Dyfytyresia

fairy

Primus registratum
Dyfytyresia

A ju ka ndodhur ndonje here qe te njihni dike i cili qe ne diten e pare eshte shume i sjellshem, i gjindshem dhe qe s'i mungon ne asnje moment interesi per ju, pa harruar faktin qe eshte tmerresisht terheqes? Ne qofte se jo, nje njeriu qe duket i tille ne takimet e para, do t'i besonit menjehere apo do te kishit rezerva? Do te preferonit te lendoheshit nga nje hedhje me koke per nje kaprico te rastit apo do te rrespektonit me teper keto ndjenja duke u informuar me pare me teper per kete person?
Une mendoj se asnjehere informacioni nuk eshte i mjaftueshem per nje kohe shume te shkurter njohjeje. Jam dakort me fjalen e urte qe jo cdo gje qe shkelqen eshte flori! Te pakten asnjehere qe ne veshtrimin e pare! Kam pare njerez qe nga deshira per te rene ne sy jane gati te nderrojne personalitet per sa kohe qe te arrijne qellimin e tyre, si dhe njerez qe kane qene perhere inferiore dhe ndryshojne ne cast sa here qe kane nje mundesi per t'i provuar vetes qe s'jane te tille.
Po ju c'mendoni? Cilat jane arsyet qe cojne tek dyfytyresia ne nje maredhenie, si shoqerore ashtu dhe intime?
 

Alba Shehi

Primus registratum
Re: Dyfytyresia

Dyfytyresia eshte nje sjellje shkaqet e se ciles nuk mund thjesht te perkufizohen apo t'u gjendet ndonje menyre per ti menjanuar apo njohur. Kam njohur posi ,njerez qe kane patur sjellje te dyfishta dhe qe me fjale te tjera do te thoja "prapa kraheve" ose ndonje forme tjeter e dyfytyresise sic e ka permendur parafolesja : ndryshimi i personalitetit me qellim te caktuar.

Ky i fundit behet me vetedije dhe me pavetedije. Kjo ndodh pasi shume njerez jane te mbrujtur me komplekse te ndryshme. Disa kane inferioritet,ndaj per ta mbuluar ate sillen ndryshe. Disa te tjere thjesht jane edukuar ashtu dhe vazhdojne rrjedhimisht ate sjellje.
NUk mund te thuash thjesht qe ai person eshte i keq. NUk mund te jemi aq naive sa te permendim epitete te tila. Fenomeni ne fjale eshte i dhimbshem kur e has dhe ne shumicen e rasteve perfundon me zhgenjimin e pales se "mashtruar"

Kam patur te bej me njerez qe nuk e dija qe silleshin ne ate menyre. Kjo sigurisht nuk eshte e mire dhe mosnjohja te ben vertet te humbasesh besimin ,por me ka ndodhur te njoh njerez per te cilet isha koshiente qe vepronin me dyfytyresi. (flas ne shoqeri se ne dashuri nuk mund ta zgjasesh me dyfytyresira,jo per shume te pakten) Kam ditur te veproj dhe them se nese je vigjilent mund edhe thjesht ti ndihmosh ata njerez per ta zbutur ate teater personaliteti. Sic e thashe me siper,ka nga ata qe nuk e bejne me vetedashje,por se kane komplekse te tilla apo e kane huazuar. Nejse,per ta mbyllur do doja te thoja nje keshille. : "Duhet gjithmone te ruhesh se nuk ka gje me te poshter te zhgenjehesh nga dikush qe i beson shume" Paci fat o njerez dhe ishalla nuk ju qellon ndonje rast i tille. <img src="/pf/images/graemlins/wink.gif" alt="" /> <img src="/pf/images/graemlins/tongue.gif" alt="" />
 

shpresa

Primus registratum
Re: Dyfytyresia

Atehere nuk paska me asnje shprese per dashurine?
Njerzit bejne edhe gabime, se gabimet per njerzit jane . Dyfytyresia eshte gjeja me e shemtuar me te vertete dhe mjere ata qe zhgenjhen . Paraqitet ne forma te ndryshme, qe nga te sjellurit me dy menyra deri te genjeshtrat, premtimet qe nuk mbahen .
NE DASHURI DHE LUFTE LEJOHET GJITHCKA

Une nuk kam e dyfytyrshme por per dashurine time do i beja te gjitha . te gjitha <img src="/pf/images/graemlins/wink.gif" alt="" />
 

gangsterja

Primus registratum
Kam takuar persona me dy fytyra,por jam treguar e reervuar duke i mbajtur ndjenjat e mia perbrenda,si esi qe te mos pesoj vuajtje dh zhgenjim.Te jesh dyfytyresh eshte gjeja me mizore qe mund ti ndodhe nje personi,un i dalloj qe ne sy se kur nje person eshte me dyfyra,normalisht qe s'do te dashurohesha menjeher pas tij do ta shikoja nese ia vlente apo jo thjesht nje vezhgim i rastit.
 
Top