Efekti "Kamikaz"

Efekti "Kamikaz"

Me ka bere shume pershtypje nje lajm ne "Koha jone" jo nga rendesia sesa nga mesazhi apo filozofia qe mbarte lajmi. Une per vete jam shokuar dhe mendova se a duhet te lejohen keto lajme te publikohen dhe a merren parasysh nga redaktoret apo persona te tjere pergjegjes se sa ndikim kane keto lajme ne popullate?
Lajmi e kam lexuar pardje por edhe sot vazhdonin me zhvillimet e reja
Policia izolon "kamikazen"
Une desha te dija mendimet tuaja ne lidhje me keto lloj lajmesh.
Pse u dashka te perdoret termi "kamikaz" per kete lajm?
A e mendoni , duke patur parasysh karakteristikat e shqiptarit, se kjo ngjarje mund te sjelle te tjere "kamikaze" dhe ndoshta keto nuk do te shikohen me me kerkim te drejtash por me shikime fetare e ku di une?
A mendoni se na duhet nje Gjeorgji, Ceceni apo lloj Izrealito-Palestineze ne Shqiperi dhe aplikimi i ketyre lloj metodash te kerkimit te se drejtes?
A mendoni se policia duhet te lejoje publikin e ketyre lajmeve?
Une per vete kam degjuar qe shume akte ruhen ose hetohen ne menyre te fshehte nga policia, jo per shkak te ruajtjes se sekretit sesa per shkak te mos perhapjes se veprimeve te tilla.
Po me shkojne ne mendje lajmet e famshme "Burri djeg gruan me benzine" i cili u desh te riperseritej 5 here ne te njetin muaj sepse u mesoj njerezve edhe nje akt tjeter jo njerezor ndaj gruas.
......
Kerkoj mendimin tuaj...
 

Prodigychild01

Primus registratum
Re: Efekti "Kamikaz"

Mbajtja e lajmeve ne fshehtesi eshte ide e totalitarizmit. Ne nje demokraci te gjithe kane te drejten e informacionit dhe jane te barabarte para ligjit.
 

DFV

Primus registratum
Re: Efekti "Kamikaz"

aretrie jam ne nje mendje me ty,por c'te bejme kur gazeta koha jone ka gjetur si te vetmen menyre
per tu shitur, lajmet sensasionale.
Me gjithate mendoj se ky lajme edhe mund te jepej por jo me titullin "Kamikaze" sepse ngjarjet nuk mund ti mbash te mbyllura ne sirtare, por gazetaret medioker(sidomos ata te kohes tone)
mendojne vetem si te shitet gazeta.
 

arterie

Primus registratum
Re: Efekti "Kamikaz"

Une nuk e kuptoj dicka; mire qe nuk ju bejne pershtypje keto lloj lajmesh por si ka mundesi qe duhet te tregoni medoemos ndryshimin midis totalitarizmit dhe damokracise. Une s'e kisha renditur kete ne pyetjet e mija dhe se ku eshte ndryshimi e di mire se i kam jetuar te dy koherat .
Ju lutem njerez kerkoj mendime dhe jo leksione.
Se dyti duke ju permbjatur rrjedhjes se temes, nuk e shoh kete vetem me nje gazete te vecante, per mua jane te gjitha qe i meshojne te njejtes ide. Kane mesuar dy -tre gjera dhe mendojne se jane si kripa qe i hidhet cdo gjelle. Une nuk e kuptoj dot. Sot ne bote eshte nen nje trysni te madhe media sepse po kalon ne planin e pare "edukativ" te brezave te ardhshem sepse eshte komunikim masiv. Po hidhen ide e po behen analiza. Po shqiptaret cfare po bejne per kete? Si kane menduar ata se do te jete zgjidhja e ketyre gjerave. Policia jone " e mencur" ka izoluar personin dhe ka vene spiuna civil t'a ndjekin. Ok deri ketu. Por cfare bene ata qe te mos perhapet kjo lloj cmendurie e njerezve ne 2004-en? A do t'i shoqeroje policia te gjithe ata "kamikazet" (nuk do kisha deshira t'a shprehja shpesh kete emer) me spiuna nese ky problem perhapet?
Personi ne fjale kerkon ngritjen e pallateve, po ata te tjeret qe kerkojne te drejta njerezore e humane me cfare duhet te reagojne?
Cdo te ndodhte sikur krejt per por..e te fillojne njerezit, per gjene me te vogel te thone se do te hedh ne ere institucione shteterore?
A do te ishin te kenaqur me kete rast gazetaret dhe gazetat shqiptare?
 

arterie

Primus registratum
Re: Efekti "Kamikaz"

Edhe dicka tjeter, a nuk ka ngjarje te tjera Vlora qe kjo Zenepja te mos merrej me keto shpreheje qe ndoshta as zanafillen nuk ja di?
A duhet te ndodhe edhe nje Selenice e dyte qe kjo gazetare te kujtohet se Vlora ka probleme e probleme, e t'i ikin nga mendja sensacionet, si "alarmet" e rreme te Enver Hoxhes?
 

Ahmed

Primus registratum
Re: Efekti "Kamikaz"

O Arterie,
jasu ke lala ti mi vajze e ''shokuar''(dhe mundohu te perdoresh fjale shqip;-u trondite-).
Personalisht gazeten ''koha jone'' se pelqej,eshte per te fshire b.then.
Vajze e dashur,gazretat ajne per te dhene lajme,te mira e te keqija.Kur popullit i arrin thika ne fyt,patjeter qe merr vendime ekstreme,sic ishte rasti i vetehelmimit te atij te moshuarit nga Gramshi ne Tirane,qe humbi shtepine dhe parate tek firmat piramidale.
Pse eshte perdorur fjala ''kamikaze''?Po mire moj vajze,perse t'i perdor fjalen ''shokim''?.
Me sa shoh une,ti si person as qe do tia dish per problemet qe ka populli,por ne duhet ti fshehim.
E krahason Shqipereine me Ceceni,Palestine etj,,jo jo une per vete do e krahasoja me Hondurasin,dhe Zimbawe.
E mos ki frike nga ''kamikazet'' se qeveria e Tosit i ka marre masat para kohe;qente me ere po kontrollojne cdo stacion treni dhe cdo vagon,cep me cep.Gjynah nuk po i lene rehat edhe ata 4-5 udhetare te varfer qe perdorin keto trena pa xhama e sendilje,megjithate u bejne ndere ketyre varfanjakve sepse qente iu fshijne balten nga opingat me llapen e tyre.
 

Erolina

Primus registratum
Re: Efekti "Kamikaz"

Fotaqi!
1. "Arterie" nuk eshte fare vajze, aq me teper "e dashur", sic e "perkedhel" ti.
2. Nese ke verejtje per perdorimin e fjaleve te huaja, shko tek gjuha shqipe", se aty ke fushe beteje per "tronditjet dhe shokimet". (ne temen e ketushme nuk shtrohet pyetja "Perse nuk eshte gjetur nje fjale shqip per fjalen kamikaze".)
3. Rilexo dhe shih se mos te vjen ndonje ide tjeter per efektin qe japin lajmet (krimi ne familje eshte rritur edhe sepse publikohet pa kriter me sensacion ne media).
4. C'lidhje kishte Tosi ketu???!!!
 

Ahmed

Primus registratum
Re: Efekti "Kamikaz"

Tosi(e dashur mikeshe e arteries),i ka ''marre'' te gjitha masat per parandalimin e ''Kamikazeve''.
 
Top