Edi Rama ne Prokurori

Elsi

Forumium praecox
Re: Edi Rama ne Prokurori

Lysienit:
logjike nuk eshte ta dish qe njeri eshte HAJDUT (po po, hajdut, se shume njerez e ngaterrojne, thone qe hajduta jane ata qe vjedhin e nuk bejne asgje), dhe prape ta mbeshtesesh ate? Nqs Edi eshte hajdut, dhe me sa kam kuptuar une, shumica e atyre qe e mbeshtesin e dine kete, atehere ai e ka vendin ne BURG! Nuk mund te pranoj qe nje njeri te vjedhe kur populli eshte kaq i varfer. Pastaj, ku shkuan vlerat tona? Nuk mendoj se krah vlerave te familjes e beses mund te jete shtuar edhe vjedhja si vlere e ne shqiptareve...

Asnje nuk e permend se Edi eshte hajdut me mend. Ai eshte hajdut qe luan me mendjet e njerezve. Perdor metoda marketingu, ngjyra ekstravagante, zbukurime te qendres, ndricime, konferenca shtypi, fjalor kafeneje, carcafe tek bashkia etj etj, vetem per te luajtur me mendjet e te rinjve. Nga ana tjeter nevojat e te rinjve jane aq te uleta, sa kufizohen ne disa gjera qe shihen me sy, dhe jo gjerat per te cilat vertet kemi nevoje. Pra ai i jep (ose e genjen me)ate qe ata duan, jo ate per te cilen ata vertet kane nevoje.
Zgjohuni o njerez, hajduti mbetet hajdut, dhe ne situaten tone, nuk mund te pranojme qe te na qeverisin hajduta!
 

lysien shardon

Primus registratum
Re: Edi Rama ne Prokurori

Dakort Ali,por ky problem eshte si puna e marrjes se denimit me te rende nga hajduti i 40,qe ne kendveshtrimin tim eshte me pak i rendesishmi i 40-ve,dhe lenien me nje denim me te vogel te hajdutit te dyte,trete e keshtu me rradhe(per te mos folur per te parin)Nuk fsheh te verteten nese eshte apo s`eshte,por desha te nenvizoja pse ky ngut me te dhe ngadalesi apo heshtje e mohim me te tjeret,qe pa as me te voglen veshtiresi i gjen mes grupit akuzues.Edi Rama dhe mund te dal e te bertase me ze te lart:(askush s`do i thonte po genjen)"Njerez!Hajduterine nuk jua solla une ne bashki,por ate e gjeta ketu,mes jush dhe te trasheguar." Megjithate faleminderit per pergjigjen dhe c`ka kam shprehur mbetet relative dhe nuk ka asnje synim shperfilles apo shares ndaj atyre qe shprehet ju.
url]
 

Elsi

Forumium praecox
Re: Edi Rama ne Prokurori

Lysien,

desha te kuptoja, per ju Edi Rama eshte hajduti i 40-te per nga rradha, apo i 40-ti per nga permasat e abuzimeve dhe vjedhjeve?

Nqs eshte e para, atehere nuk besoj se ka shume rendesi radha. Madje ka shume rendesi qe ky qe tani eshte ne pushtet dhe po vjedh, te mos lejohet me te vjedhe, pra te mos fitoje zgjedhjet, sepse do te jete fatkeqesi per ne.

Nqs eshte e dyta, atehere mendoj se te gjithe e dine se sa para kane kaluar neper duart e Edi Rames, nga fondet rezerve te buxhetit te shtetit (qe duhet te perdoreshin per permbytjet e Lezhes e te Lacit), projekte te Bankes Boterore, Bashkimit Europian, UNDP, USAID, qeveri te ndryshme, e deri tek lejet e ndertimeve, etj etj. Te gjitha keto jane aq para sa t'i mbledhesh mund te jene 10-tra here me shume se buxhetet e te gjitha administratave lokale te mbledhura bashke. Me gjithe ato para qe i kane kaluar neper duar, une mendoj se atij mund t'i vihet nickname im (Alibaba), dhe jo me te jete hajduti i 40-te.
 

olti

Neo
Re: Edi Rama ne Prokurori

Mu' me ben vetem nje gje pershtypje ketu. Nuk po them gje Eden, por me vjen tmerrsisht keq dhe me ben te plas qe disa nga ne thone "vjedh, por pak. Eshte normale te vjedhesh" <img src="/pf/images/graemlins/frown.gif" alt="" /> <img src="/pf/images/graemlins/frown.gif" alt="" /> Ca beni mo?!! E keqja me e madhe qe i kane bere politikanet e sotem shqiptareve dhe Shqiperise eshte mesimi me te keqen dhe pranimit te saj si pjese normale e jetes! <img src="/pf/images/graemlins/frown.gif" alt="" />
 

Rita Azem

Primus registratum
Re: Edi Rama ne Prokurori

Unë e lashë Shqipërinë në maj të '95 dhe u ktheva në qershor të '99. Për të shkuar nga rr.Mihal Grameno tek rr. Bardhyl, kush është nga Tirana i di ku janë, nuk po caja dot nga kioskat që kishin mbushur Lanën nga rruga e Elbasanit. Kioska i thëncin se ishin pallate. Cdo vit që vete në Tiranë shoh ndryshime. Unë nuk them që të mos luftohet korrupsioni por problemi është se nuk i lihet fjala e fundit organeve kompetente por meqë e tha opozita duhet ta pranojmë si të qënë. Opozitë më antikombëtare nuk besoj se mund të ketë në botë. Kam 8 vjet në Suedi dhe kurrë skam parë ndonjë seancë plenare si ato tonat që të bllokojë foltoren një njeri e të thotë c'ti vijë nëpër mend. Por të kthehemi tek ndryshimet në Tiranë. Atje punohet dhe jo shkatërrohet. Pastaj mos harroni se gjykata ka shumë nga ata 6-mujorët që gënjehen me një dorë para, jemi në kapitalizëm vllacko, ska më shteti të gjejë punë, e dini? shumë nga këta që ulurijnë duan të hanë si në socializëm e të fitojnë si në kapitalizëm.
Ne kemi shumë paradokse. Pas viteve '90 kur shumë dolën nga burgu filloi media të veconte ca avokatë e ca analistë të shquar, se ku ishin bërë të tillë në burg.
 

Eldo

Primus registratum
Re: Edi Rama ne Prokurori

Mendimi eshte teper i thjeshte!
Edhe Neqoftese Edi Rama ka vjedhur...
gje qe une se besoj...
Ai ka bere te pakten dicka per Tiranen dhe per Rinine shqiptare sa ishte minister kulture.
Ajo qe me shqeteson me shume mua eshte qe edhe rinia shqiptare nuk shane ate qe nuk punon por gjuhen e ka si gjarpri= Fatos Nano alias Al Cappon
por ate qe te pakte punon dhe perpiqet ta beje tiranen nje qytet ku mund te ftosh njerez nga jashte pa te te ardhur turp...
 

Eldo

Primus registratum
Re: Edi Rama ne Prokurori

Neo ti je ....
Me thuaj nje politikan te botes qe nuk vjedh:)
Ndryshimi midis nje politikani te mire dhe nje te korruptuari eshte:
I miri punon per vendin qe populli i ka dhene dhe prej tortes merr nje kafshate, duke i bere te qarte popullit se me sobe me te mire bejme edhe torte me te mire!
I keqi ha te gjithe torten dhe i hedh popullit therimet duke i thene se nuk kemi c'te bejme na e ka fajin Bota se sna jep lek.

Keshtu qe Shqiptar verini gishtin kokes dhe coni ne Prokurori se pari dy Heronjte e Mafies Shqiptare dhe Boterore:
Sali Berisha dhe Fatos Nano
 

lysien shardon

Primus registratum
Re: Edi Rama ne Prokurori

Mund te shtrohej dhe si teme me vete ,por gjithnje ne kuadrin Rama-Hajdut.

A eshte progres nese nje kanibal perdor pirunin?
Thellohuni dhe shkruani.
url]
 

gezim lame

Primus registratum
Re: Edi Rama ne Prokurori

Fillimisht postuar nga lysien:
[qb] ....A eshte progres nese nje kanibal perdor pirunin?...
[/qb]
...per praktikuesit e kanibalizmit(<span style="font-style: italic">nenkupto hajdutet</span>) pa tjeter qe do te ishte nje hap <span style="font-weight: bold">drejt qyteterimit</span>.....
per te tjeret nje njeringrenes me pirun e thike..
 

Elsi

Forumium praecox
Re: Edi Rama ne Prokurori

Benora,

ketu nuk permendi njeri opozite dhe Sali Berisha apo parlament apo gjykates me kurse 6 mujore. Ketu po flitet per Edi Ramen dhe abuzimet e tij. Nqs heqja e kioskave dhe rregullimi i rrugeve ju gezon kaq shume, ta krahasoni me vuajtjen e popullit as nuk duhet ta permendni fare, as te krenoheni per kete. Me ngjani shume me reliket e regjimit komunist qe thone se ne kohen e xhaxhit ka qene me mire sepse ka pasur rregull, qetesi, rruge te pastra, parqe etj, pa permendur fare faktin qe populli vuante e persekutohej. Ju paskeni 8 vjet ne Suedi (megjithese mesazhi postohej nga Austria, nuk e di sa e besueshme jeni); pse nuk vini te jetoni ne Shqiperi meqe po behet kaq mire?

Mendoj se shumica ketu e kane kuptuar gabim shprehjen &quot;ta bejme Shqiperine si gjithe Europa&quot;. Gjithashtu mendoj se e kuptoni qe ne rradhe te pare shihet mireqenia sociale, dhe jo rruget e ndertesat e bukura. Ketu njerezit po vuajne, por me e keqja eshte se jane mesuar aq shume me kete gjendje, sa e kane pranuar kete gjendje dhe shumica nuk e dine fare qe po vuajne.

H2O: vertet ne te gjithe boten politikanet mund te vjedhin. Por te vjedhesh ne Gjermani a ne France, nuk shkakton ndonje gje te madhe, te vjedhesh ne Shqiperi, eshte krim kunder njerezimit. Pastaj, kush e tha qe Edi vjedh therrimet e le torten per popullin?

E permenda edhe ne nje mesazh te meparshem: mos u genjeni nga Edi Rama, se eshte hajdut me mend, qe luan me mendjet tona.
 

gfm73

Primus registratum
Re: Edi Rama ne Prokurori

Nqs me te vertete Edi Rama eshte i korruptuar dhe po luftohet qe te hiqet, por kush eshte ajo figura tjeter qe don ta zevendesojne edin? A behet lufta per t´i pastruar figuren e postit te kryetarit te Bashkise apo qe t´i njolloset edhe me tej? Don Zoti qe ato qe po e bejne kete lufte po mendojne me te vertete qe te vendosin nje figure te paster e te besuar dhe t´mos luftohet thjesht per inatin pse po vjedh edi e s´po vjedh nje tjeter...
 

lysien shardon

Primus registratum
Re: Edi Rama ne Prokurori

&lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/wink.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
Ximi!
TE KAM THENE TE MOS GENJESH,POR JO TE THUASH GJITHNJE TE VERTETEN!

Respekt dhe urime!
 

Elsi

Forumium praecox
Re: Edi Rama ne Prokurori

Gmf3!

Sipas arsyetimit tend, edhe Sadam Hussein nuk duhet te hiqej nga pushteti sepse nqs do te ndodhte kjo, do te plaste lufta civile ne Irak, dhe nuk kishte njeri tjeter qe mund ta udhehiqte vendin, ta mbante te qendrueshem, etj etj. Nga njera ane, ai masakronte popullin e vet, nga ana tjeter nuk e ngacmonte njeri, sepse stabiliteti ne rajon ishte me i rendesishem. Ne kete aspekt, ata qe e mbeshtesin E. Ramen, me ngjajne me ata Irakene qe thoshin se do te vdesin per Sadamin, se do ta mbeshtesin perhere, etj etj, pra nje tufe delesh te indoktrinuar.

Mendoj se edhe Edi Rama e luan kete karte, dhe nuk mund te lejoj qe nje njeri te vazhdoje te vjedhe, vetem sepse nuk ka zgjedhje tjeter. Une mendoj se ka menyra per te shprehur indinjaten dhe mospranimin e gjendjes; nje e tille mund te jete te mos votosh fare...
 

lysien shardon

Primus registratum
Re: Edi Rama ne Prokurori

Alibabes,
Miqesisht do desha te sqaroja nje gje.Sic e sheh dhe vete shumica,e bashke me ta dhe une,nuk thone se s`eshte hajdut.
Por dhe ti nuk mund te thuash me plot goje se eshte .
E them kete, dhe mbeshtes dike me pare,se per sa kohe nuk eshte e provuar,nuk mund te etikohet.
Per kete ka lexione plot,ne bote,por dhe ne Shqiperi,ku thone-pandehet,mendohet,por per sa kohe nuk eshte provuar,s`mund te te jap te drejte dhe ty dhe pse ke nje zell,pa te keq,qe medoemos do t`u mbushesh mendjen forumistave se ai(Edi) eshte hajdut!
Se dyti,Sinqerisht kushdo gezohet kur sheh nje ndrushim.Ti,une apo plot te tjere na ishte thare syri ta shihnim Tiranen dhe njehere te blerte,(pa andrra-kioskash) dhe ne kete mori akuzash ,une falenderoj pjesen e ndershme te tij per te ndryshuar dicka,pa harruar faktin se nese provohet do mbeshtes bindjen tende.
Ne kete kuader c`duhet te themi per te tjeret ne pushtet tani apo ata qe ishin me pare?Nepotizem,hatere,xhungel,edhe kur dikush punonte sinqerisht.
Kjo ishte dhe ideja ime me pare.
Perpara se te denohet ai(nese provohet,duhet te hetohen dhe te tjere qe ishin me pare aty dhe e kthyen Tiranen ne nje barange te madhe(si baranga e Din Hykes),ku lulezuan plehrurinat nga cdo ane(dhe kjo nuk ishte lulezim apo nxitje e investimeve,por vjedhje duke favorizuar)M.gj.ate respektoj mendimin tend se rradha edhe mund te prishet,por pa harruar te tjeret.
 

Elsi

Forumium praecox
Re: Edi Rama ne Prokurori

Ja disa nga gjerat qe kane thene disa nga forumistat ne kete diskutim:

Lola: Mbase Rama eshte i korruptuar; por nuk mund ta mohojme qe ai po ben dicka shume te mire per vendin.

Llapisti: ktu shof lloj lloj budalliqesh te shkrujtme jo e ka bo me kaq lek jo me aq,po te pakten boni dicka

Hotgirl: ore edit edhe sikur te kete vjedhur i qofte hallall per kaq sa ka bere per tiranen...

Faust: Ai nese po vjell (dhe eshte normale e perseris) po vjell aq sa per te gjithe eshte e pranueshme duke pare se cfare po ben per tiranen.

Coppo de Nieve: ...per mu bravo i qofte per ate qe ka bere....ka fut shume ne xhep natyrisht po ka bere me shume se te gjithe ti marresh bashke e qe ia bejne gam-gam...

Lysien: Edi Rama edhe mund te kete vjedhur,por atje eshte nje rradhe shume e gjete para tij per tu hetuar dhe fakti i nxjerrjes jashte rradhe shfaq pa shume logjik per t`u kuptuar

H2O: Edhe Neqoftese Edi Rama ka vjedhur...
gje qe une se besoj...
Ai ka bere te pakten dicka per Tiranen dhe per Rinine shqiptare sa ishte minister kulture

E para: Nese keta nuk mendojne se Edi ka vjedhur, po vjedh, dhe duan qe Edi te vazhdoje te vjedhe, atëherë ndoshta une nuk e kuptoj gjuhen e tyre, duhet te konsultohemi me ndonjë gjuhetar.

E dyta: Edi o eshte hajdut, o nuk eshte, dakort? Nuk mund te thuash qe te gjithë e dine se ai vjedh, por prape te gjithë nuk e dine. That's bullshit. O ka vjedhur, o nuk ka vjedhur, dhe shumica mendojne se ka vjedhur. Nuk do merrem me loje fjalesh tani, se nuk jemi avokate&amp;#8230;

E treta: Une kam po aq zell per t'i mbushur mendjen forumistave, sa c'keni ju zell dhe pasion per te mos e pranuar faktin qe Edi Rama po luan me mendjen tuaj dhe te këtyre sipër; nuk do te mund te ndodhte ndryshe, jam i sigurt qe ju nuk do te nderroni mendje, sepse do te pranonit qe nje &quot;intelektual&quot; i ri si ju po GENJEHET e MASHTROHET nga nje hajdut!

Jam i sigurt qe edhe po u denua (megjithëse Edi dhe shoket e tij po bejne te pamunduren per te fshehur provat e krimeve te tij), ju thjesht nuk do ta pranoni, do te thoni se e kane fajin 6-mujoret, ishte politike, ai beri dicka per Tiranen, etj, etj.

Sa per ndryshimet qe permendet, une nuk e di per cfarë e keni fjalen; permiresim i jeteses, apo thjesht gjera te bukura per t'i pare me sy???? Gjera te bukura ka bërë edhe Sadami, e keni pare sa i bukur eshte Bagdati? Kjo besoj eshte shume domethenese, apo jo?
 

lysien shardon

Primus registratum
Re: Edi Rama ne Prokurori

Respektoj mendimin tend ,Alibaba,por le te presim si do rrjedhin gjerat dhe le te shpresojme se hajdutet,te gjithe ,do vene ne burg(pak absurde apo jo?).
 

gfm73

Primus registratum
Re: Edi Rama ne Prokurori

Alibaba, me duket se je keqkuptuar ne lidhje me shkrimin tim te fundit dhe shembulli qe ti sjell nuk ka te beje aspak me ate cka shkruhet. Nese ti me te vertete mund te jeshe aq i bindur per cka edi akuzohet, atehere eshte e drejte e jotja personale qe te shprehesh ne ate menyre kunder tij. Po te flasim me gjuhen e Ligjit, qe edi te deshmohet se eshte hajdut duhet qe faktet (provat) e paraqitura nga akuzuesi te vertetohen. Dhe, e perseris ate cka kam thene ne shkrimet e meparshme, nese humbet besimi ne organet per vendosjen e drejtesise atehere ne kete mes ka hile (bile hile te madhe) dhe mbrojtja e figures se edit do te thot te mbulosh nje faj te madh, te cilin (faj) edi mund ta kete barre mbi shpinde.

Nuk jam kundra kur ti permend ne lidhje me cka te tjeret flasin per ndryshimet qe mund te kete bere edi ne Tirane. Sepse fundja e fundit ndryshimet ne dukje (sa per sy e faqe...) nuk mund te jene deshmi e punes se mire, por thjesht mbulim para syve te miletit te te keqijave (te medha) qe edi mund te bejne me punen e tij zyrtare.
 

Elsi

Forumium praecox
Re: Edi Rama ne Prokurori

Gmf 73,

tek shkrimi im, une i referohesha ketij pohimi qe keni postuar ju: &quot;Nqs me te vertete Edi Rama eshte i korruptuar dhe po luftohet qe te hiqet, por kush eshte ajo figura tjeter qe don ta zevendesojne edin?&quot;. Nqs kjo qe keni postuar eshte ajo qe keni dashur te thoni, atehere i qendroj asaj qe kam shkruar edhe une...

Per sa i perket LIGJIT, une nuk kam nevoje qe drejtesia te me tregoje se cfare vjedhjesh ka bere Edi Rama, sepse atij i ka dale &quot;boja&quot; me kohe (kete gje besoj mund ta shihni edhe ju vete kur dilni neper Tirane, apo jo), akuzat dhe procesin ia kane bere me kohe shume media dhe emisione investigative si AJSBERG. Mesa duket te gjithe i harrojme keto gjera te vogla...

Lysien, une nuk besoj se eshte absurde te mos i lejosh nje njeriu te vjedhe parate e tua. Nuk besoj se Edi Rama do te denohet (kjo mund t'ju gezoje ju dhe shume te tjere...), sepse drejtesia shqipare eshte e korruptuar, e politizuar etj etj. Por mendoj se e vetmja menyre per ta ndaluar kete hajdut eshte te mos i japesh voten, dhe nqs nuk ka alternative tjeter, atehere te mos votosh fare, keshtu te pakten nuk do te kesh vrarje ndergjegje, sic kemi patur keto 12 vjet.
 

gfm73

Primus registratum
Re: Edi Rama ne Prokurori

shkruar nga Alibaba
<span style="font-weight: bold">tek shkrimi im, une i referohesha ketij pohimi qe keni postuar ju: &quot;Nqs me te vertete Edi Rama eshte i korruptuar dhe po luftohet qe te hiqet, por kush eshte ajo figura tjeter qe don ta zevendesojne edin?&quot;. Nqs kjo qe keni postuar eshte ajo qe keni dashur te thoni, atehere i qendroj asaj qe kam shkruar edhe une...</span>
___________________

Pyetja ime ne thelb qendron tek kjo, nese me te vertete kjo lufte per te hequr edin behet se i eshte gjetur figura e kundert e tij (njeriu i pakorruptuar)? Se fundja e fundit nqs edi neser do te hiqet, nje tjeter duhet ta marrin postin e tij, apo jo?. Me qene se vete Partia qe edi perfaqeson nuk eshte ne gjendje te gjejne nje figure 'me te mire' atehere jane forca te tjera politike qe duhet ta bejne kete (nqs jane ne gjendje dhe kane njerez te paster).

-----
shkruar nga Alibaba
<span style="font-weight: bold">Por mendoj se e vetmja menyre per ta ndaluar kete hajdut eshte te mos i japesh voten</span>
________________

Eshte shume e drejte per cka thoni me lart dhe i ketij mendimi duhet te jene te gjithe ato qe kerkojne t´i ndalojne doren hajdutit. Por, duke qene se DREJTESIA ne vendin tone eshte e korruptuar dhe e politizuar (ashtu sic edhe ju me te drejte thoni), atehere ne shqiptareve nuk na jepet mundesia te perdorim alternativen tjeter te zgjedhjes se nje figure te paster. Dhe duke qene keshtu, atehere per shume njerez (e drejte edhe kjo ne princip) mbetet mosmarrja pjese ne votim.
 
Top