Edhe një fundvit, tani me videospot
Këngëtarja Vesa Luma nuk ka të ndalur me sukseset e saj. Ajo është një këngëtare që ka shumë vullnet dhe vizion për të ecur përpara. Vesa gjatë periudhës së fundit ka realizuar disa këngë mjaft të mira, të cilat për një kohë të gjatë vazhdojnë të jenë hite. Tani është në realizim të një projekti të ri. Vesa përveç këngës, është duke u marrë edhe me reklamat e telefonisë mobile IPKO. Sa i përket jetës private nuk preferon të flasë, edhe pse flitet se lidhja e saj me Genc Dobroshin ka marrë fund. Për më shumë rreth punës dhe projekteve të saj flet për Kosova Sot.

Sezon i begatë veror

Kosova Sot: Me çfarë keni qenë e angazhuar kohën e fundit?
Vesa Luma: Kohën e fundit kam qenë e angazhuar me paraqitjen time në koncertin e madh, tashmë tradicional, Gala-koncert, të Radiotelevizionit Publik të Kosovës. Në këtë koncert jam paraqitur me një këngë, gjegjësisht baladë në gjuhën angleze, këngë e ripërpunuar prej bendit të filarmonisë së Kosovës.

Kosova Sot: Çfarë jeni duke punuar momentalisht?
Vesa Luma: Tani jam duke u marrë me një skenar që do ta plotësoj videoklipin e këngës Edhe një fundvit. Këtë këngë e kam lansuar në fillim të këtij viti dhe tani do tia bëj edhe videospotin.

Kosova Sot: Sa jeni e kënaqur me sukseset tuaja?
Vesa Luma: Me sukseset e mia të deritashme jam e kënaqur, ngase kam vullnet dhe preferoj të punoj shumë për krijimet e mia muzikore.

Kosova Sot: Sa keni qenë e angazhuar këtë vit me mbrëmjet muzikore, a ju kanë sjellë mjaft përfitime?
Vesa Luma: Po, këtë vit kam qenë shumë e angazhuar me koncerte dhe mbrëmje muzikore si brenda ashtu edhe jashtë vendit. Tash kaloi sezoni i verës dhe jam më pak e lirë. Ndërsa sa u përket përfitimeve jam shumë e kënaqur, ngase kam kënduar tek ata që më kanë paguar mirë. Paraprakisht e kam ditur se ku të këndoj dhe te kush të këndoj.

Ofertë e papritur nga IPKO

Kosova Sot: Me tërë përfitimet që i keni, paguani tatim për shtet?
Vesa Luma: Gjatë periudhës sa kam punuar në RTK kam paguar me rregull tatim për shtetin. Ndërsa prej se nuk jam më në këtë televizion, nuk kam paguar ngase ende nuk më kanë kërkuar ta bëjë këtë. Në momentin kur më kërkohet nga shteti të paguaj, nuk do të ngurroj.

Kosova Sot: Kohëve të fundit keni nisur edhe një punë të re, paraqiteni në reklamat e kompanisë të telefonisë mobile IPKO, si ndodhi ky bashkëpunim?
Vesa Luma: Oferta më erdhi papritur, gjë që nuk hezitova ta pranoja, ngase edhe aty kam një përfitim të mirë, meqë dihet që kompania e telefonisë mobile IPKO është një kompani mjaft e madhe dhe e njohur në tërë rajonin.

Kosova Sot: Do të vazhdoni edhe më tej të jeni imazh i IPKO-s?
Vesa Luma: Po ende jam duke u marrë me reklamat e kësaj kompanie, kam lidhur kontratë njëvjeçare, do të jem imazh i digjital IPKOS edhe për një periudhë.

Kosova Sot: Na flisni diçka për jetën private?
Vesa Luma: Sa i përket jetës private nuk do të kisha dëshiruar të flisja asgjë, tani nuk më pëlqen të flas në publik.

Kosova Sot: Cilat janë planet tuaja për të ardhmen?
Vesa Luma: Për të ardhmen kam shumë plane, të cilat me kohë shpresoj ti realizoj.

Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=23112. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=23112
![vesa-luma-150x150.jpg](/proxy.php?image=http%3A%2F%2Fwww.shqipmedia.com%2Fwp-content%2Fuploads%2F2009%2F09%2Fvesa-luma-150x150.jpg&hash=d30cf7d4a46811c88a1a14f1c7b17b61)