Re: EDI RAMA.....
O lisa, ti mbase ke shume te drejte ne menyren e te analizuarit te Edit nga ana se si e jeton ai jeten. Megjithate kij parasysh dicka, asnje nuk e gjykon Edin bazuar ne jeten e tij personale. Ai mund te jete sharlatani me i madh ne aspektin e femrave ne jeten e tij. Por ama ai ka guximin dhe kurajon per te bere ndryshime. Dhe ato ka bere ai ne TR. Do te te rekomandoja te shikoje fotografi te TR ne vitin 1999 ku qyteti ishte i mbushur me baraka qe sherbenin si dyqane. Apo ku lana ishte mbuluar me plehra dhe tulla e dhera. Mbase Edi Rama mund te kete shije te ulta per sa i perket femrave. As une, as ti dhe asnjeri tjeter nuk e di ate pervec atij vete. Ama ai pati guximin dhe dijen e nevojshme per te bere nje ndryshim thelbesor ne Tirane, dhe prandaj njerezit e duan dhe e perkrahin. Rudina Magjistari eshte si cdo vajze tjeter shqipetare ku ne kohen e adoleshences mund te ishte aq naive sa te shoqerohej me njerez te atille. Gabime dime te bejme te gjithe, por nuk do te thote se duhet te vuajme per ato gjithe jeten. Se si e rrit Edi djalin e tij, ate s'e di askush dhe askush s'e gjykon dot se sa baba i mire apo i keq mund te jete ai. Dhe se fundmi Lisa, mos u hiq kaq e pafajshme pasi nga fjalori nuk dukeshe dhe aq e tille. Dhe mos gjyko njerezit sic i gjykonini dikur stergjysherit tane, ne baze te aresyeve idiote se sa e ndershme apo punetore eshte ky apo ajo. Njeriu gjykohet dhe vleresohet ne baze te asaj qe kryen dhe ben. Me ler te te kujtoj Bill Clinton. Ai vertet pati mardhenie jashte martesore etj etj, por ishte nje burre shteti qe e coi ekonomine e Amerikes ne pikun e saj dhe megjithese theu normat e edukates, njerezit prape e donin dhe e vleresuan aq sa e rizgjodhen perseri. Kujdes here tjeter, se kur analizon me te tilla argumenta si me larte, tregon cekesine tende. Gjithe te mirat.