E kaluara është pjesë e historisë së kombit.

Klinton

Primus registratum
E kaluara është pjesë e historisë së kombit.

E kaluara është pjesë e historisë së kombit







Pyetje: <ul type="square">
[*]Lufta Antifashiste NÇL është një pjesë e rëndësishme e historisë së popullit shqiptar, sepse si pasojë e saj u krijua Shqipëria socialiste. A mund të na thoni diçka për këtë Luftë?
[/list]

Përgjigje: Shqipëria e sotme lindi si rezultat i Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare dhe i fitores së popullit tonë mbi
pushtuesit fashistë. Në këtë luftë populli shqiptar bëri sakrifica që i kushtuan si rrallë ndonjë vendi tjetër në përpjestim
me madhësinë e numrin e popullsisë. Në altarin e lirisë dhanë jetën 28 mijë bija e bijë të Shqipërisë, ose gati tre për qind e popullsisë së atëhershme.
Organizatore e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare në Shqipëri ishte Partia Komuniste. Udhëheqësi i saj, Enver Hoxha, ishte edhe Komandanti i Përgjithshëm i ushtrisë partizane, që në fund të luftës numëronte në radhët e veta afro 70 mijë luftëtarë. Lufta për çlirimin e atdheut ishte një luftë popullore. Në të morën pjesë, jo vetëm ata që rrëmbyen armët e dolën malit si partizanë, por edhe fshatarët e qytetarët që në mënyra të ndryshme u rezistonin pushtuesve, që strehonin luftëtarët e lirisë dhe i ndihmonin ata me çdo gjë që kishin nevojë. Padyshim forca më aktive ishte rinia.
Kur u pushtua vendi nga fashistët dhe kur filloi Lufta Nacionalçlirimtare, unë isha nxënës në gjimnazin e Tiranës.
I kam ende të gjalla ato ditë të prillit 1939, manifestimet patriotike të popullit e veçanërisht të rinisë shkollore. Populli kërkonte armë për t'i bërë ballë agresionit fashist, ndërsa qeveria e Zogut, bëri veshin e shurdhër. Zogu dhe suita e tij kishin shqetësim tjetër: ata bënin gati valixhet për të braktisur vendin. Megjithatë, grupe patriotësh u bashkuan dhe me
mjetet që gjetën luftuan në Durrës, shëngjin, sarandë, Shkodër e gjetkë, por forcat e shumta fashiste e mbytën këtë qëndresë. Brenda pak ditësh fashistët vendosën sundimin e tyre në gjithë vendin.
Megjithatë lufta kundër pushtuesit nuk pushoi. Urrejtja ndaj fashistëve italianë shtohej nga dita në ditë. Veçanërisht kjo gjë vihej re në radhët e rinisë. Më kujtohen mësuesët tanë patriotë, të cilët qysh në orët e para të mësimit pasi vendin e kishin pushtuar italianët, përfitonin nga çdo rast për të na folur kundër fashistëve italianë.
-Italia e pushtoi shqipërinë,- thonin ata-, por do të ndodhë ajo që ka ndodhur me të gjithë pushtuesit e mëparshëm.
Populli shqiptar nuk do ta durojë gjatë skllavërinë fashiste. Pasojat e vëndosjes së regjimit fashist, megjithë demagogjinë që u përdor për ta paraqitur atë si një "bashkim vullnetar të të dy vendeve", i ndjeu shumë shpejt mbi kurrizin e vet populli shqiptar. Ai humbi krejtësisht lirinë e pavarësinë kombëtare. Patriotë dhe antifashistë të njohur u burgosën ose u internuan në ishujt e Italisë. Në të gjithë vendin u krijua një atmosferë terrori e pasigurie.
Urrejtja për pushtuesin sa vinte rritej, por rezistenca ishte e paorganizuar. Në atë kohë nuk kishte asnjë forcë antifashiste tëorganizuar, që të merrte përsipër drejtimin e luftës kundër pushtuesëve. Në Nëntor të vitit 1941 u krijua Partia Komuniste shqiptare, e cila mori në dorë organizimin e luftës kundër fashizmit.
Thirrjet e zjarrta të Partisë Komuniste dhe shembulli që dhanë antarët e saj si: Qemal Stafa, Vojo Kushi, Perlat Rexhepi, Misto Marne, Koci Bako e të tjerë që u vranë në luftë me fashistët nëpër rrugët e Tiranës, të Shkodrës e të Korçës ndikuan shumë që në njerëzit të shtohej urrejtja për pushtuesin fashist dhe në luftë të përfshiheshin masat e gjëra të rinisë e të popullit shqiptar. Kjo, në fillim, u shpreh me pjesëmarrjen aktive në demonstratat antifashiste që shpërthenin si protesta popullore në raste të ndryshme. Më pas ajo u pasqyrua edhe me armë në dorë duke marrë pjesë në radhët e ushtrisë partizane. Në vitet e Iuftës, tërë vemendja jonë, tërë energjitë tona ishin përqendruar në kryerjen e një detyre të shenjtë: të shpornim nga toka shqiptare pushtuesin e huaj, të luftonim për Shqipërinë e lirë e të pavarur, për një Shqipëri të popullit. Ne, të rinjtë, që bënim pjesë në Lëvizjen Antifashiste, kur ishim në qytet ose edhe gjatë jetës partizane, flisnim me zjarr për nevojën e luftës kundër pushtuesit të huaj e bashkëpuntorëve të tij brenda vendit. Endërronim jo pak edhe për të nesërmen, për atë që do të ishte Shqipëria e lirë. Por shumica jonë nuk e kishte shumë të qartë se si do të ishte shoqëria e ardhshme. Megjithatë kjo nuk na e pakësonte as entuziazmin e vendosmërinë në luftë, as besimin se një e ardhme më e mirë e priste popullin tonë.
Për çlirimin e atdheut, me thirrjen e Partisë Komuniste, masa të gjëra të popullsisë u bashkuan "pa dallim feje, krahine dhe ideje" në Frontin Antifashist Nacionalçlirimtar, forca e armatosur e të cilit ishte ushtria partizane, që përbëhej fillimisht nga çeta e grupe të vogla luftëtarësh dhe më pas nga batalione, brigada e divizione partizane. Në Frontin NÇL morën pjesë të gjithë ata që ishin për Iuftën kundër pushtuesit të huaj. U bashkuan në Front edhe shumica e intelektualëve dhe patriotëve të vërtetë.
Krijimi i Frontit Antifashist NÇL, ku forcë drejtuese ishte Partia Komuniste, shqetësoi krerët e "nacionalizmit" shqiptar, personalitete të njohur më parë si politikanë antizogistë ose prozogistë, por që në një mënyrë ose tjetër flirtonin me pushtuesin fashist italian. Këta të vetquajtur patriotë shpejtuan të shpallin se "nuk ka ardhur koha" për Iuftë çlirimtare, se duhet pritur fitorja e aleatëve mbi fashizmin etj. Në fakt ata nuk ishin për luftë çlirimtare, ata prisnin që popullit shqiptar lirinë e pavarësinë t'ia sillnin si në pjatë Anglia ose Amerika. Frymëzuesit e këtij qëndrimi, si kundërveprim ndaj krijimit të Frontit NÇL shpallën formimin e organizatës nacionaliste të quajtur "Balli Kombëtar" dhe të asaj monarkiste të njohur si partia e "Legalitetit". Këto dy organizata, jo vetëm nuk u bashkuan me luftën e popullit, por bashkëpunuan me fashistët italianë dhe pas kapitullimit të Italisë, me nazistët gjermanë, duke u bërë mbështetje e tyre kundër lëvizjes nacionalçlirimtare. Duke pasur parasysh se tani pa pikë turpi e zeza paraqitet e bardhë, se falsifikatorë të historisë përpiqen ta paraqesin
Ballin Kombëtar si një organizatë antifashiste që ka marrë pjesë në luftë për çlirimin e vendit, po citoj dy dokumente, që nuk mund të quhen zëdhënëse "komuniste".
Komanda e Korpusit XII gjerman që vepronte në Shqipëri, njoftonte qendrën e vet: "Në qëndrimin e grupeve dhe të çetave nacionaliste të Ballit-R.A.) tani vihet re një ndryshim: kanë hequr dorë nga qëndrimi pritës e po vihen në dispozicion të Ushtrisë gjermane për bashkëpunim..." (AIH, Dokumente të Ushtrisë gjermane, nëntor 1943, Nr.10)
Gjenerali anglez Dejvis, që ka qenë në Shqipëri gjatë luftë, si drejtues i misionit ushtarak, në librin e tij të kujtimeve shkruan:
"Në të gjitha veprimet e kryera në Luftën NÇL, partizanët janë ndeshur me trupa të përziera gjemlano-balliste, të armatosura mirë."
Ja edhe një dokument i vetë Ballit Kombëtar. Mit'hat Frashëri, kryetar i Ballit Kombëtar, me shkresën Nr.93/7, datë
7.2.1944, drejtuar Komitetit të Ballit të Korçës shkruan: "Të kuqtë (partizanët-R.A.) zotrojnë të gjithë Oparin deri në
Moglicë. Që të ketë efekt operacioni juaj, së bashku me gjermanët lëvizni edhe ju forcat tuaja në drejtim të Oparit e Skraparit që t'i shtypni..."
Pavarësisht nga qëndrimi i Ballit e Legalitetit, populli shqiptar vazhdoi luftën e vet antifashiste çlirimtare me vendosmëri e guxim të rrallë, duke bërë sakrifica të panumërta. Si përfundim, më 29 Nëntor 1944, Shqipëria u çlirua me forcat e veta. Eshtë e padiskutueshme, që fitoret e koalicionit antifashist anglo-sovjeto-amerikan, që mposhtën makinën ushtarake hitleriane, dhe në veçanti dalja e Ushtrisë së Kuqe në Ballkan, si dhe rezistenca antifashiste dhe lufta çlirimtare e fqinjëve tanë, popujve të Jugosllavisë e të Greqisë, ishin faktorë shumë të rëndësishëm që bënë të mundur e lehtësuan edhe çlirimin e Shqipërisë me forcat e veta.

Pyetje: <ul type="square">
[*]Ju flisni me entuziazëm për Luftën NÇL.. Por, pas ndryshimit të regjimit në Shqipëri, u bënë kritika ndaj kësaj
Lufte. Shumëkush ka thënë se kjo Luftë ishte e panevojshme, se ajo ishte një luftë vëllavrasëse.
[/list]
Përgjigje: Lufta Nacionalçlirimtare është lufta më e madhe që ka bërë populli shqiptar, megjithëse luftëra populli ynë
gjatë historisë së tij ka bërë shumë. Lufta Nacionalçlirimtare është më e madhja, jo vetëm nga përmasat, por edhe nga idetë përparimtare që e frymëzuan dhe, mbi të gjitha, nga rezultatet e saj.
Kanë kaluar 50 vjet qysh nga ajo kohë dhe duket se për Luftën NÇL, rëndësinë dhe rolin historik të saj, çdo gjë është e
qartë. Megjithatë edhe pas 5 dekadash, nën parullën e "çrrënjosjes së komunizmit", tek ne gjënden njerëz, nga Partia e Sali Berishës dhe revanshistë nga radhët e Ballit e të Legalitetit të sotëm, që bëjnë përpjekje të shumta për të mohuar luftën e popullit, për të revizionuar historinë, duke e kthyer çdo gjë kokëposhtë. Ata, duke shpifur kundër Luftës NÇL, duke e quajtur atë kriminale, sepse bashkë me pushtuesit luftoi edhe bashkëpuntorët e tyre, synojnë të shkulin nga ndërgjegja e popullit kujtimin e asaj epopeje madhështore, të diskreditojnë pjesëmarrësit e heronjtë e saj. Atë që përbën veprën më të lavdishme të popullit shqiptar, bashkimin në Iuftën kundër fashizmit me aleancën fitimtare anglo-sovjeto-amerikane, si dhe bashkëpunimin e ngushtë me partizanët grekë e jugosllavë, e trajtojnë si turp e tragjedi, gati si tradhëti kombëtare Gjënden njerëz që, duke u nisur nga mendimi sesa më shumë të hidhet baltë mbi të kaluarën, aq më "demokratike" paraqitet fytyra e sotme Shqipërisë, shkojnë deri aty sa të thonë se më mirë do të kishte qenë sikur populli ynë të mos kishte marrë pjesë fare në luftën kundër fashizmit. Sipas
logjikës tyre pushtuesit do të ishin larguar vetë nga vendi, se ata kishin ardhur në tokën shqiptare "për të siguruar tërheqjen e forcave që kishin në Greqi". Kjo tezë nuk është e re. Edhe nazistët gjermanë, që u përpoqën të largonin popullin nga lufta, thonin se Shqipëria do të shërbente vetëm si rrugë kalimi. Këtë tezë të nazistëve e mbështeti organizata kolaboracioniste e Ballit Kombëtar, e mbështetën baballarët e ballistëve
të sotëm. Nuk është nevoja të vërtetohet se nazistët gjermanë nuk erdhën në Shqipëri "në kalim e sipër", por erdhën si pushtues
të të ndaluar ndonjë zbarkim të mundshëm të aleatëve në brigjet shqiptare, erdhën për të zënë vendin e fashistëve italianë pasi këta kapitulluan. Gjatë qëndrimit në Shqipëri nazistët dogjën fshatra e qytete, shkatërruan porte detare, ura, miniera e fabrika, vranë dhe sakatuan mijëra e mijëra njerëz,
partizanë e qytetarë të pambrojtur. Po të pranohej altenativa nazisto-balliste, ajo do të ishte fatale për popullin shqiptar, sepse në ato vite të vështira, problemi shtrohej: të bashkoheshim me aleancën e demokracive të mëdha, në luftë kundër fashizmit, apo të rreshtoheshim përkrah boshtit nazi-fashist në
luftë grabitqare ndaj të tjerëve, pra të bashkoheshim me fitimtarët, apo me të mundurit. Të pranoje altenativën nazisto- -balliste do të thoshte t'i hapje rrugën zhdukjes së Shqipërisë nga harta politike, si vend i lirë dhe i pavarur. Shqipëria do të ishte ndarë midis Greqisë e Jugosllavisë, që ishin rreshtuar dhe luftuan në radhët e fitimtarëve, si pjesëtarë të aleancës anglo-sovjeto-amerikane .
Populli shqiptar nuk pyeti as pushtuesit fashistë as bashkëpuntorët e tyre por zgjodhi rrugën më të drejtë që ishte rruga e luftës përkrah koalicionit antifashist përkrah popujve që luftonin për liri e pavarësi, rrugë që çoi në fitoren historikë të 29 nëntorit 1944. Lufta Antifashiste Nacionalçlirimtare është krenaria e gjithë popullit shqiptar. Organizatorët, partizanët, gjithë pjesëmarrësit e saj meritojnë respektin dhe nderimet e kombit shqiptar në çdo kohë.
 

Klinton

Primus registratum
Re: E kaluara është pjesë e historisë së kombit.

Ne shkrimin e mesiperm eshte intervistuar Ramiz Alia.
 

Gigo

Primus registratum
Re: E kaluara është pjesë e historisë së kombit.

O plak, jam plotesisht dakort me ato qe jane thene ne interviste. Po kush e ka bere kete interviste, ti?
 

Gigo

Primus registratum
Re: E kaluara është pjesë e historisë së kombit.

bravo Clinton, e postove perpara meje. une po shkruaja ne te njejten kohe.
...prape, jam komplet dakort me ato qe tha shoku /pf/images/graemlins/laugh.gif Ramiz.
Megjithese eshte i "shkolles se vjeter", eshte mbase politikani me i ekuilibruar qe ka pasur ndonjehere Shqiperia. Keta te sotmit jane akoma "fluturo me pras ne b...."
 

Klinton

Primus registratum
Re: E kaluara është pjesë e historisë së kombit.

Do isha i lumtur te behesha qofte nje here te vetme president i Shqiperise.
Do ta beje Shqiperine si U.S.A-ne
Nejse une kam dale ne pension dhe nuk ma var kush me.
Bye
 

Gigo

Primus registratum
Re: E kaluara është pjesë e historisë së kombit.

po ta ngrinte ndonje parti Ramizi une do futesha ne te. po ti o zoti Kllinton?
 
Top