Edi Rama kandidat per kryetar te PS!

RobertdeNiro

Primus registratum
Re: Edi Rama kandidat per kryetar te PS!

DFV
Lexo keto rreshtat e marra tek "Shekulli"


TIRANE - Një grup prej 35 deputetësh të opozitës kanë firmosur dhe dorëzuar në Kuvend një kërkesë me qëllim ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar për të verifikuar akuzat e ngritura në media ndaj kryeministrit Nano sipas të cilave, ky i fundit është shkaktar i një aksidenti automobilistik të ndodhur në vitin 2001 në Shkallnuer të Durrësit, ku gjeti vdekjen shtetasi Petrit Islami...


E mete eshte kjo???

Te shtypesh i pire dike me makine dhe te arratisesh nga vendi i aksidentit kjo denohet ne te gjithe boten me minimumi 5 vjet burg.

Ta fshishe kete ngjarje nga dosjet e policise me fuqine qe te ka dhene vota e vjedhur e popullit,shqiptare kjo eshte krim .
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Edi Rama kandidat per kryetar te PS!

ooooo

me ne fund u kthyem tek aksiomt e isakut

vetem qe akoma nuk me je pergjigjur - nano me ramen jane kundershtare apo jo???

nese jo
pse u kthye vendimi i zgjedhjeve??? (apo pranon qe gjykata eshte e pavarur)

jane apo nuk jane kundershtare????

po - jo
 

DFV

Primus registratum
Re: Edi Rama kandidat per kryetar te PS!

Isako, kush foli qofte edhe nje fjale te mire per Nanon,bile diku me larte une jam shprehur se Berisha gjate 6 vjeteve ne presidence(nenkupto ne pushtet)te vetmen gje te mire qe ka bere eshte futja ne burge e hajdutit Nano.Megjithate ,te pakten per Ne te rinjte,ka ardhur koha te mos e shohim drejtimin e Shqiperis ne bardhe e zi nga politika e sotme.
 

tea2003

Primus registratum
Re: Edi Rama kandidat per kryetar te PS!

E di qe do ishte nje kthim ne mesjete po per mua Nano me Berishen duhet te digjeshin ne turren e druve, Maskarenj te pashembullt..kane ngujuar veriun dhe kane hedhur ne ere jugun. Jemi fatkeqe per keta njerez...qe me jetegjatesine e tyre neper postet drejtuese kane provuar se pikerisht ata jane koka e krimit ne Shqiperi dhe pergjegjesit kryesore te fatkesive tona si komb per 13 vitet e fundit.Te semure psiqike qe vuajne nga delire madheshtie dhe po na marrin ne qafe dite pas dite,duke rrenuar shpresen tone per t'u kthyer ne atdhe dhe duke nxire jeten e prinderve tane qe kemi lene atje. Thyefshin qafen te dy nje ore e me perpara qe te shpetojme.
 

tea2003

Primus registratum
Re: Edi Rama kandidat per kryetar te PS!

e kam thene edhe me lart qe jam pro Edit. Edhe nqs nuk fiton,(gje qe ka shume te ngjare) te pakten u tregon njerezve qe kane nje koke mbi shpatulla e qe duhet ta vene ne perdorim sa me pare. Dhe mjaft me idiferentizem, e denojme veten tone me humbje akoma pa u futur ne loje.
 

fjorent

Primus registratum
Re: Edi Rama kandidat per kryetar te PS!

Degjova nga dikush qe propozimet e Rames nuk jane origjinale por te kopjuara nga jashte.
Po nuk thua shyqyr se deri tani kemi pasur parti qe vetem ne fjalime jane demokratike kurse ne themel jane te krimbosura me mendesi diktatoriale?
pO SHYQYE QE ME NE FUND ME 10 VJET VONESE DIKUSH KUJTOHET TE FUSE FRYMEN PERENDIMORE EDHE NE PARTITE SHQIPTARE.
Megjithese kam shume dyshime qe keto ide te hyjne ne trurin injorant te militanteve qe therrasin rrofte kryetari qofte ne PD e qofte ne PS.
 

DFV

Primus registratum
Re: Edi Rama kandidat per kryetar te PS!

Per mendimin tim ,ja vlen qe Edi Rama te rikonfirmohet si kryebashkiak i Tiranes ne zgjedhjet e 28 dhjetorit.
E para ,eshte puntore i pa lodhur per te bere me te miren.
Se dyti,paraqet alternativa te qarta,te prekshme dhe te arritshme.
Se treti,qendron me afer ne mendime, me brezin e ri qe eshte e ardhmja e vendit ,krahasuar me kundershtarin e tij.
Se katerti,eshte organizator i perkryer ne te gjitha punet qe merr persiper.
Se pesti,eshte i paepur,trim dhe eshte i gatshem te perballet me kedo.
Se gjashti, nuk i ndan fjalet nga veprat me gjithe pengesat qe i dalin perpara.
Dhe tjetra, eshte Burre dhe jo qaraman,jam i sigurt se ne se do te humbiste betejen me kundershtarin(perjashto Berishen te cilin e konsideron armik)do ti shtrengonte doren.
Mund te kete edhe shume te tjera te mira ,por edhe te meta te cilat nuk mungojne tek njeriu.
 

Lu

Primus registratum
Re: Edi Rama kandidat per kryetar te PS!

Mendoj se Rama duhej te krijonte nje parti, packa se ne Shqiperi jane nja 45 te tilla me sa di une, te gjitha jashteqitje te PP. Anetarsimi i tij ne PS me duket i nxituar, sepse mendoj se ai nuk ka asgje te perbashket me anetaret delegate te Kongresit te PS-se qe fatkeqsisht me brohoritjet e tyre marksiste-leniniste na rizgjuan imazhe te perjetuara vite me pare. Rama nuk duhej te kandidonte per kryetar te PS-se, ai nuk mund te jete kryetar i luftes se eger per pushtet Nano-Meta.Ai eshte administrator i Bashkise se Tiranes dhe nuk mund te administroje Kucedren Nano-Meta, qe per hir te thithjes se fondeve lepinte here njeren koke te Kucedres here tjetren. Rames i duhet akoma shume pune per te bere ne Tirane ne menyre qe te krijoje partine e tij, sepse me punen qe eshte bere ne Tirane ai ka krijuar mbeshtetesit e tij dhe me punen qe do te beje ne 3 vitet e ardhshme,do te kete mbeshtetjen me te plote per te krijuar partine e tij.Per kete mendoj se anetarsimi i tij ne PS eshte shume i nxituar.
 

DFV

Primus registratum
Re: Edi Rama kandidat per kryetar te PS!

Une mendoj se Rama beri mire qe u organizua ne radhet e PS sepse.
-PS eshte nje parti(megjithese marksiste ne organizim dhe ndoshta ne mendim)ku egziston mendimi ndryshe,nga ku Edi Rama mund te cfaq hapur mendimet e tij dhe pa rrezikuar perjashtimin sic mund te ndodh ne PD e Sales.
-Nepermjet PS tani Rama e ndjen veten me te mbrojtur nga sulmet e Berishes dhe rrugacve te tij qe mund te shkonin deri tek dhuna fizike.
-Duke qene se per rreth 6 vjet Rama ka punuar dhe ka pasur rezultate te mira per interes te PS nuk kishte pse te mos i shfrytezonte ato ne interes te tij.
-Duke milituar ne radhet e nje parte te madhe ne numer antaresh Edi Rames i jepet mundesia per shnderrimin dalngadal te kesaj partie ne nje parti moderne te tipit demokratike perndimore .
-Duke besuar se Edi Rama eshte nje personalitet me vizion te gjere per te ardhmen e vendit(Shikoni ndryshimet ne Tirane)mund te mendohet se mbas disa vitesh ai mund te synoj postin e kryeministrit te vendit gje e cila do te ishte me interes per vendin.
-Ndryshimi i nje partie si PS ne parti e tipit perndimor do te bej qe te kete suksese,kjo gje nuk mund te le pa sjelle edhe ndryshimin e PD e cila tani nen diktatin e Berishes nuk eshte gje tjeter pervec se nje partie Leninist-Staliniste.
-Kjo do te sillte jo vetem demokratizimn e vendit,por edhe nje zhvillim ekonomik normal te tij.
 

Billy

Primus registratum
Re: Edi Rama kandidat per kryetar te PS!

KURSE UNE MENDOJ QE E VETMJA ZGJIDHE PER SHQIPERINE VJEN NGA INTELEKTUALET SHQIPTAR QE JANE DUKE STUDIUAR NE PERENDIM .ATO QE JANE NE SHQIPERI NE QEVERI APO NE OPOZITE JANE NJELLOJ BASHKE ME TO DHE EDI RAMA,dmth jane .. hiqja lenes e veja prenes,,,,
 

DFV

Primus registratum
Re: Edi Rama kandidat per kryetar te PS!

Fillimisht postuar nga Billy:
[qb] KURSE UNE MENDOJ QE E VETMJA ZGJIDHE PER SHQIPERINE VJEN NGA INTELEKTUALET SHQIPTAR QE JANE DUKE STUDIUAR NE PERENDIM .ATO QE JANE NE SHQIPERI NE QEVERI APO NE OPOZITE JANE NJELLOJ BASHKE ME TO DHE EDI RAMA,dmth jane .. hiqja lenes e veja prenes,,,, [/qb]
Billy, dakorte me ty deri ketu,por nga ana tjeter une dua te pyese edhe sa kohe u duhet te presin shqiptaret qe ti vine intelektualet e shkolluar ne perendim dhe te ndertojne nje qeveri e cila do te realizonte enderrat e tyre.
Sot fola ne telefone me te afermit e mij ne Vlore, ishn teper te indinjuar te pa duruar,te pa pune ,ngrene dhe veshur keq dhe te gjitha keto poshteresira ata ua detikojne politikanve hajdut,matrapaz e mafjoz te te gjitha partive te cilet thjeshte punojne per te mbushur xhepat e tyre.
Ne kete aspekte c'fare u duhet vlonjateve psh te presin sa te vine studentet nga jashte dhe te vazhdojne te vidhen pa meshire nga hajdute fare te pa moralshem si Nano dhe Berisha me kompani apo te zgjedhin per udheheqes nje personalitet me te besuar dhe qe ka dhene prova se di te punoj ete kete sukses si psh Edi Rama???????
 

Billy

Primus registratum
Re: Edi Rama kandidat per kryetar te PS!

DFV,shqetetesimi yt eshte mese i drejte ,por problemi eshte se ne shqiperi nuk ke kujt ti besosh sepse e dine qe ne postin ku jane jan sot e nuk jane neser.kam takuar nje profesor qe kam pas ne universitet ne shqiperi,ne rinas ne vitin 1995 ishte ambasador ne SHBA,sot eshte mesues 8-vjecare ne elbasan. kusurin e kupton vete
thumbsup.gif
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Edi Rama kandidat per kryetar te PS!

Fillimisht postuar nga fjorent:
[qb] Degjova nga dikush qe propozimet e Rames nuk jane origjinale por te kopjuara nga jashte.
Po nuk thua shyqyr se deri tani kemi pasur parti qe vetem ne fjalime jane demokratike kurse ne themel jane te krimbosura me mendesi diktatoriale?
pO SHYQYE QE ME NE FUND ME 10 VJET VONESE DIKUSH KUJTOHET TE FUSE FRYMEN PERENDIMORE EDHE NE PARTITE SHQIPTARE.
Megjithese kam shume dyshime qe keto ide te hyjne ne trurin injorant te militanteve qe therrasin rrofte kryetari qofte ne PD e qofte ne PS. [/qb]
pikerisht ketu qendron ndyshimi i ideve origjinale nga ato te kopjuara

origjinalet lindin ne ambientin ku do te aplikohen, kane brenda tyre edhe menyren e zgjidhjes se problemeve te aplikimit (si tu futesh ne mendje atyre injoranteve se ajo eshte rruga e drejte) dhe marrin parashysh tejkalimin e rezistances ndaj mendimeve te reja (rezistenca eshte normale se ndryshojne rraportet e pushtetit te kosoliduara)

Nese mendimet jane te kopjuara ...

KUJDES - ky arsyetim mund te coje ne pesimizem !!!!!!
permiresimet DUHEN bere por, si thote populli, SIPAS VENDIT BEHET KUVENDI
 
Top