Edhe zyrtarisht paraqitet Rolls Royce Ghost

Albforumi

Primus registratum
Edhe zyrtarisht paraqitet Rolls Royce Ghost

shanghai-auto-show-rollsroyce-ghost-1-300x200.jpg
Pas disa muajsh të plasimit të fotografive diskrete të modelit të ri Rolls Royce edhe zyrtarisht ka paraqitur modelin e vet Ghost i cili dekorohet me elegancë futuristike dhe rehati që është edhe privilegj i kësaj marke ekskluzive të automjeteve.

Në bazë të fotografive të para dhe video incizimeve është e qartë që Rolls Royce Ghost nga pikëpamja vizuale nuk largohet nga koncepti i pranuar shumë mirë i modelit 200EX i cili është paraqitur në fillim të këtij viti në panairin e automjeteve në Gjenevë.

Kështu, Ghost i ri në mënyrë specifike kombinon dizajnin e dalluar klasik të Rolls Royce me stilin bashkëkohor i cili në këtë shoqëri të lartë është i domosdoshëm.

Siç edhe është pritur, në pjesën e përparme dominon maska e formësuar veçanërisht e cila thekson pjesën e ftohësit të makinës. Edhe pjesa e prapme konturon qasjen tradicionale e cila është pasuruar me detaje bashkëkohore siç janë dritat LED dhe shumë gjëra tjera që e bëjnë këtë automjet të dëshiruar.

Ky artikull eshte marre nga: http://www.autolajme.com/?p=529. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.autolajme.com/?p=529

Top