Bashkia dhe Qytetari: Kush i sherben Kujt?!
Bashkia dhe Qytetari: Kush i sherben Kujt?!
Nga Alban Bala
Bashkia e Tiranes vendosi te blinte 400 mije dollare hapesire publicitare dhe produkt promocional televiziv, ne kuader te realizimit te planit te saj te shpenzimeve per vitin 2006. Kjo hapesire normalisht synon te permbushe detyrimin e Bashkise per te komunikuar me publikun e saj qytetas ne lidhje me aksionet apo nismat e Bashkise.
Sigurisht Bashkia e Tiranes i ka parate per ta realizuar kete process. Per kete arsye, çdo debat qe do te shmangte analizen etike te ketij komunikimi ne perballje me efiçencen e realizimit te tij, sipas kretereve te kerkuar nga Bashkia e Tiranes, do te ishte shterpe dhe i pafrytshem.
Perdorimi i
advertising ne çeshtje publike, si nje teknike e dedikuar komunikimi ka vlera kur perdoret per informim/sensibilizim masiv, kur shfrytezohet si instrument mbeshtetes per marketingun social apo kur enti publik synon te nismoje/mbeshtese nje fushate permiresimi te Marredhenieve te veta me Klientin (CRM). Kjo teknike ka gjithashtu kuptim te perdoret ne Manaxhim Krizash.
Deri me sot Bashkia e Tiranes ka perdorur rrjetet kombetare televizive per te komunikuar me publikun e kryeqytetit. Kjo qasje “tejkaluese” e audiences, perveç interesit te Bashkise per te arritur nen-shtetasit kryqytetas me mesazhe administrative, ka shprehur vullnetin e institucionit per te ndertuar sa me mire imazhin e Kryetarit te Bashkise se Tiranes ne rang kombetar, si edhe interesin per te perçuar mesazhin, i cili ne nje shumice rastesh, sidomos pas 3 korrikut 2005, ka qene i motivuar politikisht.
Nese perdorimi i
advertising keshillohet ne rastet e manaxhimit te krizes, kjo nuk perfshin krizat e Marredhenieve Qeveritare (nder-institucionale). Per keto kriza Marredheniesh ka teknika te tjera, ku nuk perjashtohen eventet, por advertising e mbeshtet manaxhimin e krizes sidomos kur eshte fjala per krizen e imazhit perballe publikut te gjere kombetar.
Per te gjykuar mbi efiçencen e perdorimit te nje teknike, ia vlen te perballim pervojat e dy enteve publike te krahasueshme. Per efekt te besnikerise se analizes politike, perballe Bashkise se Tiranes ne kete analize mund te vendosej Kryeministria. Por Kryeministria deri tani nuk ka realizuar asnje fushate mediatike publicitare.
Ministri te ndryshme kane aplikuar advertising per fushata komunikimi informues ne rastin e aplikimeve universitare, ne rastet e hapjes se procedurave per legalizimet e zonave informale dhe ne pak raste te tjera disi me periferike.
Arsyeja pse
advertising nuk konsiderohet nje mjet i pershtatshem ne komunikimet e enteve publike eshte se ai nuk garanton nder-komunikim. Dhenia e nje mesazhi nga enti publik eshte i rendesishem pikerisht per feed-back-un (jehonen) qe prodhon.
Vazhdimi i artikullit ketu:
http://www.albpr.org/g-news/modules.php?name=News&file=article&sid=244