Edhe nje poezi...

samanta

Primus registratum
Re: Edhe nje poezi...

Jo,jo mos thoni qe bota e ikx,ypsiloneve
eshte vetem nje truall i shkrete
mes ekuacioneve,rrenjeve,thyesave
une gjeta poezine e vertete /pf/images/graemlins/smile.gif
 

Deev

Primus registratum
Re: Edhe nje poezi...

Me pe dhe s'me fole
Te pashe dhe s'te fola
U pame dhe s'folem
...Sa keq tashme mes nesh mungon dhe dialogu
 

eduart

Primus registratum
Re: Edhe nje poezi...

Mos e harro zemren time se per ty ka rrah
mos e harro syrin tim qe per ty ka qa
mos e harro buzen qe puthje te ka dhan
me ma fal krejt boten une ty nuk te kisha lan


Pa ty nuk mundem te rri
pa ty jeta me behet hi
pa ty varri nuk me pranon
pa ty jeta nuk me mjafton

Sa bukur po qesh
sa bukur shikon
Te dua per bes sa qe nuk beson
qka me te shkru
qka me te thon???
kur zemra ime vetem ty te don
 

eduart

Primus registratum
Re: Edhe nje poezi...

Ku je sonte ti
Pse nuk kthehesh perseri
A e din se sa fort te dua
A e din se kurr nuk kam me te harru
/pf/images/graemlins/smile.gif
 

eduart

Primus registratum
Re: Edhe nje poezi...

Ne vetmi te pres e dashur
po ti nuk po vjen
je large meje po
me mendime je
perher ne zemren
time qe nuk do te
me ikesh kurre se edhe
pse je large zemra vune per ty dhe kame nje
malle qe kurre nuk do
te shuhet derisa te
keme ty afer se kjo
largesi na shkatrroje jeten eja mos me le te pres se jeta pa ty nuk ka kuptime po edhe nje gje kurre mos e harro se sa te jetoje kurre ty nuk mundem te harroje
/pf/images/graemlins/tongue.gif )P)
 

eduart

Primus registratum
Re: Edhe nje poezi...

Dy buzë

Dy buzë të kuqe,
dy dëshira të flakta
që afshin ma thithën
gëzimin ma fikën,
si fantazma ikën
ndër do bota të larta
Dy buzë si tëpërgjakta
dy dëshira të flakta
që afshin ma thithën
në buzë kur mu njitën
andjet m'i trazuan
zemrën ma tërbuan,
trurin ma helmuen
e në fund u mërguen...
Dy buzë...

Dy buzë të kuqe,
dy dëshira të flakta,
që afshin ma thithën,
gëzimin ma fikën,
si fantazma hikën
ndër do bota të larta...
Dy buzë si tëpërgjakta,
dy dëshira të flakta,
që afshin ma thithën
në buzë kur mu njitën
andjet m'i trazuen,
zemrën ma tërbuen,
trurin ma helmuen
e në fund u mërguen...
Dy buzë të kuqe,
bukuri fatale,
të një gruaje stërzane
një pjsë zemre më nxorne,
një pranverë të tanë më morne
dhe gëzimin ma vodhne...
Ato dy buzë të kuqe
dhe dy lote të mija
qenë shenja të dhimbjes,
kur më vrau bukuria e saj,
dhe më zu dashunia
e më dogji rinia
dhe më zuri dashuria
dhe më dogji rinin
 

eduart

Primus registratum
Re: Edhe nje poezi...

Enderra

Nje enderr plot ngrotesi dhe dashuri
nje enderr plot emocione dhe ndjenja
nje enderr plot vuajtje dhe mendime
nje enderr ku mund te them te Dua
dhe shpresoj se nuk do te jet vetem ne enderr

i kam mbledhur dhe i dergova te gjitha me nje here se kushedi se kur hy perseri une /pf/images/graemlins/smile.gif bye kalofshi mire te gjithe
 

edy

Primus registratum
Re: Edhe nje poezi...

MASHTRIM
ne syt e tu jetoja imazhin tend
plot dashuri e zjarr.
e ti imazhin e nji tjetri...
 

tushi

Valoris scriptorum
Re: Edhe nje poezi...

Laokoonti

Me shihni tek mbytem nga gjarperinjte
ne muze te Luvrit ne Madrid , ne Nju-jork
Para syve tuaj e aparate turistesh.
qindra vjet kam qe vuaj
nga qe sflas dot
Si te flas?
A mundet nje nofull mermeri
te levize nje grime, te korrigjoje dicka?
vini re syte e mi, te zgavrat e thella
nje enigme, si amebe te thare atje ka.

Nje te fshehte te madhe ndrydh brenda gjoksit
para syve tuaj, ne Paris, ne Madrid.
Ah, do te doja dyfish te m'i shtonit,
vec sekretin e madh te shkarkoja nje dite.

Tek me vini rrotull, une them me vete
kaq te verber te jeni sa te mos te ndjeni kete,
qe ky ngerc e ky ankth ne qenien time
s'eshte nga gjarperinjte, por nga nje tjeter gje?

Mijera here ne mijera net e dite
te verteten e frikshme perseris pa pushim.
Me shpresen e marre se nga kjo perseritje
ndoshta mermeri peson nje ndryshim.

Po s'nderron ai kurre.
Art i skulptures
genjeshtren mbi te ka ngrire pergjithnje.
I mberthyer ne deshmine e saj te rreme,
te verteten kujtoj e qaj per te.

Si cdo gje e tmerrshme eshte i thjeshte sekreti,
qe brenda boshlleku i gjoksit mban.
Afroni, pra, kokat te degjoni te verteten,
mua s'me mbyten gjarperinjte por trojanet me
vrane.

O, sikur te mundja gjithcka te tregoja.
Si do te ngrinit para meje si gur,
por une i denuar mes rropames suaj
moskokecarese
monologun te thurr.

Ju e dini se perpara Trojes ahere,
kali i drunjte, dhurata e grekeve u shfaq.
Ky kale ne dy grupe i ndau trojanet:
ta pranonin ate, ose ta flaknin sakaq.
Pajtim me armikun, ulerinin tradhtaret
mjaft me me lufte, zjarr edhe helm.
Erdhi koha qe shpatat ti kthejme ne parmenda
armiqte ne miq erdh koha te kthejme.

Ne mbledhje te gjate "pro" dhe "kundra" kalit,
une "kundra", kryesova me terbim.
Dhe juve ju kam thene ahere se hyjnite
gjarperinjte me derguan si ndeshkim.

C'perralla kalamajsh, c'trillim per budallenjte
une gjarperinjte do t'i mbrapsja me nje shkelm.
Po c'ti bej fushates se tradhtareve kunder meje
shantazheve,letrave anonime plot helm.

Dite e nate e me jave polemika vazhdonte,
nga shtresat e mesme e gjer lart ne qeveri.
Ishte vjeshte.
Nen qiellin e hirnosur me ere
kali i drunjte perjashta priste ne shi.

Ate kale une i pari e kisha goditur,
ndaj, e dija, kete s'do te ma falnin perjete.
Me ne fund "vije e bute" fitoi mbi te "ashpren",
dhe ne "kokefortet" na vune ne arrest.

Ne burg, me goten e ujit, ne mesnate
helmin na dhane ata te pijme
ata qe ulerinin kunder dhunes e shpates
Qe dinin te kafshonin tamam si gjarperinjte.

Ne mengjez qe pagdhire ne breg te detit
ma hodhen kufomen drejt mbi zhavor.
Rapsodet anembane perhapen
versionin fals te gjarperinjve hyjnore.

Ky ishte mbarimi i polemikes per kalin,
ju e dini me Trojen se c'ndodhi pastaj.
Tre mije vjet rrjesht,
nga muzeu ne muzera,
une hamalli i mermerte, genjeshtren mbaj.

Tre mije vjet...Akoma zjarret e Trojes
si floknaje e kuqe me rrine ne sy.
Po me i tmerrshem se zjarret, kumet e vomet
ishte fundi fare,
kur u be qetesi.

Troje e braktisur.
Germadhe.
Hi i ftohte;
dhe poshte ne te vdekurit shtrire rresht.
Dhe papritur, ne muzg siper tokes se mardhur
u ndje dicka qe ate cante permes.

C'ish kjo gervime keshtu, kjo jehone?
Vume veshin. Kuptuam. greket e ligj
permbi qendren e qytetit me parmende leronin
per te thene se Troja perjete vdiq.

Ja me ne fund dhe parmenda e tyre.
Ah, plugu i saj si na cante me dysh!
Nga tradhetia e Trojes, nga gjithe dhembjet,
ky kafshimi i parmendes me i hidhur ish.

T'i kthejme shpatat me ne fund ne parmenda.
Keshtu therritnin atehere ata.
Midis fjaleve tuaja, si mallkim, si gjeme
veshet me kapen edhe kete hata.

Me kane lodhur me shume, besomeni, ca fjale,
se kjo peshe e neveritshme gjarperinjsh.
Ju, qe gjer ne hene kini shkuar, si valle
s'depertoni dot deri ne gjoksin tim?

Gumezhina juaj si zhaurime deti
me vjen nga cdo ane me perplaset ne vesh,
nga copera bisedash shumegjuheshe rreth meje
shqetesimet e medha te botes marr vesh.

Degjoj emra shtetesh te reja qe kane dale,
emra kombesh e popujsh te rinj degjoj,
vec ai, i vjetri, i tmerrshmi kale,
ashtu si ahere ka mbetur njelloj.

Prej potkonjve te tij une rreqethem akoma
dhe keshtu ne mermer i mbrojtur sic jam,
kurse ju, te panjohurit, ju prej mishi dhe kocke
vertiteni mosperfilles nga salla ne salle.

Vertiteni,
flisni per teatrin e per plazhet,
per gjithfare motoresh e gjithfare qeverish,
pa ju shkuar mendja qe ai mund te shfaqet
ne nje dite te rendomte, nje mengjes me shi.

Ashtu si ahere...
po mjaft,
u lodha.
Nga vertitja juaj po me erren syte,
nga rropama juaj veshet me gjemojne
ne muze te Londres ne Luver e Madrid,

ne pafshi ndonje dite te behem copera,
nga marazi, sic thone, te plas, t'ia bej "krak"
jo kujtimet e Trojes, as gjarperinjte monstra,
por indiferenca juaj
do te behet shkak.

Mendoj se perveç se si veper e paarritshme eshte teper aktuale
 

London_GirL

Primus registratum
Re: Edhe nje poezi...

Vajza 17 vjecare tmerresisht dinte te dashuronte
dhe djali 20 vjecar dinte t'ja vleresonte.
Vajza e donte aq shume sa per te falte gjithcka
dhe djali e donte po vajzes kurre nuk ja tha.
Po djali ne zemer mbante nje sekret
qe nuk ja tha as te dashures se vet.
Vajza ia falte gjithe dashurine
por djali tek droga gjente qetesine.
sekretin e djalit vajza s'e kish zbuluar
qe djali drogohej ajo s'e kish kuptuar.
Dhe ditet iknin,iknin nje nga nje
dhe djali keqesohej,keqesohej gjithmone e me.
por dhe per djalin erdhi nje dite e mallkuar
vajza zbuloi sekretin kur i pa shenjat ne duar.
Ia mohonte djali"-asgje s'eshte e vertete,mos i beso syve,besome mua qe te dua dhe do te dua perjete"
vajza me lot ne sy nga djali u largua
ai e ndoqi nga prapa falje per ti kerkuar.

"-lerme te qete-i tha vajza,-me mos me kerko
lerme te qete te lutem,ne verte me do.
-Te lutem mos vrapo,te lutem ti ndalo
Pritme e dashurte te them vec nje fjale."

vajza djalin nuk e degjonte
me lot ne sy ajo vetem vraponte.

"-Kujdes-bertiti djali-kujdes,nje makine!"
Por vjaza se degjoi,nuk e ndaloi shpejtesine.
Frenat shoferi dot nuk i ndaloi,
mbi vajzen shkelen ato dhe ajo ze me s'leshoi.
te gjithe u mblodhen mbi vajzen e shkrete
te gjithe po ulerinin per ate jete,
ate jete qe vdiq nga e shkreta dashuri.

'Ah-tha vajza,-sa e veshtire qenka kjo jete
ta dish sa te kam dashur....,te kam dashur vertete.
Duhet te mesosh problemet pa droge ti kalosh
kam frike te vdes,kam frike s'di ku do te shkoj
te lutem ndihmome se vdekjen se meritoj.
Vajza mbylli syte dhe driten e diellit me se pa
nje lot qe i pikonte ngadale,ne faqe iu tha.

"-Jooooo-thirri djali i mbytur me lot,-
-mos me er se pa ty s'jetoj dot.
Falme te lutem,falme ne te kam genjyer
falme qe ste kam treguar,
ti se meritoje vdekjen,e as ajo ste meritonte
pse te mori ty ,valle mua pse s'me donte?
Une gjysem njeri isha dhe kur isha me ty
po tani ,c'jam valle?Nje cope mishi me dy sy.
Por une s'te le vetem,do vdes per dashurine,
se ty te dua tmerresisht,
dhe ne boten tjeter them te gjej qetesine.
Kujtova se tek droga do te gjeja qetesine,
kujtova se me droge s'do te lendoja dashurine.
Kujtova se droga ishte gjthcka,
por ishte ajo q epa dashurine mua me la.
ti ishe e dashur,viktime e dashurise time,
ti ishe e dashur ajo q eme hoqi nje dhimbje.
por une s'te le vetem,tek ty do te vij,
te jemi te dy bashke dhe atje te gjej qetesi."

te dy i varrosen ,i varrosen prane qe te mos ndaheshin kurre,
e tani asgje me nuk i ndan.
Dhe mbi varret e tyre u shkruajten keto fjale:
"te vdesesh per dashurine eshte dicka e rralle"
-ja -thoshte dikush-ja cmund te bej nje njeri,
mund te japi dhe jeten
te vdesi per dashuri!!!

attachment.php3
 

London_GirL

Primus registratum
Re: Edhe nje poezi...

Fati i Hidhur

nen shiun e embel
isha tu lotu
po mendoja per ty i dashur
si te kam tradhetu

me beso ti mua
nuk desha te lendoj
fati ishte i hidhur i dashur
prandaj nga jeta me largoj

nuk desha te tradhetoj
te lija te pikelluar
por tek nje varr i ri
zoti emrin tim kishte shkruar

ju luta zotit i dashur
ju luta si femi
qe zyt e tu te zjarrt
mos te shofin tragjedi

zoti syt i mbylli
vdekjen nuk e pa
qe erdhi me mori
dhe ty vetem qe la

te dish ti i dashur
un prap te dua
ne ferr e ne parajse
je gjithcka per mua

dy lule te varri
te lutem mi sill
dhe ajo qe do te kete tani
uroj qe mos te kete fatin tim.

Passion.jpg
 

bonbona

Primus registratum
Re: Edhe nje poezi...

nje zile telefoni ..
e gjate eshte ajo
sinjali i saj nuk po din te ndaloje
zemra mbrenda kraherorit
me fort tingellon
thua te jet ai?
nje ze qe dridhet
alo alo
dy pika loti ne receptor
biseda plot afsh nis e bisedon
si dukur nene peme
si dy zojgj puthjet shkembenim
ne makine tek prehem ne krehet
e njeri -tjetrit qetesisht
dora qe zgjatej.gishtat perpeliteshin
pas njeri -tjetrit kapeshin
nuk duan te shqiten
a dashur a me do?
valle a nuk me beson?
te dua te dua fjale qe smbaron
zeri i iken humb diku larg
dy pika loti te ngrohte
tik-tak mbi receptor...
 

tushi

Valoris scriptorum
Re: Edhe nje poezi...

Arshi Pipa

ELEGJIJA VELLAZNORE

Ma thonte zemra e ngrata
se jeta t'kishte lane,
edhepse miqt e shoket
nuk dojshin me ma thane.
Der sa mbi krye mandata
kur se pritsha me ra ,
dhe mora vesh cka n'anderr
prej kohe m'ishte gja.

E pau epileptiku
q1 s njifte mue as tye.
Po kapercejshim lumin
kur befas ura u-thye...
Un rashe... m'u-turr vertikut...
humba! uluroi nji za...
Ti u-hodhe, m'kape, m'qite...
por vete nuk dole ma!

Ti vuejtje, ti rreziqe
durove simbas stines,
nga ishulli i Ventottenes (3)
nder telat e Prishtines (4).
E pse perbuze vdiqe
terrorin bolshevik,
gjithmone anmik i shtypjes,
e bir i atdheut, besnik.

Sot q1 nga dita e mortit
ka rrjedhe ma se nji mot
tue ta nderue kujtimin,
o vlla, nuk derdhi lot.
Pse per vdekjen e t'fortit
i forte duhet me u-bame.
As permendi fajtoret:
nuk kam ma cka me u name.

Kur ndolta nga mizori
po pergatitet ura,
per mue ket ehre, e kanga
e mbrame asht kjo q1 thura,
me gjakun tand deshmori
vulosi sot nji be:
perbuzi komunizmin
e truhemper atdhe.

SHENIME (shenimet jane te autorit)
Kjo elegji u shkruejt ne Nanduer 1948, pak para se te nxirresha ne gjyq per heren e dyte. --Ky gjyq u ba ne prokurori te Durresit me dyer te mylluna dhe zgjati gjithsejt 15 minuta. Vendimi i gjyqit u-dha mbrende ne burgun e Durresit.
1) Im vella, Muzafer Pipa, avokat, qe arrestue ne Shtatuer 1946, dhe mbasi u-torturue der ne vdekje, u-nxuer dhe u-vra me nji batere automatiku ne Degen e Sigurimit te Shkodres, kinse kishte dashte t'ikte. Vrasjen e tij, te cilin ma kishin mbajte te mshehte, e mora vesh vetem gjate procesit te dyte ne Prokurorin e Durresit.
2) Andrren e pau nji i burgosun, kosovari Azir Sula, ne kohen e vrasjes.
3) 4) Im vella pat qene burgose nga auktoritetet fashiste italjane n'ishullin Ventottene, afer Gaeta-s, me 1940, dhe ma vone internue ne kampin nazist te Prishtines, me 1944.
 

MANJOLAORD

Primus registratum
Re: Edhe nje poezi...

si po ja kaloni rini?a mundeni me me ba nje nder?nqs mundeni me me nis poezine e Migjenit kafshate qe kaperdihet asht or vlla mjerimi.tu ken lerg kam harru me e marre me vehte.Pershendetje nga italia.
 

bebi

Primus registratum
Re: Edhe nje poezi...

Poema e Mjerimit


Kafshatë që s'kapërdihet asht, or vlla, mjerimi,
kafshatë që të mbetë në fyt edhe të zë trishtimi
kur shef ftyra të zbeta edhe sy t’jeshilta
që t'shikojnë si hije dhe shtrijnë duert e mpita
edhe ashtu të shtrime mbrapa teje mbesin
të tan jetën e vet derisa të vdesin.


E mbi ta n'ajri, si në qesendi,
therin qiellën kryqat e minaret e ngurta,
profetënt dhe shejtënt në fushqeta të shumngjyrta
shkëlqejnë. E mjerimi mirfilli ndien tradhti.
Mjerimi ka vulën e vet t'shëmtueme,
asht e neveritshme, e keqe, e turpshme,
balli që e ka, syt që e shprehin,
buzët që më kot mundohen ta mshefin -
janë fëmitë e padijes e flitë e përbuzjes,
t'mbetunat e flliqta rreth e përqark tryezës
mbi t'cilën hangri darkën një qen e pamshirshëm
me bark shekulluer, gjithmon i pangishëm.


Mjerimi s'ka fat. Por ka vetëm zhele,
zhele fund e majë, flamujt e një shprese
t'shkyem dhe të coptuem me t'dalun bese.


Mjerimi tërbohet n'dashuni epshore.
Nëpër skaje t'errta, bashkë me qej, mij, mica,
mbi pecat e mykta, t'qelbta, t'ndyta, t'lagta
lakuriqen mishnat, si zhangë; t'verdhë e pisa,
kapërthehen ndjenjat me fuqi shtazore,
kafshojnë, përpijnë, thithen, puthen buzët e ndragta
edhe shuhet uja, dhe fashitet etja
n'epshin kapërthyes, kur mbytet vetvetja.
Dhe aty zajnë fillin t'marrët, shërbtorët dhe lypsat
që nesër do linden me na i mbushë rrugat.


Mjerimi në dritzën e synit t'kërthinit
dridhet posi flaka e mekun e qirit
nën tavan t'tymuem dhe plot merimanga,
ku hije njerzish dridhen ndër mure plot danga,
ku foshnja e smume qan si shpirt' i keq
tu' ndukë gjitë e shterruna t'zezës amë,
e kjo prap shtazanë, mallkon zot e dreq,
mallkon frytn e vet, mallkon barrn e randë.
Foshnj' e saj nuk qesh, por vetëm lëngon,
e ama s'e don, por vetëm mallkon.
Vall sa i trishtueshëm asht djepi i skamit
ku foshnjën përkundin lot edhe të fshamit!


Mjerimi rrit fëmin në hijen e shtëpive
të nalta, ku nuk mrrin zani i lypsis,
ku nuk mund t'u prishet qetsia zotnive
kur bashkë me zoja flejnë në shtretënt e lumnis.


Mjerimi pjek fëmin para se të burrnohet,
don ta msojë t'i iki grushtit q'i kërcnohet,
atij grusht që n'gjumë e shtërngon për fytit
kur fillojnë kllapitë e etheve prej unit
dhe fetyrën e fëmis e mblon hij' e vdekjes,
një stoli e kobshme në vend të buzqeshjes.
Nji fryt kur s'piqet dihet se ku shkon
qashtu edhe fëmia n'bark t'dheut mbaron.


Mjerimi punon, punon dit e natë
tu' i vlue djersa në gjoks edhe në ballë,
tue u zhigatun deri n'gjujë, n'baltë
e prap zorrët nga uja i bahen palë-palë.
Shpërblim qesharak! Për qindenjë afsh
në ditë - vetëm: lekë tre-katër dhe "marsh!".


Mjerimi kaiher' i ka faqet e lustrueme,
buzët e pezmatueme, mollzat e ngjyrueme,
trupin përmendore e një tregtis s'ndytë,
që asht i gjikuem të bijë në shtrat vet i dytë,
dhe për at shërbim ka për të marrë do franga
ndër çarçafë, ndër fëtyra dhe në ndërgjegje danga.


Mjerimi gjithashtu len dhe n'trashigim
-jo veç nëpër banka dhe në gja të patundshme,
por eshtnat e shtrembta e n'gjoks ndoj dhimbë,
mund që t'len kujtim ditën e dikurshme
kur pullaz' i shpis u shemb edhe ra
nga kalbsin' e kohës, nga pesha e qiellit,
kur mbi gjithçka u ndi një i tmerrshmi za
plot mallkim dhe lutje si nga fund i ferrit,
ish zan' i njeriut që vdiste nën tra.
Kështu nën kambët'randë t'zotit t'egërsuem -
thotë prifti - vdes ai që çon jetë të dhunuem.


Dhe me këto kujtime, ksi lloj fatkeqësinash
mbushet got' e helmit në trashigim brezninash.
Mjerimi ka motër ngushulluese gotën.
Në pijetore të qelbta, pranë tryezës plot zdrale
të neveritshme, shpirti me etje derdh gotën
n'fyt për me harrue nandhetenand' halle.
E gota e turbull, gota satanike
tu' e ledhatue e pickon si gjarpni-
dhe kur bie njeriu, si gruni nga drapni,
nën tryezë qan-qeshet në formë tragjikomike.
Tê gjitha hallet skami n'gotë i mbyt
kur njiqind i derdh një nga një në fyt.
Mjerimi ndez dëshirat si hyjet errsina
dhe bajnë tym si hejt q'i ban shkrum shkreptima.


Mjerimi s'ka gëzim, por ka vetëm dhimba,
dhimba paduruese qe t'bajnë t'çmendesh,
që t'ap in litarin të shkojsh fill' e t'varesh
ose bahe fli e mjerë e paragrafesh.


Mjerimi s'don mshirë. Por don vetëm të drejt!
Mshirë? Bijë bastardhe e etënve dinakë,
t'cilt n'mnyrë pompoze posi farisejt
i bijnë lodërtinës me ndjejt dhelparak
tu' ia lëshue lypsiti një grosh të holl' n'shplakë.


Mjerimi asht një njollë e pashlyeme
n'ballë të njerzimit që kalon nëpër shekuj.
Dhe kët njollë kurr nuk asht e mundshme
ta shlyejnë paçavrat që zunë myk ndër tempuj.
 

MANJOLAORD

Primus registratum
Re: Edhe nje poezi...

Faleminderit per poezine.Ju a di per nder.Nqs ju intereson ndonje gje per me dit nga keto ane me gjithe çejf ju ndihmoj, nqs e kam mundesineeeeeeeeeeee
 

Guest
Se + Ma

Kur vdes un ti mos qaj per mua , sepse une vdes per at qe e dua
 

Guest
Re: Edhe nje poezi...

kur do te vij dita
te kthehesh tek un
te me thuash te dua
e te mos ikesh me kurr

kur te biesh ne mendime
merre fotografin time
nese ske shum mall
mundesh me e kall
nese vertet me do
ateher me shtrengo
 

Guest
Re: Edhe nje poezi...

nderim+besa
shqipron+jeta
we love you so much darlings>besa and jeta>
 
Top