E FRESKET! JEP DOREHEQJEN MUSTAFAJ.

S6T6N6

Forumium maestatis
E FRESKET! JEP DOREHEQJEN MUSTAFAJ.

MINISTRI I JASHTEM BESNIK MUSTAFAJ KA PARAQITUR DOREHEQJEN E PAREVOKUESHME NGA POSTI I SHEFIT TE DIPLOMACISE. PASI KA FAKENDERUAR BERISHEN PER BASHKEPUNIMIN SI DHE TRUPIN DIPLOMATIK PER SUPORTIN AI KA DEKLARUAR SE NDIHET I LODHUR NGA FUNKSIONI QE KRYEN DHE NUK MUNDET TE VAZHDOJE ME.
DOREHEQJA E MINISTRIT TE JASHTEM SHQIPTAR NDODH NE PRAG TE SHPALLJES SE STATUSIT TE KOSOVES SI DHE KONTRADIKTAVE LINDUR BRENDA KAMPIT TE MAXHORANCES NE SHQIPERI LARGIMI I TIJ NGA QEVERIA BERISHA2 NDODH PAK DITE PAS RIFORMULIMIT TE KABINETIT NGA ANA E KRYEMINISTRIT DHE ESHTE NJE SURPRIZE E VERTETE.
 

dimir

Forumium praecox
Re: E FRESKET! JEP DOREHEQJEN MUSTAFAJ.

Ky eshte nje lajme vertete i keq!
Pavaresia e Kosoves.
Deklarta e Bollanos.
Dhe carja e maxhorances, duket sikur do i sjelle mjafte probleme vendit tone.
 

regele

Forumium maestatis
Re: E FRESKET! JEP DOREHEQJEN MUSTAFAJ.

Duket sikur me kete doreheqje minohet politika shqiptare, pikerisht kur kishte nevoje per stabilitet.. per te mbajtur nje qendrim ndaj grekerve dhe serbeve...fundja, ky eshte profesionaliteti i nje politikani shqiptar!
 

Sirena

Primus registratum
Re: E FRESKET! JEP DOREHEQJEN MUSTAFAJ.

Puna eshte se nuk ka ministra ne Shqiperi.Eshte Berisha qe i drejton te gjithe dhe madje i ve kastile o qe te jene militante e syleshe o qe te jene te qullet e te mos ngrene ze.
Supozoj se Mustafaj kete here ka dashur te shprehet por me siguri ka ndeshur ne kundershtimin e Berishes (nuk me duket se PD eshte prononcuar akoma per deklaraten e Bollanos, pervec disa kundershtimeve sporadike ne kuvend) dhe eshte menduar ne duhet te zgjedhe bindjen e plote si gjithmone apo ti vere veshin edhe ca ndergjegjes...me duket se ka bere kete te fundit.Mund e duhet te kishte zgjedhur kundershtimin e hapur gjithsesi.
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: E FRESKET! JEP DOREHEQJEN MUSTAFAJ.

Deklaratë për shtyp e Ministrit të Punëve të Jashtme Z. Besnik Mustafaj.


Ndodhem para jush për t’ju njoftuar se i kam paraqitur dorëheqjen e parevokueshme Kryeministrit Berisha. Dua të theksoj, me këtë rast, se kjo periudhe që kam punuar në drejtimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme është eksperienca më e pasur, më e jashtëzakonshme që kam patur në jetën time. Është një eksperience shumë e çmuar dhe përfitoj nga rasti që të falenderoj të gjithë ata që kanë kontribuar dhe më kanë ndihmuar në krijimin e kësaj eksperience. Falenderoj, në radhë të parë, Kryeministrin Berisha i cili e ka pranuar tre muaj më parë, në analizën që i bëri punës së Qeverisë 2006, se Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diplomacia Shqiptare ka qenë tërësisht e suksesshme në kryerjen e misionit të saj. Falenderoj Trupin Diplomatik në Tiranë, me të cilin kam patur një dialog shumë të hapur, shumë të sinqertë dhe të vazhdueshëm. Siguroj Trupin Diplomatik në Tiranë dhe, nëpërmjet tyre, siguroj qeveritë e tyre se do të vazhdoj të mbaj një dialog të hapur dhe miqësor. Shqipëria tashmë ka shumë miq dhe ky është një kapital shumë i çmuar i saj. Falenderoj Trupin Diplomatik të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë me të cilët kam punuar hapur dhe me një devocion të plotë për të realizuar programin e Qeverisë Shqiptare.
Unë dua, me këtë rast, gjithashtu, të theksoj se këtë eksperience të pasur ta ve në shërbim të plotësimit të objektivave të qeverisë për reforma të thella dhe të gjithanëshme në të cilat do të sigurohet plotësimi i atyre standardeve pa të cilat nuk ka as integrim në NATO dhe as në BE. Jam i bindur se shoqëria shqiptare ka energji të mjaftueshme, ka vizion të mjaftueshëm për realizimin e këtyre objektivave.

Faleminderit.


24/4/2007

konf.jpg
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: E FRESKET! JEP DOREHEQJEN MUSTAFAJ.

sipas thasheve qe qarkullojne neper media, thuhet se arsyet e ministrit mund te jene dhe familjare, bashkeshortja... te tjere flasin per ndonje video skandaloze me ane te se ciles mund ti jete bere shantazh kryediplomatit megjithate nuk fshihen per asnje moment supozimet e para te cilat kene lidhje me ceshtjen e statusit te kosoves
 

Al-Punk

Still here
Re: E FRESKET! JEP DOREHEQJEN MUSTAFAJ.

Do me vinte keq te kishte qene ndonje skandal. Per mua ishte nder te paktet njerez me te vertete me vlera qe ishin ne Kabinetin Berisha. Te shohim kush do jete zevendesimi i tij. Ndonje i kampit te Demokristianeve, apo dhe ndonje surprize greke!
 

S6T6N6

Forumium maestatis
BOOM DOREHEQJESH

EDHE KREU DOGANAVE KA DHENE SONTE NE MBREMJE DOREHEQJEN. ALFRED PRIFTI NUK KA DHENE ASNJE SPJEGIM PER VEPRIMIN E TIJ POR NESER PRITET TE DALE RIDVAN BODE NE KONFERENCE PER SHTYP.
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: BOOM DOREHEQJESH

Deklaratë e kryeministrit Berisha për dorëhëqjen e Ministrit të Jashtëm, zotit Besnik Mustafaj


24/4/2007
Kryeministri Berisha u informua nga Ministri Mustafaj për vendimin e tij për të dhënë dorëheqjen nga posti i Ministrit të Jashtëm.

Kryeministri Berisha shpreh vleresimin dhe falenderimin e tij për bashkëpunimin e çmuar që ka patur me zotin Mustafaj dhe kontributin e tij si Minister i Jashtëm, në përmbushjen e objektivave madhore të qeverisë, në procesin e Integrimit të Shqiperisë në Bashkimin Europian dhe afrimin në NATO.

Me keqardhje, Kryeministri tregon mirëkuptim për vendimin e tij.
 

trebeshina

Primus registratum
Re: BOOM DOREHEQJESH

Alfred Prifti eshte drejtori i pergjithshem i tatimeve(per saktesi.)
Kishte jave qe pritej doreheqja e Priftit dhe zevendesimi i tij nga zevendesministri i brendshem Gjergj Lezhja.Per te zbatuar ligjin e ri te gjobave, qeverise i duhet nje militant dhe jo nje profesionist.
Per z. Mustafaj une kam opinionin se deklaratat e tij te herpashereshme kontradiktore ne lidhje me te ardhmen e Kosoves kane ndikuar per doreheqjen. Gjithashtu dhe vonesa ne ratifikimin e MSA nga vendet anetare te BE eshte nje shkak tjeter.

PS. Se desh harova, do ta kete zene gripi ne Amerike gjate vizites qe ai kreu, pake jave me pare!!!
 

dimir

Forumium praecox
Re: BOOM DOREHEQJESH

Me shume frike kam filluar te besoj ne Konspiraci, nje dore e fshehte luan ne prapaskenat e politikes shqiptare.

Duket sikur do te kete bume ne doreheqje!
Nganjehere me duken vendime shume te drejta, nuk behen punet me militante injorante e drejtore qorra.
Ndryshimi duhet te kete nje forme tjeter, jo si kjo qe po ndodh tani.
Duket sikur ne politiken shqiptare po qendrojne te palekundur te paftyret, korrupsionistet dhe te paaftet.
Shume gjera duhen ndryshuar tashme, por si.
Opozita aktuale eshte shume me e papergjegjeshme per te marre pushtetin.
Pozita aktuale eshte kapur nga grupe interesi te aleateve, kokat e PD nuk kane guximin te pranojne humbjet e karrigeve te tyre.

amulli..........amulli... dhe humbje duken ne horizontin konsiprativ te nje dore greko-serbe mbeshtetur fuqishem nga Rusia.
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: BOOM DOREHEQJESH

Bobooooo, paska rrëshkit Sala krejt krejt. Paska fillu ne me fol me shqipe letrare. D.m.th që u ka korruptu ne Sala /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/grin.gif
 

Ergler

Primus registratum
Re: BOOM DOREHEQJESH

Ne radhe te pare pergezime per ndryshimet e bera!Shume bukur!
Po jua them une ndryshimet:
-1)Minister i jashtem eshte L Basha
-2)S Olldashi behet minister ne vend te Lulit.

Dimir
Mbeshtes pa ju hequr asnje presje mendimet e tua.Keto momente jane teper delikate per ceshtjen tone kombetare.Une e quaj gabim doreheqjen e z Mustafaj ne nje moment kaq deciziv per Kosoven.
 

juxhoxhjaj

Primus registratum
Re: BOOM DOREHEQJESH

Me siguri ai nuk eshte njeri i rastesishem dhe e ka menduar mire ate qe po bene dhe sesi eshte situata Mustafaj eshte nje shqiptar dhe minister qe i sherbeu shiperise te pakten ish-ministri nuk mund te akuzohet por prape se prape fakti se nuk kishe lajmeruar asnje nga partia ose qeveria eshte e cuditshme,kushedi mbase mendon se lulzim basha eshte mjaft i afte per min.jashtem(lol)
 

MLK

Primus registratum
Re: BOOM DOREHEQJESH

Ai qe duhej nderruar eshte Kryeministri, keni degjuar ndonjehere Berishen te mari pergjegjesite mbi vete ?! Qofte dhe nji te vetme!
Perderisa te kemi njerez te tille si udheheqes, zorr se do shofim dite te bardha.
Per te qen brenda temes, nje nga ministrat e jashtem me aktiv dhe efikas gjate periudhes post komuniste, per mua ka qen paradoksalisht Ilir Meta kur ishte ne qeverine e Nanos !!

Ps. Ndoshta ngaqe ishte nga te vetmet vende ku nuk kishte tendera per te bere !
 

Le_Routard

Forumium maestatis
Re: BOOM DOREHEQJESH

Hmmm, deri tani politika e jashteme e qeveris Berisha eshte treguar mjaft e dobet ne shume ceshtje. A eshte qellimi i kesaj doreheqje nje dobesim i metejshem apo nje tentavie per te ndryshuar dicka eshte teper e veshtire te thuhet.

Personalisht mendoj qe kjo val doreheqjesh behet ne kuadrin e shperndarjes se posteve dhe ryshfeteve. Nuk eshte cudi qe 'politikan' te tjere me origjine nordike te rethit te Berishes te perfitojn nga keto doreheqje.
 

Le_Routard

Forumium maestatis
Re: BOOM DOREHEQJESH

Ai qe duhej nderruar eshte Kryeministri, keni degjuar ndonjehere Berishen te mari pergjegjesite mbi vete ?! Qofte dhe nji te vetme!


Une do ta perseris e riperseris thenien e Namik Hotit, neve malokeve po ti hypim kalit vetem pushka mund te na zbresi.

/ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/laugh.gif

Sido qe te jete Berisha disa gjera i ka mar persiper. Psh e ka deklaruar qe shkaktaret e trazirave te 97 ishin greket dhe qe socjalistet i mbeshteten ata. /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/laugh.gif
 
Top