Universal
AnonymouS
Nje nga fenomenet me interesante eshte efekti qe dija ka tek njerezit. Me dije kam parasysh dijen e pergjithshme qe njeriu fiton ne jete, perfshi dijen akademike qe merr ne bankat e shkolles. Nga kontaktet me njerez te ndryshem, te shkolluar e te ditur, kam vene re se dija tek tak ka dy efekte krejt te ndryshme:
1. Dija me jep pushtet
Grupi i pare perbehet nga ata njerez te shkolluar e te ditur qe e shohin dijen si pushtet. Dija e akumuluar per ta eshte nje menyre se si ata diferencojne veten nga njerezit e tjere te shoqerise. Keta jane ata njerez qe e mbajne veten per te ditur dhe tregojne me gishte apo me perbuzje ndaj atyre njerezve qe sipas tyre nuk jane te ditur si ata. Keta jane njerez qe kane nje besim gati te tepruar tek aftesite veta mendore apo profesionale, dhe nga menyra se si mendojne, shprehen, veprojne, te krijohet pershtypja se keta njerez jane "te plotfuqishem". Jo vetem kaq, por keta njerez kane nje etje te madhe per me shume dije, pasi kjo ne syte e tyre e shton akoma me shume pushtetin e tyre.
2. Dija me ben te perulur
Grupi i dyte perbehet nga ata njerez te shkolluar, qe sa me shume dije akumulojne, aq me shume mahniten nga pafundesia e dijes dhe ne te njejten kohe, se sa pak dije kane arritur te akumulojne nga ajo pafundesi. Keta jane njerez qe jo vetem nuk e mbajne veten per te ditur, por kontaktin me dijen e shohin si nje burim perulesie. Sa me shume mesoj, aq me shume e kuptoj se sa pak di! Bile ky grup beson se dija eshte e pafund dhe njeriu nuk ka as mend as kohe qe te mund te beje per vete pafundesine e dijes. Nese ne grupin e pare dija krijonte nje vetekenaqesi te brendshme, ne kete grupin e dyte akumulimi i dijes krijon nje dhimbje te brendshme.
A e keni vene re te njejten gje?