E diela

E diela

Ora kater mbasdite e cdo te diele me gjente siper tij. Si nje mbulesez e vogel e shtriqur deri ne grisje qe mundohet te mbuloje dicka te stermadhe ashtu edhe trupi im shtriqte ekstermitet e veta mbi ato te tijat pa mundur kurre ti mbulonte teresisht. Ky ishte perqafimi yne I te dieles qe ndodhte perpikmerisht ne oren kater.

Ate te diele, ndersa sekondat vrisnin njera tjetren duke ngrene paraardhesen e tyre, trupi im I plandosur barkeposhte ne cep te krevatit, ndjeu ardhjen e ores kater dhe natyrshem terhoqi ne vete kemben e djathte qe tundej jashte krevatit si nje pendelum antik. Trupi levizi shpejt, me ritme te perseritura, te njohura nga e diela e kaluar. Lekura ime mbi te tijen, krahu I majte mbi krahun e djathte, krahu I djathte mbi krahun e majte, dhe pastaj gjithe mishi tjeter mundohej te zaptonte cka mundte nga ngrohtesia e tij. Po ai ishte shume I madh per vogelsine time, dhe e zhgenjyer une hoqa dore nga pushtimi dhe reshkita poshte aty ku koka prekte butesine e barkut te tije, I lidha krahet mes mesit dhe degjovaa gurgullimen e stomakut. Keshtu me veshin si nje thele portokalleje, ngjitur ne mishin e tij kaloi kohe-blloku I pare. Gurgullima ja la vendin kaperthimit te riperseritur te gjymtyreve tane, me pas kembes qe nuk ndalonte tundjen, perqafimit e pastaj perseri gurgullimes derisa kohe-blloku I dyte kaloi. I ndieva mollezat e tij te buta te me rendonin mbi koke, rreshkitjen e tyre ne lekure mes flokeve te mij dhe pastaj shkuljen dhe ngritjen e pavetedijeshme te kokes shoqeruar me nje pasthirrme dhimbjeje.
Nuk foli. Me terhoqi lart drejt vetes dhe filloi te shtrengonte grushte flokesh rrotulluar rreth gishtave e te puthte mes tyre. Ndersa une e shikoja e habitur ai vazhdonte I perhumbur puthjet ekzaktesisht ne ndarjen e bardhe te grushte-flokeve. Kohe-blloku im I trete, qe si te gjithe kohe-blloqet e tjera e kisha percaktuar me kohen qe me merrte te pertypja dhe tretja cipen e vetes derisa te mos kish ngeluar asgje dhe do te me duhej te filloja nje cipe tjeter, ngeli I gjymtuar ate te diele. E coroditur pa ditur si te vazhdoja rutinen e te dieles pa koheblloqet e mia, une i mermerita atij ne qafe lidhje fjalesh qe dolen nga vetja tashme lakuriqe. C'dreqin te beja me nje gjysme cipe, gjysme-vete?

“C’ben ashtu fytyre zhytur mes flokeve te mia?”
-“Po te te thith”- mu pergjigj , sikur kjo te ishte gjeja me e natyrshme ne bote dhe nxitimthi zhyti perseri koken mes grushte-flokeve.
Une ula poshte kapaket e syve, dhe ndiesia qe gjuha e tij shkaktonte mbi lekuren time me dehu mendimet. E trullosur, me mendimet barkefryra qe gogesinin dhe villnin britma te pakuptueshme, vendosa qe ti leshohesha ndiesise. Ndieva lengjet te dallgezoheshin vrullshem dhe te perplaseshin anes se majte te ballit.
-“Perseri, perseri, perseri”- ulerrita me nje ze qe s’kishte qene kurre I imi dhe ngrita koken te veshtroja thyerjen e veshtrimeve tona ne gjysem ajer.
 

Guest
Re: E diela

hahahaha /pf/images/graemlins/laugh.gif Homers /pf/images/graemlins/laugh.gif u funny
 

Odea

Primus registratum
Re: E diela

She she...NeLk, e paske mire te dielen mbasdite ti mi...
Une per vete e kam vdekje te dielen. Dita me e urryer nga e gjithe java. :mad:


Odea
 

Petroninsja

Primus registratum
Re: E diela

Me 3 Odea si se du fare te Djelen, dita me koti sduhet te ekzistonte fare me shume me depreson sesa me qeteson si njeri....
Bffff me pelqejne te Shtunat me shume....
 

bobo

marksist-enverist
Re: E diela

svi makina e akulloreve, per dit t`diel,andej nga lagjia juaj? /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/tongue.gif
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: E diela

Juve edhe nje teme edhe nje krijim kaq te bukur sa ky keni per borxh ta banalizoni.

C'keni keshtu more /pf/images/graemlins/frown.gif :confused: /pf/images/graemlins/frown.gif
 

Odea

Primus registratum
Re: E diela

Ca banalizum mi? Thjesht dhame opinionet, biles nuk dolem as nga tema, apo jo njerez? /pf/images/graemlins/wink.gif


Odea /pf/images/graemlins/tongue.gif
 

Diddy19

Su@mi
Re: E diela

Me te vertete moj vajza!!Sa e merzitshme eshte ajo e diela!!!!!!Uff sa inat e kam.As nuk me flihet,as nuk me dilet,as nuk me mesohet.Sillem e sillem......E hena?? Ke lezet!!!!

Nelk@!Paske nje dell te theksuar poetik moj vajze.Hallall :thumbsup: Me pelqeve!
 

Guest
Re: E diela

Fillimisht postuar nga homerS:
[qb] svi makina e akulloreve, per dit t`diel,andej nga lagjia juaj? /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/tongue.gif [/qb]
:idea: merr nje karroce e dil e shit akullore e dielen Homers! paske per tu be i pasur! :thumbsup: :wink:
 

personazh

Valoris scriptorum
Re: E diela

s'kom shkrujt ke kjo tema per te vetmin fakt se m'ishte prish vidjoja ime 25 kiloshe, shumevjeçare. ama erdhi dita shumepritur, kur pa dashje, ashtu siç ishte blloku, ashtu u zhblloku vetvetiu, nga nji shkelm diku aty ne anen e djathte, afer vides qe mban karkasen. levduar qofte ai shkelm qe e kapi aty ku duhej ate aparat qe aq te djela te rendomta, i kish shndrruar ne Porno Domenica..........Ricominciamoooooooooo! /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Petroninsja

Primus registratum
Re: E diela

Hahahahahah Duto i forte je... /pf/images/graemlins/laugh.gif

P.S Homerso e pra mo na kane lene keq me akulloret, si do ja bej se di se me ka shku mideja keq... rrezik deshtoj... :shrug:
 

Guest
Re: E diela

Fillimisht postuar nga Petroninsja:
[qb]

P.S Homerso e pra mo na kane lene keq me akulloret, si do ja bej se di se me ka shku mideja keq... rrezik deshtoj... :shrug: [/qb]
po ti pse ankohesh per te dielen moj???
 
Top