Efekti i të ngrohtit/ftohtit mbi mendjen dhe sjelljen tonë.

Seyfert

Valoris scriptorum
Screen-Shot-2015-05-07-at-20.43.48.jpg

Pa e kuptuar, mendimet dhe sjellja jonë mund të ndikohen, në varësi të asaj nëse ndiejmë ftohtë apo ngrohtë. Dy prej zbulimeve potencialisht më të rëndësishëm lidhin temperaturën me sjelljen kriminale. Kur pyetet që të gjykojë sjelljen e një krimineli, një personq ë ndodhet në një dhomë të nxehtë kishte më shumë prirjen ta përshkruante kriminelin si kokënxehtë dhe sjelljen e tij si spontane. Një person në një dhomë të ftohtë do ta shohë ndoshta të njëjtin kriminel si gjakftohtë dhe sjelljen e tij si të paramenduar. Eshtë e qartë se kjo mund të ketë efekt të thellë në rezultatin e një gjyqi apo dhënien en jë dënimi. Një studim i mëhershëm, i njohur si dilema e të burgosurit, kishte treguar se temperatura ka ndikim edne në besimin dhe sjelljen kriminale. Gjatë eksperimentit, disa pjesëmarrës mbajtën një ngrohës kimik ndërsa të tjerë një pako me akull. Të ndarë dhe të vendosur në gjoja qeli, atyre iu dha mundësia që të dëshmonin kundër partnerit të tyre, në këmbim të një dënimi më të lehtë. Por, nëse të dy do të refuzonin të dëshmonin, të dy mund të liroheshin. Rezultatet treguan se ai që mbante një kuti me akull, kishte dy herë më shumë gjasë që të dëshmonte kundër partnerit. Studiuesit e interpretuan rezultatin se njerëzit mund të besojnë më shumë njëri-tjetrin kur ndihen ngrohtë.
 

joetisti_

Locus omnem
Perfundim interesant.
Edhe kur njeriu dashuron, dashuron me zjarr kur eshte nxehte dhe me akull kur eshte ftohte.
 
Top