"E qeshura, sekreti i martesës së suksesshme"

Megg

Carpe Diem
Këngëtarja dhe aktorja e njohur Jennifer Lopez thotë se e qeshura është çelësi i martesës së suksesshme dhe të gjatë.
thumbnail.php

Lopez dhe Marc Anthony janë të martuar me vite dhe kuptohen shkëlqyeshëm. Këngëtarja thotë se martesa mbijeton kryesisht se të dytë dinë të qeshin me shakatë e njëjta.
“Sekreti ynë është se dimë të qeshim së bashku. Ai është argëtues dhe këtë e kam pëlqyer gjithmonë te ai. Lidhja jonë është e bazuar në dashuri dhe në shumë qeshje”, ka thënë Lopez për Bang Showbiz.
Jennifer Lopez dhe Marc Anthony janë martuar më 2004. Ata kanë dy fëmijë, dhe siç potencojnë shpesh në media, kanë një martesë shumë të lumtur.
Përndryshe, Lopez ka prapa vetes dy martesa.
 

gangsterja

Primus registratum
Sa mire qenka qe te qeshes,mirepo plakat thone se eshte turp te qesesh perpara burrit,kujt ti besojme tashi ne te mjeret.
 

stuhia

Primus registratum
DUHET TE KEMI NJE JETE TE MBUSHUR ME OPTIMIZEM DHE PA STRESE QE E QESHURA TE ZERE PJESEN ME TE MADHE TE KOHES. JENNIFER dhe MARK QESHIN SE S'KANE ARSYE TE QAJNE. JANE ME FAT
 
Top