"E cfare eshte nderi miku im kur nuk ke asgje per te ngrene?!"

Ela_001

Primus registratum
"E cfare eshte nderi miku im kur nuk ke asgje per te ngrene?!"

Po e le te gjere si teme, nuk dua ta perkufizoj, nda dhe e hapa nga nje citim i Dostojevskit. Nder apo mbijetese? Nese vertet morali dhe dinjiteti qenkan virtyt i budallenjve, lakmi e te pasurve dhe perbuzeshkan nga te mencurit athere si i bie te jete. Hapur thjesht per nje diskutim te gjere.
 

eM

Paper Moon
Re: "E cfare eshte nderi miku im kur nuk ke asgje per te ngrene?!"

Ndienja e mbieteses eshte teper e forte ne njeri. Eshte mundesisht ndienja me e vjeter, dhe ne nje fare menyre me primitive. Duke e pare ne kete menyre, i bie te thuash se ka qene pikerisht ndienja e mbijetesesh qe e ka sjellur qeniet aty ku jane, ketu futet dhe njeriu.

Nderi eshte dicka tjeter... Nuk di te them nese eshte me i forte sesa deshira per mbietese, megjithate personalisht do te thoja se jo. :rolleyes:
 

eva velia

Primus registratum
Re: "E cfare eshte nderi miku im kur nuk ke asgje per te ngrene?!"

Ne kete kohe vetem me qene daun jetim apo sakatuar qe mund te ngelesh me te vertete troke e te mos kesh c'te futesh nder dhembe.Ketu nuk futen fshataret tane puntore qe e plugojne thelle aren /pf/images/graemlins/tongue.gif /pf/images/graemlins/smile.gif dhe shumohen si lepujt.Per me ardh n'teme s'besoj se ngordh njeri urie.Sa te kete derra,do ket plera /pf/images/graemlins/laugh.gif Po njerezit jane hipnotizuar nga mediat apo publiciteti dhe e dine si duhet te ngjaje gruaja/burri i/e endrrave te tyre,masat,rraca apo preferencat.Nje jete e deshtuar?Nje njeri qe si ploteson kushtet.Vilen,me panorame te lutem,makinen,varken pse jo edhe aeron.Nje gje me cudit:Si mund ta kene shijuar jeten njerezit qe nuk i kan arrire keto? :eek: Paraja eshte gjithcka per ata qe blihen prej saj.
 

Ela_001

Primus registratum
Re: "E cfare eshte nderi miku im kur nuk ke asgje per te ngrene?!"

Por ja qe ka dhe qe vdesin urie. Po te shkosh ne Shqiperi ndoshta do te duken absurde dhe do te vrasin veshin te tilla ndodhi por jane tema aktuale. Ka njerez qe vertet vuajne dhe per buken e gojes.
 

helibak mucogllava

Primus registratum
Re: "E cfare eshte nderi miku im kur nuk ke asgje per te ngrene?!"

Ela001 apapap ca mizerje qe je mi u bere prap kshu e per tma ber mau per gizili ver dhe ate avatarin tjeter se ashtu ngjan me sexy :kiss:
qe mso te dal nga tema kam degjuar plot cuna ne berat qe thon hajde mo vemi tek filani ja marim gocen se ta jep ai ka ngel keq per buk e iken goce shkret /pf/images/graemlins/frown.gif
 

vlera

Primus registratum
Re: "E cfare eshte nderi miku im kur nuk ke asgje per te ngrene?!"

Paraja eshte gjithcka per ata qe blihen prej saj.

Pershendetje!

Më pëlqeu shumë ky përfundim dhe kësaj ndoshta mund ti shtoj vetëm edhe disa fjalë: se paraja është gjëja më primitive që disponon njeriu, sepse parat mund ti fitojm apo edhe ti humbim por jo edhe nderin. Nderi s'mund të rikthehet nëse humbet njëherë. Dhe një gjë tjetër që dua të them është se pasuria apo praja më e madhe të cilën nuk mund ta blejm është tradita e kultura që njeriu fiton nga të parët e tij.

Gjithë të mirat /pf/images/graemlins/smile.gif
 

Darien

Primus registratum
Re: "E cfare eshte nderi miku im kur nuk ke asgje per te ngrene?!"

Fillimisht postuar nga Paper MooN:
Ndienja e mbieteses eshte teper e forte ne njeri. Eshte mundesisht ndienja me e vjeter, dhe ne nje fare menyre me primitive. Duke e pare ne kete menyre, i bie te thuash se ka qene pikerisht ndienja e mbijetesesh qe e ka sjellur qeniet aty ku jane, ketu futet dhe njeriu.

Nderi eshte dicka tjeter... Nuk di te them nese eshte me i forte sesa deshira per mbietese, megjithate personalisht do te thoja se jo. :rolleyes:
mbijetesa ka të bëjë me realen
idetë kanë të bëjnë me abstrakten; nuk flasin për realitetin fizik (je afër meje, vetëm 10 cm larg) por për reflektimin e realitetit në mendjen tonë (je e mrekullueshme kur je kaq pranë); në realitetin fizik, uën vë në kontakt muskulin tim orbicularis oris me muskulin tënd orbicularis oris, në realitetin e ideve, unë të puth

e konsideroj një nga tiparet më të admirueshme tek njeriu aftësinë që mendimi abstrakt mund të mposhtë instinktet (edhe atë të mbijetesës), dhe njeriu, për idealet e veta, pranon dhimbje (edhe vdekjen)

ndonjëherë (shpesh?) kjo gjë bëhet për idealin e gabuar; fjala nder ka shumë kuptime: mund të ketë raste kur si ide vlen më shumë se mbijetesa... në rastin e vuajtjes nga uria për të ruajtur nderin, nuk bëhet fare fjalë për nder po për krenarinë personale
 

jim_albanian_morrison

Primus registratum
Re: "E cfare eshte nderi miku im kur nuk ke asgje per te ngrene?!"

Fillimisht postuar nga Ela001:
[qb] Por ja qe ka dhe qe vdesin urie. Po te shkosh ne Shqiperi ndoshta do te duken absurde dhe do te vrasin veshin te tilla ndodhi por jane tema aktuale. Ka njerez qe vertet vuajne dhe per buken e gojes. [/qb]
te vuash per buken e gojes nuk do te thote te vdesesh por do te thote te jetosh ne mjerim dhe mjerimi eshte i keq shume i keq sic ka thene dhe migjeni:kafshate qe nuk kaperdihet eshte o shok mjerimi,te ngec ne fyt e te ze trishtimi.por edhe ulja e nderit nuk kaperdihet kollaj se nderi ne vetvete permban personalitetin e njeriut e ku jetohet po te moren personalitetin me mire te vdesesh per buke se te jetosh duke u ushqyer mire i urryer nga te gjithe nuk eshte turp te jesh fukara por te jesh imoral eshte shum turp edhe pasur qofshe.per mendimin tim nje goje e mire pertyp vetem ate qe del nga djersa e vete.
 

I love new york

Primus registratum
Re: "E cfare eshte nderi miku im kur nuk ke asgje per te ngrene?!"

interesting title
per me shume do vi me vone /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Seriozi

Primus registratum
Re: "E cfare eshte nderi miku im kur nuk ke asgje per te ngrene?!"

Nder apo mbijetese?
Pergjigjen me te sakte duhet ta japin ata qe e dine çdo te thote lufte per te mbijetuar.Kur shikon qe dikush nga te familjes te vdes per buke apo ngaqe nuk ka ilaçe per ta kuruar kjo pyetje te duket naive.
Ne Tailande nji prostitute mban me buke nji familje prej 10 vetash.
Keshtu ulur perballe ordinatorit(dhe ne orar te punes-rroga ecen ho,ho,ho) domosdo do thuash nderi.Pastaj dhe nji diçka tjeter,te jetosh me nder nuk do te thote vetem qe te mos shesesh trupin.Keshtu do ta kishin ndergjegjen te paster edhe ata qe vrasin,presin,grabisin etj,etj...
 

b.k.

Primus registratum
Re: "E cfare eshte nderi miku im kur nuk ke asgje per te ngrene?!"

nderi ne ate qe mendon vete apo cfare perben per te tjeret apo shoqerine.

rasti i permendur me siper i nje prostitute, ka te beje me nderin sipas kanunit, apo ndonje tradite tjeter zakonore, po jo me nderin qe nje individ e vendos vete ta konsideroje nder

nder une quaj, mungesen e keqesise, tradhetimeve, keqtrajtimeve, mashtrimeve, etj qe behen me qellim qe te demothet tjetri.

nje njeri qe nuk ben dicka ne dem te te tjereve, dhe qe ben cfare eshte e mudnur ne mbijetesen e tij te mos lendoje dhe shfrytezoje te tjeret eshte per mua njeri i ndershem
 

Ela_001

Primus registratum
Re: "E cfare eshte nderi miku im kur nuk ke asgje per te ngrene?!"

E vertete, nderit ne kete teme i referohem ne nje dimesion shume me te gjere, jo vetem prosituimi. Ndoshta te gjithe metodave ku per te arritur mbijetese individit do i duhej kalimi i nje sforcimi moral, dmth dicka qe nuk do ta kish bere nese rrethanat nuk do ta detyronin ta bente. E ne qofte se do zgjidhte mos ta bente do perballej me dilemen mjerimit qofte ky i cfaredollj forme.
 

Ela_001

Primus registratum
Re: "E cfare eshte nderi miku im kur nuk ke asgje per te ngrene?!"

Fillimisht postuar nga jim_albanian_morrison:
[qb]
per mendimin tim nje goje e mire pertyp vetem ate qe del nga djersa e vete. [/qb]
E nese djersa e vet nuk prodhon gje athere cfare duhet te pertype ajo goje? Ketu qendron dilema.
 

eM

Paper Moon
Re: "E cfare eshte nderi miku im kur nuk ke asgje per te ngrene?!"

"E nese djersa e vet nuk prodhon gje athere cfare duhet te pertype ajo goje? Ketu qendron dilema."

ajo goje do te rije pa pertypur per nje kohe te gjate... por jo per gjithemone...
 

b.k.

Primus registratum
Re: "E cfare eshte nderi miku im kur nuk ke asgje per te ngrene?!"

ajo goje do te rije pa pertypur per nje kohe te gjate... por jo per gjithemone... [/QB][/QUOTE]


/pf/images/graemlins/frown.gif :shrug:

me fal mund ta shpjegosh pak kete mendim?
 

I love new york

Primus registratum
Re: "E cfare eshte nderi miku im kur nuk ke asgje per te ngrene?!"

asgje nuk eshte me e forte sesa lufta per mbijetese, egzistence. keshtu ka nisur kjo fabul qe quhet jete dhe keshtu do te perfundoje atehere kur te ftohet ylli Diell dhe te vije momenti. si vjen cdo fillim ashtu vjen dhe nje fund.
koncepti i nderit duhet percaktuar perpara se ta vesh ne balance me gjera te tjera.
nqs tema di ishte per prostitucionin atehere do isha prenoncuar me opinionin tim rreth kesaj ceshtje, por mqs tema eshte e gjere, aq shume sa as vete nuk e dime ku fillon e ku mbaron nocioni i "nderit", po e le me kaq.
gjithsesi tema eshte shume interesante. do doja te rriheshin me shume mendime. /pf/images/graemlins/smile.gif
 

jim_albanian_morrison

Primus registratum
Re: "E cfare eshte nderi miku im kur nuk ke asgje per te ngrene?!"

Fillimisht postuar nga *Trinity*:
[qb] nderi ne ate qe mendon vete apo cfare perben per te tjeret apo shoqerine.

rasti i permendur me siper i nje prostitute, ka te beje me nderin sipas kanunit, apo ndonje tradite tjeter zakonore, po jo me nderin qe nje individ e vendos vete ta konsideroje nder

nder une quaj, mungesen e keqesise, tradhetimeve, keqtrajtimeve, mashtrimeve, etj qe behen me qellim qe te demothet tjetri.

nje njeri qe nuk ben dicka ne dem te te tjereve, dhe qe ben cfare eshte e mudnur ne mbijetesen e tij te mos lendoje dhe shfrytezoje te tjeret eshte per mua njeri i ndershem [/qb]
po mire ke quan ti me nderin e nje personi,e si mund te shitet personaliteti per nje kafshate puke ashtu le te vdes pa buke por trupin tim dhe bashke me te personalitetin tim dhe nderin tim nuk e shes e ku ka me pa personalitet se nje prostitute megjithese ka raste qe behet pa deshiren e saj vjen tjetri tallet ben cte doje me ty te blen te shet kur te doje e cte mire do te sjelle ajo cop buke me vone me mire mos ta hash fare.
 

jim_albanian_morrison

Primus registratum
Re: "E cfare eshte nderi miku im kur nuk ke asgje per te ngrene?!"

Fillimisht postuar nga FaiTh-No-MoRe:
[qb]
Fillimisht postuar nga jim_albanian_morrison:
[qb]
per mendimin tim nje goje e mire pertyp vetem ate qe del nga djersa e vete. [/qb]
E nese djersa e vet nuk prodhon gje athere cfare duhet te pertype ajo goje? Ketu qendron dilema. [/qb]
e cte mire do te sjelle ajo qe do te pertypesh me vone.
 

Ela_001

Primus registratum
Re: "E cfare eshte nderi miku im kur nuk ke asgje per te ngrene?!"

Te miren qe do kesh per te ngrene (kjo e thene sa per kontrast, ngrenia nenkupton shume koncepte te tjera te lidhura me mbijetesen).
 

b.k.

Primus registratum
Re: "E cfare eshte nderi miku im kur nuk ke asgje per te ngrene?!"

Hey Jimi,

jane te pakte ata qe e njohin veten, se si do te reagonin po te ngeleshin per nje kafshate buke.

kam frike miku im se do te zhgenjeheshe shume po ta gjeje veten ne ate pozite, por hej, bota eshte e mbushur me zgenjime anyway. :shrug:
 
Top