Re: E verteta
E verteta eshte qe kam mbi nje vit e gjysme qe genjej veten. E verteta eshte qe jam rehatosur ne vetebindjen time. E verteta eshte qe jam ndjere i ngopur me gjera boshe per mua, me gjera qe perngjanin me copeza lumturie. E verteta eshte qe kam tundur koken furishem cdo here qe mendimet per ty shfaqeshin ne mendjen time. E verteta eshte dicka qe nuk e kam pranuar ASNJEHERE ne 500 ditet e fundit. E verteta eshte qe TE DUA me gjithe shpirt, ashtu sic gjithmone te kam dashur, ashtu sic gjithmone do te te dua. Kjo e vertete, te cilen e pranoj per here te pare pas gjithe kesaj kohe, shfaqet aq e brishte, aq e mrekullueshme, aq dritheruese, aq emocionuese, aq universale saqe me duket sikur po enderroj ose po iludohem serish... Cfaredo qe te ndodhe, dy fjale do i mbijetojne cdo iluzioni, cdo genjeshtre, cdo te vertete : TE DUA!!!