E vërteta për paranormalen.

Seyfert

Valoris scriptorum
Në shekullin 21, përse kaq shumë njerëz vazhdojnë të besojnë në paranormalen? Ka arsye të forta përse ne vazhdojmë të kemi supersticione – si dhe disa përfitime të habitshëm.
para-1.jpg

Pak kohë pas Luftës së Dytë Botërore, Winston Churchilli po vizitonte Shtëpinë e Bardhë, kur ai tha se kish patur një eksperiencë të mistershme. Pasi kish bërë një bankë të gjatë shoqëruar me një gotë uiski dhe një puro, ai tha se kish nisur të ecë në dhomën ngjitur – aty ku kishte takuar fantazmën e Abraham Lincolnit. Gjakftohtë, ndonëse tërësisht lakuriq, Churchilli tha se i ishte drejtuar: “Mirëmbrëma Z. President. Më duket se jam i disavantazhuar”. Fantazma kishte buzëqeshur dhe ishte larguar.
Ky kontakt i supozuar me të mbinatyrshmen e vendos Churchillin në shoqëri me njerëz të famshëm. Arthur Conan Doyle fliste me fantazmat përmes mediumeve, ndërkohë që Alan Turing besonte në telepatinë. Tre burra që njiheshin nga të gjithë për mendimin e mprehtë, e që megjithatë nuk mund të mos besonin tek e pamundura. Mund t’u bashkoheni edhe ju. Sipas vëzhgimeve të kohëve të fundit, pothuajse tre të katërtat e amerikanëve besojnë tek paranormalja, në një formë apo një tjetër, ndërkohë që një në pesë pretendojnë se në fakt e kanë parë një fantazmë.
Të intriguar prej këtyre besimeve që nuk duan të largohen, psikologët kanë filluar të studiojnë përse disa prej nesh nuk mund të hedhim tutje supersticionet e vjetër dhe folklorin. Zbulimet e tyre mund të tregojnë për disa të mira në besimin tek paranormalja. Më e pakta, duhet t’ju bëjë që të ngrini pyetjen, nëse kini mendime të fshehtë në lidhje me botën.
Disa eksperienca paranormale janë lehtësisht të shpjegueshme, bazuar në veprimtarinë defektoze të trurit. Psh, raportimet për fantazma që lëvizin objektet përputhen me dëmtimet në disa zona të hemisferës së djathtë, të cilat janë përgjegjëse për përpunimin pamor; ndërkohë, disa forma të epilepsisë, mund të shkaktojnë ndjenjën e frikshme të një pranie që të rri shumë pranë – ndoshta burimi i rrëfimeve për njerëz të panjohur, pa fytyrë, që të vijnë vërdallë.
Ndërkohë, eksperiencat e “daljes nga trupi” tani pranohen si fenomene neurologjikë, ndërkohë që disa iluzione pamorë mund ta ngatërrojnë trurin e shëndoshë dhe krijojnë krijesa mitike. Për shembull, një psikolog i ri italian u zgjua një mëngjes, shkoi para pasqyrës, dhe aty pa një burrë të moshuar që e vështronte në sy. Eksperimentet e tij të mëvonshëm konfirmuan se ky iluzion është i zakonshëm kur sheh reflektimin tënd në gjysmën e djathtë, ndoshta sepse truri përpiqet të ndërtojë konturet e fytyrës tënde, kështu që ai fillon duke u përpjekur të plotësojë informacionin e munguar – edhe pse kjo të çon në shfaqjen e kafkave, shtrigave apo kafshëve të frikshme.
Pra, çdo kombinim i lodhjes, drogërave, alkoolit dhe rrengjeve që na bën drita mund të kontribuojë për shfaqje unike, të izoluara, si ajopër të cilën fliste Churchilli. Po çfarë mund të themi për eksperiencat e njerëzve si Conan Doyle, i cili thoshte se vërente veprime jashtë kësaj bote, në mënyrë të përditshme?
para-3.jpg


Mburoja
Psikologët që studiojnë fenë kanë dyshuar prej një kohe të gjatë se besimi tek paranormalja mund të jetë një lloj mburoje prej të vërtetave edhe më të rënda të botës. Ideja është që, kur ndodh diçka e papritur – një vdekje, fatkeqësi natyrore, apo humbje e punës – truri vihet në lëvizje për të gjetur përgjigje, në kërkim për t’i dhënë një kuptim kaosit. “Eshtë një gjendnje kaq e panatyrshme, saqë ai nuk mund ta marrë kontrollin objektivisht, kështu që ne e marrim kuptimin duke perceptuar më shumë struktura përreth nesh, edhe nëse ato nuk ekzistojnë”, thotë Jennifer Whitson e Universitetit të Teksasit, që studion modelin e perceptimeve, si dhe gjykimin dhe vendim-marrjen. Edhe kur thjeshtë u kërkon njerëzve që të kujtojnë një kohë kur kanë qenë tërësisht jashtë kontrolli, i bën ata të shohin forca të rrejshme, thotë ajo. Për shembull, kjo i bënte të shihnin modele në lëvizjet rastësore të bursës, por mund të manifestohej edhe duke bërë bashkë dy ngjarje pa lidhje mes tyre, si për shembull besimi që “nëse troket në dru” për të patur fat, mund të të përmirësojë shanset në një intervistë pune.
Antropomorfizmi është një tjetër mënyrë e zakonshme, se si ne përpiqemi të kuptojmë ngjarjet, thotë Adam Waytz i Northwestern University në Illinois. Kështu ne mund të mendojmë se ka një shpirt prapa një stuhie, apo që një demon na bën të sëmuremi – në vend që të pranojmë se nuk kemi kontroll mbi çështjen; dhe nëse një degë peme troket në dritare, je më i prirur të imagjinosh se një fantazmë po të dërgon një mesazh. “Ne krijojmë besime në fantazma, sepse nuk duam të besojmë që universi është rastësor”, thotë Waytz. Sërish, kjo bëhet më zakonshme atëherë kur kemi më pak kontroll mbi jetët tona.
Duke parë këto kthesa të çuditshme të mendjes, a mundet që disa njerëz të jenë nga natyra më të prirur të shohin modele dhe motive të fshehur, dhe a mund të shpjegojë kjo përse ata janë më supersticiozë se të tjerët? Eshtë një pyetje që Tapani Riekki në Universitetin e Helsinkit, në Finlandë, është përpjekur t’i përgjigjet gjatë viteve të fundit. Ai thotë se besimtarët shpesh e mirëpresin kërkimin e tij, përderisa ata sinqerisht nuk munden të kuptojnë përse të tjerët nuk ndajnë të njëjtin këndvështrim për botën. Ata thonë: “Nuk e kuptoj përse të tjerët nuk ndjejnë atë që unë ndiej, apo nuk besojnë atë që unë besoj”, thotë ai.
Fytyra të fshehura
Së fundmi, Riekki u ka kërkuar skeptikëve dhe besimtarëve që të shohin animacione të thjeshtë të formave në lëvizje, ndërkohë që u bën një skanim të trurit. Ai zbuloi se njerëzit që besojnë në paranormalen ishin më të prirur të shihnin një farë qëllimi në lëvizjet dhe kjo reflektohej në një veprimtari më të madhe të trurit në rajonet që normalisht shoqërohen me “teorinë e mendjes” dhe kuptimin e motiveve të të tjerëve. Riekki ka zbuluar gjithashtu se njerëzit që besojnë tek e mbinatyrshmja janë më të prirur të shohin fytyra të fshehura në fotot e përditshme – një zbulim që konfirmohet nga një tjetër ekip në Universitetin e Amsterdamit, që tregoi se besimtarët tek paranormalja janë më të prirur të imagjinojnë që kanë parë një figurë që ecën në shfaqjet rastësore të dritës.
Shtuar kësaj, Riekki ka zbuluar se besimtarët mund të kenë një “frenim” më të dobët konjitiv krahasuar me skeptikët. Kjo është aftësia që të lejon të shtypësh mendime të padëshiruar, kështu që ndoshta të gjithë ne trembemi herë pas here prej koincidencave të çuditshme, por skeptikët janë më të zotë t’i mënjanojnë. Riekki jep shembullin e dikujt që mendon për të ëmën, ndërkohë që ajo i telefonon vetëm dy minuta më vonë. “Eshtë e drejtë që skeptikët munden të qeshin dhe të thonë që është thjeshtë koincidencë dhe më pas të mendojnë për diçka tjetër?” pyet ai. Një tjetër studim ka treguar se besimtarët tek paranormalja kanë gjithashtu prirjen të kenë më shumë besim në vendimet e tyre, edhe kur këta bazohen mbi informacione të paqartë. Kështu, një herë që kapen fort pas një besimi, e kanë shumë të vështirë ta lëshojnë.
Shumica e studiuesve bien dakord se skeptikët nuk duhet të jenë shumë kritikë ndaj njerëzve që kanë kësi besimesh. Në fund të fundit, një studim ka nxjerrë që supersticione të ndryshëm mund të të rrisin performancën në një seri aftësish. Në një gjyq, sjellja me vete e hajmalisë fatsjellëse gjatë një testi të kujtesës mund të forcojë kujtesën, pasi rrit besimin në aftësitë e atij që beson. Një tjetër eksperiment testoi aftësinë në golf. Atyre që iu tha se po përdornin një “top fatsjellës” morën më shumë pikë se të tjerëve, që nuk iu tha. Edhe shprehje të thjeshta si “do të kryqëzoj gishtërinjtë për ty” rriti performancën e personave në zgjidhjen e anagramëve.
Por edhe nëse mendon se je imun, nuk duhet ta nënvlerësosh fuqinë e sugjestionit. Michael Nees në Lafayette College në Pensilvani u kërkoi së fundmi një grupi studentësh që të dëgjonin regjistrimet rrethanorë në shfaqjet me fantazma në Amerikë. Thjeshtë mendimi që ishin përfshirë në një studim të paranormales i bëri studentët që të dëgjojnë gjithnjë e më shumë zëra në rregjistrime – pavarësisht faktit se pothuajse të gjithë kishin thënë që ishin skeptikë. Duket se thjeshtë pritshmëria për të dëgjuar disa të frikshme ta vë trurin në lëvizje.
Ndërkohë, studimi i ëhitson tregon se sa e lehtë është për të gjithë ne që të imagjinojmë ngjarje të çuditshme kur ndihemi të trazuar. Eksperimenti i saj më i fundit gjeti që edhe nëse e mbush dikë me një ndjenjë shprese – që normalisht konsiderohet emocion pozitiv – mund të rrisë besimin enjerëzve në të mbinatyrshmen, apo në teoritë konspirative. Arsayeja, thotë ajo, është se shpresa mbetet gjithësesi plot me pasiguri. Të bën të ngresh pyetje për të ardhmen, krahasuar me një ndjenjë si zemërimi, ku je më i sigurtë që ke të drejtë.
Dhe nëse i thua vetes që i ke larguar mendimet e superstiocioneve apo historive me fantazma, gjithësesi mund të strehosh besime të tjerë që janë njësoj të çuditshëm, thotë ajo. Mund të jetë një teori konspirative për qeverinë, apo thjeshtë dyshime që kolegët po bëhen kundër teje, bazuar në disa komente të rremë.
Ndoshta mund të shohim aftësinë e trurit për të “pikasur” modele të rrejshëm në reagimin ndaj epidemisë së Ebolës – si për shembull shfaqjen e ilaçeve popullorë (përfshirë besimin se po të pish ujë me kripë shërohesh), frikërat në Perëndim se do të përhapet përmes udhëtimeve ajrorë, dhe teorive që është krijuar nga qeveritë e industrializuara.
“Eshtë e lehtë ta mendosh veten si njeriu që ka në duar kartat racionale, por është më e mençur të kuptojmë se të gjithë ne do të jemi të prirur të bëjmë këta gabime, atëherë kur ndiejmë se na mungon kontrolli”, thotë Whitson. “Duhet të jemi gati t’i vlerësojmë më me mençuri supozimet që bëjmë”. Siç na e kanë treguar Churchilli, Turingu dhe Conan Doyle, edhe mendjet më të mprehta mund t’i jepen fantazisë herë pas here.

David Robson
BBC Future
 

Narkomane

Valoris scriptorum
Çfarë janë Fenomenet Paranormale

Fenomeni Paranormal ose thjesht Paranormalja eshte si nje lloj ombrelle qe perdoret per te pershkruar nje sere raportimesh te fenomeneve jo normale.

Vete termi Paranormal do te thote; Cdo fenomen qe ne nje ose disa disiplina tejkalon kufijte e asaj qe eshte perkufizuar si mundesi fizike ne perputhje me deduktimet e shkences aktuale.

Termi para vjen nga latinishtja qe do te thote kundra, jashte ose pertej normales.

Shume njerez e shikojne termin paranormal si dicka qe pershkruan subjekte te studjuara nga parapsikologjia e cila trajton fenomenet psiqike te natyres se telepatise, perceptive ekstra sensoriale, studimeve te mbijeteses si fantazma apo reinkarnimi etj.

Vecantia e paranormales eshte qe shpesh trajton subjekte te cilat jane jashte spektrit te parapsikologjise apo subjekte qe perfshihen ne ufologji/alienologji, kriptozoologji, mistere te natyre se Trekendeshit te Bermudes si dhe shume subjekte te tjera jo fizike.

Ja nje liste e pjesshme e subjekteve qe trajton paranormalja

Kinesiologjia e Aplikuar
Astrologjia

Aureola

Sherimi Kiropraktik

Mprehtesia e Mendjes

Komunikimi me te Vdekurit ose Komunikimi i Kanalizuar

Perceptimi Ekstra Sensorial

Sherimi nepermjet Besimit

Fantazmat

Grafologjia

Homeopatia

Ngritja ne Ajer, Levitimi

Numerologjia

Palmistria ose Leximi i Dores

Frenologjia

Fizionomia

Njohja Paraprake
Profecia

Kirurgjia Psiqike

Psikokinetika

Psikometria

Vezhgimi ne Distance ose Remote Viewing

Djegia e Menjehereshme e Njerezve ose Spontaneous Human Combustion

Prekja Terapike

Dhunimi i Ligjeve te Levizjes se Njutonit ose aparatura te levizjes se perhershme

Lista mund te vazhdoje me shume po keto jane disa nga subjektet qe perfshihen rendom ne te ashtuquajturat Fenomene Paranormale.

Besoj se ky eshte nenforumi i pare ne shqip i ketij lloji qe i ofrohet lexuesit. Disa tema ishin te hapura me pare tek forumi i Shkenca dhe Jeta dhe qe tani levizen ketu pasi perputhen teresisht me natyren e ketij nenforumi.

Po ashtu ketu kam inkuadruar edhe disa tema te tjera te llojit te Teorive Konspirative si dhe te Shoqerive Sekrete dhe Mistereve.

Duhet te kihet parasysh qe Fenomenet Paranormale ndonese shpesh lidhen me anen religjioze te ndonje fenomeni te caktuar, skane asgje te perbashket me besimin fetar te mirefillte.

Pra tema te natyres fetare apo diskutime per fene skane vend ketu dhe sdo lejohen.
 

Narkomane

Valoris scriptorum
Parapsikologjia (fenomenet paranormale)

Gjatë gjithë historisë së njerëzimit, kokat më të njohura të botës janë munduar që të kuptojnë të vërtetën për fenomenet të ashtuquajtura "paranormale", fenomene të cilat kanë ekzistuar prej se ekziston njeriu, por kah fundi i shekullit XIX, dhe në rrjedhë të shekullit XX, studiuesit filluan të merren seriozisht me to dhe të vërtetojnë rëndësinë e tyre për njerëzimin e posaçërisht për ardhmërinë. Fjala "parapsikologji" është formuar në vitin 1889 ( më herët këto dukuri kishin emërtime të ndryshme si: "kërkime psikike" (psychicol research), "metapsikologji", "shqisa e gjashtë", "okultizëm" etj.), dhe nga atëherë gjër më sot, në më se 50 shtete, në mënyrë shkencore, studiohen dukuritë parapsikologjike dhe në këtë drejtim janë formuar rreth 150 institute.

Fjala "parapsikologji" rrjedh nga greqishtja dhe do të thotë "para"- pranë; "psych"- shpirt dhe "logos"- shkencë, dituri, mendim. Parapsikologjia është degë e psikologjisë, e cila merret me studimin e dukurive, të cilat janë jashtë forcës së të kuptuarit të shqisave njerëzore, e shpesh i kalojnë edhe ligjet ekzistuese të shkencës bashkëkohore e që në popull merren edhe si çudira. Në mesin e shkrimtarëve dhe personalitetve që kanë bërë kërkime mbi këto dukuri gjenden edhe emrat e A. Ajnshtajnit, M. Plonkës, A. Brenksonit, A. Shopenhauerit, J. Gëtes. K. Jungut, I. Pavlovit etj., të cilët me njohuritë e tyre kanë kontribuar shumë për konsolidimin e parapsikologjisë në rang shkencor. Një zbulim epokal në këtë lëmë e bëri shkencëtari rus, S. Kilirian (bashkë me të shoqën). Ai para 40 vitesh, me ndihmën e rrymës elektrike të frekuencave të larta, zbuloi dhe arriti të fotografojë "aurën", energjia e shndritshme dhe shumëngjyrëshe e së cilës, i rrethon të gjitha qeniet e gjalla... Ne SHBA është shumë i njohur prof. D. Rein, dhe falë punë së palodhur kërkimore të tij, u zgjërua horizonti për parapsikologjinë në shumë shtete të zhvilluara dhe u përfshi në shumë universitete. Në Gjermani janë të njohur: prof. H. Beneder, E. Jance, P. Jordan, filozofi H. Drisch etj. Në Angli, në lëmin e parapsikologjisë është i njohur nobelisti, prof. O. Lodzh; në Holand, prof. V. Teneat; në Suedi, prof J. Bjenhen; në Francë është i njohur psikologu dhe fiziologu e nobelisti, Sh. Risha etj.

Përveç anëve pozitve që ka për shkencën, parapsikologjia, në qoftë se keqpërdoret, bëhet armë e fortë, me pasoja të paparashikueshme për njerëzimin. Fatkeqësisht, në shumë institute punohet intensivisht për krijimin e një arme psikike ose si e quajnë ndryshe "gjenerator psikotronik". Hipotezat për zhvillimin e armëve psikike definitivisht janë vërtetuar në simpoziumin e dytë "Liritë dhe kufijtë e njeriut", të mbajtur në Francë. Shkencëtarët ukrainas lajmëruan se mund ta krijojnë të ashtuquajturin "gjenerator psikotronik" për kontrollimin e gjendjës psikike të njeriut nga largësia (bëhet fjalë për armën psikike, e cila mundëson që të ndikohet në psikën e ushtarëve, ashtu që ata të përmbushin çdo dëshirë të eprorëve të vetë). Edhe gjenerali amerikan pranë institutin ushtarak për informim, D. Grean e vërteton një mundësi të tillë kur thotë: "Do të ishte e palogjikshme po të mos merreshim me të". Ndërsa në revisten "Millitery revy", autori Xh. Alexander, ekspert ushtarak, shpjegon se sot funksionon një armë e tillë, e cila me forcën e trurit është paralizuese, por mund të jetë edhe vdekjeprurëse, si për individin ashtu edhe për masën...

Disa shkencëtarë mendojnë se këto kërkime janë të pavlera, se njeriu nuk mund të ndikojë në njeriun tjetër nga largësia dhe gjithë diskutimet rreth "gjeneratorit psikotronik" nuk kanë bazë. Mirëpo, me eksperimete të shumta është vërtetuar se, jo vetëm njeriu, por edhe secila qelizë e gjallë posedon forcë për rrezatimin e informatave në largësi. Prof. D. Rajni në librin e tij shkencor "Shpërndarja e shpirtit të njeriut" shkruan: "Është e pikllueshme, por e vërtet që ne sot më mirë e njohim atomin se shpirtin, i cili na mundësoi ta njohim atë. Kur do ta njohim
shpirtin vetëm sa gjysma e asaj, sa fizika njeh materien, atëherë, me gjasë, do të ishim në gjendje të parashtronim ligje të karakterit parimor, të cilat për jetën e njerëzve do të ishin me rëndësi të madhe".

Shumica e parapsikologëve, parapsikologjinë e ndajnë në disa grupe, si: Hipnozë, telepati, telekinezë, bioenergji, spiritizëm, radiestezi etj
 

Narkomane

Valoris scriptorum
Krijesat e �uditshme dhe fenomenet paranormale te koheve moderne
Shumë prej nesh janë të njohur me pretendime të ndryshme për fenomene paranormale, pavarësisht faktit nëse jemi skeptikë apo i besojmë. Qenie të tilla si fantazmat, kafshët misterioze gjithnjë kanë ndjekur ndërgjegjen tonë kolektive. Ndër çuditë më të mëdha që mund të ekzistojnë mes nesh, ka disa prej ngjarjeve që edhe pse s’mund të konsiderohen të reja, vazhdojnë të tërheqin vëmendjen. Qëkur zbulimi se një racë krijesash të vogla mund të ketë ekzistuar në tokë, shkenca ka ri-ekzaminuar mundësinë se njerëz të tjerë të vegjël mund të mos jenë koncept krejtësisht mitik. Duke lënë mënjanë shkencën, gjithnjë ka pasur nga ata që insistojnë se krijesa të vogla humanoide ekzistojnë mes nesh. Kohët e fundit ka pasur njerëz që kanë deklaruar se kanë parë krijesa të vogla në vende të izoluara, me tiparet e njeriut.

Grabitqarët e mëdhenj janë zogj që kërkojnë për ushqim ose ushqehen me gjëra të ngordhura. Ato janë zakonisht më të mëdhenj se zogjtë normalë dhe kanë një fiziologji të caktuar, si thonj të fuqishëm që i ndihmojnë të shqyejnë prenë e tyre. Kohët e fundit, ka pasur njerëz që kanë raportuar se kanë parë zogj grabitqarë me përmasa shumë të mëdha. Shumë persona thonë se ato duken si zogjtë prehistorikë të përshkruar në libra dhe me lëkurë gjarpri.Rrëshqitjet e kohës dhe koha e humbur janë eksperienca aspak të këndshme. Ato janë hamendësuar si takime jashtëtokësore, zhvendosje dimensionale ose goditje truri. Raportimet më mahnitëse janë ato të më shumë se një personi për përjetimin e kapërcimeve të kohës.
Sipas kësaj teorie, rrëshqitjet e kohës ndodhin kur dikush niset për një udhëtim në një rrugë të njohur dhe udhëtimi duket normal, por në përfundim personat zbulojnë se kanë mbërritur në destinacion shumë më herët se çdo ishte e mundur normalisht. Chupacabra është përshkruar si një krijesë në formë qeni me dhëmbë të mëdhenj. Fillimisht thuhet se është parë në Puerto Riko në vitin 1990 dhe më pas është parë në Amerikë dhe Meksikë. Nganjëherë dëshmitarët raportojnë se këto kafshë kanë një të ecur prej kanguri. Thuhet se kjo kafshë u thith gjakun bagëtive natën deri sa ato ngordhin. Ngjashmëria me vampirët i ka terrorizuar njerëzit duke hamendësuar një sulm të mundshëm ndaj tyre. Pyjet janë vende misterioze, plot me jetë të panjohur dhe shfaqin rrezik për këdo. Pyjet janë vende të frikshme sipas legjendave popullore. Por në kohët moderne a mund të krijojë natyra një panik të tillë të pajustifikuar? Ka nga ato, eksperienca e të cilëve bën të mendosh se natyra ka inteligjencë dhe nuk është gjithmonë e dashur me njerëzit. Ka njerëz që thonë se karakteristika kryesore është paniku, të cilin njerëzit e përshkruajnë me një qetësi të pazakonshme në pyll.
Krijesat e vogla

Qëkur zbulimi se një racë krijesash të vogla mund të ketë ekzistuar në tokë, shkenca ka ri-ekzaminuar mundësinë se njerëz të tjerë të vegjël mund të mos jenë koncept krejtësisht mitik. Duke lënë mënjanë shkencën, gjithnjë ka pasur nga ata që insistojnë se krijesa të vogla humanoide ekzistojnë mes nesh. Kohët e fundit ka pasur njerëz që kanë deklaruar se kanë parë krijesa të vogla në vende të izoluara, me tiparet e njeriut.

Grabitqarë të mëdhenj

Grabitqarët e mëdhenj janë zogj që kërkojnë për ushqim ose ushqehen me gjëra të ngordhura. Ato janë zakonisht më të mëdhenj se zogjtë normalë dhe kanë një fiziologji të caktuar, si thonj të fuqishëm që i ndihmojnë të shqyejnë prenë e tyre. Kohët e fundit, ka pasur njerëz që kanë raportuar se kanë parë zogj grabitqarë me përmasa shumë të mëdha. Shumë persona thonë se ato duken si zogjtë prehistorikë të përshkruar në libra dhe me lëkurë gjarpri.

“Doppelgangers”
Kjo është një gjermane që do të thotë kopja e ekzakte e një personi. Në kohët moderne personat që i besojnë teorive paranormale thonë se kanë parë një person në një vend të caktuar, për t’i takuar më vonë në një vend krejtësisht tjetër. Disa njerëz madje pretendojnë se në mënyrë të padiskutueshme kanë parë veten e tyre, të veshur me të njëjtat rroba duke theksuar se “kopja” e tyre është shfaqur njësoj e habitur.

Rrëshqitjet e kohës

Rrëshqitjet e kohës dhe koha e humbur janë eksperienca aspak të këndshme. Ato janë hamendësuar si takime jashtëtokësore, zhvendosje dimensionale ose goditje truri. Raportimet më mahnitëse janë ato të më shumë se një personi për përjetimin e kapërcimeve të kohës. Sipas kësaj teorie, rrëshqitjet e kohës ndodhin kur dikush niset për një udhëtim në një rrugë të njohur dhe udhëtimi duket normal, por në përfundim personat zbulojnë se kanë mbërritur në destinacion shumë më herët se çdo ishte e mundur normalisht.

“Chupacabra”
Chupacabra është përshkruar si një krijesë në formë qeni me dhëmbë të mëdhenj. Fillimisht thuhet se është parë në Puerto Riko në vitin 1990 dhe më pas është parë në Amerikë dhe Meksikë. Nganjëherë dëshmitarët raportojnë se këto kafshë kanë një të ecur prej kanguri. Thuhet se kjo kafshë u thith gjakun bagëtive natën deri sa ato ngordhin. Ngjashmëria me vampirët i ka terrorizuar njerëzit duke hamendësuar një sulm të mundshëm ndaj tyre.

Paniku në pyll

Pyjet janë vende misterioze, plot me jetë të panjohur dhe shfaqin rrezik për këdo. Pyjet janë vende të frikshme sipas legjendave popullore. Por në kohët moderne a mund të krijojë natyra një panik të tillë të pajustifikuar? Ka nga ato, eksperienca e të cilëve bën të mendosh se natyra ka inteligjencë dhe nuk është gjithmonë e dashur me njerëzit. Ka njerëz që thonë se karakteristika kryesore është paniku, të cilin njerëzit e përshkruajnë me një qetësi të pazakonshme në pyll.

Njeriu me kokë qeni

Njeriu me kokë qeni është përfolur që prej kohëve të lashta. Ekzistenca e një krijese të tillë në kohët moderne duket e pabesueshme, por gjithsesi ka njerëz që pretendojnë se kanë parë një të tillë. Shumë prej këtyre ngjarjeve thuhet se kanë ndodhur natën, pak raportime ka për ditën. Por ato që thonë se kanë parë një krijesë të tillë thonë gjithashtu se kanë parë një burrë me kokë qeni që ecën i qetë dhe indiferent rrugëve.

Njeriu si bastun i zi

Njeriu si bastun i zi është një tjetër qenie e kohëve moderne. Ai supozohet se është krejtësisht i zi dhe me një siluetë prej bastuni. Këto lloj krijesash thuhet se janë jashtëzakonisht të gjata. Koka e tyre është si një rreth i zi, pa tipare fytyre. Ato thuhet se janë krejtësisht dy-dimensionalë. Zakonisht ato shihen natën, në mëngjes herët ose në muzg. Sipas “dëshmitarëve”, ato nuk habiten kur i shohin dhe me raste i kanë ndjekur ato që i kanë parë.

Njerëzit hije
Çfarë janë njerëzit hije? Askush nuk duket se e di me siguri, edhe ato që thonë që i kanë parë. Zakonisht ato janë figura të errëta, të cilët ecin papritur nëpër korridore, kalojnë nëpërmjet mureve, shfaqen në dhoma dhe zhduken menjëherë etj. Ato s’kanë asnjë qëllim, s’duket se shërbejnë si paralajmërues. A vijnë ato nga një dimension tjetër? Nga jeta e përtejme? Asgjë prej këtyre s’dihet, por dihet se ato që i shohin, s’i harrojnë më.

Fëmijët me sy të zinj

Nisi në vitin 1998 kur gazetari Brian Bethel rrëfeu se i ishin afruar dy djem të vegjël teksa hynte në makinë. Ato i kishin kërkuar që t’i dërgonte deri diku. Ai shpjegonte se ndjeu një panik të çuditshëm e ndërkohë ndihej i detyruar për t’u hapur derën djemve. Më pas kishte parë sytë e tyre krejtësisht të zinj, pa asnjë pjesë të bardhë. Që prej kësaj historie, njerëz të tjerë kanë raportuar takimin me fëmijë të tillë.
 
Top