Re: Dyqani Virtual Shqiptar,
Pershendetje,
A do te ishte e mundur te krijonit dhe shitje nga persona/ firma te trete, nje tip tregu. Psh. persona te ndryshem qe duan te shesin artikuj te ndryshem, regjistrohen ke ju dhe kur dikush don te blere kete artikull, pagesa behet nepermjet jush, ndersa postimi behet direkt nga personi, ose dicka e ngjashme. Nje gje te tille ka dhe Amazon.com me Marketplace. E kuptoj qe do te ishte mjaft e veshtire per ta organizuar dhe mbase dhe me garanci te shumta etj. Do te ishte e realizueshme? Besoj se kjo do ta shtonte sasine dhe larmishmerine e artikujve te ofruar.
Gjithashtu keni menduar te shikoni nese eshte me leverdi shitja e abonimeve psh. tek revistat shkencore etj. Flas nga pervoja personale, qe jam munduar te gjej revista online me kerkimet e fundit te studiueseve shqiptare, (sidomos shkencat humane) dhe s'kam gjetur gje. Ose nese keni vetem informacion sesi mund te gjej lidhjet online, mbase eshte dicka per ta shtuar tek Shqiperia.com?
E mirepres pergjgijen tuaj dhe gjithe te mirat.