Eklipsi Shkrim e këndim – nje harte boterore

eklipsi

Forumium maestatis
Një hartë e përqindjes së lexueshmërisë botërore. Detajet mund ti lexoni tek raporti i 2011 postuar nga Kombet e Bashkuara (UN). Për nivelin e shkrim e këndimit jemi në vendin e 20 në listën e stiluar nga raporti në fjalë. Të dhëna të tjera mund të merren nga ky raport dhe kanë të bëjnë me: [...]
Shkrim e këndim – nje harte boterore shkruar tek: eklipsi.com
WJVxXombvNo


Lexoni artikullin...
 

stefina

Primus registratum
Këshilla për një CV të sukseshme


Kur duhet të përdoret CV
  • Kur një punëdhënës kërkon që aplikacioni të jetë në një format të tillë
  • Kur një punëdhënës nuk e specifikon në qfarë forme të aplikohet
Çfarë informacione duhet të përfshihen në një CV Të dhënat personale Zakonisht në të dhëna personale përfshihen: adresa, data e lindjes (me ligjin e diskriminimit të moshes kjo më nuk është esenciale), numri telefonit dhe emaila.

Përvoja e punës
  • Përdor fjalë që tregojnë veprim sikurse: zhvillues, planifikues, organizues.
  • Trego që të pëlqen puna ekipore, që je durimtar dhe ke përvojë në punë me klient. Nuk duhet të tregoni apo përshkruani punën rutinore që keni bërë.
  • Mundohu që nëpërmjet fjalëve specifike të tregosh atë që ti ke kryer më parë dhe përbënë bagazhin tënd të eksperiences.
Interesat dhe arritjet
  • Shkruaj sa më shkurtë që të jetë e mundur
  • Bullets mund të përdoren si ndarës të interesave, sikurse: sport, kreativitet etj
  • Mos përdor klishe të mërzitshme, njëra prej tyre do të ishte: “tip i shoqërueshëm”
  • Mos shkruaj në pasiv, nuk do të ishte e preferueshme të cekesh hobi të tillë (leximi, shikimi televizorit, koleksionet e ndryshme)
  • Trego interesat e tua të ndryshme, sepse klientit nuk i intereson vetëm një interes
  • Hobit që janë më të jashtzakonshëm mund të ju ndihmojnë të veqoheni nga shumica
  • Çdo interes që shkon me punën e kërkuar është ndihmë e madhe
  • Çdo evidenc për lidership, që ju e keni kryer është e rëndësishmë të përmendet p.sh: trajner i ndonjë sporti, përfaqësues i ndonjë kursi, kryesues në ndonjë organizatë humanitare
Aftësitë
  • Zakonisht ceken gjuhët, njohuritë në kompjuter
  • Liqenca e vozitjes
  • Çdo aftësi tjetër është një plus për ty
Referncat
  • Normalisht dy referenca janë të mjaftueshme: një akademike dhe një nga punëdhënësi juaj i kaluar
  • Zakonisht rendi përcakotohet për atë se ku jeni duke palikuar, p.sh Media CV, liston punen e eksperiencës në fillim
  • Gjithashtu të duhet letra motivuese
Sa e gjatë duhet të jetë një CV
  • Nuk ka rregulla absoulte, në përgjithësi, një CV nuk duhet të mbulojë më shumë se dy pjesë të fletës A4.
  • Nëse mund ta bëshë përmbledhjen në një faqe do të ishte tepër mirë. Sido që të jetë nuk duhet të lërni diqka të rëndësishme pa përmendur, vetëm që të mos zgjatet CV-ja. CV-të akademike mund të jenë më të gjata duke filluar nga 4-5 faqe
Fonti
  • TIMES NEW ROMAN është standard font
  • ARIAL është një font tjetër që mund të përdoret
  • Një font tjetër është edhe Verdana
  • FONT SIZE është zakonisht 12 points, për font normal më të gjërë për kryetituj dhe nëntituj
  • Tek VERDANA të duhet text point 10
  • 14 point është shumë e madhe për font normal, hargjon hapësirë, andaj mos e përdorni
  • 8-9 points janë shumë të vegjël për tu lexuar lehtë nga qdo kush, posaqerisht në TIMES NEW ROMAN i cili nuk duhet përdorur më i vogel se 11 points
Targeti CV-se tuaj
Nëse CV-ja juaj është duke ju derguar një punëdhënsi të caktuar, i cili ka kërkuar aplikacionin në këtë format, duhet të cekësh pozitën me kujdes. CV për punë të ndryshme shkruhen ndryshe, anadaj sa herë aplikoni për një punë duhet të bëni ndryshime në CV tuaj, sepse i referohet qdo herë një punëdhënësi tjetër, një kompanije tjetër pune. Edhe nëse je duke përdorur CV-në e njejtë duhet të përsonalizosh Letrën Motivuese. Para se të përpilosh CV-në duhet ta mendosh kush do të jetë ai që do të lexojë dhe çfarë përfaqëson CV-ja juaj.

Te ngjajshme:

  1. Çka është një CV (Curriculum Vitae)
  2. Leter motivimi ose ndryshe leter profesionale
  3. Kerko pune i pregaditur profesionalisht, duke perdorur nje nga tre formatet e rezymes
  4. Pyetjet më të shpeshta gjatë një interviste pune
  5. Si do të mund të rinjt e diplomuar të gjejnë punë
  6. Shkruajme CV dhe korrigjojmë, bëjmë trajnim personal për intervistë!
  7. Rrjetet sociale -një mënyrë e mirë për gjetjen e punës që dëshironi
 
Top