E gjithë bota Made in China
Yiwu nuk ekziston në hartë, por është zona tregtare më e madhe e planetit. Aty prodhohet dhe shitet gjithçka, nga fustanet e nusërisë tek arkivolet nga ku niset 92 për qind e dhuratave që shkëmbehen për festat e fundvitit.
Në hartat kineze nuk është shënuar, as nëpër guidat e ndryshme. Yiwu nuk është vetëm qyteti më i pasur i Kinës. Për ekonomistët e Bankës Botërore është qyteti më i rëndësishëm i planetit. Deri 20 vjet më parë ishte një fshat me orizore dhe fusha gruri, në rrjedhën e lumit Yangzi dhe kishte një popullsi me vetëm 100 mijë fshatarë të varfër. Vendi krenohej vetëm me faktin se aty kishte lindur njeriu që kishte përthyer Biblën në gjuhën mandarine. 30 mijë të huaj punojnë tre mijë ndërmarrje ndërkombëtare. Ka një aeroport gjigand, 4 mijë hotele, 600 grataçiela, 110 banka. Gjithçka të re. Për me tepër, tani vendi ka një arsye më shumë për tu krenuar: ka tregun më të madh në botë. Të mendosh që dikur me urdhër të Pekinit gjithçka kishte nisur me disa kioska të vogla. Në tetë vitet e fundit, pasi shteti investoi dhjetë miliardë euro, janë ndërtuar katër milionë metër katrorë sipërfaqe e mbuluar për ekspozim të vazhdueshëm të mallrave. Brenda dy viteve mendohet se sipërfaqja do ti kalojë 5 milionët. Yiwu u bë kështu eksperimenti më impresionues i prodhimit dhe tregtisë së mallrave pwr konsum në histori. Ai është vendi ku sot prodhohet dhe shitet 90 për qind e mallrave me kosto të ulët që blihen në dyqanet e gjithë botës. Për këtë arsye, është i vetmi që nuk është prekur nga kriza. Ka një xhiro vjetore zyrtare prej 400 miliardë euro dhe një rritje konstante prej 15 për qind . Sekreti i “International Trade Mark” është i thjeshtë: të prodhojë dhe shesë me çmimin më të ulët, çdo ditë të vitit dhe në të njëjtin vend, gjithçka. Yiëu nuk është më një qytet biznesi, është një laborator perfekt i programuar për të transformuar çdo lwndw të parë në para, e që bazohet në “konsumin global”. Për ta mbajtur “gjallë” tregun janë të punësuar 200 mijë tregtarë dhe 100 mijë industri të ndryshme. Ofron një milion e 700 mijë produkte të ndryshme rreth 200 mijë klientëve në ditë, që vijnë nga çdo cep i planetit. Dorëzon më shumë se 600 mijë kontenier me mallra në vit, në 200 vende të ndryshme të botës. Zemra e kësaj makine është tregu gjigand. Çdo tregtar aty ka një dyqan prej 14 metrash katrorë të dhënë nga funksionari lokal i partisë Komuniste, ku shteti fiton rreth 50 mijë dollarë në vit. Por, 14 metra katrorë këtu vlejnë më shumë para se dyqanet prestigjioze në qendër të metropoleve të pasur si SHBA dhe Japonia. Përballë këtyre vitrinave, janë vendosur kapanonet. Disa milionë punëtorë, punojnë me cikël të vazhdueshëm, jo më larg se një orë nga vendi i shitjes dhe prodhojnë në moment atë që grosisti u kërkon. Përveç stabilimenteve, të gjitha kapanonet e fjetjes janë njëlloj e dallohen vetëm nga numrat. Çdo mall që kërkohet mbërrin në destinacionin e duhur brenda dy javëve. Të duhen javë të tëra për të shëtitur përgjatë korridoreve ku është ekspozuar gjithçka që njerëzimi mund dhe duhet të shkëmbejë. Hun Yan Hu, administratori i qyteti simbol të kapitalizmit tregon: “Duhet ti mbajmë gjithmonë sytë hapur mbi atë që do të ndodhë më vonë, duhet të jemi gjithmonë gati për të bërë diçka të re. Të përfitojmë nga kriza dhe të bëjmë gjithmonë të parët atë që tregu kërkon”. Tregtarët e “China Commodity City”, në këtë drejtin duket që janë më të mirët në botë. Në çdo stend ka pesë shitës ku njëri bisedon më klientët që kalojnë dhe krkojnw informacion, tjetri hedh në kompjuter kërkesat që vijnë, njëri investon menjëherë paratë e fituara në Bursën e Shangait apo të Hong Kongut, një tjetër viziton tregun dhe industritë e zonës për të studiuar produktet dhe çmimet e konkurrentëve, kurse i fundit ha dhe fle mes mallit. Bërtasin e numërojnë dengjet me kartëmonedha, stërvitin fëmijët e lindur dhe të rritur mes kartonëve. Gjithmonë buzëqeshin dhe thonë se “gjërat nuk kanë ecur kaq mirë kurrë më parë”. Për çdo produkt, dinë të thonë përmendësh çmimin me të cilin shitet në çdo vend t planetit dhe marshin e fitimit për tregtarin. Nuk kanë ndjekur universitete, aplikojnë pak rregulla, por që janë të arta. “Qëllimi është të ofrojmë mall të mirë dhe me çmimin më të ulët. Duhet të kemi atë që askush tjetër nuk e bën dhe që kanë nevojë të gjithë. Në Yiwu, për të kontribuar për suksesin e Kinës”, thotë Jin Fang një shitës i produkteve elektrike. Ndoshta të gjitha janë angazhuar nga pak për ta shndërruar Yiwu në mrekullinë ekonomike të mijëvjeçarit të ri. Një qytet më vete për tenxheret, një për paruket, një për peshoret, një për topat, një për tullumbacet, një për lapsat, një për kravatat, një për trapanot, një për tavolinat , një për çantat, një për veprat e artit një për mobiliet antike të çdo epoke. Në tregun më të madh në botë shiten rreth 34.217 produkte. Është lagja që mendon për martesat, ajo që mendon për vdekjet, për pagëzimet, Krishtlindjet, për diplomimin, për Shën Valentitni, për Hallouinin, për Pashkë apo Vitin e ri. Që këtu del 92 për qind e dhuratave që bota do të shkëmbejë në dhjetor, 94 për qind e atyre që do të vendosen në bredha dhe 86 për qind e produkteve për dekorimin e shtëpive, dyqaneve dhe zyrave. “Këtu është fare e thjeshtë. Mjafton të shëtisësh dhe të zbulosh atë që ke parë diku , ose që nuk e ke imagjinuar kurrë, duke zbuluar që nuk kushton thuajse asgjë”, thotë Jamal Flaieh, një eksportues jordanez. Por ajo çka të habit më shumë është se këtu vlera e gjërave është nga 50 deri në 200 herë, madje për disa mallra deri në 1000 herë më e ulët se ajo që na ofrohet kur vendosim të blejmë diçka. “Tre vjet më parë, vrojtuam një problem. Bota nuk ka më paratë e nevojshme për të paguar jetën që të gjithë duan të bëjnë zgjidhja nuk është, të heqësh dorë nga diçka, or që ta gjesh për pak para dhe ta blesh në kohë të ndryshëm kështu që duke ulur çmimet në mënyrë katastrofike ne zbuluam se porositë u katërfishuan menjëherë. Yiwu nuk është vetëm fabrika e planetit, por edhe dyqani i vetëm nën moton: konsum prej pasaniku dhe çmime prej të varfëri. Një metamorfozë e padukshme që po ndryshon gjeografinë e pasurisë. “Amerika dhe Evropa blejnë më pak. Janë zëvendësuar nga Kina, India dhe Lindja e mesme”, thotë kryetari i bashkisë, Lu Xunhang. Klientët më të rinj janë Afrika e Jugut dhe Brazili. Për në Kejptaun do të niset gjithçka që duhet për Botërorin e futbollit të vitit tjetër, ndërsa nga Rio de Janiero sapo ka mbërritur delegacioni që do nisë bisedimet për Olimpiadën e vitit 2016. Por në Yiwu, nuk ekziston vetëm tregu. Aty ka gjithçka; parqe, fusha golfi, vila luksoze. Dikur një eksperiment ekonomik komunist, sot modeli më i adhuruar i jetës kapitaliste.(Shqip)</p>
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24551. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24551