Re: Edi Rama - Ja njeriu qe personifikon korrupsio
Data: 18/01/2006, ora
Rreziku që i vjen Evropës nga Korbi i Tiranës
I tronditur nga hetimi i drejtësisë, Edi Rama I ka dhuruar dje përfaqësuesit të Këshillit të Evropës një korb të zi, si shenjë të miqësisë dhe mbrojtjes së vet. Në stinën e gripit të shpendëve, shembulli i abuzimit të kryebashkiakut të Tiranës, nuk mund të stimulohet. Qeveria "Berisha" bën thirrje për drejtësi, ndërkohë që Këshilli i Evropës pranon verdiktin e gjykatave shqiptare S'ka të ndalur sjellja prej jonormali e shefit të opozitës shqiptare. Pa iu dridhur qerpiku, ai ka patur paturpësinë dje, t'i kërkojë presidentit të Kongresit të Autoriteteve Lokale, Xhovani di Stasi, që të mos kontrollohet nga qeveria qendrore dhe, si një provë të problemeve të veta mentale, i ka dhuruar edhe Korbin e Bashkisë, logon që është shndërruar në simbol të aksionit politik të socialistëve. Më herët, ai e kishte shpallur si betejë të vetën ndërrimin e logos socialiste, nga trëndafili tek ylberi, e tash po synon ndërrimin e dytë të logos të aksionit bashkiak, në fillim me një luan jotradicional e tash, me korbin e zi. Me këtë të dytin, ai ndihet me të vërtetë në shpirtin e vet e s'mendon aspak se sa keq duhet të jetë ndjerë Xhovani di Stasi që, për dy ditë me radhë i janë listuar shkeljet e parregullsitë e shumta të projektit, shkelja e të drejtave të ish-pronarëve, shpronësuar dhunshëm atje, të banorëve të rinj që kanë blerë pallatet pranë e në fund, edhe të abuzimit me 1,5 milionë dollarë të projektit të mbikalimit (veç gabimisht i thonë nënkalim), e përballë kryebashkiakut Rama, ka patur veç vullnetin e hekurt për të mos ia prishur këtë simbol të ekzistencës së vet. Përfundimi i vizitës ka konfirmuar krizën permanente në të majtën shqiptare, por gjithashtu, edhe ka tërhequr vëmendjen tek "handicap"-i madh që ka vendi, bash tek shefi i opozitës dhe tek kryeqytetari I Shqipërisë. Edi Rama nuk e kupton se është një kohë e keqe për të dhuruar shpendë, aq më shumë shpendë të zinj. H5N1-i na ka ardhur fare pranë dhe paniku i të huajve, kur takojnë Edi Ramën, ka mbërritur kulmin. Mania e kryebashkiakut për t'u varur të huajve nga një zog të ngordhur si medalje jep, në njëfarë mase, situatën emergjente që përjeton e majta. Xhovani di Stasi ka refuzuar, gjatë dy ditëve, të rreshtohet në krah të atij që e kërkoi me ngulm, pasi e pa qartë se një lidership jonormal po endej në Bashkinë e Korbit e në Partinë e Zogut të Zi. Është radha e anëtarësisë socialiste ta lënë në fatin e tij, një njeri dikur të apasionuar pas ylberëve e tani, të fiksuar pas korbit, në kulmin e epidemisë së gripit të shpendëve(!)
Elementët kriminalë me të cilët feston Rama, e pengojnë të ndërmarrë aksione transparence Duket krejt e pagjetur përpjekja e Edi Ramës për të na e shitur betejën e vet në mbrojtje të 2 milionë dollarëve të mbikalimit, në një betejë morale. Historia e re dhe e vjetër e tij në krye të Bashkisë së Tiranës dhe Partisë Socialiste, është e mbushur dëng me shfaqje, zhdukje e ridalje të elementëve që, më vonë, I kemi parë të damkosur pranë bankës së të akuzuarve. Lideri aktual i mazhorancës nuk ka pushuar së përsërituri lidhjet e shkurtra të kryebashkiakut me organizatën terroriste "Hakmarrja për Drejtësi", klanin e drogës "Gina", apo të tjera shfaqje kësisoj të malavitës. Gjithçka duket se kthehet në traditë, kur marrim vesh se Edi Rama i ka përdorur këto skema edhe për t'u ngjitur në krye të Partisë Socialiste. Burime pranë drejtorisë së policisë në kryeqytet bënë të ditur për gazetën "55" se Edi Rama u shndërrua në një koperturë për disa elementë me precedentë penalë, mbrëmjen e fitores së postit të kryetarit të partisë, kur pengoi policinë të kryente punën e vet e të bënte arrestimin e planifikuar. Rama u shfaq gjatë gjithë mbrëmjes, si mbrojtësi e një grupi elementësh të kërkuar nga policia e në fund, siç thotë I njëjti burim nga drejtoria e policisë e kryeqytetit, bash subjektet e kërkuara nga policia hipën në makinën e kryebashkiakut, duke u larguar. Teza se të gjithë mund të gjenden pranë malavitozëve duket se mund të shërbejë gjetkë, ku edhe kontrolli i shoqërive mund të mos jetë gjithmonë i mundur, por shfaqje të tilla të herëpashershme të Ramës në një "entourage" të tillë, nulifikojnë kryqëzatën e fundit morale që po këlthet poshtë e përpjetë kreu i ri i Partisë Socialiste. Duhet stof e besueshmëri për të ndërmarrë aksione të tipit "duart e pastra" dhe jo histori që kthehen përditë në pengje!
Re. Po.