e drejta

rosen

Primus registratum
e drejta

po perpiqem te hap nje teme mbi "te drejten" ne shqiperi.ftoj studentet e "se drejtes" ne te gjitha fakultetet te marrin pjese.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: e drejta

une nuk jam student i te drejtes caio

megjithate diskutimi do te ishte shume interesant

nese pranon nje keshille, beje temen pak me specifike <img src="/pf/images/graemlins/wink.gif" alt="" />

e drejta eshte nje kamp shume i gjere

si thua sikur ta nisim nga burimet e te drejtes?!
dhe, meqenese jemi tek forumi politika, me te drejten publike
 

komino

Valoris scriptorum
Re: e drejta

bejme pak histori dhe e nisim me kanunin e skenderbeut (te leke dukagjinit) si burim i pare i te drejtes se shkruar shqipetare

sa ngjashmeri ka me te drejten romake?
 

komino

Valoris scriptorum
Re: e drejta

me pare akoma, qe te kuptojme me mire, fillojme bejme nje dallim midis te drejtesise (asaj qe vleresohet sakonisht si dicka e drejte) dhe te drejtes pozitive (eshte e drejte sepse keshtu eshte vendosur, e shkruar)
 

rosen

Primus registratum
Re: e drejta

ideja ishte per nje diskutim rreth se drejtes aktuale.Ne degen e se drejtes publike duke filluar nga kushtetuta.
 

rosen

Primus registratum
Re: e drejta

stimul, ishte kriza instituzionale aktuale nga shume e konsideruar jo kushtetuese.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: e drejta

url]


PJESA E PARË

PARIME THEMELORE


Neni 1

1. Shqipëria është republikë parlamentare.

2. Republika e Shqipërisë është shtet unitar dhe i pandashëm.

3. Qeverisja bazohet në një sistem zgjedhjesh të lira, të barabarta, të përgjithshme e periodike.

Neni 2

1. Sovraniteti në Republikën e Shqipërisë i përket popullit.

2. Populli e ushtron sovranitetin nëpërmjet përfaqësuesve të tij ose drejtpërsëdrejti.

3. Për ruajtjen e paqes dhe të interesave kombëtarë, Republika e Shqipërisë mund të marrë pjesë në një sistem sigurimi kolektiv, në bazë të një ligji të miratuar me shumicën e të gjithë anëtarëve të Kuvendit.

Neni 3

Pavarësia e shtetit dhe tërësia e territorit të tij, dinjiteti i njeriut, të drejtat dhe liritë e tij, drejtësia shoqërore, rendi kushtetues, pluralizmi, identiteti kombëtar dhe trashëgimia kombëtare, bashkëjetesa fetare, si dhe bashkëjetesa dhe mirëkuptimi i shqiptarëve me pakicat janë baza e këtij shteti, i cili ka për detyrë t'i respektojë dhe t'i mbrojë.

Neni 4

1. E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.

2. Kushtetuta është ligji më i lartë në Republikën e Shqipërisë.

3. Dispozitat e Kushtetutës zbatohen drejtpërsëdrejti, përveç rasteve kur Kushtetuta parashikon ndryshe.

Neni 5

Republika e Shqipërisë zbaton të drejtën ndërkombëtare të detyrueshme për të.

Neni 6

Organizimi dhe funksionimi i organeve të parashikuara në këtë Kushtetutë rregullohen me ligjet e tyre përkatëse, përveç rasteve kur në Kushtetutë parashikohet ndryshe.

Neni 7

Sistemi i qeverisjes në Republikën e Shqipërisë bazohet në ndarjen dhe balancimin ndërmjet pushteteve ligjvënës, ekzekutiv dhe gjyqësor.

Neni 8

1. Republika e Shqipërisë mbron të drejtat kombëtare të popullit shqiptar që jeton jashtë kufijve të saj.

2. Republika e Shqipërisë mbron të drejtat e shtetasve shqiptarë me banim të përkohshëm ose të përhershëm jashtë kufijve të vet.

3. Republika e Shqipërisë u siguron ndihmë shtetasve shqiptarë që jetojnë e punojnë jashtë shtetit për të ruajtur e për të zhvilluar lidhjet me trashëgiminë kulturore kombëtare.

Neni 9

1. Partitë politike krijohen lirisht. Organizimi i tyre duhet të përputhet me parimet demokratike.

2. Partitë politike dhe organizatat e tjera, programet dhe veprimtaria e të cilave mbështeten në metoda totalitariste, që nxitin e përkrahin urrejtjen racore, fetare, krahinore ose etnike, që përdorin dhunën për marrjen e pushtetit ose për të ndikuar në politikën shtetërore, si edhe ato me karakter të fshehtë janë të ndaluara sipas ligjit.

3. Burimet financiare të partive, si dhe shpenzimet e tyre bëhen kurdoherë publike.

Neni 10

1. Në Republikën e Shqipërisë nuk ka fe zyrtare.

2. Shteti është asnjanës në çështjet e besimit e të ndërgjegjes dhe garanton lirinë e shprehjes së tyre në jetën publike.

3. Shteti njeh barazinë e bashkësive fetare.

4. Shteti dhe bashkësitë fetare respektojnë në mënyrë të ndërsjelltë pavarësinë e njëri-tjetrit dhe bashkëpunojnë në të mirë të secilit dhe të të gjithëve.

5. Marrëdhëniet ndërmjet shtetit dhe bashkësive fetare rregullohen mbi bazën e marrëveshjeve të lidhura ndërmjet përfaqësuesve të tyre dhe Këshillit të Ministrave. Këto marrëveshje ratifikohen në Kuvend.

6. Bashkësitë fetare janë persona juridikë. Ato kanë pavarësi në administrimin e pasurive të tyre sipas parimeve, rregullave dhe kanoneve të tyre, për sa nuk cenohen interesat e të tretëve.

Neni 11

1. Sistemi ekonomik i Republikës së Shqipërisë bazohet në pronën private e publike, si dhe në ekonominë e tregut dhe në lirinë e veprimtarisë ekonomike.

2. Prona private dhe publike mbrohen njëlloj me ligj.

3. Kufizime të lirisë së veprimtarisë ekonomike mund të vendosen vetëm me ligj dhe vetëm për arsye të rëndësishme publike.

Neni 12

1. Forcat e armatosura sigurojnë pavarësinë e vendit, si dhe mbrojnë tërësinë territoriale dhe rendin e tij kushtetues.

2. Forcat e armatosura ruajnë asnjanësinë në çështjet politike dhe i nënshtrohen kontrollit civil.

3. Asnjë forcë e huaj ushtarake nuk mund të vendoset dhe as të kalojë në territorin shqiptar, si dhe asnjë forcë ushtarake shqiptare nuk mund të dërgohet jashtë, përveçse me një ligj të miratuar me shumicën e të gjithë anëtarëve të Kuvendit.

Neni 13

Qeverisja vendore në Republikën e Shqipërisë ngrihet në bazë të parimit të decentralizmit të pushtetit dhe ushtrohet sipas parimit të autonomisë vendore.

Neni 14

1. Gjuha zyrtare në Republikën e Shqipërisë është shqipja.

2. Flamuri kombëtar është i kuq me një shqiponjë të zezë dykrenore në mes.

3. Stema e Republikës së Shqipërisë paraqet një shqyt me fushë të kuqe me një shqiponjë të zezë dykrenore në mes. Në krye të shqytit, me ngjyrë të artë, është vendosur përkrenarja e Skënderbeut.

4. Himni kombëtar është "Rreth Flamurit të Përbashkuar".

5. Festa Kombëtare e Republikës së Shqipërisë është Dita e Flamurit, 28 Nëntori.

6. Kryeqyteti i Republikës së Shqipërisë është Tirana.

7. Forma dhe përmasat e simboleve kombëtare, përmbajtja e tekstit të himnit kombëtar, si dhe përdorimi i tyre rregullohen me ligj.

http://www.keshilliministrave.al/shqip/kushtetuta/kushtetuta.html
 

komino

Valoris scriptorum
Re: e drejta

pjesa qe na intereson eshte kjo me poshte


PJESA E PESTË

KËSHILLI I MINISTRAVE


Neni 95

1. Këshilli i Ministrave përbëhet nga Kryeministri, zëvendëskryeministri dhe ministrat.

2. Këshilli i Ministrave ushtron çdo funksion shtetëror, i cili nuk u është dhënë organeve të pushteteve të tjera shtetërore ose të qeverisjes vendore.

Neni 96

1. Presidenti i Republikës, në fillim të legjislaturës, si dhe kur vendi i Kryeministrit mbetet vakant, emëron Kryeministrin me propozim të partisë ose koalicionit të partive, që ka shumicën e vendeve në Kuvend.

2 .Në qoftë se Kryeministri i emëruar nuk miratohet nga Kuvendi, Presidenti emëron një Kryeministër të ri brenda 10 ditëve.

3. Në qoftë se edhe Kryeministri i emëruar rishtas nuk miratohet nga Kuvendi, brenda 10 ditëve Kuvendi zgjedh një Kryeministër tjetër. Në këtë rast Presidenti emëron Kryeministrin e ri.

4. Kur Kuvendi nuk arrin të zgjedhë Kryeministrin e ri, Presidenti i Republikës shpërndan Kuvendin.

Neni 97

Kryeministri i emëruar sipas nenit 96, nenit 104 ose 105, i paraqet për miratim Kuvendit, brenda 10 ditëve, programin politik të Këshillit të Ministrave së bashku me përbërjen e tij.

<span style="font-weight: bold">Neni 98

1. Ministri emërohet dhe shkarkohet nga Presidenti i Republikës, me propozim të Kryeministrit, brenda 7 ditëve.

2. Dekreti shqyrtohet brenda 10 ditëve nga Kuvendi. </span>

Neni 99

Para fillimit të detyrës, Kryeministri, zëvendëskryeministri dhe ministrat betohen para Presidentit të Republikës.

Neni 100

1. Këshilli i Ministrave përcakton drejtimet kryesore të politikës së përgjithshme shtetërore.

2. Këshilli i Ministrave merr vendime me propozim të Kryeministrit ose të ministrit përkatës.

3. Mbledhjet e Këshillit të Ministrave bëhen të mbyllura.

4. Aktet e Këshillit të Ministrave janë të vlefshme, kur nënshkruhen nga Kryeministri dhe ministri propozues.

5. Këshilli i Ministrave nxjerr vendime dhe udhëzime.

Neni 101

Këshilli i Ministrave, në rast nevoje dhe urgjence, nën përgjegjësinë e tij, mund të nxjerrë akte normative që kanë fuqinë e ligjit, për marrjen e masave të përkohshme. Këto akte normative i dërgohen menjëherë Kuvendit, i cili mblidhet brenda 5 ditëve nëse nuk është i mbledhur. Këto akte humbasin fuqinë që nga fillimi, në qoftë se nuk miratohen nga Kuvendi brenda 45 ditëve.

Neni 102

1. Kryeministri:

a) përfaqëson Këshillin e Ministrave dhe kryeson mbledhjet e tij;

b) koncepton dhe paraqet drejtimet kryesore të politikës së përgjithshme shtetërore dhe përgjigjet për to;

c) siguron zbatimin e legjislacionit dhe të politikave të miratuara nga Këshilli i Ministrave;

ç) bashkërendon dhe kontrollon punën e anëtarëve të Këshillit të Ministrave dhe të institucioneve të tjera të administratës qendrore të shtetit;

d) kryen detyra të tjera të parashikuara në Kushtetutë e në ligje.

2. Kryeministri zgjidh mosmarrëveshjet ndërmjet ministrave.

3. Kryeministri, në zbatim të kompetencave të tij, nxjerr urdhra.

4. Ministri, brenda drejtimeve kryesore të politikës së përgjithshme shtetërore, drejton nën përgjegjësinë e tij veprimtarinë që ka në kompetencë. Ministri, në zbatim të kompetencave të tij, nxjerr urdhra dhe udhëzime.

Neni 103

1. Ministër mund të caktohet kushdo që ka cilësitë për deputet.

2. Ministri nuk mund të ushtrojë asnjë veprimtari tjetër shtetërore dhe as të jetë drejtues ose anëtar i organeve të shoqërive fitimprurëse.

3. Anëtarët e Këshillit të Ministrave gëzojnë imunitetin e deputetit.

Neni 104

1. Në rast se mocioni i besimit i paraqitur nga Kryeministri refuzohet nga shumica e të gjithë anëtarëve të Kuvendit, Kuvendi, brenda 15 ditëve, zgjedh një Kryeministër tjetër. Në këtë rast Presidenti emëron Kryeministrin e ri.

2. Kur Kuvendi nuk arrin të zgjedhë Kryeministrin e ri, Presidenti i Republikës shpërndan Kuvendin.

3. Votimi i mocionit nuk mund të bëhet pa kaluar 3 ditë nga paraqitja e tij.

Neni 105

1. Në rast se mocioni i mosbesimit i paraqitur nga një e pesta e deputëteve miratohet nga shumica e të gjithë anëtarëve të Kuvendit, Kuvendi, brenda 15 ditëve, zgjedh një Kryeministër tjetër. Në këtë rast Presidenti emëron Kryeministrin e ri.

2. Kur Kuvendi nuk arrin të zgjedhë Kryeministrin e ri, Presidenti i Republikës shpërndan Kuvendin.

3. Votimi i mocionit nuk mund të bëhet pa kaluar 3 ditë nga paraqitja e tij.

Neni 106

Kryeministri dhe ministrat janë të detyruar të qëndrojnë në detyrë deri në formimin e Këshillit të Ministrave pasardhës.
<span style="font-weight: bold">kush mban pergjegjesi nese nje minister nuk pranon te qendroje ne detyre deri ne zevendesim?</span>

Neni 107

1. Nëpunësit publikë zbatojnë ligjin dhe janë në shërbim të popullit.

2. Nëpunësit në administratën publike caktohen me konkurs, me përjashtim të rasteve të parashikuara nga ligji.

3. Garancitë e qëndrimit në detyrë dhe trajtimi ligjor i nëpunësve publikë rregullohen me ligj.
 

rosen

Primus registratum
Re: e drejta

besoj se cdo minister eshte pergjegjes ne rast largimi nga detyra vullnetarisht pa miratimin e kuvendit(qe permban dhe zgjedhjen e ministrit pasardhes).Kjo nuk parashikohet shprehimisht ne kushtetute.megjithate neni 106 duke permbajur fjelen &quot;duhet&quot; parashikon nje detyrim te ministrit nga i cili llogjikisht nuk mund te shmanget pa pasoja.Mban pergjrgjesi per shkelje te betimit ex neni 96. kjo mangesi e kushtetutes eshte shume e rende(dhe nuk eshte e vetmja)
 

rosen

Primus registratum
Re: e drejta

ashtu sic nuk mund te terhiqet nga detyra ashtu dhe nuk mund ta shkarkojne nga detyra pa miratimin e kuvendit.Kriza aktuale eshte nje krize artificiale eshte thjesht reflektim i krizes ne grupimin me emrin &quot;Partia socialiste&quot;.
 

CoolAngel

Primus registratum
Re: e drejta

Pse e quan krize artificiale? &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/confused.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
 

rosen

Primus registratum
Re: e drejta

kemi nje minister qe sdo te shkoje ne pune dhe nje tjeter qe se lene te shkoje ne pune(dhe ky eshte Luan Rama).Sepse deri sa te miratohet nga kuvendi dekreti presidencial qe shkarkon keto te dy dhe emeron dy te tjere,keta mbeten ministra.fakti qe kushtetuta nuk parashikon shprehimisht nje pergjegjesi te ministrit ne keto raste i lejon te bejne si ti doje qefi.nuk di nese egziston ndonje ligj kushtetues per kete lende,mendimet e mia bazohen thjeshte tek kushtetuta.me krize i referohem krizes institucionale
 

komino

Valoris scriptorum
Re: e drejta

une nuk po e kuptoj qste

kuvendi miraton emerimin

a duhet te miratoje edhe shkarkimin apo ky mbetet e drejte e presidentit me propozim te kryeministrit????
 

rosen

Primus registratum
Re: e drejta

nuk e di se cila eshte praktika parlamentare shqiptare.Marr si shembull ate iltaliane.kryeministri shkarkon nje minister,me te njejtin akt propozimi per shkarkim propozon emerimin e ministrit pasardhes.Presidenti me te njejtin dekret shkarkon nje minister dhe emeron ate pasardhes.Ky dekret shqyrtohet nga parlamenti brenda 10 diteve.Ne rast jomiratimi shkarkimi i ministrit eshte i pavlefshem dhe si rrjedhoje dhe emerimi i atij pasardhes.ehste kjo forme procedimi qe ben te mundur realizimin e principit ex 106 te kushtetutes,pra te principit qe vendi nuk mund te rrije per asnje moment pa qeveri ose nje minister.
 

rosen

Primus registratum
Re: e drejta

ps. keshtu do te ishte zgjedhja e ministrit po te perdornim praktiken italiane per zgjedhjen e qeverise(ne itali shkarkimi i nje ministri dhe emerimi i nje tjetri nuk implikon parlamentin)
 

rosen

Primus registratum
Re: e drejta

nuk kam konsideruar rastin e mocioneve te mosbesimit ndaj nje ministri te propozuar nga opozita(dhe ne kete rast pdyshim,parlamenti italian implikohet)
 

rosen

Primus registratum
Re: e drejta

nuk e njoh gjuhen juridike shqiptare megjithate nga nje lexim (jo shume i thelluar)paraprak,kushtetuta me duket shume e paqarte.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: e drejta

Kam pershtypjen qe gjuha juridike shqipetare nuk egziston, meqenese ligjet tona jane perkthime e shpesh pa pershtatje ne realitetin tone

Kushtetuta eshte shume e ceket por nuk mund te ishte ndryshe po te kemi parasysh klimen e konfliktit ne te cilen u krijua

U pajisem me nje kontrate shoqerore por fakti qe ishim pa experience demokratike nuk mund te na lejonte te percaktohej gjithca (kushtetuten e kane bere te huajt faktikisht por kaen lene shume hapesira pershtatje)

Kushtetuta ndryshohet sipas zhvillimeve shoqerore deh mbase ka ardhur koha te fillojme te veme dore ne te, deri tani nuk mundeshim sepse ishte teper e brishte por tani, pergjithesisht, pranohet si dokumenti themeltar.
 
Top