E verteta e emrit te Gjirokastres

Klinton

Primus registratum
E verteta e emrit te Gjirokastres

E Hene, 01 Dhjetor 2003


E VERTETA E EMRIT TE GJIROKASTRES

Nga Moikom Zeqo

Per emrin e qytetit jane shtjelluar teza nga me te ndryshmet.eshte shtjelluar teza se Gjirokastra vjen nga emri Pirrokastra, qe lidhet me emrin e Pirros se Epirit. Nje teze tjeter e lidh emrin e Gjirokastres me emrin e princeshes Argjiro sipas nje balade. Keto nuk jane shkencore. Gjirokastra ne shekullin e XIV ka qene nje kryeqender e princit te famshem Gjin Bua Shpata.

Muzeumologu patriark i Gjirokastres, miku im i ndjere Lefter Dilo, flet per ekzistences e nje kronike ne pergamene, qe i takonte si kohe shekullit VI pas Krishtit. Ku ndodhet kjo kronike? Te shumte jane udhetaret qe kane folur per Gjirokastren. Disa studjues e identifikojne me Andrianopol, nga rrjedh dhe emri i Dropullit te sotem. Kryekalaja e Gjirokastres eshte nje kryeveper ndertimore e Ali Pashe Tepelenes.

Gjate vitit 1996 kur une studjoja ne Dumbarton Oaks ne Washington D.C. shfletova librin e botuar nga dijetari i madh Zef Valentini me titull:" Contributi alle Cronollogia Albanese" Rome 1957. Ne kete liber ne faqen 109 mbeshtetur ne burimet bizantine thuhet se keshtjella e Gjirokastres eshte ndertuar me 565-579 nga nje funksionar bizantin gjysem i pavarur, i quajtur Livaton Argjiri "Argyro Livatone), i cili ka jetuar ne kohen e Justinianit te Madh dhe ka ndertuar dhe baziliken e quajtur Pantakrator dhe Nena e Zotit.Ne disa dokumente ne vitin 578-582 Livaton Argjiri , quhet Zot i Gjirokastres, Guvernator i Drinopulit dhe Kaonise.

Keto dokumente, qe une do t’i shtjelloj me gjeresisht here tjeter, bejne te qarte se emri i Gjirokastres lidhet konkretisht me emrin e nje figure historike ne shekullin e gjashte pas Krishtit. Kjo teze thuhet per here te pare ne shkencen historike shqiptare. Une mendoj qe Zef Valentini na ka ndricuar perfundimisht te verteten e emrit te Gjirokastres.


Gazeta "Koha jone"
 

ilirjan

Primus registratum
Re: E verteta e emrit te Gjirokastres

Sa per emertimin e qyteteve ne Shqipni eshte bere budallalliku me i madh duke i deformuar ata ose duke i dhene kuptime nga me qesharaket nga jonjohesit e historise.
Gjirokastra, emeri i vertete ARGJIRO-Kastro, Korca, emeri i vertete KORICA, Vlora, emeri i vertete AVLONA, Shkodra, emeri i vertete SKUTARI, Shijaku,emeri i vertete SENT-Jaku, gjithashtu emertimet e qyteteve gjate periudhes otomane jepen kuptime qesharake, Tirana, thuhen lloj lloj historish, nuk eshte vec se emertim arab, ashtu sic eshte dhe Berat, Dibra, etj qytete qe kane kuptime arabe, bile dhe krahina te tera kane kuptime arabe dhe jane emertuar ne kohen e perandorise otomane, nuk e kam kuptu kurre pse deformohen ,
 
Top