Egjipt, beteja për shamitë e kokës
Rokaya Mohamed është një mësuese e shkollës fillore dhe do të preferonte më mirë të vdiste, se sa të hiqte nga kryet shaminë, ose niqabin. Rasti i saj dhe i shumë të tjerave kanë ndezur së fundi në Egjipt një betejë të vërtetë. Establishmenti fetar në Egjipt kërkon që mësueset si Mohamed duhet të heqin vellon e tyre kur ndodhen para nxënëseve femra, por kjo kërkesë bie ndesh me ato të islamikëve konservatorë, të cilët ngulmojnë që gratë duhet ta mbajnë fytyrën të mbuluar në çdo rast, në përputhje me besimin islam. “Unë e kam veshur niqabin, sepse ai është pjesë e traditës së Profetit Muhammed. Është diçka që më bën të ndihem më pranë fesë sime dhe grave të Profetit që mbanin një vel të tillë mbi fytyrë gjatë gjithë kokës”, thotë mësuesja. “Unë e di se përse Zoti dhe Profeti i tij më duan dhe nuk do të ketë ligj në botë që do të më bëjë ta heq shaminë nga koka dhe fytyra. Më mirë do të preferoja të vdisja se sa të hiqja shaminë në klasë”, shton ajo.
Egjipti, vendlindja e numrit 2 të Al-Kaedës, Ayman al-Awahri, që është përballur në vitet 90 me një kryengritje të vogël islamike dhe ka pasur që nga ajo kohë nga ajo kohë sulme sporadike të terroristëve kundër turistëve të huaj dhe në prag të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2011 kërkon të shtypë opozitën islamike. Përhapja e shamive ose “niqabi” lidhet me interpretimet më strikte të islamit dhe i kujton qeverisë për rrezikun politik që mund të shkaktojë në vend çdo lloj kryengritje islamike. Kundërshtitë në lidhje me higjienën e shamisë dolën në pah muajin e kaluar, kur kreu i emëruar nga shteti i xhamisë Al-Azhar i kërkoi një studenteje të re të hiqte vellon në shkollë. Sipas tij, nuk kishte asnjë arsye që vajzat të qëndronin në shkollë me njëra-tjetrën dhe mësueset e tyre të mbuluara dhe se një gjë e tillë nuk binte në kundërshtim me ligjet e shenjta. Në mbështetje të kësaj tendence ka dalë edhe media shtetërore egjiptiane, e cila ka cituar madje edhe “efektin negativ” që ka mbajtja e fytyrës së mbuluar në shoqëri. Në Egjipt, shumica e grave dhe e vajzave e quajnë një detyrim fetar mbulimin e flokëve dhe qafës me shami, ndërkaq të paktë janë ata liderë fetarë që ende ngulmojnë se mbulimi i plotë i fytyrës është “i detyrueshëm”. Pavarësisht kësaj, në Egjipt po vihet re një fenomen shumë interesant, ai i shtimit të numrit të grave që preferojnë të mbulohen kokë e këmbë me shami. Sipas analistëve, kjo reflekton përhapjen e një ideologjie shumë strikte me bazë saudite: Wahhabi-në që është pro një shoqërie shumë konservatore dhe tërësisht të islamizuar. Kjo vjen si pasojë e rritjes së ndikimit nga vendet e Gjirit Persik dhe nuk ka të bëjë me traditën egjiptiane. Ekstremizmi ka ardhur duke u shtuar në Egjipt këto 30 vitet e fundit dhe si pasojë egjiptianët në vend që të jenë më të hapur, janë shndërruar më të mbyllur. Egjipti, ndryshe nga shumë shtete myslimane si Arabia Saudite, apo Irani nuk u kërkon grave të mbulojnë detyrimisht kryet me shalle, por miliona egjiptianët që jetojnë dhe punojnë në vendet e Gjirit po shndërrohen në përhapës të ideologjisë Wahhabi në vendin e tyre. 30 vjet më parë, femrat që frekuentonin studimet në Universitetin e famshëm të Kajros, shkonin në shkollë me minifunde e me bluza pa mëngë dhe atmosfera ishte shumë më tolerante nga sa është sot. Sipas analistëve, shalli i kryes apo hijabi, shihej si një pjesë e veshjes së grave që i përkisnin një shkalle të ulët sociale, ndërsa shamia që mbulonte tërësisht fytyrën dhe trupin e femrës as që mund të imagjinohej të përbënte një shumicë. Por ja që sot gjërat kanë ndryshuar. Gratë që mbulohen kokë e këmbë po shtohen gjithnjë e më tepër në numër. Ato janë bërë të zakonshme në dyqanet dhe rrugët e Egjiptit. Këto ndryshime, në veshje në fakt janë tregues i një ndryshimi shumë më të thelë në mentalitet, çka përbën një kthim pas për shoqërinë egjiptiane, të paktën për atë pjesë të shoqërisë që ka vendosur të përqafojë ligjet më ekstreme dhe konservatore të islamit. Për sa u përket qytetarëve të zakonshëm egjiptianë nëpër rrugët e Kajros, ata kanë ndjenja të ndryshme ndaj këtij fenomeni. Disa janë të mendimit që mbulimi kokë e këmbë i grave duhet të ndalohet me ligj edhe mbi shkaqe sigurie, pasi askush nuk e di se çfarë mund të fshihet brenda çarçafëve të mëdhenj e të zinj dhe se shumë mirë ato mund të shërbejnë edhe për të fshehur terroristë apo kamikazë. Të tjerë mendojnë se është e drejtë e çdo njeriu të përmbysë detyrimet e fesë që i përket, një prej të cilave është edhe veshja e shamive. Megjithatë, sipas një sondazhi të fundit, shtimi i numrit të grave të mbuluara ka shtuar në Kajro edhe numrin e ngacmimeve seksuale të femrave. Për momentin, qeveria nuk ka marrë masa konkrete për ndalimin në mjedise të caktuara të shamive, por shumëkush intuiton se kjo do të ndodhë se shpejti e pse jo mund të shoqërohet edhe me ndonjë fërkim të mundshëm mes kundërshtarëve.(Shqip)</p>
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25608. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25608