Efektet e Diellit ne Lekure
Nga Shekulli.com, 20 Qershor, 2006
12 pyetje djegëse për diellin. Leksion i dy ekspertëve francezë për një nxirje ideale të trupit, pa dëmtuar lëkurën
Lëkurat që (nuk) duan diell
Për ata që ngatërrojnë vetënxirësin me kremin mbrojtës, diellin që shkëlqen me lëkurën që digjet, ja një leksion i detajuar për ekspozimin në diell pa e tepruar. Përgjigjet janë dhënë nga dy ekspertë francezë, pr. Daniel Lambert dhe dr. Catherine Laverdet:
Kam edhe shumë pa e mbaruar kremin tim solar të verës së kaluar. A mund ta përdor?
Një tubet i hapur njëherë duhet të konsiderohet si i prishur pasi kalojnë dy muaj. Në kontakt me ajrin, produkti oksidohet dhe nuk përputhet më as me formulën, as me mbrojtjen fillestare. Rrezikoni të digjeni. Në plazh këshillohet ta mbyllni shpejt kremin solar dhe ta fusni në çantë. Përndryshe, rrezikon të prishet brenda një jave.
A është dielli gjithnjë e më i rrezikshëm?
Po, sidomos në vendet pranë Antarktidës si Kili apo Australia, ku vrima e shtresës së ozonit është më e rëndësishme. Në Evropë, megjithëse trashësia e kësaj shtrese është zvogëluar, ajo nuk është zhdukur ende plotësisht. Sa i përket ndjesisë së djegies, ajo shfaqet me moshën. Akumulimi i ekspozimit në diell dhe ndaj rrezeve ultravjollcë e bën delikate lëkurën. Madje edhe fototipi i lëkurës mund të ndryshojë. Mund të kalosh nga një fototipi III (një lëkurë që nxihet normalisht) në një fototipi II (lëkurë që skuqet përpara se të nxihet).
A më mbron vetënxirësi?
Jo. Ai ngjyros në mënyrë artificiale shtresat sipërfaqësore të epidermës dhe nuk ka asnjë efekt mbrojtës. Duhet, pra, që të ekspozoheni duke treguar kujdesin e zakonshëm ditët e para.
A janë treguesit 20 të filtrave mbrojtës me të vërtetë efikasë?
Sipas agjencisë zyrtare të medikamentit, treguesi 20 i korrespondon një mbrojtjeje të fortë. Në të njëjtën kategori hyjnë gjithashtu edhe treguesit 15 dhe 25. Pak ndryshim ka mes të treve dhe ata të gjitha bëjnë të mundur mënjanimin e goditjeve të diellit. Etiketat “ekran total” apo “bllokim dielli” si edhe treguesit 100, 90, 60, janë zhdukur. Ato janë zëvendësuar nga treguesi 50+, të cilit i korrespondon mbrojtja maksimale e rekomanduar për lëkurat që nuk e tolerojnë diellin edhe në rast sëmundjesh të rënduara nga ekspozimi në diell.
Nxihem keq, e kam lëkurën e bardhë. A mund të nxihem apo ky është mision i pamundur?
Fototipet e bardhë dhe të kuq nxihen shumë pak ose aspak. Nuk mund të prarohet me detyrim me një lëkurë e cila nuk është e programuar gjenetikisht për këtë. As kapsulat solare, as ekspozimet e gjata nuk do ta bëjnë melaninën të rritet, pasi ajo në këto raste ekziston në sasi shumë të vogla ose ka cilësi të keqe. Madje është e rrezikshme ta provosh një gjë të tillë.
A mund të nxihesh përpara orës 11 apo pas orës 17?
Në orën shtatë të mëngjesit, sigurisht që jo. Dhe mund të shëtisësh pa mbrojtës, nuk ke pse frikësohesh për asgjë, rrezet e diellit janë shumë të pjerrëta. Ndërsa përpara orës 11 dhe 17 mund të nxihesh, por më ngadalë. Këto janë orët ideale për të përfituar nga dobitë e diellit pa e pësuar nga dëmet e tij.
Duke u plakur, trupi merr njolla të bardha. A është kjo e riparueshme?
Njollat e bardha që shfaqen, sidomos në këmbë dhe në krahë, tregojnë që qelizat janë sulmuar nga rrezet ultra vjollcë. Ato nuk janë të afta të vetëriparohen. Fenomeni është i pakthyeshëm dhe duhet të jetë një sinjal alarmi. Duke filluar nga ky moment, duhet të ekspozoheni më pak dhe të mbroheni më tepër.
Përse disa zona të trupit refuzojnë të nxihen, duke nisur nga një farë moshe?
Prodhimi i melaninës pakësohet me 10 % deri 20 % çdo dhjetë vjet dhe, në të njëjtën kohë, aftësitë e fotombrojtjes së brendshme bien.
A e eviton shfaqjen e njollave marrja e kapsulave solare?
Ato forcojnë mbrojtësit natyrorë të lëkurës dhe favorizojnë shtimin e melaninës. Por, nga ana tjetër, ato nuk e ndalojnë shfaqjen e njollave solare, nëse këto kanë si shkak një mbi ekspozim ose kanë origjinë të trashëguar.
Ku nxihesh më mirë, në rërë apo në ujë?
Rrezatimi është më intensiv në rërë të thatë, që reflekton 15 % deri në 30% të rrezeve ultravjollcë. Në ujë refleksioni varion ndërmjet 5% dhe 10 %. Ndjesia e freskisë që ndihet në një anije nxit ekspozimin për një kohë më të gjatë, pra për të rrezikuar më shumë. Kujdes!
Cili është ndryshimi ndërmjet një qumështi hidratues dhe një kremi pas diellit?
Ndryshe nga një hidratues, një produkt trajtues pas diellit përmban gjithmonë antioksidantë të tipit vitaminë E, qetësues si Aloe vera dhe substanca aktive antiimflamatore. Edhe pse mund t’i kesh marrë të gjitha masat gjatë ekspozimit, lëkura pëson sidoqoftë agresione dhe duhet qetësuar me mjete të vërteta, të cilat nuk i përmban domosdoshmërisht një hidratues klasik.
Në ç’moshë mund ta nxjerr beben në plazh?
Ideale është që t’ia evitosh vajtjen në plazh bebes deri në tre vjeç. Kjo sepse ai mund të goditet nga dielli, edhe nën çadër, ngaqë ekziston një shpërndarje rrezet UV edhe në ajrin përreth dhe një reflektim në tokë. Duhet mbrojtur patjetër me krem special për fëmijë dhe rezistent në ujë. Duhet të ekspozohet në diell pak nga pak, jo më shumë se çerek ore ditën e parë dhe të evitohen orët më të nxehta të ditës.
Disa rregulla, në rast se i keni harruar....
Një bluzë e lagur të mbron më pak se një bluzë thatë, por është më mirë se kur nuk vesh fare bluzë
Në ujë, deri në 50 centimetra thellësi mund të nxihesh
Lëkura e lagur është më delikate ndaj diellit
E kotë të bësh përtacin nën diell: Brenda pesëmbëdhjetë minutash trupi i shteron rezervat me vitaminë D