Eduart Selami i serviloset Berishes!

DFV

Primus registratum
Eduart Selami i serviloset Berishes!

Nga ato pak gjera qe lexova nga fjala e Selamit mbajtur para kongresit Amerikan, ne kundershti me ato cka tha drejtori i organizates "Mjafte" kuptova se ai pregatit te ze nje pozicjon te ri ne PD e Berishes, pra nen kryetar i PD.
Per mendimin tim kjo eshte nje turpe per vete ate ne radh te pare, pasi ai personalisht vuan emigracionin per nje kohe te gjate per shkake te politikes absolutisht perjashtuese te Sali Berishes.
I pyetur per mundesin e ardhjes se nje grupi te rinjesh ne politiken shqiptare , ai pothuaj se doli kunder dhe deklaroj se Berisha eshte padyshim
nje lider legjitim i PD dhe se ai duhet ti fitoj zgjedhejt e vitit 2005.
Shikoni pra se cfare sahan lepires jane politikanet shqiptare. Nga ana tjeter eshte i menjhershem reagimi i Berishes i cili e fton Selamin te vi e te fitojne zgjedhjet dhe se bashku te ndertojne (shkaterrojne) vendin.
Po ju te tjeret si mendoni per kete problem?
 

balforum

Primus registratum
Re: Eduart Selami i serviloset Berishes!

Jemi te destinuar te zhdukemi ne shqiptaret me duket.Si ka mundesi qe ky sahanlepiresi ta ket thene kete gje per ate psikopat qe shkatrroi shqiperine ,vrau gjith djemte e nenave dhe e ktheu shqiprin nga vend shqiponjash ne vend laraskash e nga shqipri e ka kthyer ne <span style="font-weight: bold">shqiahrabamani </span>
smash.gif
 

RobertdeNiro

Primus registratum
Re: Eduart Selami i serviloset Berishes!

1)Populli yne qe e njeh mire hakmarrjen(gjakmarrjen) thote:&quot; Burr eshte ai qe di te fal,pasi kjo eshte me e veshtire se sa te marresh hak&quot;

2) Ju edhe doni qe Berisha te zevendesohet(pra te ik nga skena politike) edhe nuk pranoni tentativat qe behen per kete qellim.

Selami nuk mund te tentoi te zevendesoj Salen,duke share PD.
Selamit i duhet PD dhe votusit e saj,se per ndryshe perfundon si Ceka apo Pollo,qe lepihen me kockat qe ju hedh Nano.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Eduart Selami i serviloset Berishes!

askush nuk pretendoi qe Selami te shante PD por qe te njihte ate qe tashme dine shqipetaret - Berisha nuk meriton mete drejtoje vendin (dhe rrjedhimisht nje force qe pretendon te drejtoje vendin)
 

lozonjarja

Primus registratum
Re: Eduart Selami i serviloset Berishes!

Raporti i Selamit ne takimin para dy ditesh ishte i shkruar shume mire dhe me kete rast ai e prezantoi veten ne menyre shume dinjitoze. Ai ia tha cfare kishte per te thene berishes gjate fjales se tij dhe ne intervisten qe i dha zerit te amerikes (apo kush ishte) nuk kishte pse dhe as nuk pritej te shprehej ndryshe per PD dhe Berishen.
 

antares

Primus registratum
Re: Eduart Selami i serviloset Berishes!

Sigurisht, vendi duhet te drejtohet nga Nanoja e Co.
Vertet Berisha nuk duhet te dretoje vendin se ai nuk pati aq zemer e patriotizem ta shtypte me flakehedhese kryengritjen komuniste te tipit Haxhi Qamil.
Po te piqte te gjalle ca ndyresira para turmave e shikonit ju qe as gjakderdhje nuk do kishte....
Ai si komunist i vjeter qe ishte kapitulloi para kolegeve te tij komuniste dhe nuk i vuri ne jete parimet Leniniste qe pushteti eshte me veshtire te mbahet se sa te merret.
 

DFV

Primus registratum
Re: Eduart Selami i serviloset Berishes!

antares, une nuk e di ne se ti ke jetuar ne Shqiperi ate vit te mbrapsht te 97-es?
Por nje gje mund te them une si mund te bej thirrje presidenti i republikes per hapjen e depove te armeve te ushtrise dhe tu thote oficerave dhe ushtarve te largohen nga reparti me qellim qe te armatosen banditet dhe te shkaterrohet jo vetem ushtria, policia por dhe vet shteti!!!!!
Ti mund te thuash se ai nuk mund ta linte pushtetin ta rimerrnin me force komunistet e te tjera si keto, por une mendoj se urdhri i presidentit duhet te ishte :&quot;te gjithe ushtare,oficera , police ne krye te detyrave qe ju ka caktuar shteti dhe mbrojtjen e objekteve shteterore me cdo kusht&quot; duke qendruar dhe vet ne krye te puneve dhe te jesh i sigurte se nuk do te kishte asnje te vrare nga populli dhe nga ushtaraket.
Shteti qe te drejtohet kerkon njerze qe te jene te zgjuar, trima, te perkushtuar per popullin qe drejtojne dhe jo per postin dhe partine ,sepse partite ven e vin por Shqiperia jone e mire apo e keqe aty do te mbetet ne shekuj dhe populli(historia) do i kujtoj me perbuzje qofte hajdutet dhe burracaket si puna e Nanos dhe idjotet si puna e Berishes.
Une nuk jam dakort dhe me nje parafoles qe thote se Selami nuk mund te bente ndryshe per te ardhur ne Shqiperi dhe per te zene vendin e Berishes, ne se eshte keshtu, une them se keto jane makinacione te ndyra dhe se ate)Selamin) e pret deshtimi i turpshem.
 

blendiys

Primus registratum
Re: Eduart Selami i serviloset Berishes!

Fillimisht postuar nga DFV:
[qb]
Por nje gje mund te them une si mund te bej thirrje presidenti i republikes per hapjen e depove te armeve te ushtrise dhe tu thote oficerave dhe ushtarve te largohen nga reparti me qellim qe te armatosen banditet dhe te shkaterrohet jo vetem ushtria, policia por dhe vet shteti!!!!!
[/qb]
Mos fillo te shtremberosh historine!!!
Dhe ti duhet ta dish shume mire kush ishin banditet e 97-es,duke filluar me krye banditin Zan Caushi qe duka patur si alibi &quot;rrezimin e diktatures&quot; perdhunonte,vidhte dhe digjte familjet Vlonjate.
Nuk mund te thuash se repartet ushtarake u lane te lira me qellimin e armatosjes se banditeve!
Si mund te veproje ti kundrejt nje turme,(te cilet ishin te panjohur me politiken dhe fajdet),qe nuk njihnin ekzistencen e shtetit (nuk pranonin) qe duke vervitur hanxharin para ushtarit therrisnin <span style="font-style: italic">Duam paret tona</span> ?!
***
Ndjese per daljen nga tema!
 

antares

Primus registratum
Re: Eduart Selami i serviloset Berishes!

Blendy's ka shume te drejte. Une ne Shqiperi kam qene ne 1997 dhe e mbaj mend mire se c'behej. Ajo puna e depove nuk eshte fare ashtu si thua ti se i binte qe Saliu te ishte kryekryengritesi atehere. Ishin ish-komunistet qe e organizuan nje gje te tille. Ishte nje gje tragjikomike kur vinin lajme se policia e Fierit apo ndonje qyteti tjeter i kishte ardhur ne ndihme x-divizioni te blinduar qe na kishte rene ne rrethim!!!!!
Ne te gjithe boten ndodh e kunderta qe ushtria nderhyn atehere kur policise i del situata nga dora e jo repartet tankiste te kerkojne ndihmen e policise qe perdor zakonisht shkopa gome.
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Eduart Selami i serviloset Berishes!

Kjo është një teori 7 vjet e vjetër Antares. Socialistët thonin që në atë kohë që Sala hapi depot dhe armatosi popullin
eek.gif
që ti merrnin pushtetin me dhunë! Pra imagjino se ku kishte arritur ndërgjegja e Salës: duke e ditur që nuk mund të zbriste më nga gomari ai organizoi hapjen e depove dhe vrasjen e mijëra shqiptarëve që ta zbrisnin me zor nga gomari :tipsy: !
Hec e thuaj pastaj që shqiptarët nuk kanë fantazi! Më e keqja është që në atë kohë si dhe tani ka gomerë që e besojnë një gjë të tillë nga dashuria e madhe për partinë!
Se kur shqiptarët nuk do ta quajnë më derrin dajë unë nuk e di por, po nuk i vumë emrin e vet çdo gjëje nuk kemi ku shkojmë!
Disa këtu akuzojnë Selamin si sahanlëpirës etj. ndërkohë që deri dje e kanë lavdëruar (këtë e kuptoj nga mënyra se si flasin). Pra e kanë shumë më kollaj të shajnë e gjykojnë gjysmën e popullsisë përfshi edhe intelektualë të mirëfilltë (elektoratin e PD) se të ndryshojnë mendim për një njeri (megjithëse për Salën kjo është shumë e vështirë).
Këtu nuk kam për qëllim të ngre meritat e Salës (n.q.se ka) por dua të diskreditoj një veçori, të kthyer në mentalitet, shumë të rrezikshme të shqiptarëve në përgjithësi: verbërinë e urrejtjes!
Ne nuk duam t'ia dimë për arritjet e dikujt nëse ne e urrejmë këtë person. Ne nuk jemi në gjendje tË shohim të mirat e dikujt dhe jemi shumë më të prirur drejt të keqes. Ne tregojmë durim derri nga sedra e sëmurë pra jemi shumë të indoktrinuar me parrullën &quot;Edhe bar hamë por dorën armikut nuuk ja shtrtijmë&quot;!
 
Top