Edi Rama kandidat per kryetar te PS!

RobertdeNiro

Primus registratum
Re: Edi Rama kandidat per kryetar te PS!

Doni s`doni Tosi do fitoj.

Edi mos te ankohet per manipulime,pasi po ky Fatos dhe po kjo PS jane ato qe i dhane fitoren ne Tirane,me te tilla manipulime.

Qe Fatosi me Salen e duan pushtetin kjo eshte me se llogjike.
Fale atij pushteti,Tos Viagra po fle me ate alamet Baxhelle. <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" />

He se desh harrova.
Janari nuk e ze PS te pandare.
lol.gif
 

ariola

Primus registratum
Re: Edi Rama kandidat per kryetar te PS!

gene,ti je nje vezhgues i "jashtem",i mprehte dhe depertues,por ti krijon nje ide jo-objektive per arsye se natyrisht populli i thjeshte nuk i di te gjitha.une nuk mund te zgjatem me shpjegime te hollesishme ne lidhje me ate si rrodhen ngjarjet ne shqiperi midis '92-'97.historia do ta beje kete.

gjithsesi,ne keto momente besoj e kupton qe esencialisht pushteti ka te beje me pasurine.sipas te madhit kardinal Richelièu:ai qe ka te drejte,nese eshte i dobet, me shume veshtiresi do te perpiqet ti beje balle atij qe eshte i forte(e thene shqip,qe ka leke).

shoku fatos nano eshte shume i afte profesionalisht,por eshte me shume i dhene pas qefeve.ka qene teper i ndrojtur dhe rrinte vetem me rexhinen.burgu e ka zhvleresuar shume si njeri.

sa per shokun Edi Rama ai ka qene edhe me perpara pjese e nomenklatures,por gjithmone ka e ka deshiruar me gjithe shpirt shnderrimin e fytyres se vendit.une nuk arrij ta kuptoj se si mund te kete shqiptare qe e mohojne realitetine punes qe ka bere ai ne tirane dhe te duan ta shohin ne burg,apo edhe me keq.

per tipa me kapacitetin cerebral te isaac newton mund te thuhet qe kane ate qe meritojne.
 

RobertdeNiro

Primus registratum
Re: Edi Rama kandidat per kryetar te PS!

ariola (apo jonida)

Mos rri me u gerric se nuk e ke mire <img src="/pf/images/graemlins/mad.gif" alt="" />

Mos kujto se do perfitosh ndonje gje nga Edi Rama,pasi ai e do per vete ate qe do ti.
Po ai ate do e gjeje kur ta fusin ne burg si hajdut.
Bile mua me duket se ai sikur per kete e kerkon, me padurim burgun. <img src="/pf/images/graemlins/wink.gif" alt="" />
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Edi Rama kandidat per kryetar te PS!

nuk ju duket se eshte e mundur qe ky te jete nje veprim i nanos kunder rames (per te treguar qe pa mbeshtetjen e tij nuk behej tirana)


Energjetika
Tiranë, KESH-i aksion për ndërprerjen e energjisë në ambientet publike

Borxhi që ndërmarrja e ndriçimit publik i ka kësaj korporate ka bërë që qytetarët t’i shoqërojë errësira edhe në bulevarde


Florian Papadhimitri / Data (20-11-2003)


Borxhi prej 25 milionë lekësh që ndërmarrja e ndriçmit publik Tiranë i ka Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) po lë në errësirë të plotë rrugët dhe bulevardet kryesore të kryeqytetit. Dega e shitjes dhe ajo e shpërndarjes e KESH-it Tiranë kanë nisur një aksion dy ditë më parë për ndërprerjen e energjisë elektrike në rrugët e kryeqytetit. Ndërprerja e energjisë ka nisur fillimisht përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, duke vazhduar ditën e djeshme përgjatë Lanës, Rrugës së Durrësit, bulevardit “Zogu I”, zonës së “Bërrylit” deri tek blloku “Vasil Shanto”. Të vetmit që po vuajnë këtë problem mes KESH-it dhe ndërmarrjes së ndriçmit publik janë qytetarët e Tiranës. KESH-i është një korporatë shtetërore, ndërmarrja e ndriçmit po ashtu, kështu që mes të dyjave duhej të ishte gjetur një kompromis, pasi këto lloj sanksionesh dhe presionesh nga ana e korporatës elektroenergjetike nuk bëjnë gjë tjetër po rëndojnë vetëm te qytetarët, të cilët janë taksapagues.
Në njoftimin për shtyp të bërë ditën e djeshme nga drejtoria e përgjithshme e Korporatës Elektroenergjetike është bërë e ditur se ndërmarrja e ndriçimit publik të qytetit të Tiranës ka katër vjet që nuk ka paguar detyrimet e saj në arkat e KESH-it. Të dhënat e KESH-it tregojnë se ndërrmarrja e ndriçimit publik Tiranë e ka filluar debinë e saj që prej periudhës 1996-1997, periudhë në të cilën ka shpenzuar në vlertë monetare 6 milionë lekë. Ky borxh është thelluar më tej gjatë viteve 2000, 2001 dhe 2003 (përfshirë edhe muajin tetor), ku në total ky borxh ka arritur në rreth 25 milionë lekë.
Sipas burimeve të Korporatës Elektroenergjetike dhe Degës së Shpërndarjes të Tiranës ka pasur paralajmërime për prerjen e energjisë elektrike tek të gjithë debitorët, si ata privatë dhe shtetërore. Drejtuesit e KESH-it kanë deklaruar se gjenden nën presionin e donatorëvë të huaj për të rritur arkëtimin e energjisë elektrike dhe zvogëluar humbjet e saj në këmbim të financimit të projekteve të mëdha në energjitikë. Si rezultat i qëllimeve të përmbushura me shumë përpjekje gjatë muajve të fundit, u bë i mundur së fundi edhe financimi i fazës së parë të ndërtimit të TEC-it të Vlorës prej 120 milionë dollarësh.
 

RobertdeNiro

Primus registratum
Re: Edi Rama kandidat per kryetar te PS!

Fillimisht postuar nga gene:
[QB] nuk ju duket se eshte e mundur qe ky te jete nje veprim i nanos kunder rames (per te treguar qe pa mbeshtetjen e tij nuk behej tirana)


gene

Ashtu eshte.Nano e ben ekstra per ti treguar Rames se pa Nanon Edi Rama do ishte duke shitur ikona rrugeve te Parisit.

Por meqenese jo cdo njeri e kupton kete veprim kaq shpejt,rruget e Tiranes do rrine edhe ca dite pa drita.
Derisa te gjithe ta kuptojne idene e Nanos dhe derisa kryetari i bashkise Tirane te mos bredh sa ne Mallakaster e sa ne Vlore,por te merret me dritat e qytetit te tij.
 

RobertdeNiro

Primus registratum
Re: Edi Rama kandidat per kryetar te PS!

Nëse pas 12 dhjetorit, socialistët nuk do të zgjidhin dot kontraditat mes tyre, atëherë zgjedhjet e parakohshme mund të jenë një mundësi. Kështu thuhet në raportin që mbajti dje ambasadori i OSBE-së Osmo Lipponen në Këhsillin e Përhershëm që u mbajt në Vjenë.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Edi Rama kandidat per kryetar te PS!

Kryebashkiaku dhe kandidati për kreun e PS-së shpalos alternativën e tij në konferencën e Burrelit

Rama: Të reformojmë PS, ndryshe kalojmë në opozitë

“Nuk mund t’i sjellim PS-së këtë tkurrje elektorale siç ia sollëm ne vetë me konfliktet tona”

Gjergj Marku

BURREL- Kryebashkiaku dhe kandidati për postin e kryetarit të PS, Edi Rama deklaroi dje në konferencën e zhvilluar në Burrel se pushteti socialist rrezikon të kalojë në opozitë në rast se PS nuk do të reformohet “Qëndrimi im personal lidhet me atë se unë jam i vetëdijshëm për rrokullisjen e maxhorancës së sotme, për tatëpjetën ku ka hyrë qeverisja jonë. Jam shumë i vetëdijshëm pë rrezikun që e kemi prapra derës, që është dorëzimi i pushtetit të socialistëve. Për këtë arsye na duhet një parti e reformuar, një parti ku strukturat e partisë në qendër dhe në të gjitha qytetet të kenë shumë më tepër fuqi në vendimmarrje, dhe mbi të gjitha të jenë shumë më të lidhura njera me tjetërn. Ne kemi nevojë për një parti ku debati ballafaqimi, mendimi i ndryshëm të jetë pjesë e jetës së përditshme, një parti ku njerëzit tanë të mos jenë të diskriminuar”, -tha dje Rama. Kryebashkiaku i Tiranës duke folur para delegatëve matjanë theskoi se, “nga ky proces të dalim me një program të ri, të dalim me një filozofi të re jo vetëm për t’i dhënë dorën njëri- tjetrit, sepse pajtime të tilla kemi bërë dhe nuk kanë funksionuar, por të rigjejmë kurajon për të pasur sensin vetëkritikues për gjithçka, që nuk kemi bërë mirë”. Rama shfaqi mendimin se ushtrimi i pushtetit të tanishëm është një shërbim ndaj socialistëve të thjeshtë. “Nëse ne kemi humbur besimin se kjo mund të ndodhë atëherë ka dy rrugë, ose ta rigjejmë këtë besim ose duhet të dorëzojmë pushtetin, gjë që do të ketë kosto të jashtëzakonshme për vendin tonë”, -tha ai Kryebashkiaku shtoi se rezultati i zgjedhjeve për 12 Tetorin duhet të pasohet me reflektim nga strukturat e PS-së. Rama bëri thirrje për bashkim dhe jo për përçarje të mëtejshme. “Ne nuk mund të fshihemi prapa gishtit dhe nuk mund të bëjmë sikur rezultati i 12 dhjetorit ishte një rezultat tjetër nga ai që në fakt është. Jemi akoma në kohë për t’i dhënë zgjidhje krizës sonë. Bashkarisht duhet të pranojmë se jemi në krizë. Nuk mund t’i sjellim PS-së këtë tkurrje elektorale siç ja sollëm ne vetë me konflitet tona jo parimore me akuzat tona vulgare në drejtim të njëri- tjetrit në kompromiset tona përsëri jo parimore dhe me një qeverisje që tek fundit u katandis në një pazar në qendër të Tiranës”, -tha ai. Kryebashkiaku Edi Rama theksoi se ka ikur koha e deklarateve që çfarë është bërë për PS në të shkuarën. “Është e kotë që të rrimë dhe t’i tregojmë njëri- tjetrit se kush ka vuajtur më shumë për PS, kush ka dhënë më shumë kontribute për PS, kush bënte çfarë në vitin ‘90, ‘96, në ‘97 apo në vitin 2000. Kjo nuk është gjë tjetër veçse çështja e dreqit që na ka hyrë në bark. Ne nuk duhet të shikojmë njeri tjetrin si armiq dhe si rrezik, por ne duhet të kuptojmë që vetëm me njëri- tjetrin ne mund t’i bëjmë ballë kësaj krize. Ne duhet të gjejmë vlerat pozitive, ne duhet të gjejmë forcën për të rishfaqur potencialet tona morale dhe intelektuale dhe për të dalë nga kjo rredhojë e krizës që është një konfliktualitet që për dy vjet e gjysmë na pengon të qeverisim sa dhe si duhet Shqipërinë”, -tha ai
Kryebashkiaku theksoi se “ai ka dalë në rrugë që të shoh me shumë shqetësim politikën shqiptare dhe në veçanti atë të PS”. “PS është e kufizuar brenda bulevardit të Tiranës sepse qeverisja jonë nuk është më në gjendje që t’u japë përgjigje shqetësimeve të mijërave socialistëve të thjeshtë, gjë që unë e konsideroj një shkëputje të elitës së partisë nga baza socialiste dhe një shkëputje të PS në tërësi nga realiteti i saj”, -tha ai Rama bëri thirrje dje edhe për afrimin e brezit të ri dhe intelektualëve.


23/11/2003
KATEGORIA: Politikë
www.shekulli.com.al
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Edi Rama kandidat per kryetar te PS!

vazhdon fushata e Rames


Kryetari i Bashkisë së Tiranës ka zhvilluar dje një takim me socialistët e Vlorës në pallatin e kulturës “Labëria”

Rama: Ta largojmë PS-në nga dështimi i pashmangshëm


Shekulli

VLORE – Kryetari i Bashkisë së Tiranës dhe kandidat për kryetar i Partisë Socialiste Edi Rama, zhvilloi dje, në një nga sallat e pallatit të kulturës "Labëria", në qytetin e Vlorës, një takim me anëtarë të PS-së si dhe simpatizantë të tij nga ky qytet. Në këtë takim Rama sqaroi të pranishmit për vendimin e tij për t'u përfshirë në garën për kryetar i PS-së. "Jam në rrugën e duhur edhe për të gjithë ata socialistë të thjeshtë, që nuk kanë harruar ato që kanë pësuar gjatë kohës që vendi udhëhiqej nga lideri i opozitës së sotme dhe për të cilët nuk është shumë komode perspektiva e kalimit në opozitë", -tha Rama në fjalën e tij. Për të, vendimi i mësipërm nuk është pjesë e ambicjeve personale, por "rrjedhojë e koncepteve të tij për domosdoshmërinë e ndryshimeve dhe korrigjimeve në Partinë Socialiste, për ta larguar atë nga rruga e një dështimi të pashmangshëm". Nëse ndokush në hierarkinë e lartë të Partisë Socialiste e ka fare të lehtë ta imagjinojë kalimin në opozitë, unë mendoj se gjithë anëtarësia socialiste, të gjithë socialistët e thjeshtë mbështetësit dhe simpatizantët tanë, nuk e kanë dhe aq të lehtë ta përfytyrojnë rikthimin në kohën e linçimeve për arsye të përkatësisë partiake, rikthimin në kohën e pushimeve masive nga puna për shkak të përkatësive partiake dhe rikthimin në kohën e një revanshi absurd që e kemi mirë parasysh se sa ju kushtoi të gjithëve ju, se sa i kushtoi anëtarësisë socialiste në periudhën ’92-‘97. Në këtë rrugë, tha Rama, ka vetëm një shpëtim, hapja e dyerve të strukturave të larta të partisë për debatin, ballafaqimin dhe shkëmbimin e ideve dhe shqetësimeve me të gjithë anëtarësinë. “Unë nuk arrij ta kuptoj se si konkurrenca brenda për brenda një familje politike, mund të jetë një shkak për hidhërim, për fjalë të pamenduara dhe të lëshuara me shigjeta helmi ndaj njëri-tjetrit, për duele, u shpreh Rama. “Unë e shoh konkurrencën brenda partisë si një garë ku gjithsecili kërkon të ofrojë më të mirën dhe ku ambicja për të bërë më të mirën jo vetëm nuk shikohet si një karrierizëm i sëmurë, por shikohet si një shërbim ndaj partisë, dhe për më tepër garën me synim për të dalë në krye të një strukture e vogël apo e madhe qoftë kjo, unë e shikoj si një garë për t’i shërbyer anëtarësisë dhe vendit dhe jo si një garë për të marrë një kolltuk, nga ku mund të dominosh të tjerët, nga ku mund të krijosh klane dhe grupe të mëdha apo të vogla në qendër apo në qytetet e tjera, dhe pastaj nëpërmjet këtyre klaneve dhe grupeve të nxjerrësh përfitimet e sundimtarit, por nga ana tjetër të tkurrësh në mënyrë të vazhdueshme partinë, për shkak të faktit se qytetarët e shihnin atë gjithmonë e më shumë si një sekt njerëzish të izoluar nga realiteti dhe elektorati”, - deklaroi Rama.
Qeverisja vendore

<span style="font-weight: bold">Nga Vlora, kryebashkiaku Edi Rama i ka kthyer përgjigje edhe kryeministrit Nano, i cili një ditë më parë i tha të merret me punët e bashkisë dhe jo të qeverisë. </span>

(mendoni tani faktin e prerjes se dritave ne bulevardin e tiranes)

;Ne jemi të destinuar të ngecim nëse nuk arrijmë të kuptojmë se qeverisja e Tiranës është e të gjithëve, se qeverisja e vendit është e të gjithëve dhe se nuk janë sinore të ndara, ku secili ruan bajrakun e vet, ashtu sikurse nuk janë sinore të ndara edhe kabinetet ministrore, edhe tryeza e përbërë nga shumë vende, po që është një tryezë e të gjithëve, sepse vetëm në këtë mënyë ne do të ndërtojmë një buxhet, ku fondet shpërndahen në bazë të një prioriteti, ne do të ndërtojmë politika ku pasi të shpërndajmë fondet të konsultohemi me anëtarësinë dhe t&amp;#8217;i shpjegojmë ato në mënyrë që ta kuptojnë mirë shqiptarët, ta kuptojmë mbështetësit tanë dhe qytetarët, sepse në këtë vit investuam këtu, këtu, këtu dhe jo aty, aty, aty&amp;#8221;, -nënvizoi Rama. Ai tha se &amp;#8220;është e pamundur që ne të jemi të shtrenjtë në krunde dhe të lirë në miell, ndërkohë që jemi të varfër, ndërkohë që buxheti ynë ëshë një buxhet modest, ndërkohë që e dimë shumë mirë që ne nuk mund t&amp;#8217;i zgjidhim të tëra problemet, por ama ne nuk mund të bëjmë sikur&amp;#8221;. Rreziku i dorëzimit të pushtetit është real. Kush nuk e shikon ose nuk ka interes ta shikojë, se mendon të mbarojë edhe disa punë përpara se të lëshojë pushtetin, është verbuar nga humbja e kontaktit me realitetin, tha Rama. &amp;#8220;Unë nuk mund të them që në 2003 ne mund të fshihemi pas komplimentave dhe fotove të rastit dhe takimeve ndërkombëtare, ndërkohë që gjithmonë e më të vështirë e kemi të marrim komplimenta nga qytetari shqiptar, nga socialisti i thjeshtë, i cili sot gjendet në një trysni shumë të madhe&amp;#8221;, -nënvizoi Rama. &amp;#8220;Ne nuk mund dhe nuk duhet të kthehemi në administratorë të mistereve të qeverisjes apo të biografive të njëri-tjetrit. Ne duhet të jemi sa të hapur aq dhe solidarë me njëri-tjetrit, një solidaritet që e ka bazën tek vetëdija, se një parti e madhe politike është një parti ku ai që mendon ndryshe është një shans dhe një pasuri për familjen tonë, dhe jo një skorje që duhet pastruar&amp;#8221;, -tha Rama


VLORE &amp;#8211; Kryetari i Bashkisë së Tiranës dhe kandidat për kryetar i Partisë Socialiste Edi Rama, zhvilloi dje, në një nga sallat e pallatit të kulturës &quot;Labëria&quot;, në qytetin e Vlorës, një takim me anëtarë të PS-së si dhe simpatizantë të tij nga ky qytet. Në këtë takim Rama sqaroi të pranishmit për vendimin e tij për t'u përfshirë në garën për kryetar i PS-së. &quot;Jam në rrugën e duhur edhe për të gjithë ata socialistë të thjeshtë, që nuk kanë harruar ato që kanë pësuar gjatë kohës që vendi udhëhiqej nga lideri i opozitës së sotme dhe për të cilët nuk është shumë komode perspektiva e kalimit në opozitë&quot;, -tha Rama në fjalën e tij. Për të, vendimi i mësipërm nuk është pjesë e ambicjeve personale, por &quot;rrjedhojë e koncepteve të tij për domosdoshmërinë e ndryshimeve dhe korrigjimeve në Partinë Socialiste, për ta larguar atë nga rruga e një dështimi të pashmangshëm&quot;. Nëse ndokush në hierarkinë e lartë të Partisë Socialiste e ka fare të lehtë ta imagjinojë kalimin në opozitë, unë mendoj se gjithë anëtarësia socialiste, të gjithë socialistët e thjeshtë mbështetësit dhe simpatizantët tanë, nuk e kanë dhe aq të lehtë ta përfytyrojnë rikthimin në kohën e linçimeve për arsye të përkatësisë partiake, rikthimin në kohën e pushimeve masive nga puna për shkak të përkatësive partiake dhe rikthimin në kohën e një revanshi absurd që e kemi mirë parasysh se sa ju kushtoi të gjithëve ju, se sa i kushtoi anëtarësisë socialiste në periudhën &amp;#8217;92-&amp;#8216;97. Në këtë rrugë, tha Rama, ka vetëm një shpëtim, hapja e dyerve të strukturave të larta të partisë për debatin, ballafaqimin dhe shkëmbimin e ideve dhe shqetësimeve me të gjithë anëtarësinë. &amp;#8220;Unë nuk arrij ta kuptoj se si konkurrenca brenda për brenda një familje politike, mund të jetë një shkak për hidhërim, për fjalë të pamenduara dhe të lëshuara me shigjeta helmi ndaj njëri-tjetrit, për duele, u shpreh Rama. &amp;#8220;Unë e shoh konkurrencën brenda partisë si një garë ku gjithsecili kërkon të ofrojë më të mirën dhe ku ambicja për të bërë më të mirën jo vetëm nuk shikohet si një karrierizëm i sëmurë, por shikohet si një shërbim ndaj partisë, dhe për më tepër garën me synim për të dalë në krye të një strukture e vogël apo e madhe qoftë kjo, unë e shikoj si një garë për t&amp;#8217;i shërbyer anëtarësisë dhe vendit dhe jo si një garë për të marrë një kolltuk, nga ku mund të dominosh të tjerët, nga ku mund të krijosh klane dhe grupe të mëdha apo të vogla në qendër apo në qytetet e tjera, dhe pastaj nëpërmjet këtyre klaneve dhe grupeve të nxjerrësh përfitimet e sundimtarit, por nga ana tjetër të tkurrësh në mënyrë të vazhdueshme partinë, për shkak të faktit se qytetarët e shihnin atë gjithmonë e më shumë si një sekt njerëzish të izoluar nga realiteti dhe elektorati&amp;#8221;, - deklaroi Rama.
Qeverisja vendore
Nga Vlora, kryebashkiaku Edi Rama i ka kthyer përgjigje edhe kryeministrit Nano, i cili një ditë më parë i tha të merret me punët e bashkisë dhe jo të qeverisë. &amp;#8220;Ne jemi të destinuar të ngecim nëse nuk arrijmë të kuptojmë se qeverisja e Tiranës është e të gjithëve, se qeverisja e vendit është e të gjithëve dhe se nuk janë sinore të ndara, ku secili ruan bajrakun e vet, ashtu sikurse nuk janë sinore të ndara edhe kabinetet ministrore, edhe tryeza e përbërë nga shumë vende, po që është një tryezë e të gjithëve, sepse vetëm në këtë mënyë ne do të ndërtojmë një buxhet, ku fondet shpërndahen në bazë të një prioriteti, ne do të ndërtojmë politika ku pasi të shpërndajmë fondet të konsultohemi me anëtarësinë dhe t&amp;#8217;i shpjegojmë ato në mënyrë që ta kuptojnë mirë shqiptarët, ta kuptojmë mbështetësit tanë dhe qytetarët, sepse në këtë vit investuam këtu, këtu, këtu dhe jo aty, aty, aty&amp;#8221;, -nënvizoi Rama. Ai tha se &amp;#8220;është e pamundur që ne të jemi të shtrenjtë në krunde dhe të lirë në miell, ndërkohë që jemi të varfër, ndërkohë që buxheti ynë ëshë një buxhet modest, ndërkohë që e dimë shumë mirë që ne nuk mund t&amp;#8217;i zgjidhim të tëra problemet, por ama ne nuk mund të bëjmë sikur&amp;#8221;. Rreziku i dorëzimit të pushtetit është real. Kush nuk e shikon ose nuk ka interes ta shikojë, se mendon të mbarojë edhe disa punë përpara se të lëshojë pushtetin, është verbuar nga humbja e kontaktit me realitetin, tha Rama. &amp;#8220;Unë nuk mund të them që në 2003 ne mund të fshihemi pas komplimentave dhe fotove të rastit dhe takimeve ndërkombëtare, ndërkohë që gjithmonë e më të vështirë e kemi të marrim komplimenta nga qytetari shqiptar, nga socialisti i thjeshtë, i cili sot gjendet në një trysni shumë të madhe&amp;#8221;, -nënvizoi Rama. &amp;#8220;Ne nuk mund dhe nuk duhet të kthehemi në administratorë të mistereve të qeverisjes apo të biografive të njëri-tjetrit. Ne duhet të jemi sa të hapur aq dhe solidarë me njëri-tjetrit, një solidaritet që e ka bazën tek vetëdija, se një parti e madhe politike është një parti ku ai që mendon ndryshe është një shans dhe një pasuri për familjen tonë, dhe jo një skorje që duhet pastruar&amp;#8221;, -tha Rama


&amp;#8220;Socialistët të pyeten për marrëveshjet&amp;#8221;

Rama u shpreh se, nuk është kundër marrëveshjeve me opozitën, por saktësoi se, &quot;është kundër atyre lloj marrëveshjeve që nuk i sjellin asgjë të mirë vendit dhe vetë PS-së&quot;. &amp;#8220;Unë e kuptoj se në një moment të caktuar politika kërkon qëndrime dhe kthesa të forta. Por unë dua t&amp;#8217;ju ngre ju një pyetje. A jeni pyetur ju socialistët e thjeshtë në Vlorë, apo kudoqoftë për paktin mes kryetarit tonë dhe kryetarit të opozitës? Natyrisht unë nuk jam kundër asnjë lëshmi ndaj opozitës, nuk jam kundër asnjë marrëveshje me opozitën, por jam kategorisht kundër lëshimeve dhe marrëveshjeve, të cilat anëtarësia e thjeshtë i merr vesh nga televizori ditën kur ato ndodhin, marrëveshjeve dhe lëshimeve të cilat nuk i sjellin asgjë të mirë Partisë Socialiste dhe vendit, marrëveshjeve dhe lëshimeve që bëhen në emër të parimeve por që rezultojnë si lëshim edhe marrëveshje që shënojnë tkurrjen e Partisë Socialiste, humbjen e besimit të anëtarësisë socialiste, ftohjen me elektoratin tonë dhe asgjë të mirë për vendin&amp;#8221;, -tha dje, në takimin me anëtarë të PS-së Rama. &amp;#8220;A mund të më thoni sot se cilat ishin të mirat e një marrëveshje të pakonsultuar me socialistët e thjeshtë? A mund të më thoni sot se cilat ishin reformat që erdhën pas kësaj marrëveshje? A mund të më thoni sot se cilat ishin përfitimet e Vlorës, Korçës e Shkodrës apo e kujtdo qyteti tjetër?&amp;#8221;, -ka pyetur ai, anëtarësinë. &amp;#8220;Unë personalisht, nuk kam parë ndonjë përfitim, ashtu siç nuk nuk kam parë edhe nga ato marrëveshje brenda nesh, që nuk janë bërë nën shenjën e vetëkritikës dhe marrjes së përgjegjësive individuale, por janë bërë nën shenjën e një kompromisi jo parimor dhe kështu duke marrë kthesa të tilla të cilat e thashë edhe njëherë, mund të shënojnë zhvillime historike brenda një force politike, por mund të shënojnë dështime historike brenda një force politike pa u konsultuar me anëtarësinë, pa hapur një debat brenda familjes sonë politike, nuk bëjmë asgjë tjetër veçse u themi socialistëve të thjeshtë, se ju na duheni ditën e zgjedhjeve, ju na duheni ditët e fushatave dhe pastaj dimë ne se ç&amp;#8217;bëjmë&amp;#8221;, -deklaroi Rama.


&amp;#8220;Himara, s&amp;#8217;mjafton të tundësh flamurin&amp;#8221;
Kandidati socialist për kreun e PS-së Edi Rama, pasi ka bërë një pasqyrë të situatës zgjedhore ka përmendur situatën në Himarë. &amp;#8220;A mjafton të tundësh flamurin kombëtar ditën e zgjedhjeve? A mjafton të artikulosh fjalorin patriotik ditën e zgjedhjeve, ku për katër vjet nga zgjedhja në zgjedhje s&amp;#8217;ke bërë asgjë, që atë ditë të jesh fitimtari&amp;#8221;, - ka pyetur ai. Rama tha se &amp;#8220;unë nuk e shoh humbjen e zgjedhjeve në Himarë nga Partia Socialiste si një humbje, e cila ka të bëjë me tjetër gjë përveçse me keqqeverisjen, me braktisjen e Himarës dhe të gjithë Bregut në mëshirën e fatit, me mungesën e projekteve dhe planeve konkrete, me mungesën e një rruge e cila nuk do t&amp;#8217;i shërbente dhe nuk do t&amp;#8217;i shërbejë atyre që jetojnë në Dhërmi, Vuno apo Himarë, por do t&amp;#8217;i shërbejë edhe atyre që jetojnë në Prishtinë dhe atyre që jetojnë në Shkodër, edhe atyre që jetojnë në Tiranë, do t&amp;#8217;i shërbejë edhe ekonomisë së vendit, pa vënë në diskutim se sa shumë do t&amp;#8217;i shërbejë ekonomisë së Bregut&amp;#8221;. &amp;#8220;Atëherë fshihemi prapa gishtit nëse duke tundur flamurin ditën e zgjedhjeve, nëse duke thirrur sloganet ditët e fushatave, harrojmë se fushata nuk është gjë tjetër, përveçse një parathënie e një libri që duhet shkruar gjatë viteve që njerëzit që të votojnë të vendosin në drejtim&amp;#8221;, -u shpreh kryebashkiaku i Tiranës Rama. E po kështu, tha ai, edhe sot me Tiranën, me Vlorën e qytetet e tjera ku kemi bërë një fushatë plot premtime dhe kur kemi hyrë në një mandat të ri qeverisës, pa pasur asnjë perspektivë të qartë se sa jemi në gjendje t&amp;#8217;i mbajmë këto premtime, se sa do të jemi në gjendje t&amp;#8217;i japim qyteteve dhe qytetarëve tanë atë që prej kohësh presin dhe kërkojnë.


Çfarë tha Rama në Vlorë


1. Kandidimi im nuk është aspak një hap i hedhur për shkak të një ambicjeje personale, por është një hap i hedhur në radhë të parë për të ngritur zërin e për t&amp;#8217;iu thënë të gjithë socialistëve të thjeshtë dhe të shquar, se rruga ku kemi hyrë është rruga e një dështimi të pashmangshëm
2. Unë nuk arrij ta kuptoj se si konkurrenca brenda për brenda një familje politike, mund të jetë një shkak për hidhërim, për fjalë të pamenduara dhe të lëshuara me shigjeta helmi ndaj njëri-tjetrit, për duele.
3. Unë nuk e shoh konkurrencën brenda partisë në të gjitha nivelet, qoftë si një konkurrencë, të dominuar nga ambicja për të sunduar në një strukturë të vogël apo të madhe nëpërmjet vënies së shkopinjve nën rrota njëri-tjetrit, nëpërmjet dëmtimit të imazhit të njëri-tjetrit, nëpërmjet kanosjes dhe shantazhit me njëri-tjetrin
4. Në këtë rrugë ka vetëm një shpëtim, hapja e dyerve të strukturave të larta të partisë për debatin, ballafaqimin dhe shkëmbimin e ideve dhe shqetësimeve me të gjithë anëtarësinë.
5. Unë nuk mund të rri pa thënë se nëse kemi arritur deri këtu, në një krizë qeverisjeje, të cilën çdo ditë mundohemi ta fshehim e mohojmë, duke kërkuar armiq të brendshëm, duke kërkuar forca të errëta, duke kërkuar grupe diversantësh brenda partisë, aq më shumë humbasim kohën dhe shanset për ta zgjidhur.
6. Nuk jam kundër asnjë marrëveshje me opozitën, por jam kategorisht kundër lëshimeve dhe marrëveshjeve, të cilat anëtarësia e thjeshtë i merr vesh nga televizori ditën kur ato ndodhin, marrëveshjeve dhe lëshimeve të cilat nuk i sjellin asgjë të mirë Partisë Socialiste dhe vendit
7. Nuk mjafton të tundësh flamurin kombëtar ditën e zgjedhjeve në Himarë, por duhen investime
8. Ne nuk mund dhe nuk duhet të kthehemi në administratorë të mistereve të qeverisjes apo të biografive të njëri-tjetrit
9. Ne jemi të destinuar të ngecim nëse nuk arrijmë të kuptojmë se qeverisja e Tiranës është e të gjithëve, se qeverisja e vendit është e të gjithëve dhe se nuk janë sinore të ndara, ku secili ruan bajrakun e vet, ashtu sikurse nuk janë sinore të ndara edhe kabinetet ministrore.
10. Rreziku i dorëzimit të pushtetit është real. Kush nuk e shikon ose nuk ka interes ta shikojë, se mendon të mbarojë edhe disa punë përpara se të lëshojë pushtetin, është verbuar nga humbja e kontaktit me realitetin.


24/11/2003
KATEGORIA: Politikë
 

RobertdeNiro

Primus registratum
Re: Edi Rama kandidat per kryetar te PS!

Bashkia e Tiranes i ka borxh KESH-it 250 000$.

Tos Qorri ka te drejte,kur thote qe Edi Rama le te merret me Bashkine e Tiranes.

Rrofte Tos Droga shkaterrimtari i PS. :rockband:
 

RobertdeNiro

Primus registratum
Re: Edi Rama kandidat per kryetar te PS!

Gazeta &quot;Panorama&quot; shkruan :
&quot;
...Ish-Presidenti i vendit Rexhep Meidani, rikthehet sërish në garën për postin e kryetarit të PS-së, pas një tërheqjeje të tij të përkohshme...&quot;


Do te thote ky vendim,qe Edvin Rama nuk do te jete kandidat per kryetar partie???


Ja cfar me shtyn te mendoj keshtu:

1)Edvini nuk i ka marre akoma 24 firmat e nevojshme,qe i lejojne atij kandidimin.
Megjithese ai shkon neper konferenca dhe mban miletin me qyfyre,kjo nuk e ben ate kandidat.

2)Rexhep Mejdani u terhoq nga kandidimi sapo mesoj se Rama do gjithashtu te kandidoj(oficiel ai e argumentoi terheqjen ndryshe,por kush di te lexoj ndermjet rreshtave e mori vesh se ai nuk donte qe votat e te pakenaqurve nga Tosi ti ndante me Ramen).
Kthimi i Mejdanit ne loje do te thote qe Edi nuk do lejohet te kandidoj pa 24 firma.

3)Mos ndoshta klani i Metes e kuptoj qe Rama nuk ishte nje kandidat kunder Nanos,por nje &quot;Kale Troje&quot; i futur nga Nano per te demtuar Mejdanin (d.mth klanin shtang-mathematik-fizik).


Uaaaaaaaaaaaaaaaaaauuuuuuuuuuuuuuuuu

PS nuk e shpeton dot me asgje nga ndarja.
Ju befte ajri droge dhe uji xhin atij qe po e realizon kete :rockband:
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Edi Rama kandidat per kryetar te PS!

Energjetika
KESH-i i rikthen, ndriçimin publik kryeqytetit

Pas një errësire tre ditore, ka filluar furnizimi me energji i bulevardeve të Tiranës, kjo ka ardhur pas premtimit të shumës prej 14 milion lekësh nga bashkia e Tiranës






Data (24-11-2003)


Rikthehet energjia elektrike në ambientet publike të Tiranës. Pas një mungese disa ditore të energjisë elektrike, për shkak të debisë prej 25 milion lekësh, bulevardet kryesore të kryeqytetit janë furnizuar sërish me energji elektrike. Sipas një marrëveshje të bërë para dy ditësh mes kryetarit të bashkisë së Tiranës, Edi Rama dhe drejtorit të përgjithshëm të KESH-it, Andis Harasani, shlyerja e detyrimit prej 25 milion lekësh do të fillojë ditën e sotshme. Në takimin e bërë para dy ditësh mes dy drejtuesve është vendosur që shlyerja e borxhit të bëhet pjesë pjesë, duke filluar me shumën prej 14 milion lekësh. Të mërkurën e shkuar (19 nëntor) dega e shitjes së Tiranës dhe ajo e shpërndarjes, në aksionin e ndërmarrë prej tyre, me qëllim ndëshkimin e konsumatorëve të energjisë elektrike, që nuk paguajnë, ka ndërprerë furnizimin me energji elektrike të bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Ndërsa një ditë më pas (20 nëntor), dega e shitjes ka lënë në errësirë të plotë trotuaret përgjatë Lanës, ato të Rrugës së Durrësit, bulevardit “Zogu I”, si dhe të zonës së “Bërrylit” deri tek blloku “Vasil Shanto”. Rikthimi i energjisë elektrike në ambientet publike, nga drejtuesit e Zonës së Shpërndarjes Tiranë ka ardhur pas marrjes së premtimit të marrë nga kryebashkiaku për shlyerjen e detyrimeve. Në një prononcim të bërë mbrëmjen e djeshme për “Biznesi”-in, Alban Ibrahimaj, i cili mban postin e përgjegjësit të shitjeve për Tiranën ka deklaruar se ditën e sotshme pritet dorëzimi i urdhër xhirimit, por ai ka shtuar se në qoftë se shuma prej 14 milionësh, e cila është premtuar të shlyhet nuk do të arrijë në llogarine bankare të KESH-it atëherë furnizimi me energji elektrike i bulevardeve do të ndërpritet përsëri. Të vetmit që mund të humbasin në këtë mes duket se janë qytetarët dhe bizneset e vendosur për gjatë bulevardeve të Tiranës. Këta të fundit edhe pse në ambienet e tyre të biznesit kanë energji elektrike mund ta ndiejnë më shumë mungesën e saj përgjatë trotuareve. Përveç këtyre taksa paguesve, të tjerë biznese që humbasin janë ata të cilët kanë bërë reklama në tabellat e bashkisë në trotuaret e Tiranës.
Drejtuesit e KESH-it kanë deklaruar se shlyerja e detyrimit të një institucioni shtetëror ndaj korporatës elektroenergjitike, nuk ka aq rëndësi për financat e kompanisë sesa ka vlerë për opinionin e gjërë se energjinë do ta paguajë cilido që e konsumon atë, pavarësisht se cilës kategori i përket: familjar, privat apo buxhetor. Korporata Elektroenergjitike ndodhet aktualisht në një fazë kur fjalët “pritje, tolerim dhe falje” i kanë humbur të gjitha kuptimet.
Për periudhën 1996-1997, borxhi i Ndërmarrjes së Ndriçimit Publik ndaj KESH-it llogaritet 6 011 280 lekë; për vitin 2000, 1 485 000 lekë; për vitin 2001, 8 178 352 lekë dhe për vitin 2003, ku përfshihet edhe fatura e muajit tetor, 9 065 940 lekë. Në total, borxhi arrin në 24 740 572 lekë, prej të cilave, rreth 14 milionë lekë, do të derdhen në arkën e KESH-it, që nga dita e hënë.

www.biznesi.com.al

u pajtuan keshtu?!
 

Erolina

Primus registratum
Re: Edi Rama kandidat per kryetar te PS!

Mire bulevardin qe e ndricuan per te erresuar syte e qorrave ne prag fushate, por Shiperine kush do e ndricoje?
_______________________________
&quot;...Po tash Shqipni
pa me thuej, si je?
Po sikur lisi
i rrxuem perdhe...&quot;
 

RobertdeNiro

Primus registratum
Re: Edi Rama kandidat per kryetar te PS!

Marre nga gazeta &quot;Panorama&quot;


Debati në grupin parlamentar te PS.


(Pas fjalimit të Nanos dhe deklaratës së Dizdarit, nis debati në grup, ja disa nga dialogjet)


Bardhyl Agasi
Me sa duket, është e kotë të merremi me to. Le të shkojmë në Kongres dhe të marrin 2 apo 3 për qind sa meritojnë dhe ta mbyllim këtë mesele. (Ndërhyn më pas Muçi)

Mustafa Muçi
Kjo që tha Agasi është gjeniale (me ironi). Duket qartë se në kongres do të ndiqen praktikat përjashtuese, për më tepër kur e thotë edhe njëri prej sekretarëve. (Deklaratën e Muçit e mbështet më pas edhe Meta)

Ilir Meta
Kjo që thotë shoku Bardhyl është vërtet tronditëse. Më vjen keq që këtë gjë e thotë njëri prej socialistëve më të ndershëm. Por, që siç duket, çdo gjë është e qartë për zhvillimin e Kongresit, që do të jetë ashtu siç po zhvillohet procesi parakongresual, i manipuluar. (Më pas ndërhyn Nano)

Fatos Nano
Kjo situatë ka ardhur nga dorëheqja e shokut Ilir, i cili mund të kishte qëndruar në detyrë edhe pas rrëzimit të dekretit në parlament. (ndërhyn mjaft ashpër Meta)

Ilir Meta
Ti je një mashtrues ordiner, je një gënjeshtar, një legen. Si mundesh të vazhdosh të gënjesh socialistët e thjeshtë. Si mundesh të thuash se mund të qëndroja në detyrë, kur një ditë pas rrëzimit të dekretit, doli zëdhënësi i qeverisë dhe tha se qeveria mund të vazhdojë të punojë edhe me zëvendësministër.

Mezan Malaj
Duket qartë se me gjithë këtë debat dhe krizë në mes nesh, do të shkojmë në zgjedhje të parakohshme. (ndërhyn sërish Nano)

Fatos Nano
Unë nuk kam pse të largohem. Qeveria është në detyrë dhe ka rezultate edhe në fushën e rendit dhe të ekonomisë. (më pas fjalën e merr deputeti Prifti)

Dritan Prifti
Me kë kujton se je duke folur shoku Nano, me njerëz që kanë arsim tetëvjeçar. I njohim të gjithë rezultatet e tua, që janë totalisht negative, si në fushën ekonomike, ashtu edhe në fusha të tjera. Të gjithë raportet e ndërkombëtarëve flasin për një përkeqësim të dukshëm të treguesve ekonomikë dhe ngadalësim të reformave. E dyta, ti je kthyer në një prokuror të Grupit parlamentar të PS, që në kohën e lëvizjes së famshme për katarsis, që doli se ishte bllof. (gjatë kohës që fliste Prifti kërcënohet nga deputeti dhe ministri Agron Duka)

Agron Duka
Ti mos e kruaj me Nanon këtu. Nëse ke ndonjë gjë merre dhe thuaja në veçanti dhe jo këtu.
...


Ketyre do tju marre Edvin Rama pushtetin?!?!?!?!?!?
Ai le te shkoj dhe te diskutoj neper konferencat e rretheve perdite.Provinzialet shqiptare kenaqen me faktin qe arriten ta bejne Edvin Ramen te vishet me kostum,jelek,kollare.
lol.gif
lol.gif
lol.gif
lol.gif
lol.gif
lol.gif


Sesi do zhvillohet kongresi i mafiozeve kjo dihet tashme.
Mua me interesojne zhvillimet pas tij.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Edi Rama kandidat per kryetar te PS!

pse keshtu

tu duk i ndonje niveli te larte dialogu Ty qe thua se nuk i merret pushteti atyre?!

mua mu duken si kalamaj qe zihen per pasta

po nuk ke faj jo isako

varet se ke merr si pike referimi per te vleresuar nivelin e politikaneve (e kupton vete per ke po flas &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/wink.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; )
 

asim

Primus registratum
Re: Edi Rama kandidat per kryetar te PS!

per mua nuk ka rendesi si quhet kryetari i ps per ka rendesi cfar ben ai per shqiperin.
 

receli

Primus registratum
Re: Edi Rama kandidat per kryetar te PS!

po eshte kandidat per kryetar ps-je se hajdut eshte i gjat si enveri eshte goj ndyre si kryesia e Ps eshte pra nuk i mungon asgje qe veteranet e ps ta bejne kryetar. i merziti tosi me fjal te pakuptimshme. edi ka lezet se flet si jevg brrake dhe ps ashtu i do kryetaret.
 

tea2003

Primus registratum
Re: Edi Rama kandidat per kryetar te PS!

epo sipas kokes festen...na e hengren shpirtin gjithe keta qe pame deri me sot, te pakten Edi dy gjera do t'i ndryshonte...po ku te lene ata hienat aty siper. Personalisht jam pro Edit,ofron alternative te re
 
Top