farëdo që mendohet rreth ndërhyrjes në Libi (muaj më parë), detajet flasin për një reklamë të keqe rreth NATO-s..
.. Një planifikues i Forcave Ajrore amerikane më tha: “Ishte si Borëbardha dhe 27 xhuxhët që rrinin në gjunjë përpara saj”. Shtetet e Bashkuara ishin Borëbardha dhe anëtarët e tjerë të NATO-s ishin xhuxhët. Statistikat që kishin të bënin me se sa kohë duhej të vazhdonin të vetme SHBA-të në Libi, të shtyrë nga britanikët dhe francezët, pavarësisht gjethes së fikut diplomatike të të “udhëhequrit nga prapa” janë shkatërruese për aleancën. Më shumë se 80 për qind e benzinës së përdorur në këtë ndërhyrje ka ardhur nga ushtria amerikane. Pothuajse të gjithë urdhrat individualë në operacion kanë pasur një adresë, atë amerikane. Nga dhjetëra vende pjesëmarrëse vetëm tetë forca ajrore u lejuan nga ministritë e tyre të Mbrojtjes të hedhin bomba. Shumë fluturime mësymëse, me sa duket ishin vetëm simbolizim. Ndërsa shumica e sulmeve ajrore u kryen nga avionë jo-amerikanë, Shtetet e Bashkuara drejtuan fundin logjistik të luftës.
“Evropa ka vdekur ushtarakisht”, më tha një gjeneral amerikan. Në vitin 1980, vendet evropiane përbënin 40 për qind të shpenzimeve totale të mbrojtjes të NATO-s, tani ato përbëjnë 20 për qind. Numri i Forcave Ajrore të SHBA në këtë kuadër është më i madh se Ministria britanike e Mbrojtjes. Buxhetet ushtarake të Evropës perëndimore janë në rënie, sikurse edhe forcat e tyre të armatosura nuk janë të lejuara nga politikanët lokalë të bëjnë shumë përveçse të marrin pjesë në ushtrimet e ndihmës humanitare. Fuqia e ushtrisë së një vendi në fund të fundit mbështetet në shëndetin e marrëdhënieve civile-ushtarake brenda shoqërisë së saj. Në Shtetet e Bashkuara ka shumë debate, si dhe tensione në lidhje me rolin e duhur të një ushtrie në një shoqëri demokratike. Por megjithatë, amerikanët janë thellësisht krenarë për forcat e tyre të armatosura, edhe gjatë luftërave në situata edhe më komplekse, në ndryshim kjo me pjesën më të madhe të vendeve të Evropës Perëndimore, ku nuk është ky vlerësim, përjashtuar Mbretërinë e Bashkuar, Francën dhe Danimarkën. Evropianët kanë tendencë për të parë anëtarët e forcave të tyre të armatosura si shërbëtorë të civilëve të veshur me uniforma qesharake. Ideja se është ushtria ajo që mbron lirinë e tyre demokratike, u duket thjesht si diçka për të qeshur. Kështu, mund të konkludojmë se NATO-ja, e cila është e formuar nga ushtritë e Shteteve të Bashkuara dhe e shumicës se vendeve në Evropë, është në një situatë të mbaruar. Pse të merresh me një aleancë, ku pjesa dërrmuese e anëtarëve të saj kanë ushtri që nuk mbështeten nga populli? A nuk është dëshmi ndërhyrja në Libi se edhe në të ashtuquajturat operacione të NATO-s, Shtetet e Bashkuara kryen punën e të tjerëve pa marrë meritat e duhura? Përkundër gjakut të derdhur nga disa vende si Kanadaja dhe Danimarka, a nuk përbën Afganistani provë se NATO kryesisht ngushton dhe zvogëlon veprimet dhe aksionet e Shteteve te Bashkuara pa i dhënë mbështetjen e nevojshme në fushëbetejë? Nuk ishte Kosova dëshmi që NATO është kaq burokratike, saqë iu desh shumë javë për të mposhtur një regjim shumë të prekshëm në Serbi?
Edhe gjatë Luftës së Ftohtë, NATO është dominuar tërësisht nga Shtetet e Bashkuara. Për më tepër, vendet evropiane veriore gjithmonë kanë qenë shumë më tepër brenda në NATO sesa fqinjët e tyre jugorë, ku që nga 1950 deri më 1980 ishin kryesisht të korruptuar dhe të detyruar për të shkuar mirë së bashku dhe për të qenë të qetë. (Dhe kur dikush protestoi, siç protestoi kryeministri grek, Andreas Papandreu në vitin 1980, askush nuk e çau kokën.) Ky realitet nuk ekziston më, sepse NATO nuk ka bërë luftë të fortë ushtarake gjatë Luftës së Ftohtë. Sikur gjatë periudhës së Luftës së Ftohtë të kishte shpërthyer një luftë konvencionale në zemër të Evropës, përpjekja perëndimore do të ishte dominuar jashtëzakonisht nga Shtetet e Bashkuara. Natyrisht, gjatë Luftës së Ftohtë NATO kishte një qëllim kryesor, mbrojtjen e Evropës Qendrore përballë sovjetikëve, gjë e cila sot i mungon. Zhdukja e këtij qëllimi që ishte kryesor e dobëson shumë NATO-n. Po kështu edhe tërheqja e dy prej katër ekipeve amerikane të brigadave luftarake të ushtrisë nga Evropa në vitin 2014, do ta dobësojnë atë më tej edhe me vendosjet e raketave në Evropën Lindore. Por kjo nuk do të thotë se aleanca nuk funksionon. Në fakt, dobësimi i Bashkimit Evropian për shkak të problemeve të saj të borxhit e bën NATO-n më të rëndësishme se në çdo kohë tjetër që nga rënia e Murit të Berlinit, si një agjent vendimtar politik stabilizues brenda vetë Evropës. Sidomos për Evropën Lindore, NATO shërben si një vulë e miratimit të këtyre shteteve ish-komuniste që luftojnë për të marrë investimet e huaja dhe kështu parandalon Rusinë për të minuar ato. Gjeografia është ende sunduese. Rusia, për shkak të historisë së saj të pushtimit, kërkon ende një rresht shtetesh miqësore në Evropën Lindore. Prandaj, Rusia do të bëjë gjithçka që mundet për shtetet në jug, nga Polonia në Bullgari. NATO është një mekanizëm politik, diplomatik dhe ushtarak i drejtuar kundër dizajnit rus. Sa më shumë Evropa lëkundet nga kriza e saj e borxhit, aq më e madhe bëhet mundësia e synimeve gjeopolitike të Rusisë, por po kaq e rëndësishme bëhet edhe politika e NATO-s. NATO ka gjithashtu rëndësi në lidhje me drejtimin e ardhshëm gjeopolitik të Gjermanisë. Për sa kohë që NATO ekziston dhe Gjermania është një anëtar i saj, duke luajtur një rol të konsiderueshme politik, edhe pse jo ushtarakisht, atëherë shanset e Gjermanisë për t’u ofruar në një aleancë me Rusinë në vitet e ardhshme zvogëlohen. Analitikisht, është gabim të supozojmë që vetëm se një organizatë politiko-ushtarake është më pak funksionale tani se një çerek-shekulli më parë, ajo është thjesht pa vlerë. NATO ka burokraci protokollare, ndërveprueshmëri midis ushtrive anëtare dhe në të gjithë mënyrën e procedurave standarde operative gjatë dekadave për të cilat do të ishte e papërgjegjshme t’i hiqje qafe. NATO mund të veprojë shpejt në raste emergjente humanitare, me të cilat publiku evropian është mësuar dhe të cilat në një farë mënyre zvogëlojnë ndikimin amerikan. NATO, si në rastin e Kombeve të Bashkuara, ende ofron mbulim diplomatik të shkallëve të ndryshme të veprimeve amerikane. NATO është hegjemonia e lirisë amerikane. Imagjinoni sa pak rënie do të kishte lufta në Irak sikur operacioni i NATO-s të kishte qenë me të drejta të plota dhe jo i njëanshëm. Pa organizatat si NATO dhe Kombet e Bashkuara, fuqia amerikane do të ishte më e vetmuar në një botë anarkike.
Përveç detajeve të sigurisë të ofruara nga disa vende të NATO-s në Afganistan, NATO nuk do të marrë më shumë në këtë luftë të armatosur, sepse publiku i Europës Perëndimore nuk është i gatshëm të paguajë çmimin buxhetor që sjellin luftërat e nxehta. Në çdo rast, angazhimet në tokë janë veçanërisht problematike për ushtarakët. Në Afrikë dhe në pikat përtej, në misionet e shpëtimit, NATO mund të jetë e përshtatshme në mënyrë ideale në ajër dhe në det. Por NATO do të mbahet gjallë në mënyrë që të mund të vazhdojë të shërbejë si një mjet për koherencë politike europiane. Iniciativa “Mbrojtja e zgjuar” është një rast në pikën, ku vendet individuale do të koordinojnë gjithnjë e më shumë politikat e tyre në blerjen e armëve. Për shembull, holandezët shpërbëjnë batalionet e tyre të tankeve dhe ua besojnë njësiteve gjermane dhe të tjerëve mbrojtjen e territorit holandez. Kursimet holandeze janë investuar në radarët e mbrojtjes raketore balistike, një investim nga i cili do të përfitojnë të gjithë anëtarët e aleancës. Ata që rastësisht nënvlerësojnë NATO-n, supozojnë se Evropa nuk do të përballet në të ardhmen e saj me asnjë të keqe gjeopolitike. Por ky supozim mund të jetë i gabuar. Vetëm të shikosh konfiguracionin e vitalizuar nga betejat ushtarake të Grupeve Nordike për të përfshirë shtetet baltike dhe skandinave, si dhe Irlandës. Po kështu, Grupi i Vishegradit për të përfshirë Poloninë, Hungarinë, Republikën Çeke dhe Sllovakinë. Këto në të ardhmen pjesërisht mund të zëvendësojnë NATO-n, por ato mund të vazhdojnë të bien nën ombrellën e NATO-s. Dhe këto janë të gjitha përgjigjet ndaj një Rusie të shtrirë në Lindje dhe të fuqishme ushtarakisht. Një Rusi shumë dinamike, një situatë më kaotike në Afrikën e Veriut dhe trazira të vazhdueshme dhe moszhvillimi në Ballkan mund të paraqesin sfida në të gjithë Evropën. E në këtë rast, NATO do të sigurojë një mekanizëm besimi të dobishëm.
Shtetet e Bashkuara kanë nevojë për NATO-n, për të ndihmuar në organizimin e mbrojtjes evropiane, pikërisht në mënyrë që Uashingtoni të mund të përqendrohet në Lindjen e Mesme dhe në Azi. NATO nuk është e madhe, por për momentin ajo është e mirë mjaftueshëm.//
*************