Ekonomia e Shqiperise dhe Reformat

Daniel H

Primus registratum
Re: Ekonomia e Shqiperise dhe Reformat

Privatizimet strategjike, "basti" i 2007-ës

Suksesi i procesit do të mundësojë hartimin e buxhetit suplementar

Gazeta Shqip

Viti 2007 do të jetë më vendimtari për sa u përket sfidave që ka përpara qeveria, lidhur me privatizimet strategjike. Edhe pse në buxhetin e vitit 2007 nuk janë parashikuar të ardhura nga privatizimet e sektorëve strategjikë, basti i qeverisë do jetë realizimi i premtimeve të saj, karshi opinionit publik dhe institucioneve financiare ndërkombëtare, që monitorojnë ecurinë e reformave të vendit. Vitin e ardhshëm qeveria duhet të përfundojë me sukses privatizimin e kompanisë shtetërore të telefonisë fikse, Albtelekom, shitjen e shoqërisë së përpunimit të naftës ARMO, shoqërinë e sigurimeve, INSIG, divizionin e Shpërndarjes në KESH, Albtelekom, paketën shtetërore të aksioneve të AMC-së, aksionet e mbetura të Bankës së Bashkuar të Shqipërisë, si dhe objektet shtetërore.

Albtelekom

Në muajt e parë të vitit 2007 parashikohet të përfundojë me sukses privatizimi i parë i qeverisë së pas 3 korrikut, e cila duket se do t‘i japë fund çështjes "Albtelekom". Qeveria shqiptare ka nisur procesin e rinegocimit të kontratës së shitjes së kompanisë Albtelekom me përfaqësuesit e kompanisë turke "Calik Group". Vendosja e kushteve në mënyrë që "Calik" të plotësojë treguesit e operatorit strategjik, është pika kyçe e diskutimeve nga pala shqiptaren ndërkohë, çmimi i shitjes së Albtelekomit prej 120 milionë eurosh, nuk është përfshirë në rinegocimin e kontratës me kompaninë turke "Çalik Group". Çështja e romingut dhe vendosja e penaliteteve, që kompania turke "Calik" të mos mund ta rishesë Albtelekomin për një afat të caktuar kohor, do të jenë dy pikat e tjera të diskutimeve.

ARMO

Kompania e përpunimit të hidrokarbureve, ARMO, do t‘i nënshtrohet në vitin 2007 për të disatën herë procedurave parapërgatitore për privatizimin përfundimtar të saj. E filluar në vitin 2004 nga qeveria e atëhershme, privatizimi i ARMO-s nuk arriti të realizohej, duke mos përmbushur premtimin për privatizim brenda vitit 2005. ARMO është një nga tri shoqëritë shqiptare të naftës, krahas Albpetrolit e Servcom-it.

INSIG

Kompania shtetërore e sigurimeve, INSIG, do të privatizohet brenda vitit 2007. Qeveria shqiptare ka 61% të aksioneve të INSIG-ut, ndërsa 39% të këtyre aksioneve i kanë BERZH dhe IFC. Vlen të theksohet se në shitje do të dalin jo vetëm aksionet që ka shteti në këtë kompani, por edhe aksionet e Bankës Evropiane për Rindërtim e Zhvillim dhe IFC-së. Formula e privatizimit të INSIG-ut, përgatitur nga Ministria e Financave, përjashton kompanitë shqiptare nga pjesëmarrja në procesin e privatizimit.

KESH-i

Para pak kohësh, qeveria ka marrë vendimin për kthimin e Divizionit të Shpërndarjes së KESH-it në një shoqëri aksionere jashtë kontrollit të Korporatës, ndërkohë që privatizimi i saj do të bëhet në fund të vitit 2007. Qeveria ka rihapur së fundmi procesin e privatizimit për objektet shtetërore, ndërkohë që, vitin e ardhshëm, do të privatizohen edhe aksionet që qeveria ka në Bankën e Bashkuar, si edhe aksionet shtetërore te kompania AMC.
 

dimir

Forumium praecox
Re: Ekonomia e Shqiperise dhe Reformat

Kam nje mendje te largohem nga Shqiperia, por nese realizohen gjithe keto privatizime me mbushet mendje qe te rri, do te kete fronte te reja pune dhe do te kete nje rritje te vertete ekonomike.
Uroj qe te realizohen, por jam shume skeptik!
 

bona

Primus registratum
Re: Ekonomia e Shqiperise dhe Reformat

kurre mos u largo nga shqiperia. une per veten time kur takova miqte e mi mbas 13 vjetesh ne tirane i gjeta njeqind here me mire se veten. ndersa ato qe ishin bere really milioner me vijne e me takojne ketu.
 
Top