EAGLE mobil----cellullari i 3 ne shqiperi

Leopardii

Primus registratum
Re: EAGLE mobil----cellullari i 3 ne shqiperi

me fillimin e punes se kompanise se trete cellullare ne shqiperi , per te rritur konkurencen , por edhe per te ulur cmimet duhet qe enti i rregullimit te detyroj kompanite qe te bejne te mundur qe klienti i tyre te ndryshoje operatorin cellullar duke mbajtur te njejtin numer telefoni.
me pak fjale te kete edhe klient te Eagle me prefiks 068 apo edhe 069 qe sot i perkasin kompanise greke Amc e asaj greke-angleze Vodafone albania .
lecojeni se cfare po ndodh ne itali persa i perket kesaj metode = rritje konkurrence.
pastaj po deshi mos ti uli Amc e Vodafone cmimet , nqs se nuk duan nje "hemorragji" ne numrin e klienteve te tyre ( qe nuk do te me vinte shume keq /pf/images/graemlins/wink.gif ).


Telefonini: gli operatori 'traditi' da 2,2 milioni di clienti :eek:

Radiocor - Roma, 17 ago - E' aumentato del 37,5% in quattro mesi il numero di clienti di telefonia mobile che ha cambiato operatore conservando il vecchio numero di telefono: dal saldo tra clienti persi e clienti acquisiti, emerge che H3g e Wind 'risultano acquisire un numero di linee maggiore di quante ne perdano', mentre per Tim e Vodafone il saldo e' negativo. Dai dati dell'Autorita' Tlc, aggiornati ad aprile 2004, il numero di clienti che, usufruendo del servizio di number portability, hanno 'tradito' il loro operatore passando ai servizi di un concorrente e' salito a 2,2 milioni, da 1,6 di dicembre 2003, e dai 300mila di dicembre 2002 quando il servizio era stato da poco lanciato :shrug: . Wind 'ruba' piu' clienti di tutti, Tim ne perde 307mila L'obiettivo dell'Autorita' per le Comunicazionui, nell'introdurre il servizio di number portability, era quello di aumentare la concorrenza nel settore, mettendo in gioco tutti quei clienti che avrebbero voluto cambiare operatore di telefonia mobile ma non lo facevano per non cambiare anche il numero del telefonino :shrug:
 

fjorent

Primus registratum
Re: EAGLE mobil----cellullari i 3 ne shqiperi

Lexoni pak lajmin qe gjeta tek Vizionplus:

"EAGLE MOBILE KA SHUME PAK SHANSE TE JETE KONKURRENTI I TRETE QE PRITEJ ME PADURIM NE TREGUN E TELEFONISE CELULARE NE VENDIN TONE. MEGJITHESE NE FILLIM U DEKLARUA SE KJO KOMPANI DO TE INVESTONTE 20 MILIONE EURO DUKE MBULUAR PJESEN DERRMUESE TE RRJETIT, PERFUNDIMISHT DO MBULOJE VETEM TIRANEN DHE DURRESIN ME NJE INVESTIM 10 HERE ME TE VOGEL."

Ashtu sic e kisha parashikuar ata qe shkaterruan Albtelecomin i hidhen edhe nje here hi syve shqiptareve qe si zakonisht e hane sapunin per djathe.
 

nikson

Primus registratum
Re: EAGLE mobil----cellullari i 3 ne shqiperi

Jam i interesuar te kem nje numer shqiptar.Kush me tregon sa kushton nje numer abonimit ne Shqiperi o tek Vodaphone ose tek AMC?...dhe cili prej tyre funksionon ne gjith europen? :wink:
 

nikson

Primus registratum
Re: EAGLE mobil----cellullari i 3 ne shqiperi

Iola mos e ke gabim moj 25000leke te reja jane 250mije te vjetra! :eek: mos e kishe fjalen per 25000leke te vjetra?.Jashte shtetit e nuk kushton me shume se 25-30euro karta e rregjistrimit. :wink:
 

MLK

Primus registratum
Re: EAGLE mobil----cellullari i 3 ne shqiperi

Eagle Mobile qe nga mediatizimi pompoz qeveritar nje vit me pare me keqardhje per konsumatorin shqiptar qe konsiderohet si lope e mund ta mjelin sa here te duan nuk ka snje lloj lajme konkret se kur do te filloje te hapi aktivitetin! Vodafone ju desh vetem 6 muaj per te instaluar relete e veta e te bejne oferta konkrete ne treg e pas 3 vitesh ka mbi 500 mije kliente. Ministri i transportit dhe telekomunikacionit Spartak Poçi para ca kohesh kritikoi "ashper" drejtuesit e Albtelecomit qe nuk kane nxjerre akoma ne treg ofertat per publikun shqiptar te cilat sipas projektit duhet te kishin dale ne korrik 2004 pra para 7 muajsh! Asnje shpjegim nuk u dha per kete , per arsyen e vonesave dhe asnje date se kur do te dale ne treg kjo kompani!! Vetem ne Shqiperi mund te besh gabime sa te duahs, te vjedhesh parate e shtetit e te mos mbash piken e pergjegjesise. Qe nga kjo katastrofe asnje nga zyrtaret pergjegjes nuk eshte pushuar nga puna e vazhdon te punoje ne te njetin vend pas asnje lloj problemi. Ligji qe nuk ka asnje lloj sanksioni ne rast shkeljeje nuk ka asnje lloj vlere qe te zbatohet.
 

fjorent

Primus registratum
Re: EAGLE mobil----cellullari i 3 ne shqiperi

Spartak Poci kritikoi ashper Albtelekomin? Me vjen per te qeshur. Si mund te kritikoje Spartak Poci ashper Albtelekomin kur ky i fundit eshte prone e pashpallur e Fatos Nanos e Dhimitraq Raftit? Dhimitraq Rafti ishte drejtori i ALbtelekomit monopol qe del me humbje , i shkarkuar nga Ilir Meta dhe i ngarkuar nga Fatos Nano.
Cfare ligji duhet te zbatohet ne Shqiperi kur kryeministri akuzohet per kontrabande armesh dhe cudia nuk zgjat me shume se 3 dite? A keni degjuar ndonje lajm te ri mbi pergjimin e kryeministrit dhe kontrabandes se tij? Mjere ne per kete shoqeri te pergjumur qe kemi...
 

regele

Forumium maestatis
Re: EAGLE mobil----cellullari i 3 ne shqiperi

Fjorent, nuk na the cfare lidhje ka tema me komentin tend /pf/images/graemlins/smile.gif Jam i sigurte qe ke dicka ne koke, prandaj na e thuaj dhe neve!

Permende 4 emra: Spartak Poci, Fatos Nano, Dhimitraq Rafti, Ilir Meta, ngrite disa probleme: kontrabande armesh, korrupsion, vjedhje, por nuk e mora vesh cfare doje te thoje per eagle mobil!
 

fjorent

Primus registratum
Re: EAGLE mobil----cellullari i 3 ne shqiperi

Doja te thoja qe disa nga emrat e permendur me siper bejne qe Eagle Mobil jo vetem te mos jete i afte te filloje funksionimin, por edhe Albtelecomi te dale i vetmi rast i historise se kapitalizmit ku nje monopol del me humbje.
Une e kan thene edhe nje here tjeter qe Shqiperia nuk ka treg per 3 kompani celularesh me 3 mln banore qe ka. Nese duam qe te ulen cmimet e telefonise celulare, kjo gje nuk mund te behet me tregim perrallash per nje kompani qe me siguri do te shkaktoje humbje te tjera Albtelecomit. Edhe nese pushtetaret tane mendojne se mund t'i hedhin hi syve te investitoreve te interesuar (nese ka ndonje te tille te denje sepse nga nje veshtrim qe i hodha listes mu duken emra te tipit New World Telecom) per te rritur vleren e Albtelecomit besoj se e kuptojne se keta investitore nuk jane kaq sylesh sa te mos bejne nje "business plan" e te shikojne mundesite reale te perfitimeve te Eagle company.
Nese SHqiperia do te ishte nje vend normal autoriteti i konkurrences do te ishte arbitri kryesor i uljes se cmimeve. Por duke qene se nuk jemi as Itali e aq me pak Angli, jemi te detyruar dhe me gjendjen ne te cilen ndodhet shoqeria shqiptare mire i kemi keta servila te nanove e berisheve mbi krye te konkurrences.
Tani le te hidhemi ne nje diskutim ekonomik per te treguar pamundesine e Eagle te funksionoje.
Eagle Mobil ka nevoje per mbi 100 mln dollare per te filluar aktivitetin e tij e per t'i bere konkurrence Vodafonit dhe AMC apo jo? Kush do t'i jape 100 mln Eagle? Bankat greke? Apo Reiffeisen? Apo Albtelecomi vete qe deri vjet ishte me humbje sa u detyrua te pesefishoje tarifat per te dale nga balta?

Lexoj me shume habi kur pyet se c'hyn Rafti Nano e company me Albtelecomin. Po kush ishte drejtor i Albtelecomit ne vitet e shkaterrimit? Pse u arrestuan zv drejtoret e Albtelecomit per abuzime (lajmi i sotem denim i ketyre personave qesharak 1 vit me kusht) dhe drejtori behet zv minister?
Sipas jush ka me shume mundesi qe ne Shqiperine e sotme zv drejtori te vjedhe pa dijenine e drejtorit? SI ka mundesi qe ndersa dy te paret shkojne ne burg tjetri shkon ne ministri?
Si eshte e mundur qe nje tjeter zv minister ndodhet(j) ne bordin e Hermes qe lidhte kontrata te tejet te favorshme me Albtelecomin dhe me miqte e tij Rafti e shoke?
I dashur Regele une shoh lidhje mes kontrabandes se nje kryeministri dhe sidomos heshtjes totale mbi kete ceshtje te sistemit mediatik shqiptar dhe kupoles mafioze qe i rri mbi krye shqiponjes e shqiptareve. Nese ti sheh ende ndonje mundesi qe Eagle e shoqeri te tjera shteterore te triumfojne ekonomikisht nen kete kupole mafioze atehere pse te mos i propozojme vendeve perendimore ku mbisundon ligje te marrin shembull nga SHqiperia???
 

regele

Forumium maestatis
Re: EAGLE mobil----cellullari i 3 ne shqiperi

Fillimisht postuar nga regele:
[qb]
Fillimisht postuar nga fjorent:
[qb]
Lexoj me shume habi kur pyet se c'hyn Rafti Nano e company me Albtelecomin. [/qb]
Lexoje mire postimin tim, mos supozo! Nuk pyes nje gje te tille dhe nuk le vend per nje intrepretim te tille! Thjesht te kerkova te shtjelloje me qarte temen.
 

fjorent

Primus registratum
Re: EAGLE mobil----cellullari i 3 ne shqiperi

Permende 4 emra: Spartak Poci, Fatos Nano, Dhimitraq Rafti, Ilir Meta, ngrite disa probleme: kontrabande armesh, korrupsion, vjedhje, por nuk e mora vesh cfare doje te thoje per eagle mobil!
Pa dashur te hyj ne polemika te kota e pa bereqet e perseris kontrabanda e armeve, korrupsioni e vjedhjet kane te bejne jo pak me Eagle Mobil dhe me Albtelecomin ne pergjithesi.
Sot lexova lajmin se kompania amerikane as ka shprehur as me te voglen deshire te marre pjese ne tender. Dhe nuk kishte se si te ndodhte ndryshe.
 

eagle_eye_andi

Primus registratum
Re: EAGLE mobil----cellullari i 3 ne shqiperi

Fillimisht postuar nga fjorent:
[qb] Cfare ligji duhet te zbatohet ne Shqiperi kur kryeministri akuzohet per kontrabande armesh dhe cudia nuk zgjat me shume se 3 dite? A keni degjuar ndonje lajm te ri mbi pergjimin e kryeministrit dhe kontrabandes se tij? [/qb]
ketu e kishe fjalen per menyren e gjetur te dikujt per te dale nga "balta"?
 

stilo

Primus registratum
Re: EAGLE mobil----cellullari i 3 ne shqiperi

Po celulari i gjenerates se 4 s'ka arritur akoma ? :rolleyes:
edhe pse s'ka dalur akoma :devil:
 

Leopardii

Primus registratum
Re: EAGLE mobil----cellullari i 3 ne shqiperi

Celularët, rjepin shqiptarët e varfër:kiss:

Publikohen të ardhurat dhe fitimet e AMC-Vodafon. Çdo person shpenzon 150 mijë lekë në vit për bisedat telefonike

Shifrat e fitimeve të kompanive celulare në Shqipëri fryhen nga muaji në muaj, ndërkohë që abonentët, të cilët e paguajnë këtë, përballen çdo ditë me varfërinë. Sipas një studimi të bërë për tregun celular në vend, rezulton që gjatë vitit 2004, çdo shqiptar ka paguar mesatarisht për celularin e tij 150 mijë lekë të vjetra në vit. Kjo shifër është e barabartë me më shumë se një pagë mesatare mujore shqiptare, çka do të thotë se një muaj në vit shqiptarët punojnë vetëm për cerularin. Por shifra e të ardhurave që siguruan kompanitë gjatë 2004, është pjesëtuar me numrin e të gjithë popullsisë, duke dalë shpenzimi për frymë. 46 miliardë lekët që u bënë në tregun celular të pjesëtuar me numrin e mbajtësve të aparatëve, që është më pak se gjysma e popullsisë, tregojnë se një abonent i dy kompanive ka shpenzuar mesatarisht 300 deri në 320 mijë lekë të vjetra në vit.
Kjo do të thotë se çdo përdorues ka harxhuar me celularin e tij 2 karta e gjysmë në muaj, dhe këtë kompanitë njohin pasurim të mëtejshëm paçka se specialistët thonë se tregu do të vazhdojë edhe për shumë kohë të rritet, bazuar në normat e shtimit të abonentëve që vazhdojnë me të njëtat ritme edhe në 6-mujorin e parë të 2005-ës.
SHIFRAT
Celulari paçka se më i shtrenjti në Evropë bën që shqiptarët të mos hezitojnë për të shpenzuar në një vit për të më shumë se sa për kafe, cigare e birrë së bashku. Për pasojë me një vit, tregu është fryrë edhe me 5 miliardë lekë të tjera, që në përqindje i bie të jetë shtuar me 12 për qind. Vetëm Vodafone e ka zgjeruar biznesin e tij me 18 për qind. Madje analizat flasin se ajo po fiton garën me AMC brenda tregut paçka se ende nuk ka të njëtin numër abonentësh me të. 1.4 milionë abonentët e bërë me celularë në “brez”, ndahen pothuajse përgjysmë nga dy operatorët, por Vodafone ka ca mijë më pak. Por kjo nuk e ka penguar kompaninë e dytë deri më tani, që në një vit t’i shtojë të ardhurat me 28 për qind. Por konkurrenti i vjetër grek ka një normë më ta lartë fitimi që është, sipas deklarimeve të vetë AMC, plot 41 për qind, ndërkohë që specialistët thonë se norma reale e fitimit e kalon 60 për qindëshin. Nga ana tjetër Vodafone raporton vetëm një normë fitimi, 26 për qind në vit. Normat e fitimit sigurisht dalin shumë më të larta sikur prej tyre të hiqeshin shpenzimet e reklamës. Në tregun shqiptar, 30 për qind të totalit të reklamave e zënë ato që bëhen nga AMC e Vodafone, që sipas specialistëve të tregut, kjo i rezulton të jetë një shpenzim vjetor për dy kompanitë më shumë se 5 milionë euro në vit.
AMC, fitim 50 milionë USD
Pëllogaritet në rreth 6.9 miliardë lekë fitimi i patatueshëm i AMC-së gjatë vitit të kaluar. Kjo shifër është e publikuar në bilancin vjetor të saj për periudhën 1 janar 2004 deri me 31 dhjetor 2004, të përgatitur dhe firmosur nga krerët e kësaj firme më 31 mars të këtij viti. Duke iu referuar këtij dokumenti, fitimi neto për vitin që lamë pas arrin deri në 5.084 miliardë lekë, pra, përafërsisht 50 milionë USD.
Gjatë vitit të kaluar të ardhurat e kësaj kompanie janë deklaruar 16.829 miliardë lekë, duke shënuar një rritje progresive krahasuar me vitin e kaluar. Sipas të dhënave, norma e fitimin mund të jetë më e lartë se ajo e deklaruar zyrtarisht prej 18%.
Pak muaj më parë një media e përditshme botoi të dhënat e publikuara nga COSMOTE, kompania mëmë e aksionerit më të madh të AMC-së, ku sipas saj, fitimi për vitin 2004 llogaritet në rreth 30 milionë euro. Ndërsa të dhënat e bilancit të kësaj kompanie flasin për një fitim më të lartë se sa ato të deklaruara nga firma pronare në Athinë.
TENDENCA 2005
Nga qershori 2004 në qershor 2005 Vodafone Albania ka realizuar rreth 149 milionë euro të ardhura, duke pasur një rritje të ardhurash prej 3,4 milionë euro vetëm për tremujorin e dytë 2005. Nga ana tjetër kompania AMC ka arkëtuar 32 milionë euro në tremujorin e parë të 2005. Sipas bilancit zyrtar të kompanisë, të ardhurat nga shitja e shërbimeve të abonentëve shqiptarë janë 32 milionë euro, duke shënuar një rritje prej 18,2 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kur kjo shumë ishte rreth 27 milionë euro. Nuk është e vështirë për të parë se telefonia celulare është një biznes në lulëzim, apo në rritje siç thonë specialistët, dhe nga ana tjetër xhepat e abonentëve sa vijnë e shpohen. Vetëm për Vodafone llogaritjet tregojnë se të ardhuarat mesatare për abonentët me parapagesë (670 mijë në qershor 2005) janë rritur me 1,3 milionë euro, të ardhurat e kompanisë nga abonentët me pagesë (19 mijë në qershor 2005) janë rritur me rreth 2,2 milionë euro për tremujorin e dytë të këtij viti.


KONTRATA DISKRIMINUESE
Treguesi më domethënëns për diskriminimin që u bëjnë shqiptarëve kompanitë celulare me tarifat, janë treguesit që vetë njëra nga kompanitë mëmë ka dekalruar për abonentët me kontratë. Numrat me njëzet, siç njihen në Shqipëri, janë paguesit më të mëdhenj jo vetëm duke i krahasuar brenda vendit me ata me parapagim, por edhe duke i krahasuar me të njëtët abonentë të së njëjtës kompani kudo në Evropë. Shifrat shqiptare janë një rekord. Plot 2 306 euro për abonent merr kompania në një vit nga një shqiptar që ka numër me 20. E ndërkohë që një mbajtës celulari me kontratatë në Shqipëri paguan këtë shumë që është më e madhe se e ardhura mesatare kombëtare për frymë në vit, një konsumator në Itali paguan vetëm 921 euro në vit, në Holandë 841 euro, në Greqi 785 euro, në Britaninë e Madhe 827 euro, në Suedi me 606 euro në vit etj. Kështu shqiptarëve u grabiten miliona e shteti me organet kompetente hesht. Ulja e tarifave celulare në vend është kërkuar shpesh, por nuk po ndodh. Shpresa e vetme për këtë është dalja e celularit të tretë, për të cilin ende nuk mund të thuhet asgjë edhe pse licensa është dhënë prej shumë kohësh.


Shënim: Në numrin e ardhshëm do të botojmë të plotë bilancin e AMC-së, me treguesit financiarë të përgatitur më 31 mars të vitit 2005
 

Leopardii

Primus registratum
Re: EAGLE mobil----cellullari i 3 ne shqiperi

“Mafia” greke e celularëve
Ferdinand Dervishi

Kur detyrohemi të shqiptojmë, të dëgjojmë të shqiptuar apo të përdorur nga të tjerët termin “Mafia”, të gjithë sjellim në mendje, pa kapërcyer kufijtë shtetërorë, krimin e trafikut të drogave, vrasjet e organizuara për dominim, influencën e këtyre grupeve në politikë etj. Pra me këtë term ne shqiptarët portretizojmë krimin e organizuar, që na del para syve përditë, që emetohet në lajmet e përditshme, që përmendet nga analistë deri te vetëfrenimi, apo autocensura e mendimeve, që na shkaktojnë frikë. E kemi të qartë gjithashtu se “Mafia” me prezencën e vet ndikon drejtpërdrejt negativisht në jetën tonë të përditshme. Pasi ajo e ndihmuar nga politika ka monopolizuar një pjesë të mirë të ekonomisë shqiptare,

duke bërë që fitimet të shkojnë në xhepat e një numri të vogël njerëzish dhe në këtë mënyrë kuptohet që është bërë shkak varfërie për pjesën tjetër, apo më saktë për pothuaj të gjithë ne shqiptarët. Këtu nuk po inkuadrojmë pasojat që vijnë nga fenomeni ndërkombëtar, i cili duke i’u referuar “Mafia-s” kriminale shqiptare, vazhdon të na mbyllë dyert, duke na mbajtur larg përfshirjes në familjen e madhe të Evropës Perëndimore. Gjithsesi këto i kuptojmë pak a shumë dhe shpresa na mban gjallë se një ditë do të ketë një revolucion që të minimizojë sadopak fenomenin. Porse jo shumë nga ne e kanë të qartë se përditë jemi duke arkëtuar në mënyrë të drejtpërdejtë të holla në adresë të një organizimi krejt të sofistikuar mafioz. Bëhet fjalë për të hollat që mbyllim në adresë të dy kompanive celulare për shkak të atij aparatit të vogël që mbajmë me vete me anë të të cilit gjatë gjithë ditës lidhemi me njëri-tjetrin, duke realizuar atë jetë që kemi ndërtuar apo na është lënë ta ndërtojmë. Nisur nga llogaritjet e thjeshta matematike, të gjithë ne paguajmë më shumë se pothuaj pjesa tjetër e botës për të mbajtur një celular. Thjesht për një minutë bisedë, ne shqitarët paguajmë më shumë se amerikanët, që kanë rroga disa herë apo disa dhjetëra herë më të larta se ne. Ndërkohë të habit fakti që tarifat janë pothuaj të barabarta për të dy operatorët, pra mes tyre nuk ka asnjë lloj opozite apo konkurrence. Dhe thelbi është se në gjithë këtë histori të mbajtjes së çmimeve të larta, nuk përzihet askush. Nuk përzihet politika, nuk përzihet shteti, nuk përzihet pozita, por edhe opozita, nuk përzihen mediat e të gjitha llojeve dhe të gjithë analistët më të përmendur, nuk përzihen institucionet monitoruese të çmimeve të shitjes së impulsive, me një fjalë me dy kompanitë celulare që operojnë në Shqipëri, nuk e krruan askush. “Përseja” në këtë pikë është shumë ndjellëse. Ndërsa përgjigjia është e frikshme të thuhet, porse e lehtë të kuptohet. Së pari, edhe pse janë përfaqësues të kompanive të ndryshme, dy operatorët duket kanë bërë marrveshje me njëri-tjetrin për çmimet që t’i mbajnë të larta. Së dyti, çmime të tilla të larta, mbase sa dyfishi krahasuar me ato që paguan një nënshtetas i SHBA, sigurojnë dyfishin e fitimit të llogaritur. Këtu gjendet edhe çelësi i sqarimit të gjithçkaje. Pasi me këto të holla që, kuptohet, janë shifra që kalojnë gjashtë zerot në USD, mbyllen gojët e uritura. Mbyllen gojët e politikanëve, shtetarëve, del e tepron për monitoruesit, del e tepron për të gjitha mediat në formën e reklamave të fryra, për sponsorizime spektaklesh, kryesisht bajate, apo evenimenesh sportive të parëndësishme. Pra dalin për të mbyllur gojët e uritura të të gjithëve atyre, të cilët brenda kufijëve shtetërorë, kanë fuqi të kundërshtojnë dhe të bëhen shkopinj në rrota. Por e gjitha kjo ndërmarrje nuk është se bëhet për bamirësi. Kurrë! Në këtë mbifitim ka të ngjarë që vetëm thërrimet shkojnë në adresë të politikës apo mediave etj. Pasi në të kundërt mbajtja e një çmimi normal për impulset, brenda të gjitha rregullave të përcaktuara me ligj, nuk do të sillte nevojën e miqësirave me politikanë apo media. Fitimi që përfundon në xhepat e dy kompanive apo individëve të caktuar në drejtim të tyre, në këtë rast duke na rrjepur të gjithëve ne në mënyrë të paligjshme, duhet të jetë tmerrësisht i lartë. Ndërkohë që influenca e krijuar me të hollat e kësaj vjedhjeje i ka bërë këta njerëz të fortë deri në arrogancë. Shumëkush ka pohuar se të dyja kompanitë kanë influencuar që të treg të mos futet një operator i tretë celular, i cili, sipas parashikimeve, tashmë duhet të ishte prezent me kohë. Dhe nuk mund të thuash që influenca në këto raste nuk bëhet me para. Të njëjtët, në mënyrë krejt të rrezikshme, duke demonstruar njëkohësisht edhe fuqinë e tyre, nuk kanë mundësuar lidhjen telefonike 129 të policisë, apo më saktë e kanë ndërprerë, duke e justifikuar me harxhimet që bëheshin. Pra të shtrenjtë në krunde, kur bëhet fjalë të paguajnë për publikun, dhe të lirë në miell, kur u duhet të krijojnë alenaca për mbijetësiën e sistemit të tyre fitimprurës.
Në Amerikën e shekullit të kaluar lulëzuan disa familje mafioze, që me kalimin e kohërave krijuan një rreth të mbyllur pagesash për të garantuar veprimtarinë e tyre kriminale. Kështu ata paguanin nën dorë politikanë, që të mos goditeshin nga pushteti, policë, gjyqtarë, gazetarë e të tjerë njerëz, që kishin në dorë të dëmtonin veprimtarinë e tyre kriminale të ndërtuar, kuptohet, për të bërë para nga krimi. Pra mbyllja e gojëve të politikanëve dhe mediave i lejonte të vazhdonin veprimtarinë e tyre kriminale nga e cila nxirrinin të holla jo vetëm për veten e tyre, por edhe për bakshishet që jepnin, duke inkriminuar në këtë formë edhe këtë pjesë të korruptuar të shoqërisë. Ky rreth vicioz duket është duke funksionuar prej vitesh brenda kufijëve shqiptarë, i ndërtuar nga drejtues të dy kompanive celulare. Gjithsesi shqiptarët të falin t’i vjedhësh. Ata të falin edhe kur me të hollat e tyre të vjedhura organizohet një veprimtari mafioze nga të huaj “të zgjuar” që janë duke na blerë me paratë tona. Por shqiptarët nuk të falin kur bëhet fjalë t’u marrësh edhe jetën. Këto ditë “Express” ka ndërmarrë një cikël shkrimesh, ku përditë e më tepër po na bind se prania e antenave të celularëve pranë qendrave të banuara, -largësia e vendosjes së tyre nga zonat e populluara kontrollohet me ligj, -ka ndikuar me anë të rrezatimeve në shëndetin e njerëzve-shqiptarë, kryesisht të fëmijëve. Larg kryeqytetit dhe influencës, në zona ku njerëzit nuk kanë fuqi të ngrenë zërin e t’u dëgjohet, nuk është e vështirë të instalosh potencën e “mbylljes së gojëve”. Pra nëse e vërteta është se fëmijët janë të sëmurë nga rrezatimi, jo të gjithëve pa përjashtim nuk do t’u ngecen në grykë ato bakshishe që marrin. Është e pashmangshme që dikush një ditë të kthjellohet dhe të ecë kundër rrymës
 

Leopardii

Primus registratum
Re: EAGLE mobil----cellullari i 3 ne shqiperi

« La cessione della partecipazione in Tim Perù si inquadra nell'ambito della strategia di Telecom Italia di razionalizzazione del portafoglio di partecipazioni internazionali focalizzando la presenza nei paesi con più elevati tassi di crescita e dove sia possibile sfruttare al meglio le potenzialità dell'integrazione tra piattaforme fisse e mobili » spiega la società.
Tim Perù è il secondo operatore mobile del mercato peruviano, con 1,5 milioni di clienti /pf/images/graemlins/laugh.gif e una quota di mercato del 31%. Lo scorso anno aveva chiuso l'esercizio con ricavi di 165 milioni :eek: e un mol di 30 milioni :shrug: .
 

Leopardii

Primus registratum
Re: EAGLE mobil----cellullari i 3 ne shqiperi

AMC : Kliente 650 mije , te ardhura= 16.829 miliardë lekë , fitim = 50 milionë USD

Vodafon –Albania Kliente 650 mijë , te ardhura= 149 milionë euro , fitim = afersisht si AMC


Tim Peru (grupi Telecom Italia):Kliente = 1,5 milion :eek: , te ardhura=165 milion € :shrug: , fitim =30 milion € :shrug:


---------------
grekerit e Cellullarve po i rrjepin SHQIPTARET me shume se Peruvjanet .

me 1,5 milion klient Tim Peru ncjerr ne vit 165 milion euro, ndersa te dyja komapanite greke te cellullarve nxjerrin te ardhura 46 miliard lek te reja ne vit qe me kursin e ketyre diteve 380 milion euro :smash: .

edhe ne 2005 akoma me shume rrjepje nga keto dy kompani(meqe flitet per rritje te te ardhurarve 28%).

ka ardhur momenti per te mos thene qe ka kaluar per futjen e kompanise se trete.

ka ardhur momenti qe tatimi mbi fitimet ne fund te vitit per kete sektor kaq fitim prures te shkojne ne 33%(si ne perendim) nga 23% qe eshte aktualisht.

keshtu do te eleminonin qe miliona euro ti drejtohen rruges se greqise(nje pjese te pakten) ne fund te vitit si dividend.

cfare kuptimi ka qe greket e AMC e Vodafon me ate mase fitimi te paguajne ne fund te vitit te njetin tatim sesa nje biznes ne tirane??

e rropen shqiperine keto KUCEDRA te huaja , prandaj nuk ben perpara ai vend.

me gjithe ato para qe kane marre keto dy kompani shqiptarve ne gjithe keto vite(miliarda euro) , shume probleme te shqiptarve do te ishin zgjidhur.
 

Leopardii

Primus registratum
Re: EAGLE mobil----cellullari i 3 ne shqiperi

PD: DO TE ULIM TARIFAT E BISEDAVE CELULARE
Flet Aleksander Biberaj, anëtar i KOP-it dhe ish-nëndrejtor i Albtelekomit për telekomunikacionet


AMC dhe Vodafone vetëm formalisht e kanë marrë emërtimin operatorë me fuqi të ndjeshme në treg, pasi në realitet ata veprojnë me tarifat sipas dëshirës së tyre. Ligji deri më sot nuk ka mundur të mbërrijë deri në vendosjen e autoritetit të tij mbi këto dy kompani që kanë qëndrim të pastër oligopoli në treg. As ERT e as Autoriteti i Konkurrencës, bazuar në ligjin në fuqi, por edhe në emërtimin që tashmë u është vënë operatorëve celularë si dominantë të tregut, nuk po mundësojnë caktimin e një çmimi tavan.
Pikërisht këtë ndërhyrje të parë premton të sjellë qeverisja e re në këtë treg. Në platformën e PD për telekomunikacionin problemi i tarifave përmendet si më i prekshmi dhe më i domosdoshmi për ndryshime. Aty thuhet shprehimisht se “Në kushtet kur AMC dhe Vodafone kanë krijuar një situatë oligopol të pastër në tregun e telefonisë mobile, është e nevojshme ndërhyrja e shtetit nëpërmjet mekanizmave të tij rregullues (ERT) bazuar në legjislacionin ekzistues për kontrollin e kostove dhe tarifave të shërbimit. Natyrisht që për operatorët që ofrojnë shërbime në kushtet monopol, si mekanizëm rregullues i çmimeve, përveç tregut shërben edhe mekanizmi i çmimit tavan. Ky mekanizëm zbatohet me qëllim mbrojtjen e konsumatorit nga politikat abuzive të rritjes së tarifave (duke përfituar nga statusi monopol), siç ka ndoshur realisht gjatë viteve të fundit”. Të njëtën gjë e konsideron si një domosdoshmëri urgjente edhe Aleksandër Biberaj, ish-nëndrejtor i Albtelekom dhe hartues i kësaj platforme. Sipas tij, ”Licencat e dhëna këtyre kompanive, rinovimi që do t’iu bëhet këtyre licencave apo licencat e reja që do të jepen, duhet të parashikojnë edhe deklarimin e kostove si dhe kontrollin e kostove dhe të tarifave, me qëllim eliminimin e abuzimeve nga këto kompani me fuqi të ndjeshme në treg”.


Tarifat celulare që aplikohen në Shqipëri janë nga më të lartat në botë. Ju keni folur në platformën e PD për telekomunikacionet për ndërhyrje. Sa e realizueshme do të jetë kjo?


Është e vërtetë që sot shqiptarët përballen me çmime shumë të larta të shërbimit celular dhe unë mendoj se një ndër detyrat parësore të qeverisjes së ardhshne e veçanërisht të Entit Kombëtar të Telekomunikacionit do të jetë pikërisht rregullimi i tregut, në mënyrë që shqiptarët të paguajnë ato kosto dhe çmime që paguajnë të gjithë qytetarët e tjerë evropianë për këtë shërbim. Madje do të shtoja se duke patur parasysh që të ardhurat e shqiptarëve janë shumë më të ulëta se ato të evropianëve duhet bërë një përshtatje me to edhe të tarifave të telefonisë celulare, por gjithsesi është e domosdoshme që e pakta këto tarifa të mos jenë më të larta se ato evropiane.


Si do të mund të realizohet kjo?


Mendoj se dy kompanitë që veprojnë aktualisht në tregun celular, AMC dhe Vodafon po mbajnë një qëndrim të pastër të oligolpolit me çmimet. Janë ata që diktojnë çmimet në treg e, jo vetëm kaq, po e diktojnë të gjithë tregun. Këtu fatkeqësisht ERT nuk ka mundur të zbatojë ligjin. Dy kompanitë janë operatorë me fuqi të ndjeshme në treg, çka do të thotë se në bazë të ligjit atyre u duhen kontrolluar si çmimet ashtu edhe kostot. Në fakt ata kanë vepruar dhe vazhdojnë të veprojnë lirisht në treg. Kjo përbën njërën anë të medaljes. Ana tjetër është që Albtelekom prej dy vitesh ka një licensë të tretë celulare, e cila nëse do të ishte vënë në funksionim, pra do të ishte ngritur ky rrjet, kur dihet që Albtelekom e ka rrjetin në të gjithë vendin, pra kostoja për celularin e tretë ishte shumë më e lirë, do të krijohej një konkurrencë reale çka do të thotë automatikisht një ulje e çmimeve.


A e shihni si mundësi daljen e celularit të tretë Eagle Mobil në treg përpara se Albtelekom të privatizohet?


Eagle Mobil duhet të dalë sa më shpejt që të jetë e mundur në treg. Kjo është e lidhur në radhë të parë me rritjen e vlerës së vetë Albtelekomit, pasi një kompani me një filial celular padyshim ka një vlerë më të madhe në treg dhe arsyeja e dytë është ajo që e përmendëm edhe më lart, ulja e çmimeve të shërbimeve celulare në treg.


Platforma e PD flet edhe për kompani të tjera celulare. A ka gjasa që ata të mund të jenë shpejt në treg?


Nëse i referohemi përvojës botërore do të shohim se tregjet më të zhvilluara siç janë ato të SHBA dhe Japonisë kanë kaluar drejt një liberalizimi total. Në përgjithësi këto tregje rregullohen në bazë të mekanizmit të kërkesës dhe ofertës. Kështu që mendoj se edhe në Shqipëri mund të ketë më shumë se tre operatorë dhe se do të jetë tregu ai që do të vendosë. Nuk ka përse të ketë pengesa në këtë drejtim.


Meqë u përmend, çfarë pritet të ndodhë me privatizimin e Albtelekom?


Për këtë privatizim ne jemi shprehur që do ta rishikojmë privatizimin me turqit, pasi është bërë në moment të papërshtatshëm. Privatizime të tilla bëhen në gjysmën e parë të mandatit të një qeveria e jo në fund të tij. Privatizime të tilla patjetër duhet t’i nënshtrohen edhe një debati të gjerë publik e politik ka nevojë për konsesus, pasi kemi të bëjmë me një pasuri kombëtare që kurrsesi nuk mund të privatizohet ashtu siç u bë në mënyrë kaq të shpejtë. Po ashtu privatizimi është bërë vetëm me një kompani kur dihet që sipas ligjit shqiptar edhe për të blerë materiale kancelarie duhen e pakta tre oferta nga të cilat dy të kualifikohen. Kështu që ky privatizim nuk ka se si të mos rishikohet. Ne do të hapim një tender ndërkombëtar dhe kemi idenë që aty të marrin pjesë komapnitë më të fuqishme të këtij sektori dhe fituesi të jetë vërtet një operator strategjik.


A mendoni se rishikimi i privatizimit të Albtelekom duhet të shoqërohet edhe me rishikimin e formulës së privatizimit? Edhe për këtë ka patur mendime të ndryshme?


Mendoj që kjo formulë duhet të rishikohet. Qëndrimi ynë ka qenë që si hap i parë nuk duhet që të shiten një pjesë kaq e madhe e aksioneve. Përsëri po t’i referohemi përvojës ndërkombëtare, njihen shitje që kanë filluar me 10, 20 deri në 49 për qind. Do të ishte e mira që 51 për qind të aksioneve t’i mbante shteti, kur dihet që një kompani e tillë, po u menaxhua mirë, sjell miliona euro të ardhura për buxhetin e shtetit. Ndaj edhe mendoj se duhet të rishikohet patjetër formula në privatizimin e ardhshëm.



Për funksionimin e këtij tregu kritikat më të mëdha i ka marrë ERT. A mendoni se pikërisht këtu duhen filluar ndërhyrjet?


Për fat të keq ERT nuk ka funksionuar rregullisht që prej krijimit të saj e deri më sot. Shumicën e kohës së funksionimit prej 6 vjetësh, ajo nuk ka qenë e plotësuar me staf, por edhe pasi është plotësuar, në shumë raste ka patur ndërhyrje të drejtpërdrejta të qeverisë dhe të Ministrisë së Telekomunikacionit, në një kohë që me ligj enti varet nga Parlamenti. Kështu ka ndodhur që sot tregu i telekomunikacioneve të ketë kaq shumë probleme, ndaj dhe ndërhyrjet e reformat në këtë pikë përbëjnë një element shumë të rëndësishëm.




Dicka po leviz ne drejtimin e duhur
 

MLK

Primus registratum
Re: EAGLE mobil----cellullari i 3 ne shqiperi

Leopardii fajin nuk ta kane greket po e kemi vete ne shqiptaret. Greket nepermjet kompanive te tyre mbrojne interesat dhe kapitalet e tyre e kete gje ne nuk e bejme pasi jemi injorante e te paditur!
AMC e Vodafone jane krijuar si kompani gjate udheheqjes se Ilir Mtes e Fatos Nanos, kane shtrire aktivitetin e vene tregun shqiptar nen monopolin e tyre po gjate kesaj periudhe. Duke e ditur shume mire se sa povidhen, pasi pjesa me e madhe e shqiptareve kane njerez qe jetojne jashte kufijeve te Shqiperise, perseri Ilir Meta dhe Fatos Nano fitojne votat gjate zgjedhjeve e do te jene perseri deputete ne parlamentin shqiptar!
Keshtu qe nuk behet dot shtet e nuk zgjidhen keto probleme pa patur nje here popull, e ne fatekeqesisht nuk kemi popull.
 

Leopardii

Primus registratum
Re: EAGLE mobil----cellullari i 3 ne shqiperi

Gjergj Erebara - 26/08/2005

Të ardhurat e AMC-së, 64 milionë euro në gjashtë muaj

Kompania shqiptare, e zotëruar nga Cosmote e Greqisë, rezultoi me fitim neto prej 20 milionë eurosh për gjysmën e parë të këtij viti, me një rritje të klientëve me 100 mijë veta, dhe me rritje të fitimit me 25%


Pas disa vitesh dobësie në konkurrencën për klientë të rinj me Vodafone Albania, AMC-ja duket se gjatë gjashtëmujorit të parë të këtij viti u është rikthyer ritmeve të larta të zgjerimit të bazës së klientëve dhe rritjes së të ardhurave. Sipas të dhënave të bilancit të AMC-së, të publikuara dje nga Cosmote, gjatë gjashtëmujorit të parë të këtij viti të ardhurat u rritën me 15,6%, duke arritur në 64,1 milionë euro. Numri i klientëve u rrit në 730 mijë veta nga 639 mijë që ishte në dhjetor të vitit të kaluar, pra me një rritje prej 14,2% vetëm në gjashtë muaj. Shpenzimet mesatare të klientëve shqiptarë të AMC-së në muaj qenë rreth 15 euro.


http://www.biznesi.com.al/index.php?lang...6b7fd0bc84264da
 

Leopardii

Primus registratum
Re: EAGLE mobil----cellullari i 3 ne shqiperi

po te marrim edhe te ardhurat e Vodafones te ngjashem me AMC-ne shkojne te 128 milion euro ne 6 muaj qe ju rropen shqiptarve keto dy kompani.

sikur te parashikojme qe edhe 6 - mujori i dyte te jete aq i "sukseshem" sa i pari shkojme te 256 milion euro ne vit.

hmmm..............pastaj themi pse nuk bejme hajer ne shqipot.
i kemi kucedrat qe po na rrjepin edhe cojne cdo 6 muaj secila nga 20 milion euro ne greqi ne forme dividendi .

vetem per ujsjellsin e ri te korces gjermanet harxhuan 23 milion euro qe po ju jep uje 24 ore atij mileti.

ah sikur :book: ..........nejse.
 
Top