E Dhimbshme/ Çfarë Po Ndodh Me Schumacher Që Tani Peshon 45 Kg

Agjenti_007

Kujdes.Ceta.Plak.E.Mallakastres
Anëtar i Shtabit
shumiiii_4.jpg

Pas disa muajsh në heshtje për gjendjen shëndetësore të Michael Schumacher, që tashmë ndodhet në një shtëpi pushimi në Gjenevë flitet për shenja të mbetura nga incidenti i frikshëm gjatë zbritjes me ski në Meribel më 29 dhjetor 2013.

“Progresi i ish-kamionit të botës në Formula 1 janë dhimbshëmrisht të ngadalta dhe nuk duken mrekulli në horizont”. E ka konfirmuar për Daily Express një nga personat e stafit që i rri pranë kampionit. Ai shton se Shumi “aktualisht kupton shumë pak nga ambienti që e rrethon”. Për të po kujdeset një ekip prej 15 specialistësh neurologë, fizioterapistë dhe logopedistë.

Deri tani shpenzimet për kurimin i kanë kaluar 13.5 milion euro. Ekipi është në lidhje të vazhdueshme me profesorin Jean-François Payen, sipas të cilit do të duhen edhe të paktën 3 vjet për të parë ndonjë përmirësim. Ajo që mësohet se që nga ai i mallkuar 29 dhjetor 2013, Schumacher ka humbur më shumë se 25 kg dhe tani peshon më pak se 45 kg.
 
Top