E bukura e Gjidhenjes!

Thamina

Papirus rex
E bukura e gjidhënies (Foto)
Autori: Lajmi.net Gender, Lifestyle 20:34, 26 Qershor 2015

Një nënë duke i ushqyer me gji foshnjet
Fotografja Ivette Ivens ka realizuar një set të fotografive me disa nëna nëpër botë, të cilat janë fotografuar duke i ushqyer foshnjet me gji - në mënyrë që kjo të reflektojë tek publiku i gjerë për rëndësinë e gjidhënies dhe bukurinë e saj.

Nëpërmjet fotografive të saj, ajo dëshiron që t’ua kujtojë të gjithëve që gjidhënia është një mënyrë më e shëndetshme e të ushqyerit të foshnjave – dhe se kjo është toatlisht një gjë normale. Ajo është një nënë e dy fëmijëve dhe thotë se i ka ushqyer ata me gji deri në moshën 3-vjeçare.
Ajo thotë: “Unë i kam ushqyer fëmijët e mi kudo që kam dëshiruar. Nga kisha e deri tek partyt, nga marketet ushqimore e deri tek dyqanet e rrobave. Besoj se nënat duhet t’i ushqejnë foshnjet e tyre kudo dhe saherë që dëshirojnë.”
Ajo kohët e fundit ka mbajtur një ekspozitë në Çikago me titull “E bukura e gjidhënies”, transmeton Lajmi.net. Ajo gjithashtu është duke punuar në një foto-libër, të cilin thotë se do ta publikojë më vonë.
Disa prej punimeve të saj mund të shihen më poshtë:
 

-Zana-

e...Thjeshte
Foto te bukura , Por goxha sexuale... To much . Menjehere sapo te shikosh fotot te largon vemendjen nga artikulli . Dhenia e gjirit eshte dicka natyrale, nuk eshte nevoja to go over the top...2give a sex appeal... Si ky shoku lart Pshm.
 

SNAP

Papirus rex
Foto te bukura , Por goxha sexuale... To much . Menjehere sapo te shikosh fotot te largon vemendjen nga artikulli . Dhenia e gjirit eshte dicka natyrale, nuk eshte nevoja to go over the top...2give a sex appeal... Si ky shoku lart Pshm.
PaPaPa me kretikove rend;)
 

-Zana-

e...Thjeshte
Thjeshte e Solla si shembull , nuk kishte gje per kritikim... ne te vertete ne pergjithesi nenat nga afer nuk pispillosen si ne k'to foto , apostafat per ti dhene gjirin femijes... Foto reale, artistike do Ishin dicka vertet speciale... Nderkohe qe percjell edhe mesazhin e duhur.
 

Almaa'95

Papirus rex
Thuhet - "Te reflektoj rendesine e gjidhenies dhe bukurine e saj"

Dersa duhet te japin nje mesazh Global, Duhet patjeter ana estetike / e bukur e femres. Keshtu funksionon reklamimi(marketingu) ckuptim do kishte te dilnin me pizhame apo me floke pa krehur! Lol

Shum foto te bukura, mesazhi dhe emocionet qe percjell akoma me te bukura :)
 

Johana

Forumium praecox
MAMMALS. Jemi gjitare!

Jam dakort per dhenien e gjirit nga 3 muaj deri ne gjashte muaj maksimum. Dhenia e gjirit duhet te ndalohet ne publik dhe ne raste te vecanta si psh mungesa e nje vendi te posacem per nenen te ushqeje me gji femijen, AJO duhet te mbuloje me kuverte te gjithe pjesen gji dhe femije dhe te mbaje syte e ulur. Nese nena deshiron te mbaje me gji femijen e saj per me gjate se kjo periudhe ajo do te demtoje rende pamjen e saj fizike. Momenti i gjidhenies eshte i shenjte dhe shume privat. Ai moment duhet te deshmohet vetem nga Nena, Babai dhe Femija. Gjidhenia shkaton nje thithje e cila edhe pse fillon ne gjoks ndihet deri ne ovare, ne miter duke perfshire edhe organet seksuale.

Burri duhet te qendroj larg gruas gjate periudhes se menstruacioneve te kesaj te fundit si dhe larg gjirit kur ajo eshte ne periudhen e laktacionit.

Burri nuk duhet te marre pjese ne lindjen e femijes se tij POR nese prezenca e tij eshte e deshirueshme apo e nevojshme atehere kjo eshte e lavderueshme vecse ai duhet te jete ne anen e kokes se gruas dhe te evitoje momentin e lindjes i cili eshte traumatizues per gjithe te implikuarit.

Nese nje burre respekton te tilla principe edhe deshira e tij per gruan do te jete e pandryshueshme. Ai, ashtu si duhet, ka evituar ato momente te cilat natyrshem jane te neveritshme.

JC
 
Top