Edi Rama zgjidhet "Kryebashkiaku i Botës 2004"

Edi Rama zgjidhet "Kryebashkiaku i Botës 2004"

Edi Rama zgjidhet Kryebashkiaku Botëror i vitit 2004. Kryetari i Bashkisë së Tiranës ka arritur të marrë trofeun vjetor, pas votimit maksimal në internet, duke u vlerësuar më shumë mes 50 konkurrentëve që morën pjesë në konkursin ndërkombëtar që zhvillohet për të dytin vit radhazi.
Rezultatet e konkursit të këtij viti ku u shpall fitues Edi Rama, treguan se në fund të tetorit 2004, se më shumë se 35 mijë njerëz dhanë votën dhe komentin e tyre nëpërmjet internetit për atë që duhet të fitonte këtë çmim. Votuesit nga Europa numërohen të jenë rreth 41% të numrit total të votuesve. Votuesit amerikano - veriorë mësohet të jenë rreth 35%, ndërsa Azia kontribuoi me 14 % votues në këtë projekt. 4% votues numërohen të jenë nga Amerika Qendrore dhe Jugore, pjesa tjetër vjen nga vende të tjera të botës përfshirë këtu Afrikën dhe Australinë. Dy konkurrentët që u ndeshën për vendin e parë, Edi Rama dhe Andrés Manuel López Obrador, kryetar i Bashkisë së Mexico City, morën më shumë se 5,500 vota në internet. Tann vom Hove, botues dhe kryeredaktor i qendrës “Kryebashkiakët e Qyteteve”, tha se kjo organizatë kishte për synim gjetjen e kryebashkiakëve me mbështetje pasionante për komunitetin e tyre që gëzonin respekt në rangjet ndërkombëtare
.


Konkurruan për titullin “Kryebashkiaku Botëror për vitin 2004”:
Annika Billström Stockholm, Sweden
Jens Kramer Mikkelsen Copenhagen, Denmark
Sergio Chiamparino Torino, Itali
Dora Bakoyannis Athinë, Greqi
Keshav Sthapit Kathmandu, Nepal
Tadatoshi Akiba Hiroshima, Japoni
Martin O’Malley Baltimore, USA
Bertrand Delanoe Paris, Francë
 
Top