ta beje cdo shqiptare i ndershem. :thumbsup:
 

Arbana Mali

Primus registratum
Re: Ekspansioni Grek ne Shqiperi

Ministria e Jashtme greke: Do kembengulim ta kthejme Himaren minoritet

TIRANE (15 Tetor) - Ministria e Jashtme greke njoftoi sot se suksesi ne zgjedhjet lokale ne Shqiperi i kandidatit te minoritetit grek ne katundin Himare do ta ndihmoje te binde Tiranen t'i jape kesaj krahine statusin e zones minoritare. Zedhenesi i Ministrise, Panos Beglitis theksoi se Athina kembengul dhe do te vazhdoje te kembengule si per cilesimin e kesaj zone si zone minoritare, ashtu edhe per funksionimin e nje shkolle per kete minoritet. Nderkaq, kreu i PBDNJ-se, Vangjel Dule, ne nje prononcim per televizionin News-24 u shpreh se distancohet plotesisht prej saj dhe se nuk eshte ne dijeni te ndonje plani te qeverise greke per ta shpallur Himaren minoritet. Dule u deklarua edhe per incidentin e dites se zgjedhjeve ne Himare, kur nje grup protestuesish valeviznin flamuj greke e kendonin himnin kombetar grek. Dule e cilesoi kete si nje akt te turpshem, qe eshte skenar i disa qarqeve te caktuara. Dule shtoi se asnje nga protestuesit nuk ka qene militant i PBDNJ-se, se ishte Partia Socialiste ajo qe kerkoi incidente dhe se pozicioni i PS-se eshte i paqarte.

www.BalkanWeb.com
15 Tetor 2003
- - - - - - - - - - - - - - - - - -- -

Përfundimi i fëlliqur i mësipërm mbetet të plotesohet me felliqsirat e meposhtme:

Rrofte partia greke (socialist në anglisht) e Shqipërise zyrtare.
Rrofte partia tradhetare (opposite në anglisht) e Shqipërise zyrtare.
Rrofshin të dyja që hapin shkolla greke dhe mbyllin shkolla Shqipe ne Shqipëri.
Me paret e Turqisë, me lejen e Greqisë, për të mirën e Shqipërisë. (thënie e hershme)
 

shkrimi

Forumium praecox
Re: Ekspansioni Grek ne Shqiperi

Fillimisht postuar nga *alinos*:
[QB] EKSPANSIONI GREK NË SHQIPËRI

...Por, përballë kësaj tendence për ekspansion të grekëve, duket dhe më absurde qetësia me të cilën zyrtarët shqiptarë përcjellin këtë proces të dorëzimit të pavarësisë ekonomike të vendit në duart e një vendi si Greqia, i njohur edhe për preferencat ndaj fqinjëve të tjerë, me të cilët Shqipëria vazhdon të ketë probleme shekullore. Në çdo vend tjetër, liderët politikë do të alarmoheshin nëse ndonjë bankë e huaj do të arrinte t’i afrohej cakut të 50 përqindëshit për sa u përket depozitave të klientëve vendas...
...

Shqiperia ky vend i paradokseve dhe i vetmbytjes poltike ...
 

Florus

Forumium maestatis
Re: Ekspansioni Grek ne Shqiperi

:sleep: :sleep: thate gje ju eee :rolleyes: po nuk perdorem produkte greke ca do perdorim :shrug: marketet jane plot me prodhime "made in gr" me vjen keq per kete po ky eshte realiteti
 

beshbossi

Primus registratum
Re: Ekspansioni Grek ne Shqiperi

Fillimisht postuar nga FloBo:
[qb] :sleep: :sleep: thate gje ju eee :rolleyes: po nuk perdorem produkte greke ca do perdorim :shrug: marketet jane plot me prodhime "made in gr" me vjen keq per kete po ky eshte realiteti [/qb]
vazhdo ti se je mire!!!!e une mendoja pse flobo ka kaq shume probleme!!!!!e paska nga produktet greke!! :idea:
 

Florus

Forumium maestatis
Re: Ekspansioni Grek ne Shqiperi

a thua :rolleyes: po qe une nuk jetoj ne Shqiperi e dije ti angel :shrug:

kjo puna e evitimit te perdorimit te produkteve greke me duket e veshtire per vete faktin se tashme ato jane perhapur shume ne tregun tone :smash:
 

Pri

Primus registratum
Re: Ekspansioni Grek ne Shqiperi

Ku vini more...
Ca me dinamit, e ca do presin buken per te mos blere mall Grek. E shkreta mendje!! Ku eshte e keqja e mallit Grek? Malli Italian eshte me i mire? Apo eshte potisour me me pak gjak te punetoreve shqipetar?
Nuk u medua njeri te thoshte: "Te bejem dhe ne si Greket ose si Italianet". Te ndertojem ekonomi te forte e te ecim perpara.
Po JO! Se ne jemi shqipetar! Ne nuk dime te ndertojme, po preferojme te hedhim ne ere.Kurse me te butet thjesht do presin buken. Ku vini more me keto mende...
 

genti

Primus registratum
Re: Ekspansioni Grek ne Shqiperi

Fakti qe greket dominojne ne ekonomine tone dihet qe ata gezojne mbeshtetjen e Nanos dhe po shihet se Nanua eshte duke mbajtur premtimet qe u beri grekeve ne 97 kur e ndihmuan qe te vinte ne pushtet.
Eshte e trishtueshme por e vertete.

Por edhe nga ana tjeter nuk eshte ne dobine tone qe te bejme nje politike te mbyllur ekonomie ose ti ndjekim greket dhe te sjellim italjanet.
Ne kete menyre nuk ecim dot perpara,do te ishte me mire sikur shqiperi te favorizonte biznesin vendas dhe konkurrencen duke mos krijuar keshtu monopole brenda vendit sic jane ato te telefonise celulare te cilat kane arritur ne nje marreveshje per te mbajtur nje tarife.
Jane dhe shume e shume gjera te tjera qe duhen korrigjuar por ku i dihet ndoshta nje dite do vije ne pushtet dikush qe do ta doje pak me shume Shqiperine...
 

nik nika

Primus registratum
Re: Ekspansioni Grek ne Shqiperi

O SHQIPTAR LERENI NGA JE TI E NGA JAM UNE PO SHIHNI SE PO JU KTHEN GREKU NE SKLLEVER NE TOKAT TUAJA EDHE EMRAT JUA KA NDERRUAR, ME TABELA GREQISHT SHQIPERINE DUAN TA MBUSHIN ME BANKA E BISNESE PO NA I MARRIN , KUR I TEKET ME DRU JU KTHEJNE KUFI, PO NE KUFI TALLIN ****** DHE JUA GRISIN PASHAPORTAT, POLITIKANET I KEMI VEGEL NE DORE TE GREQISE, KRYEPESHKOPIN GREK E KEMI, MINORITARET NA JANE BERE ETINKE NGA ARDHACAKE.

SHQIPTARE JEMI KTHYER NE RRACE MUTI.
 
Top