E majta apo e djathta kishte me shume vota?

Oltion Rrumbullaku

Primus registratum
E majta apo e djathta kishte me shume vota?

Bera nje diskutim te gjate me Kondren, per faktin se kush kish marre me shume vota... por eshte shume e qarte se kush ka marre me shume vota, dhe kush ka fituar zgjedhjet...
Meqenese keto te dyja nuk perputhen ka vend per shume debate, megjithese pergjigjia eshte e Thjeshte Nano dhe Berisha, dhe kjo konfirmohet edhe nga artikujt e gazetave me prestigjioze ne bote
 

Ani83

Primus registratum
Re: E majta apo e djathta kishte me shume vota?

O sintetik, ashtu sic e thua fort zotrote, nese do te thuash te verteten, elegancen lerja rrobashkepesit- se ca ka n'men PS te lozi me numrat, ato mbeten endrra te nje nate vere. PD i more 73 vene aty te pallavramenti, kshu qe... per hajer ishallah
 

Oltion Rrumbullaku

Primus registratum
Re: E majta apo e djathta kishte me shume vota?

O per hajer o zot, se ku do shkojme ne pastaj...
Gjithsesi eshte e nevojshme, qe te dihen raportet e votave, se kushedi i prishet mendja ndokujt per koalicion dhe behen zgjedhje prape
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: E majta apo e djathta kishte me shume vota?

Për numrin e votave që morën partitë e majta e të djathta duhet bërë numurimi i votave siç tha edhe gene ( - ) më lart. Megjithatë, në votimet e kësaj radhe duhet bërë kujdes se ata që nuk deshën të votonin për Berishën e Nanon dhe që panë LSI si një forcë interesante nuk janë detyrimisht të majtë.
Në aspektin se kush forcë fitoi më shumë vota, numurimi është përgjigja.
 

Ani83

Primus registratum
Re: E majta apo e djathta kishte me shume vota?

Fillimisht postuar nga Sintetiku:
[qb] O per hajer o zot, se ku do shkojme ne pastaj...
Gjithsesi eshte e nevojshme, qe te dihen raportet e votave, se kushedi i prishet mendja ndokujt per koalicion dhe behen zgjedhje prape [/qb]
Do ishte bere tashme koalicioni po te ishte teze funksionale, por me sa duket, nuk funksionoi. Tani me duket pak vone. E vetmja gje qe u ka mbetur PS-isteve tani, eshte te rregullojne do gjona <img src="/pf/images/graemlins/wink.gif" alt="" /> e ke parasysh, do llogari e kam fjalen dhe...
wave.gif
 

komino

Valoris scriptorum
Re: E majta apo e djathta kishte me shume vota?

Fillimisht postuar nga Kondrapedali:
[qb] Për numrin e votave që morën partitë e majta e të djathta duhet bërë numurimi i votave siç tha edhe gene ( - ) më lart. Megjithatë, në votimet e kësaj radhe duhet bërë kujdes se ata që nuk deshën të votonin për Berishën e Nanon dhe që panë LSI si një forcë interesante nuk janë detyrimisht të majtë.
Në aspektin se kush forcë fitoi më shumë vota, numurimi është përgjigja. [/qb]
po si do ti shohesh ata te levizjes sociale per integrim (praksion i ps)? si te djathte?

mbase edhe ndodh por do te ishte disi absurde
shrug.gif


nejse

ne i numerojme pastaj i veme majtas apo djathtas

fillojme me tiranen

zona pd lsi ps
31 9756 1499 6100
32 8643 1048 4704
33 7870 1309 6393
34 6735 2782 6145
35 6601 1953 7364
36 6759 663 7263
37 6976 1226 7092
38 8418 1486 8108
39 8259 1135 5616
40 6044 1615 5058
41 5299 1034 4682
42 6317 1529 6339
43 9126 802 3616
44 6978 1339 4263
45 6464 393 5277
46 5064 594 7428
47 4918 1191 4082
48 7419 346 1794 (e berishes 17% lzhk)
49 7123 414 4676
50 5552 1306 5297

tot 140321 23664 111297

Ps+lsi 134961

pd fiton tiranen gjithsesi
 

Oltion Rrumbullaku

Primus registratum
Re: E majta apo e djathta kishte me shume vota?

Ore, i degjuat lajmet apo jo se na plaset...
Ne nivel kombetar aleatet e PS ne mazhoritar kishin marre 6% te votave, ndersa PD kishte aleate qe nuk merrnin pjese ne mazhoritar...
Ndersa ne nivel proporcional E majta kishte 54% dhe e Djathta 46%...
E majta ka zgjedhur strategjite humbese, mosbashkepunim me LSI dhe strategji i paqarte me aleatet sidomos ne mazhoritar. Pra, sic rezulton Nano ka dashur te humbe zgjedhjet dhe eshte hera e pare ne dy vjet qe ka bere nje veprim me mend...
 

Nobis

Primus registratum
Re: E majta apo e djathta kishte me shume vota?

sipas KQZ, rezultatet ne propocional jane keto:

E Djathta: 18 vende ne parlament,
E Majta 22 vende ne parlament.

Populli ka votuar per partite e majta ne shumice dhe per kandidatet e djathte <img src="/pf/images/graemlins/smile.gif" alt="" />

Me shqip se kaq, ska ku te shkoje <img src="/pf/images/graemlins/wink.gif" alt="" />
 

regele

Forumium maestatis
Re: E majta apo e djathta kishte me shume vota?

Dje, tek gazeta Korrieri a tek Koha Jone ishe nje artikull qe i pergjigjej shume mire ketij problemi! Sipa llogarive te tyre, partia qe ka fituar me shume eshte PD-ja, ndersa si forca, e majta ka fituar me shume vota se sa e djathta!
E kerkova tani ate artikullin, por nuk e gjeta!
 

regele

Forumium maestatis
Re: E majta apo e djathta kishte me shume vota?

E gjeta! Ishte tek revista Klan!

Nuk fitoi Berisha, por humbi Nano

Votat e PS dhe LSI së bashku janë më të mëdha se ato ku PD ka dalë fituese të paktën në 15 zona, dhe kjo do të thotë se nëse Nano nuk do të detyronte Metën që të largohet nga PS, edhe sot e majta do të kishte në votën për mazhoritarin 58 mandate, sa ka fituar PD!

nga Shkelzen Maliqi

Per Berishen, pas largimit te rremujshem, pak kush ka besuar se do te mund te rekuperohet dhe te kthehet serish ne pushtet. Edhe forcat e djathta ne Shqiperi kane pasur dyshime per kete, dhe kjo ka shkaktuar edhe carjet e PD-se dhe humbjet e njepasnjeshme e bllokut te djathte ne zgjedhjet e pergjithshme dhe lokale (2001 dhe 2003), kur analistet serioze rekomandonin nxjerrjen e nje figure dhe lideri tjeter i te djathtes, ne vend te Berishes, per te cilin mendohej se e percjelle fati i humbesit te perjetshem. Por, Berisha ishte kembengules, nxorri ca mesime nga gabimet e te kaluares, ndryshoi strategjine dhe sjelljet perjashtuese, inkuadroi ne PD forcat e reja dhe riktheu disa nga lideret historik, per te perfunduar ciklin me nje fitore mjaft bindese.

Megjithate, rezultati befasues i zgjedhjeve te 3 korrikut nuk i atribuohet aq shume vetem meritave te Berishes, sa gabimeve te kundershtarit te tij, Fatos Nanos. Edhe pse numerimi i votave nuk ka perfunduar ende dhe ka disa zona ku vazhdojne kontestet, qe tani mund te konstatohet se perparesia e forcave e te djathtes qe i ka udhehequr Berisha, numerikisht nuk eshte me e madhe se e forcave te se majtes.

Perkundrazi, ajo duhet te jete me e vogel, dhe e majta mbase do te fitonte edhe keto zgjedhje (virtualisht dhe realisht), po te mos ishte e prire gabimisht dhe me arrogance nga Fatos Nano, i cili prej kohesh kishte shkaktuar carje ne PS-ne (largimi i grupit te Ilir Metes, qe krijuan LSI-ne) dhe nuk siguroi bashkepunimin dhe bashkeveprimin as me figurat e tjera me ndikim brenda PS-se (Edi Rama, Rexhep Meidani, Pandeli Majko).

Nese shikohen rezultatet qe ka arritur LSI-ja e Metes ne shume zona zgjedhore, e qe ne nivelin e vendit jane rreth 10 %, shihet qarte se votat e PS-se dhe LSI-se se bashku jane

me te medha se ato ku PD-ja ka dale fituese te pakten ne 15 zona, dhe kjo do te thote se nese Nano nuk do te detyronte Meten qe te largohet nga PS-ja, edhe sot e majta do te kishte ne voten per mazhoritarin 58 mandate, sa ka fituar PD-ja!

Kuptohet carja e thelle e majtes nuk ka qene vetem rezultat i cmirave dhe mosdurimeve personale te Nanos nga njera ane, dhe te Metes dhe lidereve te tjere socialiste me ndikim dhe orientime te vecuara, nga ana tjeter. Keto dallime, qe kane rezultuar me carje u shkaktuan nga profilizimi degjenerativ i vete PS-se, si parti e majte, te ciles i kishte rene per hise misioni historik i instalimit te kapitalizmin real ne Shqiperi.

Deshtimi kryesor i Berishes deri ne vitin 1997 nuk ka qene vetem lejimi qe shteti te bjere ne anarki, por vonesat dhe hezitimet e pakuptimta qe t’i hapet rruga kapitalizmit dhe tregut te lire ne Shqiperi.

Nano, si lider i PS, edhe pse jo edhe kryetar qeverie, ka qene ideatori kryesor i liberalizmit te Shqiperise, duke hequr dore pothuajse teresisht nga ideologjia dhe majtise, ne favor te nje retorike pragmatiste zhvillimore, qe kulminacionin e cinizmit e ka arritur me deklarimet gjate fushates se fundit, se vizioni dhe ideli i tij eshte shnderrimi i Shqiperise ne nje parajse te turizmit te tipit te Las Vegasit, me kazinote e shumta, ku bixhozxhinjte nga anet e ndryshme te Evropes dhe botes do t’i derdhnin eurot dhe leket e tyre ne kontot e Nanos dhe pronareve te tjere te kazinove, dhe ku edhe shqiptaret do te

dilnin perfitues.

Ajo qe ka degjeneruar te majten shqiptare kane qene interesat dhe monopolet e medha qe i kane rene ne dore elitave politike dhe ekonomike ne periudhen e tranzicionit te pare dhe te vrullshem ne kapitalizem real (kryesisht pa rregulla dhe i eger), ku vendimet politike per koncesionet ose legalizimet e bizneseve kane sjellur perfitime te medha nje grupi jo edhe aq te gjere te njerezve qe jane bere pronare faktik te Shqiperise, e njekohesisht edhe drejtues nga prapaskena i niveleve te ndryshme te pushtetit, si dhe te mediave. Edhe pse shume analiste politik kane prirje qe keto procese te instalimit te kapitalizmit t’i pershkruajne me terma te instalimit te pushtetit te mafiave dhe te krimit te organizuar, une mendoj se krijimi i monopoleve nuk e ka burimin kryesor tek fondet e pista (droga, armet, prostitucioni), por te ridistribuimi dhe privatizimi i monopoleve shteterore mbi resurset e bizneseve me fitimprurese (karburantet, duhani, ndertimet, tregtia e mallrave te konsumit te gjere etj.).

Konflikti me i hershem Nano–Meta burimin nuk e ka pasur te dallimet ideologjike ose te mosdurimet personale, por tek kontrolli i shperndarjes se lekeve dhe monopoleve te medha. Nano, si kryetar i partise ka organizuar nje fushate te madhe kunder Metes dhe qeverise se tij, duke e akuzuar per korrupsion. Por, kjo fushate qe ai e quante “katarsis” perfundoi me riinstalim te vete Nanos ne krye te te gjithe bizneseve, si kapo i monopoleve legale, gjysmelegale dhe ilegale, ku ai pasi u be Kryeminister, vazhdoi bashkepunimin edhe me ministrat qe me pare i kishte akuzuar si mafioze, te korruptuar dhe monopoliste. Pushteti i madh monopolist si duket e beri Nanon te pakujdesshem dhe te verber per ekzistimin e forcave tjera pretendente per katarsis dhe shperndarjen me te drejte te pasurive dhe resurseve, por edhe per punen hakmarrese te Metes dhe LSI-se, qe

PS-se dhe te “majtes” ia kishin marre mazhorancen.
 

Post Scripter

Primus registratum
Re: E majta apo e djathta kishte me shume vota?

Diferenca midis votave ishte aq minimale, saqe rezultati verteton ate qe nxorri sondazhi i Mjaft - per nje avantazh shume te lehte te PD - dhe qe shume trimosha e kundershtuan. Ne fund te fundit kjo eshte Shqiperia. Askush nga partite nuk mund t'i bjere gjoksit dhe te thote se kontrollon ndonje shumice derrmuese. Vetem me vjen keq per keta te qeverise studetore qe u doli boja. Nga njera ane nuk lane gje pa thene kunder sondazhit te gallup international duke e akuzuar se meqe i nxorri shume afer pd me ps, ishte i manipuluar. Ndersa nga ana tjeter, vajten e bene nje sondazh qe e nxirrte PD-ne si fituese te 70% te vendeve ne parlament. T'i pijne lengun tani. Doktori po urinon gjak ngaqe s'ben dot qeverine me aq deputete sa ka dhe po ua lyp perdite Milos, Xhuvelit e Dules. A s'do te thote kjo se votat e majte e djathte jane thuajse ne ekuiliber? S'ka nevoje te besh numerime absolute them une. Dil nje dite ne Shqiperi ne ndonje lokal fshati dhe pyet njerezit. Do jene kronometrikisht, gjeometrikisht te ndare mes te djathtes dhe te majtes. Nese ka ndonje te pavendosur, ai eshte diferenca. Por zakonisht per te qene i pavendosur duhet te jesh shume i arsyeshem. Dhe per "arsye te shendoshe", ne si komb - dihet - jemi shquar ne shekuj. <img src="/pf/images/graemlins/wink.gif" alt="" />
 
Top