A
Anna rINALDI
Guest
Re: Ekonomia, shkence ekzakte apo shoqerore?
Cfare roli "politik"? Menaxheret e kane hanxharin tek koka, dhe sapo te bejne nje gabim te vogel, sapo fitimet nuk dalin ashtu sic ishin parashikuar hanxhari .... :tipsy:
Ky nuk eshte rol politik, ky eshte rol "do te bej gjithcka qe te mos me pritet koka".
Ajo qe po mundohem te them une eshte qe ekonomia duhet te jete shkence shoqerore, pra te merret me administrimin e te mirave (ne mos gaboj ky eshte edhe kuptimi i fjales qe vjen nga greqishtja e vjeter "oikos nomos"). Por sot, me mentalitetin konsekuencialist qe mbizoteron, dmth, me perqendrimin qe behet ne kerkim te rezultateve te parashikuara, ekonomia eshte kthyer ne shkence ekzakte, ose trajtohet si shkence ekzakte. Kjo nuk ka te beje fare me matematiken, formulat jane thjesht nje mjet. Kjo ka te beje me ate qe menaxheri, qe te arrije rezultatet e duhura (pra, qe te mos i pritet koka), shkon ne nje vend te botes se trete dhe prodhon te mira duke shfrytezuar krahun e lire te punes dhe parajsa fiskale/juridike, pret numrin e punonjesve kur ta shohe te nevojshme, dhe shkel ligjin kur te kete mundesi ----- e gjithe kjo per te arritur rezultatin e parashikuar.
Pra, duke e permbledhur, ekonomia trajtohet si shkence ekzakte nderkohe qe eshte shkence shoqerore. Nuk e di c´mendim keni per kete...
Hajt shnet e t´mira...