E FRESKET! JEP DOREHEQJEN MUSTAFAJ.

jimmy84

Primus registratum
Re: RECIKLOHET OLLDASHI LULI VOCERR KRYEDIPLLOMAT!!!

Luli akoma nuk e ka nxjerre koken se kujt i sherben. Sa per kete rahmetliun qe iku, s'e kam patur ndonjehere qejf. Te pakten keta doçat e majte kane reaguar mire per Kosoven (jo se jane patriote te flakte po sepse ashtu u thote amerkani) dhe kerkuan pavaresi te plote (qe ne fund te fitohej maksimumi i mundshem pra pavaresi e mbikqyrur) por ASNJEHERE nuk me kane pelqyer deklaratat e famshme te Mustafajt qe nga lekundjet "as mish as peshk" per Kosoven e deri tek ajo me idiotja kur deklaroi "Nqs ndahet Kosova, Shqiperia nuk mban pergjegjesi per mosndryshim kufijsh". Se kush m.... e perkrahte kete ide "patriotike" qe vetem probleme sillte (teoria serbe "ja ekstremizmi shqiptar") hajde merre vesh. Nejse mbaaaaase Luli ka ndonje qendrim me te mire (jo se besoj tek patriotizmi i Lulit, po varet nga kush varet Luli). Nejse, mbase del per mbare.
 

ujku81

Primus registratum
Re: RECIKLOHET OLLDASHI LULI VOCERR KRYEDIPLLOMAT!!!

Epo se do zihej dhe me Mustafajn Sala nuk ma merrte mendja.
Dite te erreta na presin
 

dahlia

Grupi i të çmëndurve!
Re: RECIKLOHET OLLDASHI LULI VOCERR KRYEDIPLLOMAT!!!

Them se gabohesh...se shpejti do iki dhe Sala...dite te bardha ju presin...
 
M

Mortal

Guest
Re: RECIKLOHET OLLDASHI LULI VOCERR KRYEDIPLLOMAT!!!

C'eshte kjo 'MJAFT'?
 

dahlia

Grupi i të çmëndurve!
Re: RECIKLOHET OLLDASHI LULI VOCERR KRYEDIPLLOMAT!!!

Levizje rinore e majte...
 
M

Mortal

Guest
Re: RECIKLOHET OLLDASHI LULI VOCERR KRYEDIPLLOMAT!!!

Oh...sorry... E thashe per tjeter qellim ate gje.

E di c'jane: Organizatore te aktiviteteve te ndryshme, prezente neper proteste qe behet ne Shqiperi, bene te mundur tani qe rezultatet e zgjedhjeve te transmetoheshin direkt etj etj. Tani gjithe kete angazhim nuk besoj se e bejne 'se ndihen mire'. Cila eshte agenda e tyre politike dhe cfare fshihet ne prapaskene? Jane keta te rinj- te edukuar jashte vendit, e ardhmja e politikes Shqipetare?
 

MLK

Primus registratum
Re: RECIKLOHET OLLDASHI LULI VOCERR KRYEDIPLLOMAT!!!

Nuk ka se si te ket sukses nje minister i emeruar kur nuk ka transparence per parardhesin e tij dhe arsyen perse u largua nga puna.
Nje qeveri e cila nuk ka objektiva te qarta, te ket nje strategji ku te fiksohet me pare se ç'far do te beje, si do ta beje, kur do ta beje eshte nje qeveri e cila eshte e destinuar te deshtoje.
Qeveria ne fuqi eshte konfuze dhe e paqarte ne reformat e saj, e ka te pamundur te shpjegohet perpara popullit te saj per punen e saj, esht e pamundur te matesh punen qe ajo ka kryer qe kur ka mar freret e vendit.
Duke emeruar ne kete ministri dike qe nuk ka asnje lloj eksperience ne dipllomaci, ne nje kohe qe sfida nga me vitalet e presin diplomacine shqiptare, Berisha jep prova te qarta mbi diletantizmin, paftesine e tij per te drejtuar vendin.
Fatkeqesisht populli ka pare vetem energjine e Berishes neper fushata me te cilen "denonte" korrupsionin apo komunizmin dhe e ka te pamundur te shohe e te mase punen konkrete qe ai ka bere, pra te lexoje bilancin e vertete qe prej ardhjes se tij ne fuqi e ta krahasoje me ato qe tha ne fushate.
Pra largimi i minstrit te jashtem eshte thjesht nje detaj dhe pasoja e drejtimin ne menyre arkaike te qeverise, institucioneve shteterore nga qevria qe ai bente pjese.
 

trebeshina

Primus registratum
Re: RECIKLOHET OLLDASHI LULI VOCERR KRYEDIPLLOMAT!!!

Vizita e paralajmeruar e Ministrit te jashtem Shqiptar me zj. Rice u organizua sot rreth ores 1:30 minuta ne Uashington. Tema kryesore e takimit ishte situata ne ballkan me fokusim krysor gjendja ne Kosove, integrimi i shqiperise ne NATO dhe zhvillimi i mardhenieve Shqiperi-SHBA. Se bashku me ministrin z.Basha ne takim ka qene dhe z.Kreshnik Collaku.
Televizionet Shqiptare kur e lancuan lajmin jepnin me titra si rezume te takimit se z.Basha i beri ftese zj.Rice te vizitoje Shqiperine????.
Shpresojme qe z.Basha ta kete kaluar me sukses kete vizite dhe te jete prezantuar si diplomat qe fatkeqesisht i mungon, sepse eksperienca qe ai ka eshte thjeshte si interpreter().
 

juxhoxhjaj

Primus registratum
Re: RECIKLOHET OLLDASHI LULI VOCERR KRYEDIPLLOMAT!!!

kjo eshte thjeshte per prezantim dhe njohje kam pershtypjen
 

Al-Punk

Still here
Re: RECIKLOHET OLLDASHI LULI VOCERR KRYEDIPLLOMAT!!!

Mustafaj jep shpjegimet per largimin e tij!

<div class="ubbcode-block"><div class="ubbcode-header">Quote:</div><div class="ubbcode-body"> Mustafaj: Miqësia me Berishën mbaroi

Ish-ministri i Jashtëm tregon marrëdhënien e prishur: Pas 30 vjetësh, s‘e kam më mik


Ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj, tregon për herë të parë sot në mbrëmje në emisionin e Mustafa Nanos "Deja Vu", shkaqet e vërteta të largimit të tij nga kabineti qeveritar dhe marrëdhëniet me kreun e qeverisë. Në "Deja Vu", aty ku gjërat thuhen ashtu siç janë në të vërtetë, deputeti i PD-së, Mustafaj, ka pranuar shkatërrimin e miqësisë së ngushtë disavjeçare me Kryeministrin Sali Berisha. Justifikimi i vetëm, i pohuar nga Mustafaj, gjatë konferencës ku deklaroi edhe dorëheqjen e tij të parevokueshme nga posti i shefit të diplomacisë, ishte lodhja. I ftuar në studion e drejtuesit të emisionit "Deja Vu", e cila do të transmetohet sot në mbrëmje në "Top Channel", Mustafaj ka lënë të kuptohej, se largimi i tij erdhi për shkak të lodhjes nga Berisha. "Dorëheqja ime ishte në thelb konfirmimi publik i një miqësie 30-vjeçare të prishur. Berisha, ka qenë një nga miqtë e mi më të çmuar për 30 vjet dhe nuk është më", tha Mustafaj. Duke deklaruar për herë të parë publikisht fundin e miqësisë së tij me kreun e ekzekutivit, ish-shefi i diplomacisë tha, se lodhja është një fenomen fizik i përkohshëm, së cilës i ka ardhur fundi. "Realisht e kam kapërcyer si lodhje", tha ai. Megjithëse, miqësia mes Mustafajt dhe Berishës ka marrë fund, ish-shefi i diplomacisë është shprehur, se brenda mazhorancës, nuk ka ende një figurë për të zëvendësuar lidershipin e PD-së. "Berisha është kryetar i Partisë Demokratike, nëse sonte do të bëheshin zgjedhjet për kryetarin e PD-së, unë sërish atij do t‘ia jepja votën, sepse nuk shoh brenda kësaj partie një personalitet të aftë për ta bërë këtë punë", tha Mustafaj.

Marrëdhëniet me Berishën

Rrëfimi i Mustafajt ka ardhur në momentin kur para syve të tij del fotografia e lidershipit të PD-së, Sali Berisha. Për t‘i thënë gjërat hapur dhe për t‘u mos u larguar nga filozofia e emisionit "Deja Vu", Mustafaj ka zbuluar detajet e marrëdhënies së tij me kreun e qeverisë. " Në bashkëpunimin 17-vjeçar që kam pasur me Berishën, ai ka qenë vazhdimisht eprori im, nëse marrim hierarkinë politike dhe funksionale", tha ai. Mustafaj ka vijuar rrëfimin e tij, duke thënë se "Berisha ka qenë Presidenti i Republikës, ndërkohë që unë kam qenë ambasador, ndërsa kur ka qenë kryetar i partisë, unë kam qenë deputet dhe kur ka qenë Kryeministër, unë kam qenë ministër". Ish-ministri i Jashtëm ka cituar, se të gjitha rrethanat e bashkëpunimit janë mbështetur në rregullat normale të bashkëpunimit funksional. Duke komentuar miqësinë e tij me kreun e Partisë Demokratike, Mustafaj deklaroi se "duke qenë se miqësisë i iku njëra këmbë, unë e pashë veten me ekuilibër të humbur brenda këtij ekipi dhe pa dashur të bëj modestin, e di peshën që kam tek PD-ja dhe peshën që kam në opinionin publik shqiptar si një nga njerëzit e PD-së". Deputeti i kryeqytetit, ministri më i suksesshëm i vitit 2006, i cilësuar nga Kryeministri Berisha, ka deklaruar se pas largimit të tij nga qeveria ka riformatuar krejt bashkëpunimin politik me liderin e së djathtës. Mustafaj bëri me dije gjithashtu, se në Partinë Demokratike, tashmë më të madhen në vend, ka hyrë në të njëjtën ditë me Sali Berishën. Megjithëse i ka dhënë fund miqësisë së tij me Kryeministrin, ish-shefi i diplomacisë dhe shkrimtari Besnik Mustafaj, mund t‘i thotë gjithçkaje stop, përveç cigares. "Cigarja është i vetmi ves që e kam me tepricë dhe ende nuk kam gjetur te vetja fuqinë e nevojshme për të marrë vendimin për ta lënë atë", tha ai, duke iu adresuar duhanpirësve të lënë duhanin.





"Deja Vu" në javën e tretë


Java e tretë e "Deja Vu" ka afirmuar tashmë suksesin me audiencën e saj. Të ftuarit e veçantë dhe analiza që i bëjnë këta të ftuar fotografive të ndryshme përbëjnë të veçantën e këtij emisioni. Java e tretë hapet me përshëndetjen e drejtuesit dhe komentin që i bën fotos së parë të shfaqur në studion e "Deja Vu", atë të Toni Bler, çka tregon fundin e madhështisë së një lideri të madh. Pasi dha shumë për vendin e tij, Toni Bler lë drejtimin e Anglisë në duart e një politike dhe një lideri të ri. Dy të ftuarit special sot në mbrëmje të Mustafa Nanos do të jenë ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj, dhe prezantuesi i njohur, Adi Krasta, ndërkohë që surpriza të tjera do të shoqërojnë emisionin.


Opozita

Mendimet e përbashkëta mes dy ish-miqve


"Detyrë e Berishës, të sulmojë PS-në"


Si pjesë e mazhorancës, Besnik Mustafaj ka komentuar edhe deklaratat e fundit të shefit të kabinetit qeveritar, ku ky i fundit, në vend që të merret me reformat e qeverisë, komenton zhvillimet e fundit brenda partisë kundërshtare. E vetmja pikë ku dy ish-miqtë e vjetër bien dakord me një ri-tjetrin është ajo e diskutimit brenda partisë së zhvillimeve që ndodhin në partinë kundërshtare. "Në mbledhjen e grupit parlamentar, kryetari i mazhorancës ka të drejtë të bëjë politikë të mirëfilltë edhe lidhur me kundërshtarin, pra ai nuk bën administrimin ose menaxhim, bën qeverisje. Ai është brenda familjes politike dhe qan hallet duke sulmuar kundërshtarin e familjes së tij politike", tha ai. Ndonëse një pjesë e medias e ka konsideruar si "futje hundësh në shtëpinë e tjetrit", deklaratën e Berishës në mbledhjen e grupit, Mustafaj që prej kohës së largimit nga gjiri i qeverisë ka përkrahur këtë herë Berishën. "Është normale që në mbledhjen e grupit parlamentar të flitet për fushatën e kundërshtarit dhe për mënyrën sesi u zgjodh ai", tha Mustafaj.



Polemika mes dy shkrimtarëve


Vazhdon mëria Mustafaj-Kadare


Vazhdon mëria midis dy shkrimtarëve shqiptarë, Besnik Mustafajit dhe Ismail Kadaresë . Megjithëse shkrimtari Mustafaj ka vlerësuar rivalin e tij, Kadarenë për shkrimet e bëra gjatë rinisë së tij dhe para viteve ‘90, nuk rresht së rendituri edhe gjërat që nuk i pëlqejnë te shkrimtari i madh, i nominuar disa herë për çmime ndërkombëtare, siç mund të përmendim atë "Nobel". I pyetur për shkrimtarin e madh, Mustafaj u shpreh se Kadare mbetet një nga shkrimtarët më të rëndësishëm shqiptarë të shekullit të ‘20. "Më vjen keq që është plak do të thosha dhe këtu kam parasysh dy aspekte të rëndësishme. Është mbushur me një vrer që nuk i shkon atij. Dhe e dyta është se veprave dhe shkrimeve të tij letrare pas viteve ‘90 nuk ngjajnë si të dala nga autori i veprave që Kadare ka bërë para këtyre viteve", tha Mustafaj. Shkrimtari dhe politikani, Besnik Mustafaj e ka krahasuar tani Kadarenë "me ato amvisat, që pasi kanë bërë byrekun mbeten ca brumëra në magje dhe fillojnë të gatuajnë me ato kuleçë të vegjël".



Rrëfimi

Bashkëjetesa e artit dhe diplomacisë të shkrimtarit që merret me politikë


"Jam politikan dhe ish-ministër, por mbetem shkrimtar"


Thuhet se ADN-ja e një shkrimtari nuk është ADN-ja e një politikani. Një nga shkrimtarët e njohur shqiptarë dhe ish-ministri më i suksesshëm i 2006-ë s në kabinetin "Berisha" i ka dhënë përgjigje kësaj thënieje, duke u shprehur se "unë mendoj se të gjithë punët që marr përsipër i bëj me shumë seriozitet". Formula e zgjedhur e Mustafajt për të ecur para, si në fushën e artit të shkruar, ashtu edhe në artin e diplomacisë dhe politikës, pohuar edhe nga ai vetë është se "jam një shkrimtar që merrem me politikë". Por si i konsideron ish-shefi i diplomacisë marrëdhëniet e tij me politikën dhe artin e shkruar. A mund të bëhet një shkrimtar i mirë politikan i mirë? "Jam i bindur për një gjë, se jam një ish-ambasador, jam një ish-ministër, do të jem një ish-deputet një ditë, por kurrë nuk do të jem një ish-shkrimtar", tha ai. Çdo pushtet kur merr fund, e fiton parashtesën "ish". Ndërsa një shkrimtar, edhe pse një pjesë e tyre janë bërë të njohur pas vdekjes, fiton famë dhe jetëgjatësi nga shkrimet e ngelura në biblioteka. "Si mund të zhdukem për sa kohë shkrimet e mia janë në bibliotekë, janë në librari, janë të përkthyera në gjuhë të huaja, janë në shqip", tha Mustafaj. "Si mund të mos jem më shkrimtar", u shpreh ai, duke iu referuar polemikave që nisën mes tij dhe shkrimtarit të madh, Ismail Kadare, gjatë kohës kur emri i Mustafajt u propozua për një nga postet më të rëndësishme të kabinetit, atë të ministrit të Jashtëm. Zbehja e pushtetit të Mustafajt pas largimit të tij si anëtar i Këshillit të Ministrave, ku zotëronte një post të rëndësishëm përkrah liderit të së djathtës dhe shefit të qeverisë, nuk e penguan aspak një nga deputetët demokratë më të votuar të Tiranës, Besnik Mustafaj të vazhdojë rrugën e politikës. Ndonëse jashtë qeverisë, ai e ka konsideruar veten si pjestarë të mazhorancës. Kohët e fundit, Mustafaj është parë mjaft aktiv edhe në mbledhjet e grupit parlamentar të partisë ku ai bën pjesë, në të cilën ka kërkuar edhe më shumë hapësirë për deputetët e djathtë për t‘u njohur dhe diskutuar mbi ligjet para se të shkojnë në Parlament.


</div></div>
 

juxhoxhjaj

Primus registratum
Re: RECIKLOHET OLLDASHI LULI VOCERR KRYEDIPLLOMAT!!!

situata ne kosove eshte me e rendesishme sesa maredheniet mustafaj-berisha-kadare nuk justifikohet
 
Top