Re: Edi Rama anetar i PS...
Ne fakt Edi Rama ishte njekohesisht kandidat i PS dhe PSD dhe aleanca mes tij dhe te majteve nuk ka qene as e fshehte, as e mohuar. Edi Rama gjate fushates ka patur prezente ne cdo takim Musa Ulqinin, ne mitingjet me te medha kane qene prezent shume nga figurat e PS, perfshi edhe Fatos Nanon.
Sigurisht qe levizja e tij brenda PS u be qellimshem pas fushates, llustra e te pavarurit ndihmonte fushaten e Edi Rames.
Nese do ta shihni ne nje aspekt krahasues, karriera politike e Edi Rames ka ecur me hapa galopante. Ai mori postin e pare zyrtar vetem ne fund te vitit 1998 dhe ne me pak se pese vjete ka krijuar nje emer dhe potencial te parivalizueshem. Eshte vetem normale qe ky sukses te ngjalle deshiren per t'u ngjitur me larte.
Qe Edi Rama eshte disi eksentrik nuk ka dyshim. Pak jashte normales, por fundi i fundit, kush e percakton normalen? Me pelqen menyra e tij e te berit te gjerave.
Nje shembull praktik:
Javen qe shkoi Bashkia e Tiranes nisi projektin per rregullimin e ambjenteve te banuara. Qe do te thote rregullimin e brendesive te lagjeve dhe pallateve tona. Ky hap ka per qellim, rishtrimin e rrugeve, trotuare te rinj, rigjelberimin si ne te kaluaren e larget dhe prishjen e ndertimeve pa leje midis pallateve. Lagja qe pati fatin te rikthehet ne identitet e para eshte ajo qe ndodhet midis "Dyqaneve te Reja" dhe Rruges se Durresit, (lagja nga fusha e zeze, ambasada greke, ku ka pas qene sudja, ku ka pas edhe vefa nje Supermarket). Per lagjen ne fjale Bashkia ka ne dispozicion 1+kusur, miljone $.
Hej, ca t'i thuash Rames? Ta mbyll gojen me buldozera, rrula dhe fidanë.