Efekti i pasqyres

TEO

Primus registratum
Efekti i pasqyres

Menyra si e shohim veten s'eshte sic na shohin te tjeret. Kur e shohim veten ne pasqyre shohim nje imazh 180 grade me ndryshe. Dallojme te mirat fshehim te keqijat. Mos valle duhet ta shohim veten sic na shohin te tjeret? Mos valle duhet te rrime para dy pasqyrave?

.... Reflektoj duke pare veten ne pasqyre ne WC ....
 

I vjetri

Primus registratum
Re: Efekti i pasqyres

Po qe per psikologji kjo tema, une jam Jul Cezari. Kam pershtypjen qe kjo eshte nje teme filozofike, sepse ka te beje me pikepamjet. Nuk e di, mbase moderatoret mendojne ndryshe...
 

mengjesi

Primus registratum
Re: Efekti i pasqyres

cuq. po te doni kapeni nga psikologjia, mgjs eshte ca e komplikume (psh mua nuk ma mban). eshte nje nga simbolet e preferuara te psikanalizes.
 

ana karenina

Primus registratum
Re: Efekti i pasqyres

Tema eshte ne vend te vet /pf/images/graemlins/wink.gif dhe nuk eshte as e komplikuar as ndonje specialitet me vete i psikoanalizes. Eshte nje nga argumentat e Cognitivismit dhe ka te beje me INTERPRETIMIN, SELF-ESTEEM, SELF CONFIDENCE etj koncepte te ngjashme. I kemi permendur nga pak te gjitha ne pothuajse cdo teme.

Nuk eshte efekti i pasqyres po efekti i trurit tim. Une nuk para ndjehem mire para pasqyres dhe fakti qe e di se eshte truri im e jo pasqyra nuk me ndihmon fare :devil: /pf/images/graemlins/frown.gif
 

Le_Routard

Forumium maestatis
Re: Efekti i pasqyres

Njeriu zakonisht shikon ate qe deshiron, ate qe mendon se duhet te shikoj. Shpesh pasqyra nuk eshte vetem nje reflektim 180% i imazhit te njeriut, por nje mundsi e te parit te vetvetes nga paraqitja e jashteme. Ne fakt shohim me syrin e brendsis paraqitjen e jashtme.

Pra normalisht, eshte me mire qe njeriu te perqendriohet ne brendsi e jo ne imazhin e jashtem. Eshte me mire ta shikojm veten ashtu sic do donim ta shikonim sesa ta shikojm ashtu sesi duan te tjeret te na shikojn.

Dhe gjithmonE, shume e leht per tu thene shume me e veshtir per tu bere, por pa fillim nuk perfundim. Rruget e gjata duan vullnet dhe forca per tu pershkuar...
 

elmas

Primus registratum
Re: Efekti i pasqyres

Pikerisht pse shohim pamjen e jashtme me syrin e brendshem mendoj qe duhet ta vleresojme shume "ate qe na jep pasqyra" ne nje moment te caktuar. Eshte gjendja jone shpirterore qe influencon pamjen qe pasqyra reflekton.
 

109UV

Primus registratum
Re: Efekti i pasqyres

sa per muhabet, pasqyra te jep mundesine ta shofesh veten nga jashte-brenda, ashtu sic shikon te gjithe te tjeret....oops filloi shiu, duhet me u fut mrena.
 

ladouce2005

Primus registratum
Re: Efekti i pasqyres

PASQYRA ESHTE SHUME E CUDITSHME (OSE NE PARA SAJ JEMI TE TILLE) :confused:
SHKON PER TE RREGULLUAR FLOKET OSE PER TE BERE PAK TUALET, E PERFUNDON DUKE JA NGULUR SYTE NJE PIKE, QE AS VETE SE DI C'ESHTE DHE VETEM KUR "ZGJOHESH" NGA MENDIMET KU JE ZHYTUR :confused:
ME QELLON TE JEM PARA PASQYRES E TA GJEJ VETEN ME KUJTIME NGA E SHKUARA...
NDOSHTA KUR SHOH VETEN, NE KERKIM TE NDONJE RUDHE QE MUND TE JETE DUKE U KRIJUAR, FILLOJ E RIKUJTOJ TE SHKUAREN, POR ME KA QELLUAR TE JEM DUKE MENDUAR PER FATURAT QE KAM PER TE PAGUAR OSE GJE TJETER...
CDO DITE ME VIJNE MENDIME TE NDRYSHME KUR JAM PARA PASQYRES, POR ASNJEHERE NUK GJYKOJ VETEN MORALISHT, POR THJESHT FIZIKISHT /pf/images/graemlins/laugh.gif PSH. DO DOJA SY BLU DHE FLOKE TE DREDHUR /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

mengjesi

Primus registratum
Re: Efekti i pasqyres

E di cfare, me duket se po na jep shume urdhra dhe ky lloj toni qe po drejtohesh s'eshte per kete teme as per ne. Kerkove qe te editonim zogun, e beme, kerkove paanshmeri, e beme! Cfare kerkon me tutje?! Ketyre une i them kaprico! Tani eja ti shpenzo kohen dhe me bind mua qe je ne rregull. Je jashte teme prape!
 

Al-Punk

Still here
Re: Efekti i pasqyres

Me duket shume interesante dhe ajo qe thote Nelk.
(mungon butoni i citimit)
Qe te tjeret na shohin mes pasqyrash.

Ndoshta me shume se aq jemi ne qe mundohemi te japim per veten tone nje imazh ndryshe nga ai i pasqyres qe kemi. Here ia arrijme (te mashtrojme te tjeret) dhe here ia arrijme te mashtrojme veten.

Ne fund te ores (se pasqyres) kam pershtypjen se vetem idiotet jane dakort me pasqyren e tyre dhe te gjithe te tjeret perpiqen te rregullohen para saj.

Te gjithe do te donim qe te reflektonim jashte ate qe kemi brenda (Jul Cezari, Mon Kriza apo te tjere), por nje ironi me e madhe se kjo gjithmone do te na kete ne loje. Te gjithe jemi ata qe na shohin te tjeret e sillemi ashtu si e mendojme ne veten. Kjo na ben here qesharak e here te fuqishem.
 
Top