Edhe 30 celularë me Windows Mobile deri në fund të vitit

Edhe 30 celularë me Windows Mobile deri në fund të vitit

Windows-Mobile.jpg

Nga fabrikat e 15 kompanive deri në fund të vitit do të duhej të paraqiteshin në treg edhe mbi 30 modele të reja të celularëve të pajisura me sistemin operativ Windows Mobile 6.5.</p>


Sipas portalit teknologjik Digitimes, deri në fund të vitit në treg do të duhej të paraqiteshin edhe 30 celularë të ri me këtë sistem. Në mesin e 15 prodhuesve përmenden edhe HTC, Acer, Samsung, LG, Sony Ericsson, Toshiba e HP.</p>


Pritet që celulari i parë me Windows Mobile 6.5 do të paraqitet në treg më 6 tetor. Gjithashtu, disa modele të cilët janë në shitje me Windows Mobile 6.1 do të mund të përditësohen në versionin e fundit të sistemit operativ të Microsoftit.</p>

Ky artikull eshte marre nga: http://teknologji.blog.al/?p=867. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://teknologji.blog.al/?p=867
 
Top