Re: Ej a keni drita ju aneej ree..... se ne ktu u qorrdhum fare po rime me syze dielliii
Tirana vazhdon të jetë e zhytur në errësirë. Kufizimet deri tetë orë në ditë
Dritat kur të ndalojë shiu
KESH nuk mund të riparojë transformatorin
--------------------------------------------------------------------------------
Aurora Sulçe
TIRANE
Shiu mban peng rikthimin e dritave në kryeqytet. Reshjet e ditëve të fundit kanë penguar ndërhyrjen e specialistëve të energjetikës në autotransformatorin nr.1 të Tiranës.
Kjo pasi zbërthimi i aksesorëve paraqet rrezikshmëri jo vetëm për punonjësit, por edhe për pajisjen, e cila rrezikon të dalë jashtë pune. "Lagështia duhet të arrijë një nivel optimal, me qëllim që të realizohet ndërhyrja dhe të evidentohet defekti", sqarojnë specialistët. Sipas tyre, kjo është e pamundur me shiun e vazhdueshëm të ditëve të fundit.
Në këto kushte, për-mirësimi i motit është shpresa e vetme e kryeqytetasve për për-mirësimin e situatës së furnizimit me energji elektrike. Burime nga KESH-i bëjnë të ditur se nuk mund të bëhet asnjë parashikim lidhur me afatet e eliminimit të avarisë së rëndë, edhe nëse shiu pushon. Kjo pasi më parë duhet të bëhet evidentimi i defektit dhe më pas të mendohet për eliminimin e tij.
Kaos kufizimesh
Prej pesë ditësh Tirana vuan nga orët e zgjatura pa drita. Manovrimi i skemës së furnizimit me energji është masa e vetme që Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka në dorë. Kjo ka bërë që energjia elektrike të mungojë gjatë gjithë ditës pa një orar të përcaktuar. Ndërkohë, kufizimet shkojnë deri në tetë orë në ditë. Për disa zona mungesa e dritave bëhet gjatë paradites, ndërsa për të tjera energjia ikën dhe vjen çdo dy orë. Kjo në varësi të ngarkesës së lejuar nga autotransformatori nr.2, i cili është aktualisht i vetmi i mbetur në punë. Sipas KESH-it, zonat më të prekura nga kufizimet janë Selvia, Kinostudioja, Zogu i Zi etj. Por situata nuk është më e lehtësuar edhe për pjesët e tjera të kryeqytetit, përfshi këtu qendrën. Defekti nuk ka kursyer as institucionet e rëndësisë së parë, si spitalet, ujësjellësat etj. Këto të fundit kanë problemet në furnizimin me energji, gjë që pengon edhe funksionimin normal të tyre.
Skema
Ndryshimi i skemës së furnizimit me energji është konsideruar si rruga e vetme për shmangien e errësirës totale të zonave të prekura nga avaria. Kjo edhe pse do të thotë rritje e kufimeve për pjesën tjetër të kryeqytetit. Sipas burimeve të KESH-it, ndryshimet e skemës përfshijnë: kalimin e furnizimit të njërit seksion 110 kV të nënstacionit të Uzinës Traktori nga nënstacioni Selitë 110 kV; kalimin e nënstacionit Ibë 110 kV nga nënstacioni Cërrik 110 kV; si dhe kalimin e nënstacionit Vorë 35 kV nga Shijaku.
<span style="font-weight: bold">"Rrofte Partia" se ne vete kaq e patem.</span>