Edi Rama, vizita e parë pas rizgjedhjes, në shtëpinë e Dritëro Agollit
TIRANË- Kryetari i sapo rizgjedhur i Partisë Socialiste, Edi Rama, ishte për një vizitë në familjen e Dritëro Agollit, së bashku me deputetët Eduart Shalsi e Vasilika Hysi.

“Nano vërtet jeton në Vjenë, në një nga qendrat më të mëdha të kulturës në Evropë, por ai sikur nuk vinte nga Vjena, por nga qenefët e Vjenës. Një keqardhje e madhe ku mund të përfundoj njeriu, por edhe fjalët, jo vetëm të këqija, por edhe thashetheme, dmth një diskutim në televizor me thashetheme, filani ka thënë kur dëgjoi që erdha unë, filani ka thënë kështu” – tha shkrimtari i njohur, nje nga figurat me te respektuara te bazës së PS-së.

Duke ju referuar faktit që Rama, nuk i ktheu përgjigje Nanos, pas deklaratave të tij gjatë një interviste, ai u shpreh:

“Populli e thotë shumë mirë atë shprehjen, që po u përzjeve me krundet të hanë pulat. Ndaj më mirë me krundet të mos përziesh.” – “Është një qeveri me këmbë shumë të shkurtra, është qeveri xhuxhe, – tha me pas Agolli, me gjuhen e tij te njohur metaforike.

Kreu i socialisteve Rama tha nderkohe se “kushti thelbësor, është një: është që të bëjmë komisionin hetimor, me shumicë të opozitës. Jemi gati të hyjmë në kuvend që nesër nqs ata bien dakord që ne të hetojmë dhe të bëjmë transparencë për procesin zgjedhor dhe brenda hetimit është hapja e kutive për të parë realisht se çfarë kanë brenda kutitë, qoftë vota, qoftë lista”.

“Hapen kutitë dhe gjithë populli e shikon çfarë kanë kutitë brenda, sepse këtë e ka ligji. Hapja e kutive i jep fund një historie 20 vjeçare, bëj procesverbale fallco, fut vota në kuti, bëji listat sipas qejfit, hap tjetër listë në kuti, tjetër listë e shpallur, votojnë pesë herë, voto si emigrant dhe në fund fare e pëson një popull i tërë, se nuk merr dot vendim, ky është thelbi i çështjes, – tha Rama

Dy dite me pare, shkrimtari dhe një figurat mitike të Partisë Socialiste, Dritëro Agolli, e vlerëson pozitiv procesin e zgjedhjeve për kryetarin e ri të kësaj force, duke i njohur vlerat që kanë dy kandidatët respektivë në këtë garë. Menjëherë pasi votoi në qendrën e votimit të vendosur në selinë qendrore të PS-së, Agolli, në një prononcim për mediat ka komentuar jo vetëm garën brenda partisë, por edhe zhvillimet politike që rrodhën që pas zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit. Kështu, ai ndryshe nga shumë kritikë të tjerë të kryetarit në detyrë të PS-së, Edi Ramës, nuk e ka quajtur atë humbës të zgjedhjeve parlamentare, duk
e arsyetuar se vota që dhanë shqiptarët nuk nxori asnjë fitues për të dalluar më pas humbësit. Për rrjedhojë, ai shprehet se kërkesat që janë bërë gjatë kësaj kohe për dorëheqjen e Ramës dhe mos rikandidimin e tij për postin e kryetarit të PS-së nuk qëndrojnë, pasi nëse do ndodhte një gjë e tillë, këtë akt duhet ta ndiqnin edhe Berisha me Metën, partitë e të cilëve për Agollin, gjithashtu nuk fituan në zgjedhje.
Nga ana tjetër, Agolli ka bërë të ditur se shpresonte që vendimi i PS-së për të bojkotuar Kuvendin të ishte i përkohshëm, ndërsa ka kritikuar si të pamoralshme qëndrimet që një grup deputetësh socialistë kanë mbajtur ndaj këtij vendimi.

Si e vlerësoni procesin zgjedhor dhe garën mes dy kandidatëve?

Gara është normale. Ka dy kandidatë dhe secili përpiqet të fitojë. Të dy janë njerëz me eksperiencë në fushën e pluralizmit politik dhe të shohim si do dalë.

Meqenëse nuk mund t’ju pyesim se për cilin votuat, çfarë do t’i sugjeroni kryetarit të ri?
Kryetarit të ri tani shpejt e shpejt nuk ia sugjeron dot, siç po më pyesni ju mua, por partia duhet të ketë një drejtim tjetërlloj nga ekzekutivi, nga organet shtetërore. Duhet që kryetari i partisë të jetë më i afërt me njerëzit, më kokulur, të shprehë dashurinë ndaj të gjithëve, mos të ketë mendjemadhësi.

Z. Agolli, për shkak të kontestimeve për procesin zgjedhor, grupi parlamentar socialist nuk ka pranuar të shkojë deri më tani në Parlament, duke e bojkotuar atë. Sipas jush, a duhet të shkojë PS-ja në Parlament?
Deri këtu, unë nuk mund ta them, sepse janë strukturat e partisë që do ta vendosin. Po kjo parti është e domosdoshme për të shkuar në Parlament, sepse nuk mund të merren vendimet. Mendoj se kjo është punë kohe, ma merr mendja mua, dhe është një kërkesë për të verifikuar edhe veten dhe për të ditur se vërtetë janë bërë këto çrregullime dhe abuzime në votime. Por kjo nuk duhet të zgjasë shumë.

Po kundërshtimet që i janë bërë këtij procesi dhe vetë Edi Ramës, si i cilësoni?
Po gjithmonë në Partinë Socialiste ka patur të tilla diskutime, të tilla polemika dhe tani është një polemikë e tillë se përse PS-ja nuk fitoi. Më thoni ju cila parti fitoi?! Me aleancat e koalicionet parazgjedhore, fitoi ndonjë parti? Nuk fitoi asnjëra, as Partia Demokratike, as Partia Socialiste dhe as LSI-ja, të tria këto. Pasi u numëruan votat u duk kjo që nuk fitoi asnjë. Atëherë lindi nevoja për një koalicion tjetër, jo koalicionet e vjetra dhe kështu që me koalicion fitoi Partia Demokratike bashkë me LSI-në, por të gjithë kryetarët e partive kanë qenë humbës dhe i kërkohet Edi Ramës që të japë dorëheqjen. Dorëheqjen duhet ta japin të tre, edhe Sali Berisha, edhe Edi Rama edhe Ilir Meta, sepse nuk përmbushën ato detyra. Vetë a formonte qeveri Partia Demokratike?! Nuk e formonte dot, sepse i duheshin 71 deputetë. Por bashkë me LSI-në a i fitoi plotësisht, a mund të marrë vendime të mëdha, për të cilat duhen 84 deputetë?! Nuk mundet. Atëherë kush fitoi?! Askush.

Por pavarësisht kësaj logjike, kemi një grupim të shfaqur edhe publikisht që kundërshton vendimin e PS-së për të bojkotuar Kuvenditn…
Grupi “Ndryshe”, siç e quajnë, hedh parulla dhe nxit socialistët që të bojkotojnë zgjedhjet për kryetarin e Partisë Socialiste. Pra, nga njëra anë je kundër bojkotit dhe nga ana tjetër ti je me bojkotin. Moralisht kjo është më keq, pra një veprim më i keq sesa ai për të bojkotuar Kuvendin. Pasi i thonë të bojkotosh partinë tënde.(Shekulli)

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/lifestyle-showbiz-kuriozitete/edi-rama-vizita-e-pare-pas-rizgjedhjes-ne-shtepine-e-dritero-agollit.html. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/lifestyl...izgjedhjes-ne-shtepine-e-dritero-agollit.html