EAGLE mobil----cellullari i 3 ne shqiperi

Adriatik

Primus registratum
Re: EAGLE mobil----cellullari i 3 ne shqiperi

Leopard.
Une u shpreha keshtu:
"...Por ju keni permendur rastin e Italise. Une po ju permend rastin e Greqise qe ka nje treg me teper se 6 here me e vogel se Italia. Kompania greke Kosmote po mbijeton dhe njekohesisht po ofron cmime konkuruese perballe dy kompanive te tjera te huaja, Panafon dhe Telestet.
Ne rastin e EAGLE nuk mund te marrim ne konsiderate gjithe mundesite qe ekzistojne pasi ate do ta tregoje e ardhmja..."
Pra nuk po krahasoj Shqiperine me Greqine. Thjesht po jap nje shembull te kundert me ate qe dhate ju per Italine.
Edhe ne fund jam shprehur se "...Ne rastin e EAGLE nuk mund te marrim ne konsiderate gjithe mundesite qe ekzistojne pasi ate do ta tregoje e ardhmja..."
Pra nuk jam i mendimit se krahasimet me shtetet e tjera kane ndonje vlere te vecante.

Avantazhi i EAGLE si nje kompani shqiptare nuk ka lidhje me ate nacionilizem qe permendni.

Per mendimin tim kjo kompani i ka te gjitha mundesite per te pasur sukses dhe jam i bindur qe vetem keqmenaxhimi eshte armiku kryesor i ketij suksesi.

Me respekt Adriatiku
 

Leopardii

Primus registratum
Re: EAGLE mobil----cellullari i 3 ne shqiperi

Per mendimin tim kjo kompani i ka te gjitha mundesite per te pasur sukses dhe jam i bindur qe vetem keqmenaxhimi eshte armiku kryesor i ketij suksesi.

Me respekt Adriatiku



duke patur parasysh se kush do ta menaxhoj kete kompani ateher fundi dihet. :smash:
pastaj duke pare edhe me ke ka te bej si konkurrent qe jane ne gjendje te bejne edhe ulje cmimi akoma me te larta sesa EAGLE mendoje vete fundin e kesaj kompanie.
me duket sikur po lufton DAVIDE kunder GOLIA .
davide fitoj sepse kishte edhe ndihmen e Zotit por kam dyshime per nje gje te tille per EAGLE megjithese fluturon edhe lart sepse eshte "shqiponje" .
po ku i dihet rruget e zotit jane te ............
 

Leopardii

Primus registratum
Re: EAGLE mobil----cellullari i 3 ne shqiperi

KORRIERI SHKRUAN

Celulari i trete, pamundesia e hyrjes ne treg
Per te qene konkurent ne tregun e sherbimeve celulare,"Eagle Mobil" i duhen rreth 50 milione dollare. Albtelekom momentalisht nuk i disponon keto kapacitete, duke synuar shtritjen e sherbimit vetem ne disa qytete te Shqiperise se Mesme, pa sjelle permbysje te tregut ne linjat mobile

Per te qene nje konkurent i denje ne tregun e telefonise mobile, Albtelekomit i duhet te aktivizoje rreth 50 milione dollare. Burimet ne Albtelekom, bejne te ditur se ngritja e ndermarrjes se trete celulare teresisht shqiptare, "Eagle Mobil" ne standartet e tregut duhen vlera te medha financiare ne dispozicion. Te njejtat burime njoftojne se, Albtelekomi nuk i permbush keto kapacitete financiare e per rrjedhoje "Eagle Mobil" nuk mund te caje tregun e zoteruar nga dy kompanite egzistuese, AMC dhe Vodafon.

Nderkohe qe Albtelekom ka ne plan te aktivizoje sherbimin celular brenda ketij gjashtemujori. Ne sherbim te ketij synimi eshte percaktuar struktura e ndermarrjes "Eagle Mobil", e cila do te kete administrim te pavarur, por do te jete 100 per qind ne pronesi te "Albtelekomit". Deri ketu gjithcka eshte ne rregull, por ende nuk jane percaktuar fondet qe do te vihen ne dispozicion te investimit per aktivizimin e telefonise se levizshme. Ne planet e "Albtelekom" synohet qe fillimisht ofrimi i sherbimeve te shtrihet ne disa qytete te Shqiperise se mesme. Cmimet sigurisht do te jene me te ulta se ato tregut aktual. Por nese ndodh keshtu, specialistet e ketyre sherbimeve shpjegojne se, abonentet e AMC dhe Vodafon dhe te tjere do te tentojne te perfitojne nga sherbimet e lira te "Eagle Mobil" dhe rrjeti nuk do te ishte ne gjendje te perballonte kete situate. Nderkohe qe vete ndermarrja e telefonise fikse eshte e perfshire ne disa veshtiresi financiare qe rrjedhin nga kontratat e interkonieksionit ndermjet saj dhe dy kompanive te tjera te sherbimit celular. Duke i krijuar asaj nje borxh rreth 40 milione dollare, nderkohe qe kjo situate po behet pengese serioze per ecurine e procesit te privatizimit te ndermarrjes se telefonise fikse. Ne kete situate aktivizimi i sherbimit celular duket se, po behet i veshtire. Qeveria shqiptare i dha Albtelekomit vitin e kaluar me prokurim te drejteperdrejte lejen e trete celulare. Me synim rritjen e vleres Albtelekomit ne prag te privatizimit. Pasi besohet se, me nje leje celulare ndermarrja e sherbimeve te telefonise fikse do te jete me atrative ne treg, kur dihet se tre vitet e fundit nuk ka patur asnje te interesuar per blerjen e saj. Nderkohe qe ne marreveshjet e integrimit e sidomos per shkak te detyrimeve qe rrjedhin nga anataresimi ne Organizaten Boterore te Tregtise, Shqiperia duhet te kete hequr monopolin ne te gjitha sherbimet e telefonise fikse. Gjithsesi aktivizimi i Albtelekomit me sherbimet e telefonise fiske do te jete nje hap i ri drejt konkurences, pasi cmimet ne tregun e telefonise fikse ne vendin tone jane nga me te lartat ne Europe.

B.HOXHA
 

fjorent

Primus registratum
Re: EAGLE mobil----cellullari i 3 ne shqiperi

Po edhe te kishte 50 milion dollare Albtelecomi hyrja eshte e kote.
Ekonomikisht nje vend me 3 milion banore, me nivel varferie krahasues me ate te Afrikes, me rritje njeherazi te telefonit fiks prej 68% te enrgjise prej disa perqind dhe cmimeve te tjera te fshehura eshte e pamundur te triumfoje operatori e 3 i telefonise.
Dinaket e Ministrise se Ekonomise genjejne duke thene se kjo rrit vleren e Albtelecomit. Asnje kompani e huaj qe do te bleje telekomin shqiptar nuk e vleren me cmim te larte kompanine e celularit sepse vleresimi behet ne baze te rritjes se pritshme te klienteve.
Duke menduar pastaj se cfare menaxhersh drejtojne sot Telekomin dhe cfare rrjepje masive bene Rafti me shoke qe sot promovohet zv minister, merret me mend se si do te eci ky operator i 3.
Mjere shqiptaret qe besojne ne gjepura e nuk gjejne njerez te afte t'i cojne drejt Europes
 

Leopardii

Primus registratum
Re: EAGLE mobil----cellullari i 3 ne shqiperi

duke shtuar qe edhe djali i kryeministrit punon te VODAFONE kuptojeni vete si do ti veje halli................
 

fjorent

Primus registratum
Re: EAGLE mobil----cellullari i 3 ne shqiperi

Ah po kete e kisha harruar. Djali zyrtarisht punon ne Vodafone, Nano jo zyrtarisht punon ne Albtelecom, Vodafone e Amc. Familje me prirje telekomi. Nuk thone kot qe Nano ishte nje nga ekonomistet me me ze te pasdiktatures. Kur ky ishte nje nga me te njohurit, mendo te tjeret e se shkretes Shqiperi.
 

Leopardii

Primus registratum
Re: EAGLE mobil----cellullari i 3 ne shqiperi

Shto edhe cunin e tezes si drejtor i pergjithshem i Albtelekom te lista e Fatosit .

keta qenkan me te vertet familje TELEKOMI :smash:

po pse nuk i bejne nje cik me me stil keto gjera porkeshtu hashi-qares.
nejse ....... lecojeni nje here
 

Leopardii

Primus registratum
Re: EAGLE mobil----cellullari i 3 ne shqiperi

Tre ditë polemika fisi për të mbyllur skandalet e korrupsionit në Albtelekom


Bie Noti i Nanos, për të ndalur hetimin për Albtelekomin


Kryeministri urdhëron shkarkimin e kushëririt, për të shmangur zbardhjen e vjedhjes 50 milionë dollarëshe. Pas dorëheqjes, deputetët socialistë deklaruan dje se tashmë s'kishte asnjë nevojë për komision hetimor dhe se çdo kërkese në Parlament do t'i përgjigjeshin me votat bllokuese të Nanos


Djali i tezes së Fatos Nanos, Apostol Noti :smash: , u vu për tre ditë me radhë nën presionin e vetë kryeministrit, që përmes emisarëve të ndryshëm i kërkonte dorëheqjen si kurbani më i vogël që ai mund t'u bënte kritikëve të tij në prag të protesës që do të sjellë rrëzimin e tij. Burime konfidenciale pranë kryeministrit shqiptar bënë të ditur se negociatat për shkarkimin e kushëririt regjistruan një pikë kritike të mërkurën në darkë, kur Apostol Noti refuzon dorëheqjen, duke i kujtuar se ishte në një barkë korrupsioni me kryeministrin. Ai deklaron se ishte gati të pranonte shantazhin e shkarkimit nga detyra, megjithatë vendosmëria e Fatos Nanos për ta shkarkuar në mbledhjen e Këshillit të djeshëm Mbikqyrës të Albtelekom-it, ka sjellë edhe ndryshimin e pozicionit dhe Noti në mënyrë të papritur ka paraqitur dorëheqjen, një akt fillimisht vetëm verbal e më vonë edhe i shkruar. Anëtarët e këshillit janë çliruar nga barra politike e detyrës së tyre dhe menjëherë kanë komanduar zëvendësin, duke e cilësuar të mbyllur polemikën mes kushërinjve e duke shpresuar se nuk do t'u duhet të merren me aferat 50 milionë dollarëshe të vjedhjeve në Albtelekom e as me dosjet që shohin të përfshirë ndonjërin prej tyre. Bashkimi Ndërkombëtar i Telekomunikacionit denoncoi që në fillim të shtatorit të vitit të shkuar vjedhjen e madhe që bëhej në Telekom, në vlerë prej 50 milionë dollarësh e në fillim të këtij viti filluan të detajoheshin edhe aferat, thuajse të gjitha të lidhura me emrin e Apostol Notit, "de facto", me atë të kryeministrit Nano. Kërkesa për ngritjen e komisionit hetimor ka rezultuar fatale për Apostol Notin, pasi me atë në detyrë do të bëhej thuajse e pamundur votimi në bllok kundër kërkesës së deputetëve të opozitës. Pas precedentëve të Shkallnuerit e Karaburunit refuzimi i një komisioni tjetër hetimor do të lexohej qartazi si një rreshtim i hapur në favor të korrupsionit të monopoleve. Tashmë monopolet e mazhorancës kanë arritur vendimin e tërheqjes së djalit të tezes të Fatos Nanos si pjesë e një marrëveshjeje që do të regjistrojë në Parlament refuzimin e radhës të kërkesës për ngritjen e një komisioni hetimor për këtë megavjedhje. Një burim nga Grupi parlametnar Socialist deklaroi dje për "RD"-në, se tashmë s'kishte "asnjë pengesë për Prokuorinë që të niste hetime për dosjet e Albtelekom-it, meqenëse edhe drejtori që ishte objekt i akuzave u largua nga detyra, kështu që s'kishte arsye të investohej Parlamenti në një aferë të tillë rutinë". Përgjigjia ngjan si dy pika uji me refuzimet antikushtetuese të komisioneve të Shkallnuerit e Karaburunit, megjithatë ajo është një lëvizje e detyruar e monopoleve të korrupsionit në mazhorancë, që po shkojnë me shpejtësi drejt një konflikti civil në të gjithë vendin.
 

Leopardii

Primus registratum
Re: EAGLE mobil----cellullari i 3 ne shqiperi

duhet te rrime te qete se me te vertet EAGLE do te kete sukses edhe do ti sjelli shqipetarve cmime shume here me te lira sesa ato dy kompanite e tjera me keta persona :tipsy:
 

Leopardii

Primus registratum
Re: EAGLE mobil----cellullari i 3 ne shqiperi

BERZH dhe IFC, 85 milionë euro telefonisë në Shqipëri

Tirane- Banka Europiane për Rindërtim e Zhvillim së bashku me Korporatën Financiare Ndërkombëtare, organizëm I Bankës Botërore ndihmojën me 85 milionë euro kompaninë VODAFON të zgjerojë dhe përmirësojë shërbimet :sleep: .

Banka Europiane për Rindërtim e Zhvillim së bashku me Korporatën Financiare Ndërkombëtare, organizëm I Bankës Botërore, në një njopftim për shyp thanë se së bashku me Alfa Bank të Greqisë kanë kënaqësinë të japin njoftimin për partneritetin e tyre me Vodafon Albania sh.a. duke siguruar kredi afatgjatë prej 85 milionë euro, që do tí japë mundësi Vodafon të zgjerojë rrjetin e saj të mbulimit dhe të siguropjë shërbim cilësor në të gjithë Shqipërinë, duke rritur në këtë mënyrë konkurrencën në atë që më parë ka qënë sektor monopol :smash: .


e ZEZA eagln me cfare mafje ka per tu perballuar.
do te ngreje koke kjo kompania shqipetare me kete tip mafje ???????''
 

Leopardii

Primus registratum
Re: EAGLE mobil----cellullari i 3 ne shqiperi

Ministri i Telekomunikacioneve
Shtyhet Eagle Mobile

Kompania e tretë celulare nuk do ta fillojë aktivitetin në qershor. Premtimin e Ministrisë së Transportit e Telekomunikacionit e ka hedhur poshtë vetë ministri. Sipas Poçit, fillimi i aktivitetit të “Eagle Mobile” do të shtyhet edhe për tre muaj. Kjo sepse Telekomi nuk ka kryer të gjitha investimet e duhura dhe nuk ka bërë gati të gjithë rrjetin. “Eagle Mobile” pritej të ishte kompania e tretë celulare në Shqipëri. Ministri Poçi ka theksuar se “Eagle Mobile” do të kishte tarifa më të lira të telefonisë celulare. Që pas deklaratës se në qershor do të fillojë punën kompania shqiptare e celularëve, ka pasur mjaft pakënaqësi nga dy shoqëritë e huaja që ofrojnë këtë shërbim. Duket se presioni ka sjellë edhe shtyrjen e fillimit të punës. Megjithatë, një gjë është e sigurtë se një ditë “Eagle Mobile” do të fillojë aktivitetin dhe me çmime më të ulëta, të favorshme për xhepin e shqiptarëve. Kjo edhe pse do të shtyhet me tre muaj, apo ndoshta edhe me një vit :eek: :smash: .
-------------------------------------

mafja po vepron akoma.
vodafoni e ngriti rrjetin per 6 muaj nga marrja e licenzes ndersa per kompanine shtetrore Eagle u dashkan 1,5 vjet.
cfare neverie
 

fjorent

Primus registratum
Re: EAGLE mobil----cellullari i 3 ne shqiperi

Presioni i shoqerive te tjera celulare mund te jete vetem njera ane e diskutimit.
Eagle nuk mund te nise shpejt punen sepse Albtelecomi nuk ka as edhe nje qindarke per te ndertuar rrjetin. E KANE RRJEPUR RAFTI DHE NANO ME SHOKE.
Nje investim ne rrjet do qindra milione dollare. Albtelecomi ka qindra milione dollare borxhe.
Ky eshte hi qe i hidhet syve shqiptareve, por lakrat po zbulohen nje nga nje. Hermes e kambizmi po del edhe pse me veshtiresi.
Cfare turpi kur monopoli i telefonise eshte katandisur ne kete gjendje.
 

Leopardii

Primus registratum
Re: EAGLE mobil----cellullari i 3 ne shqiperi

Eagle nuk mund te nise shpejt punen sepse Albtelecomi nuk ka as edhe nje qindarke per te ndertuar rrjetin
-----------------------------
po te jete vetem ky motivi ateher le te behet nje rritje kapitali duke futur deri ne masen 49% kapital privat ne Ealge sh.a. keshtu edhe leket qenden por edhe albtelekom nuk e humbet kontrollin e mbi te gjitha hapet edhe operatori i trete.
por une jam i mendimit qe dy oligopolistet e telefonise cellullare se bashku me qeverine nuk e duan kete gje, keshtu qe .............. :shrug:
 

fjorent

Primus registratum
Re: EAGLE mobil----cellullari i 3 ne shqiperi

Kush do t'i fuste leket ne nje shoqeri qe menazhohet si Albtelecomi? Vetem ata qe kane siguri se do ta blejne edhe Albtelecomin, ose miqte e Nanos.
Njerez te tjere me llogjike kurre nuk mund t'i heshin parate e tyre per t'i pare te shkaterruara nga Nano me shoke.
 

genti

Primus registratum
Re: EAGLE mobil----cellullari i 3 ne shqiperi

Albtelecomin ka shprehur interes nje shoqeri Amerikane per ta blere dhe bashke me eagle-mobil.
Ne fund te muajit qershor do te filloje tenderi te shohim se kush do ta fitoje !
 

Leopardii

Primus registratum
Re: EAGLE mobil----cellullari i 3 ne shqiperi

mos e ke fjalen per shoqerine "amerikane" ---------Adonai Telecommunication--------
sec me mban ere "cifuti" kjo shoqeri.
po mundohem te gjej sitin zyrtar te saj po deri tani asgje.
shikoni se mos e gjeni , per te kuptuar dicka me shume rreth saj.
 

fjorent

Primus registratum
Re: EAGLE mobil----cellullari i 3 ne shqiperi

Edhe une po mundohesha te gjeja sitin zyrtar te kesaj shoqerie. Nuk gjeta asgje. Eshte e cuditshme qe nje shoqeri qe kerkon te marre nje shoqeri telefonash, nuk ka asnje sit interneti.
Kjo shoqeri megjithe trumbetimet e kota si e fuqishme sec me le shijen e New World Telecom qe do investonte gjoja 300 milione dollare, por qe u be varri i Albtelecomit me ndihmen e Nanos.
Cfare qeveri kemi, per te qare.....
 

Leopardii

Primus registratum
Re: EAGLE mobil----cellullari i 3 ne shqiperi

fjorent

Anëtar/e
Anetar/e # 2981

Shkruajtur më 26 Maj, 2004 16:57
--------------------------------------------------------------------------------
Edhe une po mundohesha te gjeja sitin zyrtar te kesaj shoqerie. Nuk gjeta asgje. Eshte e cuditshme qe nje shoqeri qe kerkon te marre nje shoqeri telefonash, nuk ka asnje sit interneti.

--------------------------------

varja fjorent se nuk dihet se cfare shoqeri fantazme na ka sjelle Nano nga amerika kesaj rradhe.
te shohim sesi do te shkoje puna.

sot pashe se Wind kompania e 3 cellullare ne itali me 8 milion klient ka lidhur nje kontrat me siemens per ndertimin e rrjetit UMTS , dmth te atij rrjeti qe ben te kesh mundesi te shkosh ne internet me shpejtesi te larte , te besh vidio-telefonata etj , etj.
thuhej qe do te harxhonte 300 milion euro .
nuk me duket nje shume e ekzagjeruar .
po EAGLE per te ngritur nje rrjet GSM sa do te kerkoje siemns duke menduar qe italia eshte 20 here me e madhe se shqiperia edhe GSM eshte nje teknologji me e vjeter se UMTS ?????
po pastaj kur do ti japim keto licenza UMTS kjo qeveri ?????
shteti italian fitoj 4-5 vjet me pare 16.000 miliard lireta ose 8 miliard euro nga 4 keto lizenza.
shteti grek i dha per 900 milion euro 3 licenza UMTS .
ndoshta nuk ka ardhur koha per ne shqiptaret per vete faktin se keta telefona jane te shtrenjte per vete italianet e evropianet ne pergjithesi, por ne pritje te uljes se cmimeve te telefonit cellullar(edhe jane ulur shume deri ne 175 euro per nje video-telefon ka arritur) jam i mendimit qe qeveria duhet te pergatisi ankandin e rradhes.
duhen 2 vjet deri sa te ringrihet i gjithe rrjeti i UMTS nga koha e marrjes se licenzes.
hidhni nje sy :
---------------------------------------


Accordo Wind-Siemens su rete Umts
11:54:14 - 03/06/2004
Wind ha scelto anche Siemens come fornitore per la propria rete Umts. In base a tale accordo, che avrà una durata triennale per un valore di oltre 300 milioni di euro, Siemens avrà il compito di realizzare l'infrastruttura di rete Umts. L'Intesa con Wind rappresenta la terza in ordine di tempo siglata da Siemens in Italia e la 30ma nel mondo. Nel listino Eurostoxx, quest'oggi i titoli Siemens risultano in ribasso dello 0,80% e passano di mano a 57,08 euro.
 

Leopardii

Primus registratum
Re: EAGLE mobil----cellullari i 3 ne shqiperi

MOBIKOS, FITUES I TENDERIT PER TELEFONINE CELULARE NE KOSOVE

Fitues i tenderit të operatorit të dytë celular në Kosovë është kompania “Mobikos” bashkë me atë sllovene “Mobtel”. Kryetari Autoritetit Rregullativ i Telefonisë Anton Berisha thote se Komisioni ka vlerësuar se Mobikos, i cili është pronë e Ekrem Llukës nga Peja, ka fituar 96 për qind të pikëve.Sipas zyrtarëve të ART-së kriteret kryesore në bazë të të cilave është zgjedhur fituesi i tenderit kanë qenë çmimi i ofruar, plani i biznesit, cilësitë e shërbimeve dhe mundësitë për zgjerimin e rrjetit, teknologjia dhe kostoja e shërbimeve për konsumatorët. Për licencën e operatorit të dytë të kësaj telefonie kishin konkurruar gjithsej gjashtë kompani.


-----------------------------

he me ja lumsha kosovarve , e morren per vete edhe kompanine e dyte cellullare.
pse nuk meson TOS nga kosovaret ne privatizime ??
 
Top