E rrallë në Sarandë, tre Vasilë "kthehen" në myslimanë

an.mi
SARANDE
Plot 124 emra dhe 33 mbiemra u "pagëzuan" me ndryshime në një vendim të fundit të Këshillit Bashkiak të Sarandës.
Por e veçanta e kësaj radhe ka qenë se ka pasur edhe nga ata që, pa asnjë justifikim, kanë kërkuar që emrat t'i kthejnë nga ortodoksë në myslimanë.
Tre bëhen myslimanë
Interesant është fakti, që ndër 124 emrat e ndryshuar, hasen në ndryshim të çuditshëm nga "rregulli", tre Vasilë, që janë kthyer me këtë vendim bash-kiak në: Naim, Shezai dhe Bledi, pra në tingëllimin mysliman. Lehtësia e vendimeve të tilla duket se shprehet edhe në mungesën e çdo lloj argumentimi nga ana e zyrës së gjendjes civile, argument dhe shpjegim që është i detyrueshëm për të shoqëruar çdo projektvendim që u paraqitet të zgjedhurve lokalë. Megjithatë, të gjithë emrat kanë kaluar, megjithëse për tri kërkesat "për t'u bërë mysliman", nuk ka pasur justifikime. Sipas një burimi bashkiak, tendenca e tingëllimit të mësipërm ndonjëherë shfaqet me dy faza. P.sh., në një mbledhje ndryshohet vetëm mbiemri, ta zëmë bëhet Papa nga Zeqiri, ndërsa në mbledhjen pasardhëse ikën edhe emri në "rrugën" e mbiemrit.
E kundërta
Kuptohet se prirja ka anuar si gjithmonë në tingëllimin ortodoks të emrave të përveçëm, duke marrë OK, pa asnjë lloj diskutimi nga këshilltarët. Kështu u miratua edhe vendimi me nurmër 88 i këtij organi vendor dhe Sulltana u kthye, sa të hapësh e të mbyllësh sytë, në Tatiana; Donika në Antonia; Gjoleka në Aleksandër, ndërsa Suloja, kuptohet... në Spiro! Nuk kanë pasur ndonjë fat më të mirë edhe disa emra të konsideruar para disa vjetësh si të "bukur": Edmondi në këtë kategori emrash, menjëhërë pas vendimit, u bë Leonidha; Dritani në Jani, Albani në Jorgo, Gentiana thjesht në Ana, ndërsa Eltoni vetëm në Andon. Ndryshon puna e Edvinit që u bë Kristo dhe e Hasies në Pavlina. Dy Dritanë të tjerë u kthyen në Odise dhe Jani, ndërsa tre Agimë bre-nda më pak se 5 minutash u kthyen, si në përralla, në: Thanas, Thoma dhe Kosta. Ndërsa vite më parë emrat: Denisa, Ilirian, Mikel, Sokol, Bledi ishin të preferuar dhë të pëlqyeshëm, në projektvendimin e zyrës së gjendjes civile, i cili u kthye në vendim, kjo preferencë del anakronike, sepse Denisa u bë Eleni; Iliriani, Thanas; Mikeli, Jani; Sokoli, Nikolla, dhe Bledi, Kostandin.
I vetmi që ka bërë një oponencë për listën shumemërore të paraqitur për ndryshim në Këshillin Bashkiak, ka qenë kryetari i tij, Vangjel Dhima. Duke bërë edhe pak shaka, ai ka thënë gjatë mbledhjes, se "deri tani ka parë nja tre veta me emrin e tij, Vangjel Dhima, dhe se nuk di të ketë kushërinj që nuk i njoh".

![url]](/proxy.php?image=http%3A%2F%2F%5Burl%3D%22http%3A%2F%2Fwww.ballkanweb.com%2Fgazeta%2Ffaqet%2Ffaqe11.jpg%22%5Dhttp%3A%2F%2Fwww.ballkanweb.com%2Fgazeta%2Ffaqet%2Ffaqe11.jpg%5B%2Furl%5D&hash=30ddd4436b3e927af6e7101407e5b2f2)