E vërteta mbi Himarën
Ky është teksti më realist që kam gjetur
Himara është dhe mbetet shqiptare
Nga Petro Marko
SPEKTER
Ne e dimë gjakun tonë se nga buron
Pra himarjotët nuk paguanin taksa, nuk shkonin ushtarë. Ishin
si autonomë. Kur u shporr Italia nga vendi dhe dua të shtoj edhe
këtë, po me keqardhje: himarjotët nuk morën pjesë siç duhej në
Luftën e Njëzetës, përveç disa patriotëve si Nase Beni, që ishte
kapedan - unë isha i vogël, por e mbaj mend shumë mirë kur
erdhën në bregun e fshatit luftanije greke. Shumë fshatarë u ranë
kambanave dhe thirrën: "Zito i Ellas!-Rroftë Greqia!" "Zito i
aneksartisia, zito i aftonomia!-Rroftë pavarësia, rroftë
autonomia!". Madje u shpall nga paria njëfarë autonomie dhe
burrat shkonin e bënin rojë në Llogara. Pas pak ditësh erdhi
ushtria shqiptare dhe populli doli në xhade me raki, me
petulla,me flamuj. Therën mishra dhe hodhën valle. Po disa
arhondë nuk dolën nga shtëpitë. Në krye të ushtrisë ishin Riza
Cerova, Azis Çami e të tjerë...Ishte hera e parë që Himara
inkuadrohej në pushtetin shqiptar dhe letrat që vinin nga
mërgimtarët, nuk vinin me adresën Drimades-Himara-Epir, po
Dhërmi-Himarë-Albania...
Shkollat ishin greke. Disa mësues patriotë, si Naqe Konomi,
Foto Vitoja, Gaqo Kaporra, Ibrahim Kushta e të tjerë, u
mblodhën në shtëpinë e mësuesit tim të parë Pavllo Vretos dhe,
me këshillat, udhëzimet e ndihmat që u dha Halim Xheloja,
shkolla u bë shqipe. Bënim edhe greqisht, po vetëm shkrim e
lexim me tekste greke. Halimi u dha mësuesve librat "Bagëti e
bujqësi" të Naimit, që ishin leximet e para të shqipes në shkollën
time. Pasi ra fjala për shkollat, këtu dua të zgjatem ca. Në
shekullin XVII, më 1630, në Dhërmi priftërinjtë bazilianë që i
kishte dërguar papa në Himarë, hapën të parën shkollë
shqipe-seminar për priftërinj në gjuhën shqipe; kjo sipas
raporteve që i dërgonin priftërinjtë bazilianë papës, një pjesë e të
cilave janë botuar (doemos ato që u interesonin atyre) të Nilo
Borgias, i cili përmbledh një pjesë të veprimtarisë së priftërinjve
unitë (bazilianë) që ndenjën në Himarë për rreth tre shekuj...
...Pyetje: -Pasi fole për shkollat shqipe, pa më thuaj pse fshati
juaj e humbi gjuhën, pse flet greqisht?
Përgjigje: - Këtë do ta zgjidhin mirë kompetentët: historianët,
gjuhëtarët. Unë jam interesuar dhe kam qenë shumë kureshtar.
Shumë shokë më kanë pyetur: Po ju, jeni shqiptarë apo jeni
grekë? Të jesh i çdo kombësie, nuk është turp, por unë, para
disa vjetësh, kur isha në fshat, dhe pasi kampistët (punëtorët që
shkonin në kampin e Dhërmiut për të pushuar) më pyetën nëse
ishim shqiptarë apo grekë, u përgjigja me siguri: "Ne jemi
shqiptarë!" Më pyetën pastaj pse flisnim greqisht. Me sa munda,
u thashë arsyet. Të nesërmen provokova një mbledhje të gjerë
në fshat. U mbush oborri i shkollës me burra dhe me gra.
Mënjanë ishin nxënësit dhe gjithë të rinjtë, se e kishin marrë vesh
që unë do të flisja rreth temës: "Jemi shqiptarë apo jemi grekë?"
Bisedën e nisa pak a shumë kështu:
-Duhet ta dimë mirë se ç'jemi, ç'kombësi kemi, se dëgjohen
poshtë e lart fjalë se këta janë grekë, këtta nuk dinë se ç'janë!
Pra, fillojmë: Ti, shoku Pavllo Beja, nga e ke origjinën?...
-Familja jonë, si gjithë Gjileku, jemi krutanë. Erdhëm këtu pas
vdekjes së Skënderbeut.
-Po ti, Vangjel Liza, si e di origjinën e familjes sate?
-Ne vijmë nga Tërbaçi. Këtu erdhën tre vëllezër nga Tërbaçi.
Dhe nga të tre vëllezërit u shtuan lagjet Lizaj, Çaçëdhimitrët dhe
Trekot.
-Po ju, o Kostë, nga vini?
-Ne vijmë nga Velça! Jemi Tavajt, - dhe qeshi. -Ju e keni dëgjuar atë
breg-shkëmb atje lart, që quhet Trapeza ose
Kont-Tava. Rrjedhim nga Kontët, si ju nga Buajt. Aty tek
Trapeza paguanin venecianët, prandaj quhet dhe sot e kësaj dite
Kont-Tava ose Trapeza...
Kështu me radhë të gjitha familjet thanë se nga rridhnin. Na doli
se vetëm një ishte i huaj: Josif Averbahu, me origjinë çifute, nga
Austria. Kjo e tij është një histori e çuditshme: Një konsull i
Austro-Hungarisë, që ishte në Vlorë, dashuroi një fshatare tonën
që mblidhte myshnje në Llogara me shoqet e saj. Ky konsull
shkonte në Llogara për gjah. E pa këtë vashëz dhe u çmend pas
saj. Erdhi në Dhërmi dhe e kërkoi për grua. I thashë të ndërronte
fenë. U bë ortodoks dhe banor i fshatit...
Pra, ç'jemi ne? Shqiptarë! Po pse u humbëm gjuhën?
Unë do të them ato që di: Pse nënat plaka, gjyshet dhe gjyshët
dinë më mirë shqipen se greqishten? Pse qajmë dhe këndojmë
shqip? Pse fjalët e urta i themi shqip? Siç duket, që nga viti 1820
e tëhu, greqizimi u bë me qëllim politik nga vetë Greqia, që fitoi
lirinë me gjakun e shqiptarëve, qoftë në Mesolongji, qoftë në
revolucionin grek. Suli dhe Himara ishin shqiptarë, po dy krahina
autonome që nuk njihnin as Greqinë e as Shqipërinë, , së cilës i
kishte humbur edhe emri. Suli dhe Himara ishin kurdoherë në
luftë me turkun. Erdhi koha që Himara ishin kurdoherë në luftë
me turkun. Erdhi koha që Himara u nda: Himara bregdetare
mbeti e lirë dhe e krishterë, kurse Himara e brendshme, Labëria,
Kurveleshi, Lumi i Vlorës e Dukati u myslimanizuan dhe u ndanë.
Megjithëse u ndanë në dy fe, nuk e humbën kurrë lidhjen e
gjakut dhe të fisit. Çdo fshatar kishte të tijtë në një fshat të
myslimanizuar që në kohën e Ali Pashë Tepelenës. Kur bëheshin
operacione ndëshkimore nga turqit, bregasit nuk shkonin më
përtej maleve, në Mesaplik e në Kurvelesh, për t'u mbrojtur, siç
bënin gjer në atë kohë, por iknin me varka për në Korfuz ose
për në Gjirit, nën mbrojtjen e venecianëve. Aty shkonin pleq e
plaka dhe fëmijë. Burrat luftonin. Aty rrinin shumë vjet, gjersa
mbaronin operacionet ndëshkimore. Thonë se banorët e
Dhërmiut shkonin në ishullin grek, kurse ata të Himarës flasin si
korfjatët, kurse himarjotët, si gjiritlinjtë.
Pastaj shkollat ishin greke. Mesha këndohej greqisht. Tregtinë e
bënin me Korfuzin, Janinën. Pak nga pak u shkëputën lidhjet me
Labërinë, me Dukatin. Greqia, që u çlirua e para, thoshte se
kudo ku janë ortodoksë janë grekë; myslimanët janë turq. Nisi
antagonizmi turq e kaurë! Propaganda bënte punën e saj. Kjo u
thellua në kohën e Ali Pashë Tepelenës, i cili dërgoi një
delegacion në Himarë, që dhe Himara të myslimanizohej. Paria e
Himarës delegacionin e priti në Qeparo, se kishte më shumë
kapedanë.
Delegatët e Ali Pashë Tepelenës e thanë mendimin dhe qëllimin e
vizitës. Më plaku i kuvendit himarjot u tha delegatëve:
-E falënderojmë pashanë, që mendon për të mirën tonë. Po i
thonë pashait se këtu poshtë, në fshat, kemi një fushë që s'ka
ujë. Thahet në verë dhe nuk na jep asgjë. I jemi lutur Krishtit dhe
Shën Mërisë, Shën Kozmait dhe Shën Spiridhonit, po s'na dhanë
ujë. Në na dhëntë Muhameti ujë, menjëherë bëhemi myslimanë.
Kështu i thoni pashait.
Kur vajtën e ia thanë pashait përgjigjen e bregasve, ai qeshi me
zemërim dhe tha:
-Eh, kaurët e dreqit, do të ma paguajnë! - Pastaj, duke qeshur:
-Pizevengët, janë të zgjuar, s'ke ç'thua, janë rrufjanë të mëdhenj!
Pak nga pak propaganda greke bëhej më e madhe, duke
pretenduar se Himara ishte krahina më heroike e Greqisë.
Shumë kapedanë, sidomos paria, kishin privilegje. Dhe paratë e
mirëbërësve himarjotë, që i kishin lënë në bankën greke për
shkollat e Himarës, ishin një shkak shumë serioz për
propagandën greke. Gjikë Bixhili nga Dhërmiu kishte fituar
shumë para në Rusi, ku e kishte marrë Pano Bixhili, përfaqësues
i himarjotëve pranë carit, në Peterburg. Mësuesit dhe shpenzimet
për shkollën merreshin nga fondi i Gjikë Bixhilit.Gjikë Bixhili
ndërtoi dhe një shkollë, që është edhe sot e kësajdite. Ne, kur
ishim të vegjël, në shkollën e fshatit shihnim portretin e tij, të
varur në klasë. Siç i la Gjikë Bixhili paratë në bankën greke,
ashtu i lanë dhe shumë mirëbërës të tjerë nga Jugu, si Zhapa me
shokë. Ishin miliona, të cilat u bënë burim për të ushqyer
propagandën greke në vendin tonë, sa u krijua miti i Vorio Epirit
dhe sillogu vorioepirot, që merrej "me çlirimin" e Vorio Epirit,
domethënë të Shqipërisë së Jugut. Paratë u vunë në dispozicion
të parisë, e cila merrte një mijë dhe shpenzonte për shkollë
një...Paria merrte para nga banka greke, e cila qe e autorizuar
nga qeveritë reaksionare nacionaliste të Megali Idhesë (Megali
Idheja: që Greqia të bëhej e madhe duke përfshirë në kufijtë e
saj jugun e Shqipërisë dhe vende të Ballkanit ku janë
ortodoksë).
Himarjotët që emigronin në Greqi, kishin privilegje: përkraheshin
si bij të një "krahine heroike greke" me histori trimërie dhe
burrërie. Fatkeqësia ishte se Shqipëria u çlirua e fundit në
Ballkan. Himara kishte ushqyer shpirtin e aneksartisë,
autonomisë, si Suli, i cili pak nga pak u greqizua. Dhe, pasi u
çlirua Shqipëria, me kufij të cunguar shumë, propaganda greke e
ushqeu shumë idenë e autonomisë së Himarës: as shqiptare, as
greke! Kishte hedhur rrënjë të thella kjo propagandë në shpirtin
e himarjotëve, të cilët sytë i mbanin nga Greqia. Krerë himarjotë,
si Spiro Miloja, një luftëtar që e ndihmoi shumë Greqinë, ishte në
krye të kësaj propagande, me gjithë farefisin dhe sojin e tij të
përndarë në Dhërmi, Vuno e gjetkë. Spiro Miloja ishte nga
Progonati. Në fshatin tonë ai kishte farefis Llukë Zh. e të tjerë,
që propagandonin ndarjen e Himarës nga Shqipëria. Si bazë
kryesore të propagandës përdornin dhe këtë: Pse labëria u bë
turke? E pse të mos bëhemi edhe ne me Greqinë, që është
armike e betuar e Turqisë, siç jemi edhe ne armiq të betuar të
turkut?
Shumë fanatikë ishin fshatarët e mi! Njëzet e gjashtë kisha
kishte. Mbaj mend unë se kishim tetë priftërinj.
Lidhjet ekonomike, privilegjet në Greqi, interesimi i Greqisë për
himarjotët, sillogu vorioepirot ndikuan shumë për t'i bërë
himarjotët t'i kthenin sytë nga Greqia dhe të ëndërronin për një
autonomi. Pastaj, edhe në kohën e pavarësisë himarjotët panë se
asnjë qeveri e Tiranës nuk u kujdesua asnjëherë për ta. Nuk
shkonin as xhandarë dhe nuk merreshin në asnjë punë. Ata
pëlqyen të mërgonin: herën e parë në Llavrion, ku kishte miniera;
në Korint, për të hapur kanalin; në Vllahi, në Rusi, pastaj në
Amerikë, në Francë, në Meksikë, në Argjentinë, në Australi,
Kanada e gjetkë. Kështu që ne dinim më mirë se ku binte
Buenos Ajresi sesa Kukësi, që nuk ia kishim dëgjuar kurrë
emrin. Dinim se ku binte Australia dhe jo Kosova, që nuk ia
kishim dëgjuar kurrë emrin. Dinim ku binte Athina dhe Korfuzi
ose Tirana e Shkodra. Ishim pa asnjë lidhje me atdheun tonë.
Disa përçarës, vetë regjimi i Zogut, sidomos Musa Juka, na
përçau. U ndamë në fshat në dy parti: pendëkuqtë, që deshën
Shqipërinë dhe shkollat shqipe; dhe pendëbardhët, që deshën
Greqinë e shkollat greke në fshat. Këtë përçarje e ushqeu shumë
Musa Juka, duke na armiqësuar vëllë me vëlla. Familja jonë
bënte pjesë në partinë e pendëkuqve dhe mbanim në ballkon
kurdoherë flamurin e Shqipërisë. Kapedanët e Spiro Milos na
kishin ardhur disa herë në shtëpi, duke na thënë se Andrea
Markoja ishte vrarë për Greqinë, Marko Jani ishte internuar nga
italianët për Greqinë e të tjera. Deshën që ne të linim shtëpinë e
të shkonim në Korfuz, ku do të na mbante me shkolla e me
pensione Athina. Qoftë im vëlla, Fotoja, qoftë kushëriri im, Jani,
i sikterisnin duke u thënë: "Andrea Markoja u vra për Himarën
dhe Marko Jani vdiq i veremosur nga internimet dhe vuajtjet e
shumta për Himarën dhe jo për Greqinë. Himara sot është dhe
mbetet shqiptare. Prandaj mbajmë dhe flamurin ditë e natë të
ngritur në ballkon. Ne e dimë gjakun tonë se nga buron."...
(Marrë me shkurtime nga libri "Intervistë me vetveten (Retë dhe
gurët)", faqe 43-51)
* Riparova karakteret qe nuk shfaqeshin shqip (ë - ç)
Blendi