E cuditshme - SSH Connection Refused Ping is fine

Al-Punk

Still here
E cuditshme - SSH Connection Refused Ping is fine

I ka bere vaki njeriu qe PINg te pergjigjet ne rregull por serveri te mos pergjigjet ne SSHD?

<div class="ubbcode-block"><div class="ubbcode-header">Quote:</div><div class="ubbcode-body">Antwort von SOMEIP: Bytes=32 Zeit&lt;1ms TTL=64
Antwort von SOMEIP: Bytes=32 Zeit&lt;1ms TTL=64
Antwort von SOMEIP: Bytes=32 Zeit&lt;1ms TTL=128
Antwort von SOMEIP: Bytes=32 Zeit&lt;1ms TTL=128
</div></div>

Shell ecen ne rregull deri ne castin qe TTL kalon ne 128. Ne ate cast Shell dhe te gjitha sherbimet e tjera te serverit ndalojne se pergjigjuri. Eshte nje server ne rrjetin e Uni-t dhe nuk e di kush e ka instaluar. Mund te jete ndonje problem Firewall?
 

gurax

Pan ignoramus
Re: E cuditshme - SSH Connection Refused Ping is fine

SOMEIP ngelet po e njejta perhere apo ndryshon ne dy rreshtat e fundit? Kur ttl ndryshon, te tera sherbimet nderpriten apo vetem disa te percaktuar (ssh, telnet, pop3, pop3s, www, etj). tcp apo edhe udp?
Rrjeti i universitetit perdor ndonje routing protocol, psh RIP? Kjo mund te ndodhe kur 'source' dhe 'destination' jane ne rrjete te ndryshem nga njeri tjetri dhe rruga e pershkuar nga 'source' ne 'destination' ndryshon dhe kalon neper te tjere routera intermediare. Nese gjate kesaj 'new path' ka filtrim, gje qe implementohet shpesh neper router/firewall qe sherbejne si perimeter router, mund te kemi situaten e pershkruar.
Shih dhe krahaso traceroute output ne te dy rastet nese jane te ndryshme apo te njejta.
 

Al-Punk

Still here
Re: E cuditshme - SSH Connection Refused Ping is fine

Te flm per shkrimin.
SOMEIP eshte gjithmone e njejta.
Te gjitha sherbimet ndalojne se pergjigjuri.
Traceroute eshte i njejte me 2 hops.

Po ia ve fajin serverit pasi dhe network admin tha qe e vetmja mundesi eshte nese nje tjeter server merr ate IP dhe kane konflikt mbi IPne. Sdq, kur fiket serveri, nuk ka me ping nga asnje IP tjeter.
Duke qene se nuk jam partizan i openSuSE, me dhane mundesine ta kaloj ne CentOS dhe ta shoh cfare do ndodhe pasi te perfundoj instalimin
 
Last edited by a moderator:

lor

Primus registratum
Re: E cuditshme - SSH Connection Refused Ping is fine

Përshëndetje,
nuk është "e çuditshme", është interesante. Janë server apo pc? Është hera e parë që dëgjoj që server-ët t'i "rrëmbejnë" IP-të njëri-tjetrit, dhcp për server??? Ç'lidhje ka openSuSE apo CentOS me problemin tënd?
Sigurisht ke të bësh me "keqkonfigurim" të infrastrukturës së rrjetit: mbaj afër atë "network admin" dhe heto më në hollësi problemin. Instalimi apo reinstalimi duhet të jetë hapi i fundit (i dëshpëruar). Për kuriozitet, çfarë shërbimesh afron/duhet të afrojë ai server?
 

Al-Punk

Still here
Re: E cuditshme - SSH Connection Refused Ping is fine

Pershendetje Lor,
Ke te drejte, eshte interesante!
Sdq Network Admin nuk duhet te kete faj. Pas reinstalimit ne CentOS, gjithcka ecen mire.
Padyshim ndonje problem i OS-s tjeter qe krijonte keto bllokime. Interesante ishte qe nuk kishte asnje log apo asnje mesazh ne console dhe mesazhi qe shfaqej ishte: Connection Refused ne client.
Sherbimet qe ishin aktive ishin apache dhe ssh.

Ne CentOS duket gjithcka ne rregull.
 
Top