Thamina
Papirus rex
E bukura e gjidhënies (Foto)
Autori: Lajmi.net Gender, Lifestyle 20:34, 26 Qershor 2015
Një nënë duke i ushqyer me gji foshnjet
Fotografja Ivette Ivens ka realizuar një set të fotografive me disa nëna nëpër botë, të cilat janë fotografuar duke i ushqyer foshnjet me gji - në mënyrë që kjo të reflektojë tek publiku i gjerë për rëndësinë e gjidhënies dhe bukurinë e saj.
Nëpërmjet fotografive të saj, ajo dëshiron që t’ua kujtojë të gjithëve që gjidhënia është një mënyrë më e shëndetshme e të ushqyerit të foshnjave – dhe se kjo është toatlisht një gjë normale. Ajo është një nënë e dy fëmijëve dhe thotë se i ka ushqyer ata me gji deri në moshën 3-vjeçare.
Ajo thotë: “Unë i kam ushqyer fëmijët e mi kudo që kam dëshiruar. Nga kisha e deri tek partyt, nga marketet ushqimore e deri tek dyqanet e rrobave. Besoj se nënat duhet t’i ushqejnë foshnjet e tyre kudo dhe saherë që dëshirojnë.”
Ajo kohët e fundit ka mbajtur një ekspozitë në Çikago me titull “E bukura e gjidhënies”, transmeton Lajmi.net. Ajo gjithashtu është duke punuar në një foto-libër, të cilin thotë se do ta publikojë më vonë.
Disa prej punimeve të saj mund të shihen më poshtë: