Edhe ministra Toptaniste të maqedonëve edhe enciklopedi shqiptare, pak si shumë!?

Edhe ministra Toptaniste të maqedonëve edhe enciklopedi shqiptare, pak si shumë!?

M.Hyseni11-150x150.jpg
Nga Mehdi Hyseini

*** Strategjia e politikës ditore shqiptare= së bashku me kolonialistët serbë, maqedonë, malazezë dhe grekë, assesi nuk mund të cilësohet progresive, kombëtare, patriotike dhe demokratike, por në thelb është kolaboracioniste, regresive, antishqiptare, antidemokratike dhe antipaqësore. Nuk janë patriotë, as demokratë ata politikanë e shtetarë shqiptarë, të cilët qe 20 vjet për interesa të tyre meskine dhe përfituese materialiste dhe karrieriste kanë shpërfillur egërsisht dhe pamëshirë interesin e përgjithshëm të kombit dhe të shtetit të Shqipërisë Etnike. Ata mund të jenë miq të gjithë botës, por humanistë, patriotë dhe demokratë shqiptarë, JO!

*** Populli shqiptar dhe të gjithë ata që e mbështesin interesin e përgjithshëm të tij-të drejtln e vetëvendosjes së tij kombëtare dhe shtetërore, kanë të drejtë ta hudhin në baltë enciklopedinë antishqiptare të ASHM-së, por jo edhe, nënkryetarët, ministrat dhe funksionarët e tjerë shqiptarë, të cilët, jo vetëm se participojnë në pushtetin shtetëror të Maqedonisë, por edhe e mbrojnë atë sipas ligjeve dhe Kushtetës maqedone antishqiptare në fuqi (1990-2009).

Edhe shqiptarëve në Maqedoni u ka ra mini nëpër mustaqe, së pari, po duan të pasurohen dhe, ti ndajnë kulltukët e mëndafshtë ministrorë me sllavomaqedonët, në vend se të luftojnë për krijimin e shtetit të vet, ata copëtohen dhe luftojnë mes veti, se si ta ruajnë dhe, ta mbajnë gjallë me frymë popullin dhe shtetin e huaj, të ashtuquajtur maqedon!?

Kësi shembulli human dhe demokratik kundër vetëvetes nuk ka askund në botë! Puno për armikun, i cili të ka zaptuar truallin dhe shtëpinë! Është bërë Zot në shtëpinë shqiptare, edhe pse struktura etnike e atij populli maqedon është e përbërë nga pakicat nacionale (bullgarë, serbë, grekë dhe vëllehë)!?

Ndryshe nuk do të pranonin nënshtrimin dhe kapitullimin kombëtar dhe shtetëror nën tutelën e regjimit sundues kolonial sllavomaqedon, të mbështetur dhe të votuar edhe nga vetë politikanët karrieristë shqiptarë (1990-2009). Ky është gabimi dhe turpi më i madh dhe, më i pafalshëm i shqiptarëve të instaluar në pushtetin shtetëror sllavomaqedon, që dëshmon se shqiptarët e njohin Maqedoninë dhe kombin maqedon, që përpos në historinë dhe në politikën e Jugosllavisë së Titos (1945-2009), ky shtet artificial dhe ky popull i asimiluar nuk figuron në historinë e popujve dhe të shteteve të Ballkanit.

*** Vetëm shqiptarët janë komb autokton në Maqedoninë e Titos (1945-2009). Janë të vjetër sa vetë Maqedonia antike pellazge-shqiptare e Filipit II dhe birit të tij Aleksandrit të Madh.

Mirëpo, sa ia vlen që shqiptarët kanë rrënjët e tyre të lashta, sa vetë lashtësia e Maqedonisë antike pellazge-ilire shqiptare, kur qe 20 vjet (1990-2009) u ka ra mini nëpër mustaqe. Në vend se ta kenë qeverinë dhe shtetin e vet të pavarur shqiptar, janë shndërruar në hyzmeqarë vasalë të pushtetit shtetëror sllavomaqedon. Në vend se të punojnë për vete, punojnë për sundimtarët e tyre.

Kjo është arsyeja kryesore pse kanë ardhur në shprehje teorike dhe praktike, sjellja dhe veprimet negative segreguese dhe aparteide antishqiptare të politikës, të propagandës, të ligjeve, të kushtetutës dhe të kuazishkencës sllavomaqedone, duke i shndërrrua shqiptarët në qytetarë të rendit të dytë si minoritet, duke ua mohuar të drejtën kombëtare dhe shtetërore të vetëvendosjes.

Historiografët, publicistët, politikanët dhe shtetarët sllavë të Ballkanit janë dëshmuar si specialistët më të njohur në botë për falsifikimin e së vërtetës shqiptare dhe të Shqipërisë Etnike!

Nuk është befasuese dhe sensacionale pse Akademia e Shkencave të Maqedonisë, e ka botuar dhe promovuar një enciklopedi të re me fakte dhe me shifra të rreme fallso kundër historisë së identitetit etnik, kombëtar dhe gjeopolitik të shqiptarëve në Maqedoni, sepse kjo është një sëmundje e lashtë epidemike dhe paranoide kolektive e konglomeratit sllav në Ballkan, që me shekuj përfaqësuesit e tij, janë mësuar të shkruajnë historinë falsifikuese dhe të rreme mbi shqiptarët autoktonë në territoret pellazgo-ilire-shqiptare të Shqipërisë Etnike.

Me gjithë këtë sëmundje patologjike raciste kundër shqiptarëve, përpiluesit e Enciklopedisë më të re të ASHM-së me në krye akademikun, Bllazhe Ristov, kanë harruar se historia e identitetit të popullit të tyre sllav, dhe e Republikës së tyre sllave, janë kontraverese dhe fallso, sepse historikisht, kjo Maqedoni me maqedonët e imagjinuar të Jugosllavisë së Titos nuk kanë asnjë lidhje me identitetin dhe me vazhdimësinë shekullore historike, etnike as shtetërore të Maqedonisë antike të Aleksandrit të Madh.

Si politika qeveritare, ashtu edhe hartuesit e kësaj enciklopedie të turpshme falsifkuese antishqiptare, duke pasur mizën pas veshi (si popull dhe si shtet kontestues artificial sllav), kanë përshpejtuar, ta nxjerrin në dritë atë enciklopedi më të re, me qëllim që të mohojnë historinë e prejardhjes autoktone të shqiptarëve jo vetëm në Maqedoni, por edhe në Ballkan.

Mirëpo, janë therrur keq në këtë rast ngase pa i shtyrë askush, përmes enciklopedisë së të tyre më të re, kanë nxjerrë në shesh argumentet dhe faktet e shumta historiko-politike se, si populli, ashtu edhe republika e Maqedonisë janë me origjinë fallso të identitetit të tyre.

Pra, ky veprim antishqiptar i shovenëve maqedonë, është edhe një argument më shumë që përligjë të vërtetën e identitetit historik, se maqedonët janë një popull i asmiluar sllav (bullgarë, grekë, serbë, vëllehë etj.).

Me enciklopedi fallso nuk mund të shkruhet historia nacionale dhe shtetërore e Maqedonisë dhe e maqedonëve, sepse ajo nuk është ndërtuar në hostorinë e Ballkanit.

Të gjitha të dhënat dhe shifrat e shkruara lidhur me historinë e gjenezës, të vjetërsisë së etnikumit shqiptar në Maqedoni, hartuesit e Enciklopedisë famëkeqe maqedone, i kanë falsifikuar në shkallën edhe më ekstreme sesa historiografia dhe politika shtetërore e derisotme serbomadhe.

Këtë, para së gjithash, e dëshmon ky fakt i rrejshëm dhe i trilluar nga enciklopedistët maqedonë, të cilët në enciklopedinë e tyre kanë pohuar se shqiptarët janë ngulitur në Maqedoni pas shekullit të XVI?!

Kjo është rrena më e turpshme dhe falsifikimi më i madh i enciklopedistëve sllavomaqedonë deri më sot (fillimshekulli XXI, viti 2009), sepse gjeneza e kombit shqiptar dhe e Shqipërisë Etnike, daton që nga pellazgjia lashtë. Sipas shkencëtarit të shquar frëng Robert dAngely, lozët e kombit shqiptar i gjejmë qysh në kohën antike të Homerit, i cili nuk e njeh emrin Maqedoni dhe të maqedonasëve. Për të luftëtarët që e kishin prejardhjen nga këto vise të pashkelura nga Aksiosi(Vardari) ishin paonë dhe vendi i tyre për herë të parë quhej Paoni…Gjatë periudhës parahistorike, Maqedonia gjeografikisht përfshinte një shtrirje që ndryshonte vazhdimisht, duke përfshirë rajonin, i cili kufizohej nga Aksiosi dhe Aliakmoni, ujitës nga Lundiasi dhe që kishte si kryeqytet Aegosin ose Edesën. Më vonë ky rajon u bë qendra e shtetit të madh e të fortë të Maqedonisë, dhe pa dyshim për këtë arsye u quajt Emathie ose e Madhja. Me kohë ky shtet u themelua nga fundi i shekullit IX, para Krishtit, përparoi gjithnjë e më tepër dhe sidomos zgjeroi hapësirën që shlnonte emri. Nën mbretërimin e Filipit II, atit të Aleksandrit të Madh, ai u shtri nga Mali Orbel te Mali i Olimpit dhe nga vargmali i Pindit deri te lumi Nestos. Ndërkaq, në epokën romake Maqedonia u përfshi në Illyricum. Dhe kjo ndarje nuk na duket arbitrare, ajo shpjegohet nga fakti se emri Illyricum përfshinte një popullsi homogjene të përbërë në atë kohë vetëm nga pellazgë, që mbanin emra të ndryshëm si maqedonë, epirotë, albanë (toskë e etruskë dhe gegë), dalmatë dhe të tjerë ilirë, dhe flisnin po atë gjuhë: PELLAZGJISHTEN ose SHQIPE
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=22789. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=22789

Top